Category: Lajme

  • Kurti priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Ulutaş

    Kurti priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Ulutaş

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

    Duke e vlerësuar si konstruktiv komunikimin me gjeneralmajor Ulutaş, kryeministri Kurti tha se ai largohet nga vendi ynë si mik me të cilin do të ruajmë kujtime të mira. Ndërsa e falënderoi për bashkëpunimin e bashkërendimin.

    Në takim u bisedua për rrugën drejt anëtarësimit në NATO, por edhe për zhvillimet aktuale politike, për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës, për ndërveprimin e mirë të institucioneve të Republikës dhe KFOR-it, si dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të tij.

    Burimi: RTKLive

  • Konfirmimi nga Komandanti, NATO: Nëse sulmohemi jemi gati që sonte (VIDEO)

    Konfirmimi nga Komandanti, NATO: Nëse sulmohemi jemi gati që sonte (VIDEO)

    Konfirmimi nga Komandanti, NATO: Nëse sulmohemi jemi gati që sonte (VIDEO)

    NATO është e gatshme dhe nuk do të hezitojë për t’u përgjigjur në rast të ndonjë sulmi rus.

    Këtë e garantoi në Forumin e Sigurisë në Varshavë, të hënën, Komandanti Suprem i Aleancës për Evropën, gjenerali Alexus Grynkewich.

    Deklaratat vijnë në kohën kur zyrtarë të lartë evropianë dhe shërbime të inteligjencës kanë paralajmëruar se Rusia mund të jetë duke planifikuar ta vërë në provë Aleancën përmes sulmeve të fshehta, apo edhe një inkursioni ushtarak.

    Ai nënvizoi faktin se një përgjigje e përbashkët dhe e mirë-koordinuar e vendeve anëtare është thelbësore përballë veprimeve të Rusisë.

    Komandanti shpjegoi se strategjia e Aleancës parashikon fillimisht ndalimin e sulmit, më pas pengimin e përparimit të armikut dhe, nëse është e nevojshme, shkatërrimin e forcave dhe sistemit të tij luftarak.

    Gjenerali gjithashtu theksoi se askush nuk duhet të vërë në dyshim përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s.

    Ndiqni kronikën në vazhdim:

  • Rasti i punëtorit në Ferizaj, ndalohet për 48 orë një punëkryes

    Rasti i punëtorit në Ferizaj, ndalohet për 48 orë një punëkryes

    Rasti i punëtorit në Ferizaj, ndalohet për 48 orë një punëkryes

    Një rast i rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Ferizajt.

    Një 54-veçar, me iniciale M.M., ka humbur jetën në një objekt në ndërtim në rrugën “Cen Dugolli” pasi i njëjti dyshohet se është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

    Lidhur me rastin, një 31-vjeçar, B.T është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    Ndërkaq, Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për një punëkryes, jo i objektit.

  • “Jam fyer dhe sulmuar fizikisht”, Edonisa Aliu reagon pas incidentit me Liridon Lecin

    “Jam fyer dhe sulmuar fizikisht”, Edonisa Aliu reagon pas incidentit me Liridon Lecin

    “Jam fyer dhe sulmuar fizikisht”, Edonisa Aliu reagon pas incidentit me Liridon Lecin

    Edonisa Aliu ka reaguar publikisht pas një incidenti që, sipas saj, ka ndodhur pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv”, ku pretendon se është fyer në mënyrë vulgare dhe është sulmuar fizikisht nga Liridon Leci, analist dhe trajner i KF Vëllaznimit të Gjakovës.

    Përmes një reagimi publik, Aliu ka thënë se për ngjarjen ka dëshmitarë, përfshirë Ndrec Gjonajn dhe Faruk Statovcin, si dhe persona të tjerë që kanë qenë të pranishëm.

    Ajo ka kërkuar që rasti të zbardhet deri në detaje dhe të shqyrtohen pamjet filmike nga momenti i përfundimit të emisionit deri në përfundim të incidentit, në mënyrë që ngjarja të dokumentohet dhe të vërtetohen rrethanat.

    “Besoj se e vërteta duhet të dalë në dritë dhe se askush nuk duhet të ndihet i paprekshëm përballë veprimeve të tilla”, ka deklaruar Aliu.

    Ajo ka theksuar se respekti, dinjiteti dhe siguria personale nuk duhet të cenohen në asnjë rrethanë, ndërsa ka bërë të ditur se për momentin nuk dëshiron të zgjatet më shumë lidhur me këtë çështje.

    Deri më tani, në informacionin e dhënë nuk përfshihet një reagim nga Liridon Leci lidhur me pretendimet e Aliut.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Jam fyer dhe sulmuar fizikisht”, Edonisa Aliu reagon pas incidentit me Liridon Lecin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tri vrasje tronditin Gjilanin, një 53-vjeçar dyshohet se vrau djalin e tij

    Tri vrasje tronditin Gjilanin, një 53-vjeçar dyshohet se vrau djalin e tij

    Mbrëmja e së dielës ishte e rëndë për famijen Arifi, nga të shtënat me armë zjarri i vdekur ka mbetur një 29 vjeçar, ndërsa i dyshuari, në këtë rast, babai i viktimës është ende në arrati.

    Derisa trupi i viktimës ndodhej në obduksion, familja hapi dyert për ngushëllime. Për viktimën dhe të dyshuarin, të afërmit thonë se nuk kanë pasur asnjëherë problem me askënd dhe se ky rast i ka habitur të gjithë.

    “Është i afërmi im, kushëri. Kurrë nuk kemi dëgjuar që ka pasur ndonjë problem. As vëllai i tij nuk di të na tregojë nëse ka pasur ndonjë konflikt. Por, kështu qenka shkruar. Nuk kemi ende informata. Vetura i është gjetur në kufi, në Kukaj, ndërsa për babanë ende nuk dihet asgjë”, tha Fadil Rexhepi, familjar.

    Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë të ditur se në shtëpinë ku ndodhi rasti janë sekuestruar dy pushka, një pistoletë, 68 fishekë dhe 4 gëzhoja, derisa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

    Të dhëna për rastin ka dhënë edhe Prokuroria Speciale, sipas të cilës i dyshuari 53 vjeçar për motive ende të panjohura ka privuar nga jeta djalin e tij, 29 vjeçar.

    Sipas Prokurorisë, asnjëri nga ta nuk kanë pasur të kaluar kriminale e as ndonjë rast të raportuar për dhunë në familje.

    E pas rasteve të fundit, komuna e Gjilanit ka mbajtur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni tha se ka kërkuar rritjen e kontrolleve policore për armëmbajtje pa leje dhe shtimin e prezencës së policisë në shkolla për të garantuar sigurinë e fëmijëve.

    Burimi: RTKLive

  • Xhemajli rrëfen takimin e parë me Nuhi Berishën

    Xhemajli rrëfen takimin e parë me Nuhi Berishën

    Bajrush Xhemajli ka rrëfyer në Debat Plus, në kuadër të ciklit “Dosjet”, takimin e parë me veprimtarin e çështjes kombëtare, Nuhi Berishën, në fillim të shtatorit të vitit 1982.

    Ai ka treguar se takimi ishte organizuar përmes aktivistëve të tjerë ilegalë dhe se, për të verifikuar identitetin e njëri-tjetrit, kishin përdorur një mënyrë të caktuar komunikimi.

    “Tha: ‘A mos ke orë?’, se nuk kam, thashë po e kam. Tha sa është ora, thashë 18:00. O, tha ‘Azem’, si je”, ka rrëfyer Xhemajli për momentin kur e kuptuan se ishin takuar me personin e duhur.

    Pas takimit, ata kishin shkuar te varrezat e Jahudisë, ku kishin qëndruar deri në mëngjes duke biseduar për veprimtarinë e tyre.

    Xhemajli e ka përshkruar Berishën si një të ri trim, të guximshëm dhe të përkushtuar, me të cilin gjatë muajve pasues kishte zhvilluar takime të tjera dhe kishte bashkëpunuar në veprimtarinë ilegale.

    Ai ka treguar gjithashtu se lajmi për vrasjen e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës kishte qenë shumë i rëndë për të, duke e cilësuar atë si një humbje të madhe për çështjen kombëtare.

    Burimi: Dukagjini

  • Kosova nënshkruan marrëveshje mbi 40 milionë euro për shëndetësinë me Bankën Evropiane

    Kosova nënshkruan marrëveshje mbi 40 milionë euro për shëndetësinë me Bankën Evropiane

    Nënshkruhet marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për sektorin e shëndetësisë në vlerë prej 41 milionë euro.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se ky projekt do të sigurojë pajisje mjekësore moderne dhe do të ndikojë në infrastrukturën e pacientëve në QKUK dhe në spitalet rajonale të Prizrenit, Pejës, Gjakovës dhe atë të Gjilanit.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, sot po nënshkruan bashkë me Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës marrëveshje kredi për projektin e pajisjeve mjekësore dhe përmirësimit të infrastrukturës. Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 41 milionë euro, dhe bashkëfinancimi është i ndarë barabartë nga dy bankat, pra EIB dhe CEB. Investimi do të sigurojë pajisje mjekësore moderne dhe do të ndikojë në infrastrukturën e pacientëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, si dhe në spitalet rajonale të Prizrenit, Pejës, Gjakovës dhe atë të Gjilanit”, tha Murati.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se modernizimi i infrastrukturës dhe teknologjisë mjekësore është një nga prioritetet e strategjisë sektoriale të shëndetësisë 2025-2030.

    “Strategjia sektoriale e shëndetësisë 2025-2030, pasqyron prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sektorin e shëndetësisë. Në objektivat strategjikë të kësaj strategjie, kemi identifikuar riorganizimin e institucioneve shëndetësore dhe modernizimin e infrastrukturës dhe teknologjisë mjekësore si një nga prioritetet e sotme. Strategjia i jap një rëndësi të veçantë përmirësimit të infrastrukturës fizike të institucioneve shëndetësore sekondare dhe terciare me furnizimin e tyre me pajisje mjekësore moderne për një periudhë afatgjatë”, tha Vitia.

    Robert de Groot, zëvendëspresident i Bankës Evropiane të Investimeve tha se kujdesi shëndetësor është nga format më të thjeshta ku investimet publike ofrojë shërbime për popullin.

    “Kujdesi shëndetësor është një nga mënyrat më të dukshme përmes të cilave investimet publike ofrojnë shërbime për njerëzit. Çdo ditë, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, qytetarët duhet të jenë në gjendje të mbështeten te kujdesi thelbësor mjekësor për veten dhe familjet e tyre. Dhe duke nënshkruar këtë operacion sot, ne po ndihmojmë për të siguruar që profesionistët shëndetësorë dhe pacientët në mbarë Kosovën të kenë qasje në pajisje dhe lehtësira moderne. Kjo do të thotë pajisje mjekësore të avancuara dhe përmirësim i infrastrukturës mbështetëse, duke rezultuar në diagnostikim më të mirë, trajtim më efektiv dhe kujdes të përmirësuar për pacientët”, tha de Groot.

    Johannes Böhmer, zëvendësguvernator për Strategjinë e Zhvillimit Social në Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës tha se pa shëndet, çdo gjë është asgjë.

    “Mund të themi se pa shëndet, çdo gjë është asgjë. Dhe mendoj se popullatat në të gjitha vendet tona presin një sistem të fortë shëndetësor si një shërbim bazë që qeveritë duhet ta sigurojnë në mënyrë që të mbajnë popullatën e tyre funksionale. Pa shëndet, shumë gjëra të tjera bëhen dytësore dhe për këtë arsye, kjo është edhe më e rëndësishme”, tha ai. /KSP

    Burimi: Dukagjini

  • Kuvendi për Specialen: Kosova kërkon drejtësi, jo ikje nga ajo (VIDEO)

    Kuvendi për Specialen: Kosova kërkon drejtësi, jo ikje nga ajo (VIDEO)

    Kuvendi për Specialen: Kosova kërkon drejtësi, jo ikje nga ajo (VIDEO)

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës, e udhëhequr nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, u dakordua për pikat e seancës së radhës në mbledhjen e së hënës.

    Pas takimit, vëmendje mori edhe Ligji për Dhomat e Specializuara, pas kritikave të komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

    Partia që inicioi ndryshimet, theksoi se vendi po kërkon një proces fer në Hagë.

    Nga Aleanca që e mbështetën nismën, u tha se kuvendi duhet të vazhdojë t`i përkrah krerët e UÇK-së dhe jo vetëm me ligj.

    Ndërkaq, nga partia në pushtet thonë se përgatitjet për fazën e Apelit duhet të bëhen përmes një strategjie shtetërore dhe koordinimit institucional.

    U bë e ditur se kryesia caktoi seancë plenare për 15 tetor, ku pritet të shqyrtohet projektligji kundër pastrimit të parave dhe polotësimi i bordit të BQK-së dhe RTK-së.

  • Ky është 54-vjeçari nga Ferizaj që humbi jetën pasi u rrëzua nga objekti ku po punonte

    Ky është 54-vjeçari nga Ferizaj që humbi jetën pasi u rrëzua nga objekti ku po punonte

    Ky është 54-vjeçari nga Ferizaj që humbi jetën pasi u rrëzua nga objekti ku po punonte

    Ka humbur jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për Klankosova.tv ka bërë të ditur se bëhet fjalë për 54-vjeçarin me inicialet M.M.

    I njëjti dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum./Klankosova.tv

  • Kurti falënderon komandantin e KFOR-it për kontributin

    Kurti falënderon komandantin e KFOR-it për kontributin

    Kurti falënderon komandantin e KFOR-it për kontributin

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it Ozkan Ulutash.