Category: Lajme

  • BE-ja kërkon nga Kosova reforma në punësim dhe financimin e RTK-së

    BE-ja kërkon nga Kosova reforma në punësim dhe financimin e RTK-së

    Këto çështje u diskutuan në takimin e tetë të Nënkomitetit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) për inovacionin, shoqërinë e informacionit dhe politikat sociale, të mbajtur më 8 tetor në Bruksel, ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Komisionit Evropian.

    Në fushën e punësimit, Komisioni Evropian inkurajoi autoritetet e Kosovës të finalizojnë dhe miratojnë legjislacionin e vonuar për punësimin, balancën ndërmjet jetës profesionale dhe asaj private, si dhe sigurinë dhe shëndetin në punë. Po ashtu, kërkoi përfundimin e ristrukturimit të Agjencisë së Punësimit dhe forcimin e kapaciteteve të saj, me qëllim zbatimin më efikas të masave për uljen e papunësisë dhe joaktivitetit, veçanërisht te gratë në moshë pune.

    BE-ja theksoi gjithashtu rëndësinë e sigurimit të burimeve të mjaftueshme financiare dhe njerëzore për Inspektoratin e Punës, si dhe rritjen e transparencës në raportimin e aksidenteve në vendin e punës. Ndërkaq, vlerësoi zbatimin pilot të Skemës së Garancisë për të Rinjtë dhe inkurajoi krijimin e kushteve për zbatimin e saj të plotë.

    Sa i përket mbrojtjes sociale, Komisioni Evropian vlerësoi progresin në reformimin e skemave të asistencës sociale, por theksoi nevojën për zbatimin e plotë të reformave, përfshirë miratimin e Ligjit për Asistencën Sociale dhe Përfitimet Sociale. Po ashtu, kërkoi monitorim të rregullt të shërbimeve sociale dhe trajtimin me përparësi të financimit të tyre nga komunat përmes një granti të veçantë.

    Në fushën e digjitalizimit, BE-ja inkurajoi Kosovën të vazhdojë zbatimin e Strategjisë së Qeverisjes Elektronike 2023–2028 dhe Agjendës Digjitale 2023, si dhe të zgjerojë shërbimet që ofrohen për qytetarët dhe bizneset përmes platformës eKosova.

    Komisioni kërkoi gjithashtu ndarjen e burimeve të mjaftueshme për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike dhe planit të veprimit. Po ashtu, theksoi nevojën që legjislacioni i Kosovës të harmonizohet plotësisht me direktivat dhe rregulloret përkatëse të Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë kibernetike, identifikimit elektronik dhe komunikimeve elektronike.

    Në fushën e politikave audiovizuale, palët u pajtuan se Kosova duhet të vazhdojë harmonizimin e legjislacionit me Direktivën për Shërbimet Mediatike Audiovizuale dhe Aktin Evropian për Lirinë e Medias. Komisioni Evropian theksoi gjithashtu nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për financimin e transmetuesit publik.

    Sa i përket arsimit, BE-ja vlerësoi progresin në rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm, zgjerimin e arsimit dhe aftësimit profesional, si dhe miratimin e kurrikulës së re për fëmijët e moshës 0–6 vjeç.

    Megjithatë, Komisioni theksoi se aftësitë bazë, shkencat, teknologjia, inxhinieria, matematika dhe digjitalizimi duhet të jenë prioritete në politikat arsimore. Ndërkaq, autoritetet e Kosovës prezantuan masat për përmirësimin e rezultateve në lexim, matematikë dhe shkenca, pas rezultateve të testimit PISA.

    Në arsimin dhe aftësimin profesional, të dyja palët theksuan nevojën për përshtatjen më të mirë të aftësive me kërkesat e tregut të punës, rishikimin e kurrikulave dhe profileve të aftësimit, si dhe riorganizimin e sistemit të financimit.

    Komisioni Evropian kërkoi gjithashtu nga Kosova të miratojë Ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe të vazhdojë angazhimin në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

    Në fushën e kërkimit shkencor dhe inovacionit, BE-ja theksoi nevojën për investime të mëtejshme dhe financim të mjaftueshëm, me synimin që ndarjet buxhetore për këtë sektor të arrijnë rreth 1 për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV). Po ashtu, inkurajoi Kosovën të vazhdojë punën për finalizimin e Strategjisë Kombëtare të Specializimit të Mençur.

    Takimet e nënkomiteteve të MSA-së shërbejnë për të monitoruar reformat e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe për të identifikuar fushat ku Bashkimi Evropian mund të ndihmojë. Rekomandimet e dakorduara në këto takime shërbejnë si bazë për veprimet e mëtejshme të autoriteteve të Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Maqedonci diskuton me ambasadorin amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Maqedonci diskuton me ambasadorin amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Sipas njoftimit të Maqedoncit në Facebook, Whitaker ka shprehur mbështetjen për integrimin e Kosovës në NATO dhe për vazhdimin e përkrahjes amerikane në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

    “Shpreha mirënjohjen për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të SHBA-së për Kosovën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Theksova rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s, i cili po zhvillohet prej më shumë se 15 vjetësh në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror. Ky partneritet po forcon kapacitetet tona përmes trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

    Bashkëpunimi ynë po zgjerohet edhe në fushat e prokurimeve ushtarake dhe të industrisë së mbrojtjes. Diskutuam për zhvillimin e kapaciteteve tona, përfshirë sistemet e blera nga SHBA-ja dhe procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve Black Hawk. Po ashtu, theksova rëndësinë e mbështetjes për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes, në Kosovë”, thuhet në njoftim.

    Një tjetër temë e diskutimit, sipas ministrit, ishte shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim mbi bazën e ndarjes së përgjegjësive, përfshirë në kampin Bondsteel dhe në Aeroportin e Gjakovës.

    “Ritheksova nevojën për mbështetjen e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, si dhe për zgjerimin e qasjes së ushtarakëve tanë në programet dhe shkollat e NATO-s. Diskutuam gjithashtu për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me NATO-n lidhur me praninë dhe optimizimin e KFOR-it, si dhe për normalizimin e hapësirës ajrore të Kosovës. Shpreha interesimin tonë për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit sipas parimit të ndarjes së përgjegjësive, përfshirë në kampin Bondsteel dhe në Aeroportin e Gjakovës. Në këtë frymë, theksova edhe rëndësinë e kontributit të Kosovës në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dëshmi e gatishmërisë sonë për të marrë përgjegjësi dhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. E ftova Ambasadorin Whitaker që të vizitojë Kosovën, për të vazhduar dialogun dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë. Partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për zhvillimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, theksohet tutje në njoftim.

    Burimi: RTKLive

  • Dyshohet se u rrëzua nga kati përdhes në bodrum, vdes punëtori në Ferizaj

    Dyshohet se u rrëzua nga kati përdhes në bodrum, vdes punëtori në Ferizaj

    Një 54-vjeçar ka humbur jetën të hënën rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, pasi dyshohet se është rrëzuar nga kati përdhes në bodrumin e një objekti në ndërtim.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij.

    Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit rajonalë, ndërsa janë njoftuar edhe inspektorët e punës.

    Për rastin dhe veprimet e ndërmarra policore është njoftuar prokurori i shtetit.

    Burimi: Dukagjini

  • Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi i dytë ndaj Thaçit

    Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi i dytë ndaj Thaçit

    Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi i dytë ndaj Thaçit

    Më 17 nëntor, siç ka mësuar VOX Kosova, Gjykata Speciale do të shpallë aktgjykimin në rastin “12”, aty ku ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi akuzohet për pengim të drejtësisë.

    Prokuroria e Specializuar në këtë rast ka kërkuar që Thaçit t’i mos numërohet koha e kaluar në paraburgim, pasi që sipas tyre, e njëjta mund të zbritet vetëm nga dënimi prej 25 vjetësh i dhënë ndaj ish-Presidentit në rastin “06” për krime lufte.

    Për Hashim Thaçin, në çështjen 12, Prokuroria e Speciales ka kërkuar gjashtë vjet burg. Në një skenar çfare po kërkon ZPS, të mos llogaritet koha e kaluar në paraburgim, bashkë me dënimin në çështjen “06”, dënimi total ndaj Thaçit në Speciale do të shkonte në 31 vjet burg. Kjo pasi që Prokuroria kërkoi gjashtë vjet dënim për ish-Presidentin në çështjen 12.

    Për të akuzuarit tjerë, Bashkim Smakajn ka kërkuar tre vjet burg, Isni Kilajn tre vjet, Fadil Fazliun tre vjet dhe Hajredin Kuçin nëntë muaj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi i dytë ndaj Thaçit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Aksident fatal në Ferizaj, vdes 54-vjeçari në vendin e punës

    Aksident fatal në Ferizaj, vdes 54-vjeçari në vendin e punës

    Aksident fatal në Ferizaj, vdes 54-vjeçari në vendin e punës

    Një punëtor 54-vjeçar ka humbur jetën të hënën në një objekt në ndërtim në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.

    Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:40.

    Sipas tij, dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore, viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e 54-vjeçarit.

    Veseli bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit rajonalë, ndërsa janë njoftuar edhe inspektorët e punës.

    Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa autoritetet po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Aksident fatal në Ferizaj, vdes 54-vjeçari në vendin e punës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Aksident në vendin e punës, humb jetën një 54-vjeçar në Ferizaj

    Aksident në vendin e punës, humb jetën një 54-vjeçar në Ferizaj

    Aksident në vendin e punës, humb jetën një 54-vjeçar në Ferizaj

    Ka humbur jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

    Lajmin për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin  e Ferizajt, Kanun Veseli i cili njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, pasi gjatë punimeve ndërtimore dyshohet se një 54-vjeçar është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

    “Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj Një person i moshës i 54 vjeç ka humbur jetën sot rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, në objektet ndërtimi, pasi gjatë punimeve ndërtimore dyshohet se është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum”.

    Veseli ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij.

    “Në vend ngjarje kanë dalë, veç patrullës së stacionit edhe hetimet rajonale. Ndërsa janë njoftuar te dalin edhe inspektorët e punës. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv

  • Pasagjeri kapet në aeroport me 10 zogj të gjallë të fshehur në pantallona

    Pasagjeri kapet në aeroport me 10 zogj të gjallë të fshehur në pantallona

    Pasagjeri kapet në aeroport me 10 zogj të gjallë të fshehur në pantallona

    Një pasagjer nga Kuba u ndalua në aeroportin e Miamit, në SHBA, pasi doganierët vunë re një fryrje të dyshimtë në pjesën e belit.

    Gjatë kontrollit të detajuar, autoritetet zbuluan gjashtë tuba plastikë të mbështjellë me shirit ngjitës dhe të qepur brenda pantallonave të tij. Në to ndodheshin 10 zogj të gjallë: tetë Yellow-faced Grassquits dhe dy Blue Grosbeaks, specie të përfshira në tregtinë e paligjshme të shpendëve, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

    Pasagjeri, Alberto Hernandez Castillo, nuk i kishte deklaruar zogjtë në formularin doganor. Ai pretendoi se i kishte marrë për përdorim personal, por më pas zgjodhi të mos fliste më.

    Ai u akuzua për kontrabandë dhe u lirua me një garanci prej 25 mijë dollarësh, ndërsa seanca e radhës në gjykatë u caktua për 26 tetor.

  • Pas vrasjeve në Gjilan, Hyseni kërkon më shumë kontrolle për armëmbajtje pa leje dhe prezencë policore në shkolla

    Pas vrasjeve në Gjilan, Hyseni kërkon më shumë kontrolle për armëmbajtje pa leje dhe prezencë policore në shkolla

    Pas vrasjeve në Gjilan, Hyseni kërkon më shumë kontrolle për armëmbajtje pa leje dhe prezencë policore në shkolla

    Pas vrasjeve të fundit në Gjilan, kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, ka kërkuar shtimin e kontrolleve policore për armëmbajtje pa leje dhe rritjen e prezencës së policisë në shkolla.

    Përmes një postimi në Facebook, Hyseni bëri të ditur se këto kërkesa i ka paraqitur në mbledhjen urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku mori pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli.

    Sipas tij, gjatë takimit, përfaqësuesit institucionalë u informuan për detajet e rasteve të fundit tragjike nga drejtori rajonal i Policisë dhe komandanti i stacionit policor.

    Hyseni ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit ka ofruar bashkëpunim të plotë me organet e rendit, ndërsa përfaqësuesit e institucioneve janë zotuar për angazhim më të madh në parandalimin e ngjarjeve të tilla.

    “Mbrojtja e jetës së qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë kryesor dhe do të punojmë me vendosmëri për të garantuar qetësinë dhe rendin publik në çdo pjesë të Gjilanit”, ka shkruar Hyseni.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pas vrasjeve në Gjilan, Hyseni kërkon më shumë kontrolle për armëmbajtje pa leje dhe prezencë policore në shkolla appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dion Gallapeni firmos me agjencinë që menaxhon yjet e futbollit evropian

    Dion Gallapeni firmos me agjencinë që menaxhon yjet e futbollit evropian

    Dion Gallapeni firmos me agjencinë që menaxhon yjet e futbollit evropian

    Futbollisti kosovar Dion Gallapeni mund të jetë pranë një hapi të madh në karrierën e tij, pasi ka nënshkruar marrëveshje me agjencinë e njohur të menaxhimit të futbollistëve “LIAN Agency”, të drejtuar nga agjenti shqiptar Fali Ramadani.

    Gallapeni, i njohur me nofkën “Galla”, po kalon një periudhë të mirë si me Përfaqësuesen e Kosovës, ashtu edhe me skuadrën polake Wisła Płock.

    Marrëveshja me agjencinë e Ramadanit mund t’i hapë futbollistit kosovar mundësi të reja për të avancuar karrierën dhe për të kaluar në një prej ligave të mëdha evropiane.

    Fali Ramadani është një nga agjentët e njohur në futbollin evropian dhe në portofolin e tij përfshihen emra si Federico Chiesa, Miloš Kerkez, André Onana e Marc Pubill, si dhe futbollistë shqiptarë, përfshirë Myrto Uzunin, Marash Kumbullën dhe Adrion Pajazitin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dion Gallapeni firmos me agjencinë që menaxhon yjet e futbollit evropian appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 2Ton dhe Cozman paralajmërojnë bashkëpunim muzikor

    2Ton dhe Cozman paralajmërojnë bashkëpunim muzikor

    2Ton dhe Cozman paralajmërojnë bashkëpunim muzikor

    Dy artistët e njohur shqiptarë, 2Ton dhe Cozman, pritet të vijnë me një bashkëpunim të ri muzikor.

    Lajmin e kanë bërë të ditur vetë artistët përmes rrjeteve sociale, ku kanë publikuar paralajmërimin me mbishkrimin “Së shpejti”.

    Megjithatë, deri më tani nuk është zbuluar data e publikimit të këngës./Klankosova.tv