Category: Lajme

  • Tri vrasje brenda pak ditësh, Ademi: Shoqëria ka rënë në krizë të vlerave

    Tri vrasje brenda pak ditësh, Ademi: Shoqëria ka rënë në krizë të vlerave

    Kriminologu, Mensut Ademi ka vlerësuar se vrasjet e fundit brenda familjeve në Kosovë janë tregues të një krize të thellë të vlerave shoqërore dhe një paralajmërim për rrezikun e dezorganizimit të mëtejmë të shoqërisë.

    Duke folur në eFive në TV Dukagjini, Ademi ka thënë se shoqëria kosovare ende nuk është pjekur sa duhet për t’i parandaluar rastet e dhunës dhe vrasjeve brenda familjes.

    “Ne si shoqëri kemi rënë në një krizë të vlerave shoqërore… koha dhe veçoritë që shkojmë kah dimri, në aspektin kriminologjik janë ato veçoritë e depresionit. po ne kemi qenë në një depresion të thellë familjar në familje. në bazë të këtij dhe i kemi pa gabimet e hapave si shoqëri, se cilat janë kriteret dhe karakteristikat e vetëdijesimit të popullit tonë. kur them popullit, them edukimit të familjes”, ka deklaruar Ademi.

    Ai ka theksuar se vrasjet në familje duhet të shërbejnë si sinjal alarmi për shoqërinë, duke paralajmëruar se, pa ndryshime në vlerat dhe edukimin familjar, rreziku i përshkallëzimit të këtyre rasteve mund të rritet.

    “Ne deri tash kemi pasur vrasje në familje dhe ende nuk jemi pjekur si shoqëri, por është një paralajmërim se po shkojmë kah dezorganizimi, ku mund të kemi vrasje mes vëllait e motrës, vrasje masive në familje”, ka thënë ai.

    Deklaratat e kriminologut vijnë pas disa rasteve të rënda të vrasjeve brenda familjes të raportuara në Kosovë brenda pak ditësh, përfshirë rastin kur një burrë dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllain e saj, si dhe një rast tjetër ku një baba dyshohet se vrau djalin e tij.

    Burimi: Dukagjini

  • LEX | Lirohen nga paraburgimi dy veteranët e UÇK-së për sulmin ndaj deputetit të VV-së

    LEX | Lirohen nga paraburgimi dy veteranët e UÇK-së për sulmin ndaj deputetit të VV-së

    LEX | Lirohen nga paraburgimi dy veteranët e UÇK-së për sulmin ndaj deputetit të VV-së

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj Fadil Zogajt dhe Ekrem Selimit, të cilët ishin arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi.

    Sipas aktvendimit të siguruar nga Gazeta Insajderi, gjykata ka vendosur që masa e paraburgimit të ndërpritet sipas detyrës zyrtare, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të dy të pandehurve.

    Ata akuzoheshin për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje”, sipas nenit 402, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Vendimi për ndërprerjen e paraburgimit është marrë pasi gjykata ka vlerësuar se rrethanat juridike dhe faktike kanë ndryshuar. Sipas aktvendimit, protesta gjatë së cilës ndodhi incidenti ka përfunduar, ndërsa të pandehurit janë marrë në pyetje nga Prokurori i Shtetit.

    Për këto arsye, gjykata ka konstatuar se nuk ekziston më bazë ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | Lirohen nga paraburgimi dy veteranët e UÇK-së për sulmin ndaj deputetit të VV-së appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • AFA: Serbia mbron Radoiçiqin, drejtësia për Banjskën mbetet e parealizuar

    AFA: Serbia mbron Radoiçiqin, drejtësia për Banjskën mbetet e parealizuar

    Organizata “Albanians for America” ka ngritur shqetësime për përgjegjësinë politike në Serbi, pas paraqitjes së Milan Radoiçiqit në një tubim të Partisë Progresive Serbe (SNS), së bashku me djalin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    Në reagimin e saj, organizata thekson se Radoiçiqi, ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione dhe i cili është i akuzuar në Kosovë, ka pranuar publikisht se organizoi grupin e armatosur përgjegjës për sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

    Sipas “Albanians for America”, më shumë se tre vjet pas sulmit, Serbia ende nuk i ka vënë përgjegjësit para drejtësisë.

    Organizata vlerëson se kjo paraqitje ngre pikëpyetje për përkushtimin e Serbisë ndaj drejtësisë, stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve me Perëndimin.

    Në editorialin e saj të fundit, ajo u bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që të kërkojnë nga Beogradi veprime konkrete për të siguruar përgjegjësi për sulmin në Banjskë.

     

    Burimi: RTKLive

  • Carrick i lëkundet karrigia te Manchester United

    Carrick i lëkundet karrigia te Manchester United

    Rezultatet e dobëta kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit Michael Carrick, i cili, sipas mediave britanike, mund të shkarkohet së shpejti.

    Antonio Conte dhe Eddie Howe janë dy emrat kryesorë që mund ta zëvendësojnë trajnerin dyzet e pesë vjeçar në stolin e gjigantit anglez.

    Kandidatura e Conte, trajnerit italian të lindur në Lecce, po shihet si një mundësi, veçanërisht pas një interviste të fundit, në të cilën ai ka folur për dëshirën për t’u bashkuar me një klub që synon të rikthejë lavdinë e dikurshme.

    “Ka shumë klube që, në njëfarë mënyre, e kanë humbur nga sytë historinë e tyre. Do të doja t’i bashkohesha njërit prej tyre për ta ringjallur atë histori dhe për ta bërë të shkëlqejë sërish”, ka deklaruar Conte.

    Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar se Manchester United ka vendosur ta shkarkojë Carrick apo se ka nisur negociatat me ndonjërin prej kandidatëve të përmendur.

    E ardhmja e trajnerit anglez pritet të varet edhe nga rezultatet e ardhshme të skuadrës, e cila është nën presion për t’u rikthyer te fitoret në Premier League.

    Burimi: RTKLive

  • Ben Affleck flet me admirim për Jennifer Lopez: Kam respekt dhe admirim të madh për të

    Ben Affleck flet me admirim për Jennifer Lopez: Kam respekt dhe admirim të madh për të

    Ben Affleck flet me admirim për Jennifer Lopez: Kam respekt dhe admirim të madh për të

    Aktori dhe regjisori i njohur, Ben Affleck, ka folur me respekt për ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Lopez, në një intervistë të fundit, pas divorcit të tyre.

    Affleck, i cili ishte producent i filmit “Kiss of the Spider Woman”, ku Lopez luan rolin kryesor, u pyet për mënyrën se si puna e saj shpesh anashkalohet në Hollywood.

    Aktori vlerësoi aftësitë e këngëtares dhe aktores, duke shprehur admirim për atë që ajo arrin të bëjë.

    “Kam respekt dhe admirim të madh për atë që ajo mund të bëjë”, deklaroi Affleck.

    Ai foli gjithashtu për subjektivitetin e çmimeve në industrinë e filmit, duke theksuar se suksesi komercial dhe vlerësimi nga juritë nuk përputhen gjithmonë me preferencat personale.

    “Në fund të fundit, është thjesht një grup njerëzish që votojnë për çmimet e filmave”, u shpreh ai.

    Gjatë intervistës, Affleck përmendi edhe Jennifer Garner, ish-bashkëshorten tjetër të tij, duke thënë se kishte parë si ajo dhe Lopez kishin arritur të ndërtonin me sukses vlerë në fushat e tyre, një punë që ai pranoi se nuk do të ishte në gjendje ta bënte vetë.

    Lopez paraqiti kërkesën për divorc nga Affleck në gusht të vitit 2024, pas dy vitesh martesë. Divorci i tyre u finalizua në janar të vitit 2025.

    Dyshja kishte luajtur së bashku edhe në filmin “Gigli”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ben Affleck flet me admirim për Jennifer Lopez: Kam respekt dhe admirim të madh për të appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti dhe zëvendëspresidenti i BEI-së bisedojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

    Kurti dhe zëvendëspresidenti i BEI-së bisedojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti e ka falënderuar De Groot për vizitën, ndërsa ka pranuar urime për zgjedhjen e presidentes së re, e cila, sipas njoftimit, mundësoi kthimin e stabilitetit institucional.

    “Në këtë frymë u diskutua për mundësitë konkrete të shtimit të vëllimit të bashkëpunimit dhe të investimeve të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

    Gjatë takimit, Kurti ka folur edhe për rritjen e qëndrueshme ekonomike, për të cilën ka marrë përgëzime, si dhe për planet e investimeve në sektorë të ndryshëm.

    “Teksa përmendi rritjen e qëndrueshme ekonomike, për çka mori përgëzime, kryeministri Kurti foli për planet për investime në hekurudha, ndërtimin e pesë digave të reja, sikurse në infrastrukturën sportive si përgatitje për Lojërat Mesdhetare 2030”, thuhet më tej në njoftim.

    Po ashtu, në takim është diskutuar për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes dhe për sektorin e energjisë, përkatësisht kapacitetet e reja dhe diversifikimin e burimeve. 

    Burimi: RTKLive

  • Policia gjen në Vushtrri automjetin e vjedhur në Prizren, ia kthen pronarit

    Policia gjen në Vushtrri automjetin e vjedhur në Prizren, ia kthen pronarit

    Sipas Policisë, më 14 prill 2026, një qytetar nga Zhuri kishte raportuar se automjeti i vëllait të tij, i tipit Mitsubishi Transporter, me ngjyrë hiri dhe targa vendore, ishte vjedhur nga oborri i shtëpisë.

    Pas disa muajsh hetime dhe patrullimesh në terren, automjeti është gjetur më 10 tetor nga një patrullë policore e Vushtrrisë, në një zonë të thellë malore të fshatit Oshlan.

    “Pas hetimeve të gjata dhe patrullimeve në terren, me datën 10.10.2026, një patrullë policore e qytetit të Vushtrrisë ka gjetur automjetin e vjedhur në një zonë të thellë malore të fshatit Oshlan, Vushtrri. Automjetit të vjedhur i ishin ndërruar edhe targat”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Me urdhër të prokurorit të shtetit, automjeti i është kthyer pronarit, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për identifikimin e personave të përfshirë në rast.

    Policia ka theksuar se ky rast dëshmon përkushtimin e saj në mbrojtjen e pronës së qytetarëve dhe rikthimin e besimit të publikut në institucionet e sigurisë.

    Burimi: RTKLive

  • Owen: Liverpool duhet të qëndrojë i bashkuar

    Owen: Liverpool duhet të qëndrojë i bashkuar

    Humbja e fundit ndaj Manchester City e ka thelluar krizën e rezultateve te Liverpool, i cili pas gjashtë ndeshjeve renditet në vendin e nëntë në Premier League, me vetëm nëntë pikë. Skuadra është nëntë pikë prapa liderit Manchester City, ndërsa synimi për të luftuar për titull është vështirësuar ndjeshëm.

    Situata ka ngritur pikëpyetje edhe për mënyrën se si janë shfrytëzuar investimet e mëdha në përforcime. Gjatë dy afateve të fundit verore, Liverpool ka shpenzuar rreth 460 milionë funte më shumë sesa ka arkëtuar nga shitjet e lojtarëve.

    Në mesin e përforcimeve janë Florian Wirtz, Alexander Isak, Hugo Ekitike, Milos Kerkez, Bradley Barcola, Victor Munoz, Jeremy Jacquet dhe Jeremie Frimpong. Megjithatë, skuadra ende nuk ka arritur t’i shndërrojë këto investime në rezultate bindëse.

    Owen beson se rikthimi i lojtarëve kryesorë pas lëndimeve mund ta ndihmojë Liverpool ta përmirësojë lojën dhe të rikthehet te rezultatet pozitive.

    “Është shumë e rëndësishme që lojtarët kryesorë të rikthehen sa më shpejt në fushë. Jam i bindur se më pas skuadra do të funksionojë më mirë”, ka thënë Owen.

    Ish-sulmuesi anglez ka pranuar se shpenzimet e mëdha deri tani nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme, por ka theksuar se kjo nuk do të thotë se lojtarët e transferuar nuk kanë cilësi.

    “Është problem për Liverpoolin që ka shpenzuar kaq shumë para për lojtarë, ndërsa deri tani investimi nuk po duket aspak i leverdishëm. Nuk mendoj se këta lojtarë janë të dobët. Përkundrazi, të gjithë janë futbollistë të nivelit të lartë. Kur u transferuan, kisha shumë shpresë, pritshmëri dhe entuziazëm, por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç pritej”, ka deklaruar ai.

    Sipas Owenit, Liverpooli duhet ta kalojë këtë periudhë si grup, ndërsa rikthimi i futbollistëve të rëndësishëm dhe përmirësimi i lojës pritet të jenë faktorë kyç për vazhdimin e sezonit.

    Burimi: RTKLive

  • Simeone i kërkon Alvarez të përmirësohet para ndeshjes me Manchester United

    Simeone i kërkon Alvarez të përmirësohet para ndeshjes me Manchester United

    Atletico Madrid të martën do të përballet me Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve, në një ndeshje të rëndësishme për të dyja skuadrat. Madrilenët e kanë humbur ndeshjen e parë të fazës së ligës ndaj Liverpool, ndërsa Manchester United e ka nisur garën me fitore bindëse ndaj Sabah.

    Alvarez, ish-sulmues i Manchester City, ende nuk ka shënuar gol për Atletico Madrid këtë sezon. Argjentinasi ka kaluar një periudhë të vështirë, pasi gjatë verës është përpjekur të largohet nga klubi për t’u transferuar te Barcelona, kampione e Spanjës.

    Megjithatë, Simeone beson se sulmuesi ka cilësi të tjera të rëndësishme përveç shënimit të golave.

    “Besoj se sulmuesit me karakteristikat e Julianit gjithmonë kanë nevojë për gola, jo vetëm ai”, ka thënë Simeone të hënën.

    “Përtej aftësisë së tij për të shënuar, ai është lojtar që punon për skuadrën, krijon lidhje të mira me bashkëlojtarët dhe mund të asistojë. Ai ka shumë cilësi të tjera përveç shënimit të golave”, ka theksuar trajneri argjentinas.

    Alvarez ka qenë pranë golit në ndeshjen e së shtunës kundër Alaves, kur si zëvendësues e ka goditur shtyllën. Atletico Madrid e ka fituar atë takim dhe është ngjitur në vendin e dytë në La Liga.

    Simeone ka vlerësuar paraqitjen e sulmuesit në pjesën e dytë të ndeshjes dhe shpreson që ai të vazhdojë të përmirësohet.

    “Ai e ka zhvilluar një pjesë të dytë të mirë në ndeshjen e së shtunës dhe shpresojmë që të vazhdojë të rritet dhe të arrijë nivelin që të gjithë duam ta shohim prej tij”, ka deklaruar Simeone.

    Alvarez ka shënuar për Argjentinën në një ndeshje miqësore kundër Burkina Fasos gjatë pushimit të fundit për ndeshjet e kombëtareve, por ende nuk ka gjetur rrjetën në pesë ndeshjet e fundit me Atletico Madrid.

    Skuadra e Simeones i ka fituar katër ndeshjet e fundit, ndërsa Manchester United po kalon një periudhë më të vështirë. Ekipi anglez nuk ka fituar në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat, që nga fitorja ndaj Sabah.

    Manchester United, nën drejtimin e Michael Carrick, po përjeton fillimin më të dobët të sezonit në Premier League në dyzet vitet e fundit.

    Pavarësisht formës së ndryshme të dy skuadrave, Simeone ka paralajmëruar se përballja do të jetë e vështirë dhe kërkon përqendrim maksimal nga lojtarët e tij.

    “Ndeshja do të jetë e gjatë dhe e vështirë. Duhet t’i menaxhojmë mirë energjitë tona, në mënyrë që të garojmë në nivelin më të mirë”, ka përfunduar trajneri i Atletico Madrid.

    Burimi: RTKLive

  • Rama: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni, Prishtina nuk qeveriset me kërcënime

    Rama: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni, Prishtina nuk qeveriset me kërcënime

    Rama: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni, Prishtina nuk qeveriset me kërcënime

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me atë që i ka cilësuar si kërcënime ndaj tij nga deputetë dhe asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që t’i trajtojnë seriozisht këto kërcënime, duke ngritur shqetësime për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe ndikimin e mundshëm politik në punën e tyre.

    “Kush e administron drejtësinë në këtë vend? Organet e pavarura të drejtësisë apo zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje?  Kërcënimet ndaj meje nuk janë asgjë e re. Ato vetëm sa janë intensifikuar kohëve të fundit nga deputetë dhe asambleistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët marrin guximin të kërcënojnë në emër të shtetit dhe institucioneve të tij”.

    “Prandaj, i ftoj publikisht organet e drejtësisë që të merren seriozisht me këto kërcënime dhe t’u japin përgjigje qytetarëve të Kosovës: Ku ndodhet drejtësia në këtë vend? Në institucionet e pavarura të Republikës apo në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje?  Kush vendos për fatin, lirinë dhe sigurinë e secilit? Ligji dhe Kushtetuta apo vullneti politik i deputetëve të Vetëvendosjes”, ka shkruar ai.

    Rama ka ngritur pyetjen se ku janë institucionet e drejtësisë të pavarura në ushtrimin e mandatit të tyre, apo siç ka shkruar ai “ato vihen në lëvizje sipas urdhrave dhe interesave partiake të VV-së?”.

    “Ju rikujtoj se askush nuk ka të drejtë të kërcënojë në emër të shtetit. Askush nuk ka të drejtë t’i përdorë institucionet si instrument presioni ndaj kundërshtarëve politikë, gazetarëve apo kujtdo që mendon ndryshe”.

    Rama në shkrimin e tij theksoi se mandatin e tij nuk ia ka dhënë asnjë militant dhe asnjë zyrë pushteti, por siç u shpreh ai, ia kanë dhënë qytetarët e Prishtinës, ndaj i pari i kryeqytetit deklaroi se para tyre jep llogari për përgjegjësinë që ka marrë.

    “Unë nuk kam hyrë në jetën publike për t’iu nënshtruar vullnetit të askujt. Kam marrë përgjegjësi për t’i shërbyer Prishtinës dhe qytetarëve të saj. Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me vendosmëri, pa u zmbrapsur përballë asnjë presioni politik”.

    “Prandaj, mos e ngatërroni qetësinë me dobësi. As përmbajtjen me frikë. Ta keni të qartë, nuk më HESHTINI dhe nuk më NDALNI! Liria ime nuk fillon e nuk përfundojnë në zyrat tuaja! Dhe mbajeni mend, Prishtina nuk qeveriset me kërcënime. Prishtina qeveriset me votën dhe besimin e qytetarëve të saj”, shkroi i pari i Prishtinës./Klankosova.tv