Category: Lajme

  • Reagon Mehmetaj: E vërteta gjithmonë

    Reagon Mehmetaj: E vërteta gjithmonë

    Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, pas zhvillimeve të fundit lidhur me përplasjen e tij me familjen Geci.

    “E Vërteta Gjithmonë”, ka shkruar Mehmetaj në reagimin e tij të fundit.

    Reagimi vjen pas deklarimeve të gazetarit në emisionin Debat Plus, ku ai tha se ishte kërcënuar lidhur me një postim kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, dhe tha se rastin e kishte raportuar në Policinë e Kosovës.

    Ndërkohë, në media është raportuar se Gani Geci është shoqëruar në polici, por deri më tani ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht.

    Burimi: Dukagjini

  • Legjendë, dashuri dhe histori: Çfarë fsheh Kalaja e Jerinës? (VIDEO)

    Legjendë, dashuri dhe histori: Çfarë fsheh Kalaja e Jerinës? (VIDEO)

    Legjendë, dashuri dhe histori: Çfarë fsheh Kalaja e Jerinës? (VIDEO)

    Emisioni “Krejt Kapak” në Klan Kosovës sjell një rrëfim për historinë, legjendat dhe trashëgiminë e Kalasë së Jerinës.

    Kjo kala ndodhet në zonën malore mbi fshatin Botushë të Gjakovës, përballë zonës së Koshares.

    Përmes një udhëtimi në terren, ekipi i emisionit eksploron rrënojat e kësaj fortifikate të lashtë, muret e së cilës ruhen ende nën pemët e larta dhe dushkun që e mbulon këtë pjesë.

    Një pjesë e veçantë e rrëfimit i kushtohet legjendës së Jerinës, gruas së bukur për të cilën, thuhet kishte një luftë mes dy princërve shqiptarë.

    Për të kuptuar më shumë rreth Kalasë së Jerinës, ndiqni të plotë emisionin “Krejt Kapak”:

  • Armëpushimi Rusi-Ukrainë për energjinë, Trump: Është shkelur nga të dyja palët

    Armëpushimi Rusi-Ukrainë për energjinë, Trump: Është shkelur nga të dyja palët

    Armëpushimi Rusi-Ukrainë për energjinë, Trump: Është shkelur nga të dyja palët

    Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur se Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky duhet të bashkohen, dhe siç u shpreh, t’i japin fund luftës që ai e quajti qesharake.

    I pyetur nëse të dyja palët ia kanë dhënë dritën jeshile armëpushimit të tij për energjinë, Trump thotë se “ata ranë dakord sepse unë thashë se janë dakord”.

    Ai është pyetur gjithashtu në lidhje me pretendimet e Ukrainës se Rusia ka shkelur armëpushimin energjetik të Trumpit, raporton Sky News.

    “Do të duhet ta shqyrtoj dhe të shoh, sepse ka pasur shkelje nga të dyja palët”, u shpreh ai.

  • Arrestohet Gani Geci

    Arrestohet Gani Geci

    Arrestohet Gani Geci

    Gani Geci është arrestuar sonte në mbrëmje nga Policia e Kosovës, mëson Gazeta Sinjali.

    Sinjali ka mësuar se Geci është arrestuar për veprën penale “Kanosje”.

    Arrestimi vjen pas përplasjes mes Gecit dhe gazetarit Lirim Mehmetaj, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga familja Geci lidhur me një postim kritik për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

    Mehmetaj ka treguar sonte në emisionin “Debat Plus” se anëtarë të familjes Geci i kishin kërkuar ta largonte ose ta ndryshonte postimin, por ai kishte refuzuar.

    Sipas gazetarit, pas këtij refuzimi, ndaj tij ishin bërë kërcënime, për çka kishte vendosur ta denonconte rastin në Policinë e Kosovës.

    “Në mëngjes kam shku në polici, e kam njoftu rastin”, ka deklaruar Mehmetaj.

    Ndërkohë, gjatë ditës, Gani Geci kishte njoftuar për një pajtim mes familjeve, me ndërmjetësimin e Anton Qunit dhe Fadil Hadërgjonajt.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Arrestohet Gani Geci appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Mehmetaj denoncon në Polici kërcënimet e pretenduara nga familja Geci

    Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Mehmetaj denoncon në Polici kërcënimet e pretenduara nga familja Geci

    Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Mehmetaj denoncon në Polici kërcënimet e pretenduara nga familja Geci

    Gazetari Lirim Mehmetaj ka treguar në emisionin “Debat Plus” rrethanat e mosmarrëveshjes me familjen Geci, duke pretenduar se është kërcënuar pas një postimi të tij për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

    Mehmetaj ka deklaruar se të dielën është kontaktuar nga ish-deputeti Gani Geci, i cili, sipas tij, i ka kërkuar ta largojë ose ta ndryshojë postimin.

    Gazetari ka thënë se ka refuzuar ta fshijë publikimin, ndërsa më pas, sipas rrëfimit të tij, përfaqësues të familjes Geci i kanë shkuar në zyrë dhe e kanë kërcënuar për të njëjtën çështje.

    “Prej familjes Geci më kanë kontaktu dje, më kanë thënë me e hjek postimin, kam thënë jo – njëherë me të mirë, pastaj kanë vazhduar me forma tjera”, ka deklaruar Mehmetaj.

    Ai ka sqaruar se mosmarrëveshja lidhet me një publikim të Fatos Gecit, në të cilin, sipas Mehmetajt, deputeti ua kishte atribuar Hashim Thaçit dhe të tjerëve 144 vrasje. Gazetari ka pretenduar se ky pohim nuk qëndron.

    Mehmetaj ka bërë të ditur se rastin e ka paraqitur në Polici dhe se nuk ka ndërmend ta largojë postimin.

    “Unë mangup nuk jam. I jam drejtuar institucioneve policore ku e kam lajmëruar rastin”, ka thënë ai.

    Ndërkohë, moderatori i “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka deklaruar gjatë emisionit se Gani Geci, të cilin Mehmetaj e ka lidhur me rastin e raportuar, ndodhej në parkingun e objektit të televizionit.

    Deri në këtë raportim, në materialin e paraqitur nuk ka një qëndrim nga Gani Geci apo familja Geci lidhur me pretendimet e gazetarit.

    injali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Mehmetaj denoncon në Polici kërcënimet e pretenduara nga familja Geci appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shpërthime të fuqishme në Riad, mbrojtja ajrore saudite intercepton raketat

    Shpërthime të fuqishme në Riad, mbrojtja ajrore saudite intercepton raketat

    Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mbrëmjen e së hënës në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, pak minuta pasi autoritetet lëshuan një alarm përmes mesazheve telefonike, duke paralajmëruar qytetarët për rrezikun e sulmeve ajrore.

    Sipas dëshmitarëve të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, në pjesë të ndryshme të qytetit janë dëgjuar të paktën tre shpërthime. Banorët kanë raportuar gjithashtu se kanë parë raketa në qiell.

    Në mesazhin e dërguar qytetarëve, autoritetet u bënë thirrje banorëve të qëndronin të qetë, të strehoheshin brenda ndërtesave ose në zona të sigurta, larg dyerve dhe dritareve.

    Pak minuta pas aktivizimit të alarmit, autoritetet njoftuan se rreziku kishte kaluar. Sipas njoftimit, sistemet saudite të mbrojtjes ajrore kishin shkatërruar raketat e lëshuara nga rebelët Huthi të Jemenit në drejtim të kryeqytetit.

    Ditët e fundit, Riadi është përballur me disa sulme të raportuara nga Huthit, duke rritur shqetësimet për sigurinë në kryeqytetin saudit.

    Ndërkohë, mediat raportojnë se ndeshja e Al Nassr në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë është shtyrë.

    Deri më tani, nuk ka konfirmime për vendndodhjen e zjarreve të mundshme, shkallën e dëmeve materiale apo numrin e viktimave eventuale.

    Burimi: Dukagjini

  • Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Mehmetaj denoncon në Polici kërcënimet e pretenduara nga familja Geci

    Lirim Mehmetaj thotë se u kërcënua nga familja Geci pas një postimi për Fatos Gecin, rastin e denoncon në Polici

    Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Mehmetaj denoncon në Polici kërcënimet e pretenduara nga familja Geci

    Gazetari Lirim Mehmetaj ka treguar në emisionin “Debat Plus” rrethanat e mosmarrëveshjes me familjen Geci, duke pretenduar se është kërcënuar pas një postimi të tij për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

    Mehmetaj ka deklaruar se të dielën është kontaktuar nga ish-deputeti Gani Geci, i cili, sipas tij, i ka kërkuar ta largojë ose ta ndryshojë postimin.

    Gazetari ka thënë se ka refuzuar ta fshijë publikimin, ndërsa më pas, sipas rrëfimit të tij, përfaqësues të familjes Geci i kanë shkuar në zyrë dhe e kanë kërcënuar për të njëjtën çështje.

    “Prej familjes Geci më kanë kontaktu dje, më kanë thënë me e hjek postimin, kam thënë jo – njëherë me të mirë, pastaj kanë vazhduar me forma tjera”, ka deklaruar Mehmetaj.

    Ai ka sqaruar se mosmarrëveshja lidhet me një publikim të Fatos Gecit, në të cilin, sipas Mehmetajt, deputeti ua kishte atribuar Hashim Thaçit dhe të tjerëve 144 vrasje. Gazetari ka pretenduar se ky pohim nuk qëndron.

    Mehmetaj ka bërë të ditur se rastin e ka paraqitur në Polici dhe se nuk ka ndërmend ta largojë postimin.

    “Unë mangup nuk jam. I jam drejtuar institucioneve policore ku e kam lajmëruar rastin”, ka thënë ai.

    Ndërkohë, moderatori i “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka deklaruar gjatë emisionit se Gani Geci, të cilin Mehmetaj e ka lidhur me rastin e raportuar, ndodhej në parkingun e objektit të televizionit.

    Deri në këtë raportim, në materialin e paraqitur nuk ka një qëndrim nga Gani Geci apo familja Geci lidhur me pretendimet e gazetarit.

    injali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Lirim Mehmetaj thotë se u kërcënua nga familja Geci pas një postimi për Fatos Gecin, rastin e denoncon në Polici appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare aktori i “Breaking Bad”, RJ Mitte

    Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare aktori i “Breaking Bad”, RJ Mitte

    Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare aktori i “Breaking Bad”, RJ Mitte

    Aktori RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter White Jr. në serialin e famshëm “Breaking Bad”, raportohet se ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare në Teksas, sipas mediave amerikane.

    Sipas raportimit të TMZ-së, rrethanat e vdekjes së tij po hetohen nga autoritetet, ndërsa shkaku i saj duhet të konfirmohet nga burime zyrtare.

    Mitte u bë i njohur për publikun përmes paraqitjes në 56 episode të serialit “Breaking Bad”, ku interpretoi djalin e personazhit kryesor, Walter White.

    Përveç karrierës në aktrim, ai ishte i angazhuar në promovimin e përfshirjes dhe përfaqësimit të personave me aftësi të kufizuara në industrinë e filmit. Aktori jetonte me paralizë cerebrale dhe përdorte përvojën e tij për të rritur ndërgjegjësimin për këtë gjendje.

    Ai ishte përfshirë edhe në nisma bamirësie dhe projekte filantropike, ndërsa në jetën personale ishte i fejuar me Kennedy Suarez, së cilës i kishte propozuar martesë vitin e kaluar.

    Informacionet për vdekjen e aktorit dhe rrethanat e saj kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga autoritetet ose përfaqësuesit e tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare aktori i “Breaking Bad”, RJ Mitte appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Coventry e mposht thellë Newcastle United

    Coventry e mposht thellë Newcastle United

    Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard ka marrë tri pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke u shkëputur për tri pikë nga zona e rënies nga liga.

    Coventry e ka nisur ndeshjen mirë dhe ka kaluar në epërsi në minutën e katërmbëdhjetë, kur Jack Rudon ka shënuar nga penalltia. Goditja e tij ka përfunduar në këndin e poshtëm të djathtë, pasi portieri i Newcastle United, Lukas Hornicek, e ka penguar Sidiki Cherif brenda zonës.

    Newcastle ka kërkuar golin e barazimit, por nuk ka arritur ta gjejë rrjetën në pjesën e parë. Rasti më i mirë i mysafirëve ka ardhur pak para pushimit, kur Matias Fernandez-Pardo ka gjuajtur drejt portës, por mbrojtësi Bobby Thomas e ka ndalur goditjen me një ndërhyrje vendimtare.

    Coventry e ka nisur mirë edhe pjesën e dytë. Vetëm tri minuta pas rifillimit, Cherif e ka dyfishuar epërsinë, duke shënuar me një goditje të ulët nga jashtë zonës.

    Newcastle ka reaguar në minutën e gjashtëdhjetë, kur Sven Botman ka shënuar nga distanca, duke e ngushtuar rezultatin në 2:1.

    Megjithatë, Coventry nuk e ka lejuar kundërshtarin ta përmbysë ndeshjen. Zëvendësuesi Ellis Simms ka shënuar golin e tretë për vendasit, pasi topi ka përfunduar te ai pas një ndërhyrje të Joelinton ndaj Brandon Thomas-Asantes.

    Në minutat e fundit, Stephen Mfuni e ka vulosur fitoren 4:1, pas asistimit të Jay Dasilvës.

    Kjo fitore shënon një moment të rëndësishëm për Coventry, që pas një fillimi të vështirë të sezonit ka treguar se mund të luftojë për të mbetur në elitën e futbollit anglez.

    Në anën tjetër, Newcastle vazhdon të ketë probleme në mbrojtje. Skuadra ka arritur të mbajë portën e paprekur vetëm në një nga katërmbëdhjetë ndeshjet e fundit në Premier League.

    Burimi: RTKLive

  • Ndahet nga jeta ish-hendbollistja Edona Januzi Meqikukiqi

    Ndahet nga jeta ish-hendbollistja Edona Januzi Meqikukiqi

    Ndahet nga jeta ish-hendbollistja Edona Januzi Meqikukiqi

    Një lajm i dhimbshëm ka prekur komunitetin e hendbollit në Kosovë.

    Ka ndërruar jetë ish-hendbollistja e Kastriotit të Ferizajt, Edona Januzi Meqikukiqi, e cila për shumë vjet ishte pjesë e skuadrës ferizajase, duke dhënë kontributin e saj në këtë sport.

    E lindur më 26 shtator 1992, Januzi Meqikukiqi luajti për shumë vjet në radhët e Kastriotit, ku u paraqit në pozitën e alos dhe ishte pjesë e rrugëtimit sportiv të klubit.

    Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur Federata e Hendbollit të Kosovës, e cila ka shprehur ngushëllimet për familjet Januzi dhe Meqikukiqi.

    Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, në emër të komunitetit kosovar të hendbollit, u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të së ndjerës.

    Ndarja e saj nga jeta është një lajm i rëndë për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën dhe ndanë me të rrugëtimin në hendboll.

    Federata e Hendbollit të Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjeve Januzi dhe Meqikukiqi, duke iu bashkuar dhimbjes së tyre në këto momente të vështira.