Category: Lajme

  • Rama pret ministrin e Jashtëm të Izraelit

    Rama pret ministrin e Jashtëm të Izraelit

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gideon Sa’ar, i cili po kryen një vizitë zyrtare në Tiranë.

    Përveç takimit me kreun e qeverisë, diplomati i lartë izraelit u prit nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe zhvilloi homazhe pranë Memorialit të Holokaustit në Tiranë në shoqërinë e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

    Gjatë takimit u diskutua mbi avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, sfidat e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe zhvillimet gjeopolitike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    “Pata kënaqësinë të takohesha sot në Tiranë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ishte një bisedë e thellë rreth avancimit të marrëdhënieve midis vendeve tona, si dhe rreth situatës në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin Perëndimor.”, shkruajti Sa’ar në rrjetin social X.

    Vlerësimi i Izraelit për qëndrimet e Shqipërisë

    Përmes një reagimi zyrtar në rrjetin social X, ministri Sa’ar shprehu mirënjohjen e Tel Avivit për pozicionimin e qartë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, veçanërisht sa i përket luftës kundër antisemitizmit dhe aktit të terrorizmit.

    Kreu i diplomacisë izraelite vuri në dukje udhëheqjen e kryeministrit shqiptar dhe kontributin e tij në ruajtjen e marrëdhënieve tradicionale miqësore mes dy kombeve.

    “Kryeministri Rama e ka udhëhequr vazhdimisht Shqipërinë për 13 vjet dhe, sipas mendimit tim, është një nga udhëheqësit më të shquar dhe më të vlerësuar në botë sot. Ai është një zë i qartë dhe i guximshëm në skenën ndërkombëtare.”, thekson Sa’ar në mesazhin e tij.

    Mesazhi i plotë i ministrit të Jashtëm të Izraelit, Gideon Sa’ar në X

    Pata kënaqësinë të takohesha sot në Tiranë me Kryeministrin e Shqipërisë, @ediramaal. Kryeministri Rama e ka udhëhequr me vazhdimësi Shqipërinë për 13 vjet dhe, sipas mendimit tim, është një nga udhëheqësit më të shquar e më të vlerësuar sot në botë. Ai është një zë i qartë dhe i guximshëm në skenën ndërkombëtare. Gjithashtu, është një mik i palëkundur i Izraelit, i cili ka qëndruar pranë nesh në kohë sfiduese. Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e tij ndaj sigurisë së Izraelit dhe qëndrimin e tij të vendosur kundër antisemitizmit dhe terrorizmit. Kjo ishte një bisedë e thellë rreth avancimit të marrëdhënieve midis vendeve tona, si dhe rreth situatës në Lindjen e Mesme dhe në Ballkanin Perëndimor. Faleminderit, Edi, për miqësinë tënde të vërtetë dhe për miqësinë e thellë të Shqipërisë me Izraelin!

    Burimi: RTKLive

  • Serbia me mbi një milion votues më shumë se banorë të rritur, kërkohet verifikimi i listave zgjedhore

    Serbia me mbi një milion votues më shumë se banorë të rritur, kërkohet verifikimi i listave zgjedhore

    Serbia me mbi një milion votues më shumë se banorë të rritur, kërkohet verifikimi i listave zgjedhore

    Serbia ka mbi 6.4 milionë votues të regjistruar, ndërsa popullsia e saj vlerësohet në rreth 6.55 milionë banorë, një dallim që ka nxitur thirrje për transparencë dhe verifikim të pavarur të listave zgjedhore.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Partia Evropiane Demokratike (EDP), më shumë se 1.14 milionë banorë të Serbisë janë të mitur, çka e vendos numrin e të rriturve në rreth 5.41 milionë.

    Kjo shifër është dukshëm më e ulët se numri i personave të regjistruar në listën zgjedhore, ku figurojnë 6,450,523 votues.

    Megjithatë, dallimi mes numrit të banorëve dhe votuesve të regjistruar nuk dëshmon vetvetiu se listat zgjedhore përmbajnë parregullsi. Në to mund të përfshihen edhe shtetas serbë që jetojnë jashtë vendit, por që ruajnë të drejtën e votës.

    Pavarësisht kësaj, EDP ka kërkuar që autoritetet serbe të ofrojnë shpjegime për këtë mospërputhje, përmes publikimit të të dhënave transparente dhe një procesi të pavarur verifikimi.

    “Autoritetet duhet ta shpjegojnë këtë hendek me të dhëna transparente dhe mbikëqyrje të pavarur”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

    EDP ka theksuar rëndësinë e besueshmërisë së listave zgjedhore dhe transparencës së procesit zgjedhor, në mënyrë që qytetarët të kenë besim në zgjedhje.

    Për të sqaruar arsyet e kësaj mospërputhjeje, nevojiten të dhëna më të hollësishme për shtetasit me të drejtë vote që jetojnë jashtë Serbisë, si dhe verifikimi i përditësimit dhe saktësisë së regjistrit zgjedhor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Serbia me mbi një milion votues më shumë se banorë të rritur, kërkohet verifikimi i listave zgjedhore appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gruda: Pas 16 shtatorit partitë duhet të kishin vetëdije tjetër kombëtare

    Gruda: Pas 16 shtatorit partitë duhet të kishin vetëdije tjetër kombëtare

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se pas 16 shtatorit kishte pritur një qasje tjetër të partive politike ndaj çështjes së Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Në Debat Plus, Gruda ka deklaruar se kishte pritur që partitë politike ta vendosnin këtë çështje mbi interesat partiake dhe të kontribuonin në miratimin e ligjit.

    “Unë jam i befasuar me këtë mungesë të vetëdijes kombëtare. Ku u vu mandej ligji në peshore, me një pozicion politik”, ka deklaruar Gruda.

    Ai ka thënë se kishte menduar që pas 16 shtatorit, diskutimet për pozitat politike, zgjedhjet dhe zgjedhjen e presidentit nuk do të mbizotëronin ndaj çështjes së ligjit.

    Gruda ka theksuar se, sipas tij, ligji u miratua falë qëndrimit të PDK-së dhe vendosmërisë së qytetarëve.

    “Megjithatë e tejkaluam atë. Dhe ne e tejkaluam, sepse duhet ta kalonim ligjin. Ligjin e ka kaluar qëndrimi i PDK-së dhe vendosmëria e qytetarëve”, ka thënë ai.

    Burimi: Dukagjini

  • Foto e rrallë: Salih Mustafa krah nënës Limë, e ëma e heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu

    Foto e rrallë: Salih Mustafa krah nënës Limë, e ëma e heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu

    Foto e rrallë: Salih Mustafa krah nënës Limë, e ëma e heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu

    Është publikuar një fotografi e rrallë, ku shihet Salih Mustafa krah nënës Limë, të ëmës së heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu.

    Imazhi në rrjetet sociale është ndarë nga Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut,

    Këtë foto ai e ka shoqëruar me mesazhin: “Liri për çlirimtarët”./Klankosova.tv

  • Mbledhja KPM-së: Nis jetësimi i “Radio Policia e Kosovës” (VIDEO)

    Mbledhja KPM-së: Nis jetësimi i “Radio Policia e Kosovës” (VIDEO)

    Mbledhja KPM-së: Nis jetësimi i “Radio Policia e Kosovës” (VIDEO)

    Përveç në frekuencat e radiolidhjeve, zëri do t’u dëgjohet edhe përmes disa valëve të tjera.

    Zyrtarët e rendit do të mund të komunikojnë me qytetarët përmes “Radio Policia e Kosovës”, e cila të hënën mori aminin e Komisionit të Pavarur të Mediave.

    Kërkesa për lejimin e transmetimit eksperimental e ruajtësve të rendit sipas KPM-së nuk është një medium i ri pasi përballet me kufizime.

    Licenca synon testimin e transmetimit, informimin për sigurinë në komunikacion dhe atë publike.

    Kryesuesi i KPM-së tha se ideja e një radioje të tillë nuk është e re, por kësaj here fokusi do të jetë tek informimi.

    Në mbledhje u propozua një sistem i koordinuar kombëtar me informacione të verifikuara derisa u miratuan edhe disa pika tjera të rendit të ditës.

    Ndiqni kronikën në vazhdim:

  • Të shtëna në aheng familjar në Ferizaj, sekuestrohet arma

    Të shtëna në aheng familjar në Ferizaj, sekuestrohet arma

    Të shtëna në aheng familjar në Ferizaj, sekuestrohet arma

    Një 22-vjeçar është identifikuar si i dyshuar pas të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Surqinë të Ferizajt.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rasti është raportuar më 12 tetor, rreth orës 18:30.

    Njësiti i Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka sekuestruar një pistoletë me karikator dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 milimetra.

    Me autorizim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit me inicialet E. B. është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

    Pas intervistimit nga policia, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

  • Pulmologjia në QKUK: Del nga “mjerimi”, “frymon” në të renë (VIDEO)

    Pulmologjia në QKUK: Del nga “mjerimi”, “frymon” në të renë (VIDEO)

    Pulmologjia në QKUK: Del nga “mjerimi”, “frymon” në të renë (VIDEO)

    Ndërtimi i Klinikës së re të Pulmologjisë ende nuk ka një datë të caktuar, ndërsa deri në fund të vitit synohet përmbyllja e marrëveshjes së financimit me Fondin Saudit për Zhvillim.

    Klinika aktuale funksionon që nga paslufta në hapësira të improvizuara të Dermatologjisë, me vetëm 56 shtretër dhe ngarkesë të madhe me pacientë.

    Drejtuesi i Klinikës, Shpëtim Thaçi, e cilëson projektin si tejet të rëndësishëm, ndërsa pacientët kërkojnë kushte më të mira për trajtim.

    Detajet në kronikën e mëposhtme:

  • Konjufca në Pragë: Kosova dëshmi e suksesit të bashkëpunimit transatlantik

    Konjufca në Pragë: Kosova dëshmi e suksesit të bashkëpunimit transatlantik

    Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në edicionin e 30-të të Forumit 2000 në Pragë, në panelin “Bridging the Divide – Crafting a Transatlantic Roadmap for Tech & Economic Security”, ku diskutoi rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

    Gjatë diskutimit, Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se Republika e Kosovës është dëshmi konkrete e suksesit të bashkëpunimit transatlantik. Nga një vend i shkatërruar nga lufta në një demokraci që sot po lulëzon në paqe, Kosova ka shënuar përparim të vazhdueshëm falë qëndrueshmërisë së institucioneve të saj dhe partneritetit të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

    Duke iu referuar sulmeve terroriste në Banjskë dhe në kanalin e Ibër-Lepencit, ai nënvizoi se, pavarësisht kërcënimeve serioze dhe përpjekjeve për destabilizim, institucionet e Republikës së Kosovës kanë dëshmuar vendosmëri dhe kapacitet për t’u përballur me këto sfida, duke mbrojtur sigurinë e vendit, me mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve transatlantikë.

    Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se përvoja e Republikës së Kosovës dëshmon rezultatet konkrete të unitetit transatlantik dhe rëndësinë e ruajtjes së këtij partneriteti për sigurinë dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

    Burimi: RTKLive

  • BE bie dakord për krijimin e një misioni të ri civil dhe ushtarak në Liban

    BE bie dakord për krijimin e një misioni të ri civil dhe ushtarak në Liban

    BE bie dakord për krijimin e një misioni të ri civil dhe ushtarak në Liban

    Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën për krijimin e një misioni të ri civil dhe ushtarak në Liban, me synimin për të forcuar forcat e sigurisë së vendit, ndërsa Kombet e Bashkuara përgatiten t’i japin fund misionit të tyre shumëvjeçar paqeruajtës.

    Misioni i ri mund të nisë funksionimin brenda disa muajsh dhe do të përqendrohet te siguria kufitare dhe detare, lufta kundër dronëve dhe trajnimi i forcave libaneze të sigurisë. Detajet përfundimtare mbi mandatin, personelin dhe strukturën e komandës ende nuk janë përcaktuar.

    Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, deklaroi në Luksemburg se misioni do të ketë dy komponentë, civil dhe ushtarak, duke shtuar se autoritetet libaneze e kanë mirëpritur nismën.

    Ndryshe nga Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL), mandati i së cilës përfundon në fund të vitit 2026, misioni evropian nuk parashikohet të vendoset në jug të vendit, ku Izraeli po vijon operacionet ushtarake kundër Hezbollahut, grupit të mbështetur nga Irani.

    Nisma vjen në një kohë pasigurie për sigurinë e Libanit, përpara përfundimit të misionit të OKB-së, i cili ka shërbyer si forcë paqeruajtëse përgjatë kufirit me Izraelin. Presidenti libanez, Joseph Aoun, ka kërkuar zgjatjen e mandatit të UNIFIL-it.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post BE bie dakord për krijimin e një misioni të ri civil dhe ushtarak në Liban appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ambasada amerikane publikon fotografi nga takimet e senatorëve Shaheen dhe Durbin në Kosovë

    Ambasada amerikane publikon fotografi nga takimet e senatorëve Shaheen dhe Durbin në Kosovë

    Ambasada amerikane publikon fotografi nga takimet e senatorëve Shaheen dhe Durbin në Kosovë

    Ambasada e SHBA-së u uroi mirëseardhjen në Kosovë senatorëve Shaheen dhe Durbin pasditen e sotme. Të shoqëruar nga e ngarkuara me punë të përkohshme Bell, senatorët u takuan me Presidenten Shiroka Pula dhe Kryeministrin Kurti, ku ambasada ka publikuar edhe fotografi.

    Ndryshe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, i ka ndarë senatores Jeanne Shaheen Medaljen Presidenciale të Meritave, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe kontributin në forcimin e sigurisë, ruajtjen e paqes dhe promovimin e stabilitetit në rajon.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ambasada amerikane publikon fotografi nga takimet e senatorëve Shaheen dhe Durbin në Kosovë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali