Category: Lajme

  • Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Houthit

    Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Houthit

    Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Houthit

    Shpërthime të fuqishme u dëgjuan mbrëmjen e së hënës në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, pak pasi autoritetet lëshuan një paralajmërim për banorët përmes mesazheve të dërguara në telefonat celularë. Ditët e fundit, qyteti ka qenë në epiqendër të disa sulmeve nga Huthit e Jemenit.

    “Zona është nën kërcënimin e sulmeve ajrore të armikut. Qëndroni të qetë, qëndroni brenda ose në një zonë të sigurt, larg dyerve dhe dritareve”, thuhej në mesazhin e dërguar banorëve.

    Dëshmitarët e cituar nga agjencia e lajmeve Reuters raportuan se në qytet u dëgjuan tre shpërthime.

    Disa minuta më vonë, autoritetet hoqën alarmin, duke njoftuar se rreziku kishte kaluar. Sipas njoftimit, mbrojtja ajrore saudite kishte shkatërruar raketat e lëshuara nga Huthit në drejtim të Riadit.

    Ndërkohë, ndeshja e Al Nassr në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë raportohet se është shtyrë.

    Banorët raportuan se kishin parë raketa në qiell dhe se të paktën tre shpërthime ishin dëgjuar në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

    Vendndodhja e zjarreve, përmasat e dëmeve dhe numri i mundshëm i viktimave mbeten ende të pakonfirmuara.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Houthit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti pret në takim senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Kurti pret në takim senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Prishtinë senatoren amerikane Jeanne Shaheen dhe senatorin Dick Durbin, me të cilët ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sigurinë, reformat në vend dhe zhvillimin ekonomik.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se takimi me dy senatorët vjen pas atij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në fillim të këtij viti. Ai theksoi se të dy senatorët i kanë uruar për mandatin e ri qeverisës dhe zgjedhjen e presidentes së Kosovës, duke vlerësuar se këto zhvillime kanë rikthyer stabilitetin e plotë institucional në vend.

    Kurti tha se nga senatorët amerikanë ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për shndërrimin e kampit Bondsteel në bazë të përhershme ushtarake.

    Duke folur për situatën e sigurisë, kryeministri deklaroi se paqja dhe siguria në Kosovë janë të qëndrueshme, por shprehu shqetësim për veprimet dhe deklaratat që i cilësoi si kërcënuese nga Serbia. Ai përmendi gjithashtu atë që e përshkroi si mbrojtje të ndërsjellë ndërmjet ish-presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Milan Radoiçiqit.

    “Paqja dhe siguria në Kosovë janë të qëndrueshme, por shqetësuese janë veprimet e deklaratat kërcënuese të Serbisë, përfshirë këtu mbrojtja e hapur dhe e ndërsjellë midis ish presidentit autoritar Aleksandar Vuçiq dhe kryekriminelit terrorist Milan Radoiçiq.
    Me senatorët Shaheen dhe Durbin, biseduam edhe për reformat në arsim dhe vettingun në drejtësi, për krijimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, ka shkruar ai.

    Në takim Kurti ka thënë se është diskutuar edhe për reformat në arsim, procesin e vettingut në drejtësi dhe krijimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Kryeministri foli edhe për zhvillimet ekonomike, duke bërë të ditur se eksporti i shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) është pesëfishuar gjatë pesë vjetëve të fundit dhe se ky sektor aktualisht përbën 6 për qind të Bruto Produktit Vendor.

    Ai theksoi se ekonomia e Kosovës vazhdon të rritet me mbi 4 për qind, ndërsa paralajmëroi se mandati i ardhshëm qeverisës do të përqendrohet në projekte infrastrukturore dhe zhvillimore, përfshirë hekurudhat, digat, industrinë e mbrojtjes dhe stadiumet sportive, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

    Burimi: Dukagjini

  • Kamberi: Serbia financon serbët në Kosovë, por bllokon fondet për shqiptarët e Luginës

    Kamberi: Serbia financon serbët në Kosovë, por bllokon fondet për shqiptarët e Luginës

    Kamberi: Serbia financon serbët në Kosovë, por bllokon fondet për shqiptarët e Luginës

    Deputeti i vetëm shqiptar në Luginën e Preshevës, Shaip Kamberi, ka kritikuar mungesën e transparencës për qindra milionë euro që Serbia ndan çdo vit për serbët në Kosovë, duke akuzuar njëkohësisht pushtetin serb për bllokimin e mjeteve të destinuara për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

    Në një reagim të publikuar nga Koalicioni Shqiptar, Kamberi ka kërkuar llogaridhënie për fondet publike të Serbisë dhe zhbllokimin e mjeteve që Kosova ndan për projekte konkrete në mbështetje të komunitetit shqiptar në Luginë.

    Kamberi i është referuar deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të bërë më 13 shtator 2022 në Kuvendin e Serbisë, kur ai kishte deklaruar se shteti serb ndan nga 700 deri në 820 milionë euro në vit për Kosovën.

    Sipas deputetit shqiptar, pavarësisht shumave të deklaruara, nuk është bërë e qartë se ku përfundojnë këto para dhe kush mban përgjegjësi për shpenzimin e tyre.

    “Në Kuvendin e Serbisë, A. Vuçiq kishte deklaruar se Serbia ndan për ‘çdo vit 700-820 milionë’ euro për Kosovën pa theksuar se kujt i paguhen këto para dhe kush i kontrollon. U pranua se shuma e saktë nuk dihej dhe se jo të gjitha mjetet kalonin përmes të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovën’”, ka shkruar Kamberi transmeton Klankosova.tv.

    Ai ka ngritur pikëpyetje edhe për destinimin e pjesës tjetër të fondeve, duke u bazuar në vlerësimet për shumat që ndahen përmes Zyrës për Kosovën dhe ministrive të tjera të Serbisë.

    “Nëse vlerësimet për 100-180 milionë euro për Zyrën për Kosovën dhe rreth 100 milionë përmes ministrive të tjera janë të sakta, ku përfundojnë qindra milionët e mbetur? Kush i përfiton dhe kujt i jep llogari?”, ka pyetur deputeti.

    Në anën tjetër, Kamberi ka theksuar se Serbia po bllokon fondet që Kosova ndan për shqiptarët e Luginës së Preshevës, përfshirë projekte dhe programe që synojnë mbështetjen e drejtpërdrejtë të komunitetit shqiptar.

    Sipas tij, bëhet fjalë për 129 projekte dhe katër programe që përfshijnë librat falas për nxënësit, praktikën profesionale, funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe aktivitetet e avokimit.

    Duke krahasuar mënyrën e trajtimit të këtyre fondeve, Kamberi ka thënë se ekziston një dallim i qartë mes financimit për serbët në Kosovë dhe mbështetjes për shqiptarët në Luginë.

    “Dallimi është i qartë: për qindra miliona euro kërkohet besim, pa transparencë të plotë publike. Për librat e fëmijëve shqiptarë dhe projektet konkrete për komunitetin shqiptar vendoset bllokadë”, ka deklaruar ai.

    Kamberi ka kërkuar transparencë për çdo euro të parasë publike dhe heqjen e pengesave për fondet e destinuara për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

    “Të drejtat e pakicave nuk mund të varen nga interesat politike të pushtetit. Llogaritë të bëhen publike. Mjetet të zhbllokohen. Barazia të zbatohet”, ka përfunduar Kamberi në reagimin e tij.

  • Rasti i dytë ndaj Thaçit, flet avokati Mehmeti (VIDEO)

    Rasti i dytë ndaj Thaçit, flet avokati Mehmeti (VIDEO)

    Rasti i dytë ndaj Thaçit, flet avokati Mehmeti (VIDEO)

    Avokati Nazim Mehmeti ka folur për pritjet e tij lidhur me vendimin në rastin e dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili pritet të shpallet më 17 nëntor në Hagë.

    Mehmeti tha se prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal prej gjashtë vjetësh në çështjen që lidhet me tentim-pengimin e drejtësisë.

    “Prokuroria ka kërkuar gjashtë vjet, faktikisht maksimumin e dënimit”, u shpreh ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

    Ai theksoi se vendimi përfundimtar mbetet në dorën e gjykatës, e cila mund të caktojë një dënim më të ulët se maksimumi i kërkuar.

    “Unë mendoj që do t’i dënojnë. 6 vjet, maksimumin e kanë kërkuar, sa i përket çështjes së Hashim Thaçit, këta të tjerët më duket se më pak e kanë kërkuar, por tash nuk e di sa vendosë gjykata, e gjejnë një mes, maksimumi nuk do të duhej të ishte, por mendoj se edhe edhe ata do t’ia rëndojnë procesin”, tha Mehmeti./Klankosova.tv

     

  • FSK-ja përmbyll me sukses ushtrimin “VALOR SHIELD 2026” me forcat speciale të SHBA-së, Shqipërisë dhe Kroacisë

    FSK-ja përmbyll me sukses ushtrimin “VALOR SHIELD 2026” me forcat speciale të SHBA-së, Shqipërisë dhe Kroacisë

    FSK-ja përmbyll me sukses ushtrimin “VALOR SHIELD 2026” me forcat speciale të SHBA-së, Shqipërisë dhe Kroacisë

    Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përmbyllur me sukses ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”, në bashkëpunim me forcat e operacioneve speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe institucionet e sigurisë së Kosovës.

    Sipas njoftimit, ushtrimi ka kontribuar në avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së, rritjen e profesionalizmit dhe forcimin e ndërveprueshmërisë me partnerët strategjikë.

    Përmes trajnimeve, zhvillimit profesional dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, FSK-ja synon të vazhdojë ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të gatshme për përmbushjen e misionit të saj.

    Në njoftim është shprehur mirënjohje e veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post FSK-ja përmbyll me sukses ushtrimin “VALOR SHIELD 2026” me forcat speciale të SHBA-së, Shqipërisë dhe Kroacisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “Moszbatimi i ligjit mund t’i hapë rrugë mbylljes”, Gruda paralajmëron zhbërjen e Speciales

    “Moszbatimi i ligjit mund t’i hapë rrugë mbylljes”, Gruda paralajmëron zhbërjen e Speciales

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar në Debat Plus se moszbatimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara mund t’i hapë Kosovës rrugën për të shqyrtuar shkëputjen e marrëveshjes me Bashkimin Evropian për Gjykatën Speciale.

    Gruda tha se jo të gjitha dispozitat e ligjit mund të kontestohen dhe se, sipas tij, institucionet evropiane mund të prodhojnë raporte që do të shërbenin si bazë për dialogun me BE-në.

    “Hapi tjetër, nëse ky ligj nuk gjen zbatim që unë jam i bindur që nuk ndodh. Po kontestohen disa nene të tij, se krejt nenet s’mund të kontestohen, mbikëqyrja s’mund të kontestohet. Ne e ndërtojmë një rrugë për dialog, dhe e hapim rrugën për të shkëputur marrëveshjen dhe me mbyll Gjykatën Speciale. Pse? Sepse mos respektimi i këtij ligji dhe atyre raporteve që do t’i prodhojnë institutet më të mira në Evropë, ia hap rrugën Kosovës për ta zhbërë marrëveshjen.

    Shtet mund ta zhbëjnë marrëveshjen edhe në mënyrë arbitrare. Ne mund t’i themi BE-së nesër ne po dojm me votu një ligj, që shkëput marrëveshjen, 80 vota, nuk vyejnë 2 të 3 e dyfishta. Nëse BE ndihet e dëmtuar në arbitrazh, me na i marrë do pare. Por, ne me dal prej marrëveshjes mundemi gjithqysh”, ka deklaruar Gruda.

    Burimi: Dukagjini