Category: Lajme

  • Kryeministri Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Belgjikës

    Kryeministri Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Belgjikës

    Kryeministri Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Belgjikës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës, Arnaud Dusaucy, të cilit i uroi suksese në detyrën e re.

    Në komunikatën për media thuhet se Kurti ka theksuar që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës janë forcuar me hapa konkretë në siguri dhe drejtësi.

    “Në takim u bisedua për synimet dhe mënyrat e zgjerimit të këtij partneriteti edhe në infrastrukturë e energji, sektorë në të cilët ka hapësirë për projekte të përbashkëta dhe për investime belge, me mërgatën tonë si urë lidhëse”.

    “Po ashtu, u diskutua për rrugën evropiane, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përparimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

  • Kurti takon senatorët amerikanë, kërkon që Bondsteel-i të bëhet bazë e përhershme

    Kurti takon senatorët amerikanë, kërkon që Bondsteel-i të bëhet bazë e përhershme

    Kurti takon senatorët amerikanë, kërkon që Bondsteel-i të bëhet bazë e përhershme

    Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, dhe senatorin, Dick Durbin, në vizitën e tij të parë në Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, shefi i qeverisë bëri të ditur se senatorët e uruan për mandatin e ri dhe zgjedhjen e presidentes.

    “Kanë dhënë mbështetje të vazhdueshme për Kosovën dhe kanë kontribuuar në forcimin e marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga ta kërkova përkrahje për anëtarësimin në NATO, si dhe për shndërrimin e Bondsteel-it në bazë të përhershme ushtarake”, ka shkruar Kurti, njofton Klankosova.tv.

    Mes tjerash, kryeministri tha se paqja dhe siguria në Kosovë janë të qëndrueshme, por shqetësuese janë veprimet e deklaratat kërcënuese të Serbisë, përfshirë këtu mbrojtja e hapur dhe e ndërsjellë midis ish presidentit autoritar Aleksandar Vuçiq dhe kryekriminelit terrorist Milan Radoiçiq.

    “Me senatorët Shaheen dhe Durbin, biseduam edhe për reformat në arsim dhe vettingun në drejtësi, për krijimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.  Përgjatë pesë vjetëve të fundit eksporti i shërbimeve të TIK-ut është pesëfishuar dhe aktualisht ky sektor përbën 6% të Bruto Produktit Vendor. Ekonomia jonë vazhdon të rritet me mbi 4%, ndërsa ky mandat qeverisës do të jetë i hekurudhave, digave, industrisë së mbrojtjes, e stadiumeve sportive drejt Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”, përfundoi Kurti./Klankosova.tv

  • Ledri Vula merr pjesë në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës, pozon pranë saj

    Ledri Vula merr pjesë në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës, pozon pranë saj

    Ledri Vula merr pjesë në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës, pozon pranë saj

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka martuar vëllanë e saj.

    Në mesin e të ftuarve në këtë dasmë ishte edhe reperi i njohur, Ledri Vula, i cili, përveç pjesëmarrjes si mysafir, ka performuar edhe disa këngë për të pranishmit.

    Reperi ka ndarë disa pamje nga festa në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet pranë Bebe Rexhës./Klankoosva.tv

  • “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja publikon videon e parë pas skandalit të videove intime

    “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja publikon videon e parë pas skandalit të videove intime

    “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja publikon videon e parë pas skandalit të videove intime

    Aktorja shqiptare dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Monika Lubonja, ka publikuar videon e parë në Instagram pas qarkullimit të videove intime të Adi Hilës, në të cilat shfaqej edhe ajo.

    Videoja e fundit e Lubonjës ka për qëllim promovimin e një biznesi, por vëmendjen e ka tërhequr edhe mesazhi që ajo përcjell.

    “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, dëgjohet të thotë aktorja në video.

    Më herët, Lubonja kishte reaguar përmes një deklarate të publikuar në Instastory, pas përhapjes së videove që kanë nxitur reagime në rrjetet sociale.

    Ndërkohë, aktorja ka zgjedhur t’i mbajë të mbyllura komentet në postimin e saj të fundit në Instagram.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja publikon videon e parë pas skandalit të videove intime appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Pedro Porro mendon largimin nga Tottenhami, Barcelona e përcjell nga afër

    Pedro Porro mendon largimin nga Tottenhami, Barcelona e përcjell nga afër

    Pedro Porro mendon largimin nga Tottenhami, Barcelona e përcjell nga afër

    Mbrojtësi spanjoll, Pedro Porro, po e shqyrton mundësinë e largimit nga Tottenhami për t’u rikthyer në futbollin spanjoll, ndërsa Barcelona po e monitoron nga afër situatën e tij.

    27-vjeçari së fundmi nënshkroi kontratë të re me klubin londinez, e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2031. Marrëveshja e re e ka renditur gjithashtu atë në mesin e lojtarëve më të paguar të Tottenhamit.

    Megjithatë, sipas raportimeve, Porro po mendon për një rikthim në Spanjë për të vazhduar karrierën e tij, me Barcelonën që po e shqyrton mundësinë e transferimit të tij.

    Realizimi i një marrëveshjeje të tillë nuk pritet të jetë i lehtë. Kontrata afatgjatë i jep Tottenhamit një pozitë të favorshme në negociata, pasi klubi nuk është nën presion për ta shitur mbrojtësin dhe mund të kërkojë një shumë të konsiderueshme për kartonin e tij.

    Një tjetër faktor që mund të ndikojë në këtë lëvizje është situata e Jules Koundes te Barcelona. Një largim i mundshëm i francezit mund të hapte rrugën për transferimin e Porros, ndonëse deri më tani nuk ka shenja konkrete se Kounde po planifikon të largohet nga klubi katalanas.

    Për momentin, Barcelona vazhdon ta përcjellë situatën e mbrojtësit spanjoll, por mbetet të shihet nëse interesimi do të shndërrohet në një ofertë konkrete gjatë muajve të ardhshëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pedro Porro mendon largimin nga Tottenhami, Barcelona e përcjell nga afër appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gruda: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja nuk mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së për krime lufte

    Gruda: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja nuk mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së për krime lufte

    Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara, Gjykata Speciale nuk do të mund të arrestojë asnjë komandant të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte.

    Gruda në Debat Plus ka thënë se ligji, pas dy ditësh, do t’i dërgohet presidentes për nënshkrim, e cila, sipas tij, ka tetë ditë kohë për ta nënshkruar.

    “Nuk mundet asnjë komandant i UÇK-së me u arrestu prej Hagës pas ligjit. Në momentin që hyn ky ligj, nuk mundet me u arrestu asnjë komandant i UÇK-së për krime lufte prej Gjykatës Speciale”, ka deklaruar Gruda.

    Burimi: Dukagjini

  • OVL-UÇK i reagon Kosit: Nëse nuk fillon zbatimi i ligjit pas hyrjes në fuqi, rinisin protestat

    OVL-UÇK i reagon Kosit: Nëse nuk fillon zbatimi i ligjit pas hyrjes në fuqi, rinisin protestat

    OVL-UÇK i reagon Kosit: Nëse nuk fillon zbatimi i ligjit pas hyrjes në fuqi, rinisin protestat

    OVL-UÇK ka vlerësuar se Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duhet të shqetësohet për padrejtësitë në procesin gjyqësor kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe jo siç thuhet në reagim, për nismat ligjore të deputetëve të zgjedhur nga populli i Kosovës.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar nga Kos që t’i trajtojë shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë process.

    “Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, në vendimin KSC-CC-2022, paragrafi 83, ka konstatuar vetë të drejtën e Kuvendit të Kosovës për të kufizuar juridiksionin e Dhomave të Specializuara përmes ligjit dhe Kuvendi i Kosovës tashmë e ka bërë këtë”.

    Ky ligjm, sipas OVL-UÇK duhet të zbatohet në plotni dhe nëse nuk fillon zbatimi i tij pas hyrjes në fuqi, thuhet se veteranët dhe qytetarët e Kosovës do t’i rifillojnë protestat masive para institucioneve të BE-së në Kosovë.

    Në reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së gjithashtu thuhet se Kuvendi i Kosovës është institucion sovran dhe përfaqësues i vullnetit të qytetarëve, prandaj siç thuhet në reagim, ndërhyrjet dhe presioni ndaj ushtrimit të mandatit të tij janë të papranueshme.

    “Komisionerja Marta Kos duhet të kërkojë drejtësi të paanshme dhe respektim të të drejtave të njeriut, e jo t’u tregojë deputetëve të Kosovës se si duhet ta ushtrojnë mandatin e tyre”, ka shkruar OVL-UÇK./Klankosova.tv

  • Shala: Pas 16 shtatorit, Kosova do të duhej të niste lobim të madh politik për ish-krerët e UÇK-së (VIDEO)

    Shala: Pas 16 shtatorit, Kosova do të duhej të niste lobim të madh politik për ish-krerët e UÇK-së (VIDEO)

    Shala: Pas 16 shtatorit, Kosova do të duhej të niste lobim të madh politik për ish-krerët e UÇK-së (VIDEO)

    Aktgjykimi i Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe ndryshimi i Ligjit për Specialen u diskutuan sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova, me mysafirët e ftuar.

    Duke i komentuar këto procese, analisti politik Azdren Shala, deklaroi se pas 16 shtatorit Kosova, do të duhej të bënte lobim të madh politik e parapolitik.

    “E dyta, padyshim mbledhja e fondeve se këtu veç çështje e parave dhe çështjeve të lobimit. Salla e gjyqit në Apel ishte dashur të na shërbente neve si kumtim i një rezultati që paraprakisht i ka paraprirë një lobim fantastik, përndryshe po e reduktuam në çështje ligjore e në betejë juridike në Apel, unë po them është një mënyrë e dobët me i lënë djemtë në Hagë”, tha Shala në Klan Kosova.