Category: Lajme

  • Kosova i kërkon SHBA-së rikthim të dialogut strategjik e përkrahje për anëtarësim në NATO

    Kosova i kërkon SHBA-së rikthim të dialogut strategjik e përkrahje për anëtarësim në NATO

    Kosova i kërkon SHBA-së rikthim të dialogut strategjik e përkrahje për anëtarësim në NATO

    Kosova i ka kërkuar SHBA-së që të riktheje dialogun strategjik me të si dhe përkrahje për anëtarësim në NATO. 

    Këto kërkesa liderët e institucioneve i kanë bërë në takimet që i kanë zhvilluar me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të cilët të hënën kanë qëndruar për vizitë në Kosovë. 

    Në takim më seantorët, presidentja Justina Shiroka-Pula, ka potencuar nevojën për rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në dhe ka thënë se synimi parësor i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO.

    “Presidentja ka potencuar nevojën e rikthimit të menjëhershëm të Dialogut Strategjik si instrument thelbësor për thellimin e partneritetit strategjik dhe për avancimin e prioriteteve të përbashkëta. Presidentja ka nënvizuar se synim parësor i Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO”, thuhet në njoftimin e Presidencës për takimin. 

    Ndërkohë që kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga Shaheen dhe Durbin ka kërkuar përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për shndërrimin e bazës ushtarake amerikane Bondsteel-it në bazë të përhershme.

    “Paqja dhe siguria në Kosovë janë të qëndrueshme, por shqetësuese janë veprimet e deklaratat kërcënuese të Serbisë, përfshirë këtu mbrojtja e hapur dhe e ndërsjellë midis ish-presidentit autoritar Aleksandar Vuçiq dhe kryekriminelit terrorist Milan Radoiçiq”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    SHBA-ja e ka pezulluar dialogun strategjik me Kosovën më 12 shtator të vitit 2025. Ambasada amerikane në Prishtinë njoftoi se ky vendim ishte marrë për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë ndaj institucioneve serbe që funksiononin në Kosovë.

    Sipas Ambasadës këto veprime kishin rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë dhe kishin kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën për prioritetet e përbashkëta.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kosova i kërkon SHBA-së rikthim të dialogut strategjik e përkrahje për anëtarësim në NATO appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Romani i Lulzim Murselit sjell rrëfime nga vitet ’90 në Kosovë (VIDEO)

    Romani i Lulzim Murselit sjell rrëfime nga vitet ’90 në Kosovë (VIDEO)

    Romani i Lulzim Murselit sjell rrëfime nga vitet ’90 në Kosovë (VIDEO)

    Shkrimtari Lulzim Murseli ka përmbledhur në romanin e tij “Të nesërmen erdhi lufta” rrëfime dhe përjetime të trishta nga lufta në Kosovë.

    Në emisionin “Ora 7”, Murseli ka treguar se vepra nuk përqendrohet në përballjen mes dy forcave, por në përditshmërinë e njerëzve dhe vështirësitë me të cilat ata u përballën gjatë luftës.

    “Është roman për luftën, por që nuk paraqet përballjen e dy forcave me njëra-tjetrën. Flet për përditshmërinë e njerëzve dhe vështirësitë që kanë kaluar gjatë luftës. Unë kam qenë 9-10 vjeç në kohën e luftës në Kosovë dhe kam paraqitur rrugëtimin e një familjeje gjatë luftës”, tha Murseli në Klan Kosova.

  • Ramushi me dedikim të përzemërt për Anitën në ditën e saj të lindjes

    Ramushi me dedikim të përzemërt për Anitën në ditën e saj të lindjes

    Ramushi me dedikim të përzemërt për Anitën në ditën e saj të lindjes

    Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj të hënën kishte një arsye për të festuar.

    Bashkëshortja e tij, Anita, festoi ditëlindjen e 46-të, transmeton Klankosova.tv.

    E nuk kishte se si të mungonte një urim i përzemërt nga politikani për shoqen e tij të jetës.

    “Gëzuar ditëlindja Anitë, edhe shumë tjera të lumtura!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

  • Gani Geci ndalohet për 48-orë

    Gani Geci ndalohet për 48-orë

    Gani Geci ndalohet për 48-orë

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci është ndaluar për 48-orë nga organet e rendit.

    Sipas raportit të policisë, ai dyshohet për veprën penale “Kanosja”, ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, transmeton Klankosova.tv.

    “Me 13.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ,,kanosje ’’ ndaj  viktimës mashkull kosovar-gazetar.  Pas intervistimit, me vendim të prokurorit,  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48-orë”, thuhet në njoftim e policisë.

  • Cherki ishte shumë afër PSG-së

    Cherki ishte shumë afër PSG-së

    Cherki ishte shumë afër PSG-së

    Luis Enrique kishte tentuar ta transferonte Rayan Cherkin te PSG-ja në verën e vitit 2024, duke e parë si një lojtar që mund të përshtatej në rolin e sulmuesit të rremë.

    Për francezin, parisienët kishin arritur marrëveshje me Lyonin për rreth 15 milionë euro.

    Megjithatë, dyshimet e lojtarit dhe interesimi i Borussia Dortmundit prishën marrëveshjen.

    Cherki përfundoi te Manchester City dhe këtë të mërkurë do të përballet me PSG-në e Luis Enriques në Ligën e Kampionëve./Klankosova.tv

  • Katër gjigantë evropianë në garë për Wirtz

    Katër gjigantë evropianë në garë për Wirtz

    Katër gjigantë evropianë në garë për Wirtz

    Sipas raportimeve në mediat angleze dhe gjermane, Real Madridi, Barcelona, Chelsea dhe Bayerni po e përcjellin situatën e mesfushorit gjerman te Liverpooli, Florian Wirtz, pas paraqitjeve nën pritshmëri në Angli.

    Liverpooli nuk planifikon ta shesë 23-vjeçarin, për të cilin investoi mbi 100 milionë euro në verën e vitit 2025. Megjithatë, vlera e tij në treg ka rënë nga 140 në 85 milionë euro.

    Për momentin nuk ka oferta zyrtare, ndërsa Wirtz ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2030./Klankosova.tv

  • Shpëtohet pas 26 orësh i bllokuar në një shpellë në Itali

    Shpëtohet pas 26 orësh i bllokuar në një shpellë në Itali

    Shpëtohet pas 26 orësh i bllokuar në një shpellë në Itali

    Një 31-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga një shpellë në ishullin italian të Sardenjës, pasi kishte mbetur i bllokuar rreth 10 metra nën tokë për 26 orë, si pasojë e një shembjeje shkëmbore.

    Luca Olmetto po eksploronte shpellën Gorroppeddu, në zonën malore të Urzuleit, në pjesën qendrore-lindore të Sardenjës, kur ndodhi shembja pasditen e së dielës.

    Shembja bllokoi plotësisht hyrjen e shpellës, duke e lënë 31-vjeçarin të bllokuar nën tokë. Në momentin e incidentit, ai ishte së bashku me të dashurën e tij, e cila ndodhej pak metra pas tij dhe arriti të shpëtonte.

    Pas incidentit, ekipet e shpëtimit nisën një operacion kompleks, duke punuar pa ndërprerje për 26 orë për ta nxjerrë burrin nga shpella.

    Pas përpjekjeve të gjata, 31-vjeçari u nxor i gjallë, duke i dhënë fund qëndrimit të tij të rrezikshëm nën tokë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shpëtohet pas 26 orësh i bllokuar në një shpellë në Itali appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shqipëri-BE, Rama në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare në Luksemburg

    Shqipëri-BE, Rama në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare në Luksemburg

    Shqipëri-BE, Rama në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare në Luksemburg

    Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Sot, në Luksemburg, zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

    Me mbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria arrin në katër kapituj të mbyllur përkohësisht, duke vijuar progresin e negociatave të anëtarësimit dhe objektivin për përmbylljen e tyre brenda vitit 2027.

    Kapitulli 20 lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

    AGJENDA ZYRTARE

    16:40 – Nisja drejt Qendrës Evropiane të Konventave.

    16:45 – Doorstep.

    16:50 – Fotografi e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres Marta Kos dhe Ministrit Thomas Byrne.

    17:00 – Hapja e Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe miratimi i agjendës.

    17:45 – Përfundimi i Konferencës Ndërqeveritare dhe vijimi i konferencës për shtyp; Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos dhe ministrin irlandez, Thomas Byrne.

  • Arsenali për "peshkim" në Milano

    Arsenali për “peshkim” në Milano

    Arsenali për "peshkim" në Milano

    Sipas raporteve të mediave britanike, Arsenali ka shprehur interesim për mesfushorin e Interit, Andy Diouf, të cilin synon ta transferojë në një nga afatet e ardhshme kalimtare.

    Interi kërkon 50 deri në 60 milionë euro për francezin 23-vjeçar, i cili ka kontratë deri në vitin 2030.

    Në garë për shërbimet e tij janë edhe Chelsea, Barcelona dhe PSG, ndërsa Arsenali pritet ta përcjellë nga afër gjatë muajve të ardhshëm. / Klankosova.tv

  • Chelsea përgatit 118 milionë euro për yllin e Bournemouthit

    Chelsea përgatit 118 milionë euro për yllin e Bournemouthit

    Chelsea përgatit 118 milionë euro për yllin e Bournemouthit

    Sipas raportimeve më të fubdit në mediat britanike, Chelsea synon transferimin e mesfushorit të Bournemouthit, Alex Scott.

    Londinezët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 118 milionë euro për reprezentuesin anglez.

    Bournemouthi kërkon këtë shumë për ta liruar 22-vjeçarin, ndërsa refuzimi i tij për të rinovuar kontratën ka rritur shpresat e Chelseat për ta mbyllur marrëveshjen./Klankosova.tv