Category: Lajme

  • Vrasja në Suharekë ndodhi pas një mosmarrëveshjeje, në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur të viktimës

    Vrasja në Suharekë ndodhi pas një mosmarrëveshjeje, në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur të viktimës

    Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të dyshuar për vrasjen e rëndë që ndodhi sot në Suharekë.

    Burimi: Dukagjini

  • Suhareka murder occurred after a disagreement in the presence of the victim’s minor wife and daughter

    The Constitutional Prosecutor in Prizren has indicated that within the legal deadline it will apply for the appointment of the detention measure against the person suspected of the serious murder that took place today in Suhareka.

    Source Layer: Dukeagini

  • Rasti i Arlindës: Nis intervistimi i drejtueses së QPS-së në Pejë

    Rasti i Arlindës: Nis intervistimi i drejtueses së QPS-së në Pejë

    Rasti i Arlindës: Nis intervistimi i drejtueses së QPS-së në Pejë

    Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Shpresa Lukajt, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale (QPS), në kuadër të hetimit parlamentar lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Ajo do të merret në pyetje për veprimet e ndërmarra nga ky institucion, si dhe për dyshimet e ngritura.

    Gjatë mbledhjes së Komisionit, Besa Kabashi-Ramaj ka kërkuar nga deputetët që të adresojnë rastet e dhunës pranë institucioneve kompetente dhe të ndërmerren masa konkrete e të menjëhershme për parandalimin dhe trajtimin e tyre.

    Ajo ka theksuar rëndësinë e reagimit institucional dhe të marrjes së përgjegjësive për të parandaluar raste të tjera të dhunës. /Klankosova.tv

     

  • Prokuroria e Prizrenit: Viktimës iu mor jeta në prani të gruas dhe vajzës së mitur

    Prokuroria e Prizrenit: Viktimës iu mor jeta në prani të gruas dhe vajzës së mitur

    Prokuroria e Prizrenit: Viktimës iu mor jeta në prani të gruas dhe vajzës së mitur

    Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e rëndë të vrasjes në Suharekë, që ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

    Kjo prokurori ka njoftuar se e ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin, Rrahman Hoti.

    “Pas pranimit të informatës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipet e krim-teknikës me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.”, thuhet në njoftim.  

    Gjithashtu, kjo prokurori ka dhënë detaje se si ka ndodhur rasti.

    “Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari Rr.H., dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të çastit dhe në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur të viktimës, ka privuar nga jeta personin me inicialet S.D., duke qëlluar me armë zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë.”, thuhet në njoftim.

    Sipas njfotimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari Rr.H., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Klankosova.tv

  • Vrasja në Suharekë, 60-vjeçari u qëllua në një qendër tregtare në sy të gruas dhe vajzës së mitur

    Vrasja në Suharekë, 60-vjeçari u qëllua në një qendër tregtare në sy të gruas dhe vajzës së mitur

    Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, informon opinionin publik se sot, me datë 18.11.2026 rreth orës 12:03 min në Suharekë, ka ndodhur një rast i vrasjes së rëndë.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se pas pranimit të informatës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipet e krim-teknikës me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes.

    “Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq, siç thuhet në njoftim, bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari Rr.H., dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të çastit dhe në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur të viktimës, ka privuar nga jeta personin me inicialet S.D., duke qëlluar me armë zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë.

    “Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari Rr.H., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

    Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/

  • ​Zvicra zbulon fjalëkalimin më të përdorur, nuk është më “123456”

    ​Zvicra zbulon fjalëkalimin më të përdorur, nuk është më “123456”

    Fjalëkalimi më i përdorur në Zvicër nuk është më kombinimi i famshëm “123456”. Sipas një studimi të publikuar nga kompania NordPass, vendin e parë në listë e ka zënë fjala “dominaria”, duke lënë pas kombinimet tradicionale numerike.

    Studimi, i realizuar në bashkëpunim me studiues të sigurisë kibernetike, ka analizuar të dhënat e fjalëkalimeve të ekspozuara në rrjedhjet e informacionit gjatë periudhës shtator 2024 – shtator 2025.

    Në dhjetëshen e fjalëkalimeve më të përdorura në Zvicër renditen: “dominaria”, “admin”, “purzi123”, “Divinorum88”, “123456”, “chocolat36”, “1a2s3d4f5g6h”, “password”, “123456789” dhe “pascal87”, shkruan Watson, transmeton Telegrafi.

    Ajo që bie në sy është fakti se edhe në një shtet me nivel të lartë të digjitalizimit, shumë përdorues vazhdojnë të zgjedhin fjalëkalime të lehta për t’u parashikuar.

    Kjo i ekspozon llogaritë e tyre ndaj rrezikut të sulmeve kibernetike.

    Ekspertët rekomandojnë përdorimin e fjalëkalimeve të gjata dhe të ndryshme për secilën llogari, si dhe aktivizimin e verifikimit me dy faktorë për të rritur sigurinë në internet./Telegrafi/

  • Liria kampione vjeshtore në Ligën e Parë, skuadra e Ismet Munishit po marshon drejt elitës

    Liria kampione vjeshtore në Ligën e Parë, skuadra e Ismet Munishit po marshon drejt elitës

    Liria e Prizrenit është zyrtarisht kampione vjeshtore në Ligën e Parë të Kosovës, pasi ka fituar me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Mitrovicës, në ndeshjen e mbetur të javës së tetë.

    Prizrenasit siguruan tri pikë të rëndësishme në një përballje që u vendos në minutat e fundit. Fitim Susuri e kaloi Lirinë në epërsi në minutën e 39-të, ndërsa Rasheed Salami barazoi shifrat në fillim të pjesës së dytë.

    Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Neki Likaj shënoi golin e fitores në minutën e 80-të, duke i dhënë Lirisë tri pikë që vulosën pozitën e saj në krye të tabelës.

    Pas 16 ndeshjeve të zhvilluara, Liria kryeson me 39 pikë, gjashtë më shumë se Prishtina e Re, që ka 33. Në vendin e tretë renditet Ferizaj me 30 pikë.

    Deri në përfundim të stinorit vjeshtor ka mbetur edhe një xhiro. Liria do të përballet me Rilindjen 1974, ndërsa Prishtina e Re do të luajë në udhëtim te Ferizaj. Kjo përballje mes dy ndjekësve të saj mund t’i japë Lirisë mundësinë për ta thelluar edhe më shumë epërsinë në krye të tabelës.

    Liria, një skuadër e konsoliduar nën drejtimin e Munishit

    Liria po zhvillon një sezon shumë të mirë dhe duket se kryesia e re, së bashku me shtabin teknik, ka arritur t’i mbulojë boshllëqet e lëna nga edicioni i kaluar.

    Ismet Munishi vendosi të vazhdojë punën në Prizren me një synim të qartë: rikthimin e klubit me traditë në elitën e futbollit kosovar. Deri më tani, rezultatet e kanë dëshmuar se skuadra është në rrugë të mbarë drejt këtij objektivi.

    Në 15 ndeshjet e para të kampionatit, Liria ka regjistruar 11 fitore, tri barazime dhe vetëm një humbje. Prizrenasit kanë shënuar 27 gola dhe kanë pranuar vetëm shtatë, duke pasur mbrojtjen më të mirë të kampionatit.

    Në repartin ofensiv, golashënuesi më i mirë i Lirisë deri më tani është Drin Ymeri me gjashtë gola, i ndjekur nga Fitim Susuri me pesë.

    Me gjashtë pikë epërsi ndaj ndjekësit të parë dhe me një bilanc mbresëlënës, Liria po e mbyll stinorin vjeshtor në pozitën që i takon një skuadre me ambicie të qarta për t’u rikthyer në Superligë. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Pse foshnjat fillojnë të zgjohen më shpesh natën? Shkencëtarët kanë një shpjegim interesant

    Pse foshnjat fillojnë të zgjohen më shpesh natën? Shkencëtarët kanë një shpjegim interesant

    Prindërit që kanë vënë re se foshnjat e tyre zgjohen papritur më shpesh gjatë natës, edhe pse kanë pasur një model gjumi mjaft të rregullt, mund të kenë vënë re diçka që lidhet me zhvillimin e tyre.

    Hulumtimet e reja sugjerojnë se ndryshimet në gjumë mund të ndodhin pikërisht gjatë periudhave kur foshnjat po mësojnë aftësi të reja, të tilla si zvarritja, ecja dhe të folurit.

    Studimi, i botuar në revistën Developmental Psychobiology, shqyrtoi lidhjen midis gjumit dhe zhvillimit të aftësive të reja gjatë vitit të parë të jetës. Shkencëtarët Mali Waugh dhe Sarah E. Berger analizuan të dhënat e mbledhura nga më shumë se 200 foshnje të moshës pesë deri në 12 muaj.

    Prindërit monitoruan modelet e gjumit të foshnjave të tyre duke përdorur pajisje të posaçme, ndërkohë që vunë re edhe kur fëmijët e tyre filluan të tregonin aftësi të reja. Studiuesit më pas krahasuan të dhënat e gjumit me periudhat në të cilat ndodhën disa momente zhvillimore.

    Zgjimet më të shpeshta shoqërohen me përvetësimin e aftësive të reja

    Rezultatet treguan se ndryshimet në gjumë shpesh përkonin me zhvillimin e aftësive të reja. Kjo vlente për aftësitë motorike, siç janë përpjekjet e para për zvarritje dhe ecje, por edhe për zhvillimin e të folurit.

    Ndër ndryshimet e vëzhguara ishin gumëzhitja, belbëzimi, krijimi i kombinimeve të reja tingujsh, shqiptimi i fjalëve të para dhe emërtimi i objekteve. Me fjalë të tjera, periudhat në të cilat foshnjat po fitojnë intensivisht aftësi të reja mund të shoqërohen edhe me netë më të trazuara.

    Është interesante se ndryshimet më të theksuara në gjumë u vunë re në periudhën nga një javë para deri në një javë pas shfaqjes së një aftësie të re. Kjo sugjeron që modelet e gjumit mund të ndryshojnë edhe para se prindërit të vënë re se foshnja e tyre ka zotëruar një aftësi të re.

    Çfarë ndodh në trurin e një foshnje gjatë gjumit?

    Shkencëtarët besojnë se këto ndryshime mund të lidhen me proceset intensive që ndodhin në tru gjatë zhvillimit. Konkretisht, gjumi nuk është vetëm një mjet pushimi, por është gjithashtu i rëndësishëm për përpunimin e informacionit dhe konsolidimin e njohurive dhe aftësive të reja.

    Gjatë gjumit, truri përpunon përvojat dhe informacionin e mbledhur gjatë ditës, të cilat mund të kontribuojnë në zhvillimin e aftësive motorike dhe gjuhësore. Edhe pse lidhja midis gjumit dhe përvetësimit të aftësive motorike ka qenë tashmë objekt i hulumtimeve të mëparshme, ky studim sjell gjithashtu njohuri të reja mbi lidhjen e mundshme midis gjumit dhe zhvillimit të të folurit tek foshnjat.

    Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se ende nuk është e mundur të shpjegohet me siguri pse ndodhin këto ndryshime. Studimi gjeti një lidhje midis fitimit të aftësive të reja dhe ndryshimeve në gjumë, por nuk vërtetoi se zhvillimi i një aftësie shkakton drejtpërdrejt zgjime më të shpeshta.

  • FSSH: Nuk ka përjashtim manual të punonjësve të MPB-së, po kërkohet zgjidhje sistematike

    FSSH: Nuk ka përjashtim manual të punonjësve të MPB-së, po kërkohet zgjidhje sistematike

    Fondi për sigurim shëndetësor lidhur me gjendjen me sigurimin shëndetësor në MPB kumtoi se statusi i sigurimit shëndetësor konstatohet përmes sistemit të automatizuar, në bazë të të dhënave për paraqitjet dhe kontributet e paguara, të cilat në mënyrë elektronike merren nga Drejtoria për të ardhura publike.

    Nga Fondi theksojnë se nuk bëjnë përjashtimin manual të të siguruarve, as nuk sjellin vendime individuale për ndërprerje të sigurimit të tyre dhe se bëhet fjalë për mekanizëm të vendosur sistematik i cili njejtë zbatohet për të gjitha subjektet juridike, përfshirë edhe për institucionet shtetërore.

    “Për momentin po punohet intensivisht në tejkalimin e gjendjes aktuale me sigurimin shëndetësor të të punësuarve në MPB, si dhe në gjetjen e zgjidhjes së përhershme sistematike me të cilën do të parandalohet përsëritja e situatave të këtilla. Gjendja është e lidhur me paraqitjen shtesë të të punësuarve për periudhln e kaluar, në bazë të vendimeve gjyqësore, me ç’rast nevojitet harmonizim adekuat i përllogaritjeve dhe pagesës së kontributeve. Me gjendjen e këtillë në të kaluarën është përballur edhe vetë Fondi, që konfirmon se nuk bëhet fjalë për procedurë të kahëzuar drejt një institucioni të caktuar apo kategorie të të punësuarve, informojnë nga Fondi dhe shtojnë se me nismë të tyre tashmë është formuar grupi ndërinstitucional i punës, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të institucioneve kompetente dhe deri më tani janë mbajtur disa takime pune, në të cilat po shqyrtohen zgjidhjet konkrete për tejkalimin e shjaqeve që çojnë drejt gjendjeve të tilla”, thonë nga FSSH.

  • Si ndikon ndalimi i telefonave celularë në shkolla në suksesin e nxënësve?

    Si ndikon ndalimi i telefonave celularë në shkolla në suksesin e nxënësve?

    Një studim i ri amerikan ka konfirmuar se ndalimi i telefonave celularë në shkolla përmirëson performancën e nxënësve.

    Shkencëtarët tani duan të hetojnë se si përdorimi i telefonave celularë jashtë orës së mësimit ndikon në të nxënë, dhe të dhënat nga marrëveshja multimiliardë dollarëshe e Metës në fillim të këtij viti mund t’i ndihmojnë ata, raporton The Verge .

    Efekti i ndalimit është si dy javë shkollë

    Ndalimi i telefonave celularë në shkolla ka efektin e shtimit të një deri në dy javë mësimi në vitin shkollor. Kjo përbën rreth gjysmën e vonesës në të nxënë të vërejtur te nxënësit amerikanë midis vitit 2013 dhe pandemisë covid-19.

    Kjo u tregua nga rezultatet e një studimi të kryer nga studiues të Universitetit të Harvardit dhe Kolegjit Dartmouth në bashkëpunim me grupin akademik NWEA. Të dhënat u analizuan mbi të dhënat e testimit nga 3.3 milion studentë nga 4,600 shkolla midis viteve shkollore 2021/22 dhe 2025/26, duke përfshirë shkollat me dhe pa ndalim.

    Tom Kane, drejtor i Qendrës për Kërkime në Politikat Arsimore në Harvard, thotë se është një ndryshim modest, por efekti ishte pikërisht ai që pritej.

    Të dhëna më të sakta për secilin student

    Hulumtimet e mëparshme mbi ndalimin e telefonave celularë në shkolla kanë treguar gjithashtu një ndikim pozitiv në performancën akademike, por shumë prej tyre janë përqendruar në shkollat jashtë Shteteve të Bashkuara. Një studim i mëparshëm kombëtar në SHBA analizoi arritjet bazuar në mesataret e shkollës, ndryshe nga ky studim i cili bazohet në të dhëna për secilin nxënës individual.

    Studiuesit vunë re se kjo qasje u lejoi atyre të kontrollonin më mirë faktorë të ndryshëm. Përveç kësaj, ata ishin në gjendje të vëzhgonin se si ndalimi ndikoi te studentët me performancën më të lartë dhe më të ulët.

    Përveçse ofrojnë një pasqyrë të ndikimit të teknologjisë së re në të nxënë, rezultatet e hulumtimit tregojnë gjithashtu se ndalimet e telefonave celularë janë një mënyrë me kosto efektive për të përmirësuar arritjet e nxënësve. /Telegrafi/