Category: Lajme

  • Incidenti me futbollistin e Villarealit, Viniciusit i vihet në pikëpyetje "El Clasico"

    Incidenti me futbollistin e Villarealit, Viniciusit i vihet në pikëpyetje “El Clasico”

    Incidenti me futbollistin e Villarealit, Viniciusit i vihet në pikëpyetje "El Clasico"

    Real Madridi mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme, pasi Vinicius Jr rrezikon të pezullohet pas kartonit të kuq të marrë në takimin e mbrëmshëm.

    Sulmuesi brazilian u ndëshkua me të kuq pas një incidenti me kundërshtarin Nathan Saliba. Gjatë një aksioni ku Vinicius arriti të shënonte gol, ai dyshohet se ia tërhoqi flokët lojtarit kundërshtar. Pas rishikimit të pamjeve nga sistemi VAR, goli u anulua, ndërsa futbollisti i Real Madridit u përjashtua nga loja.

    Vendimi shkaktoi reagimin e ashpër të brazilianit, i cili protestoi ndaj gjyqtarit pas ndëshkimit.

    Sipas nenit 130 të Kodit Disiplinor të futbollit spanjoll, sjellja e dhunshme gjatë lojës, në rastet kur nuk shkakton pasoja dëmtuese apo lëndime, mund të dënohet me pezullim nga një deri në tri ndeshje ose me një muaj pezullim.

    Megjithatë, nëse veprimi vlerësohet se ka ndodhur jashtë aksionit të lojës, kur futbollisti nuk ka mundësi të luajë topin ose kur loja është e ndalur, parashikohet pezullim nga dy deri në tri ndeshje.

    Klasifikimi përfundimtar i incidentit nga organet disiplinore do të jetë vendimtar për përcaktimin e masës së dënimit ndaj Viniciusit.

    Për Real Madridin, shqetësimi kryesor lidhet me mundësinë që braziliani të mos jetë i gatshëm për përballjen e shumëpritur ndaj Barcelonës në “El Clasico”. Kjo do të varet nga kohëzgjatja e pezullimit dhe nëse ai do të përfshijë edhe duelin ndaj rivalit të përbetuar.

    Deri në marrjen e vendimit përfundimtar, mbetet e paqartë se sa ndeshje do të mungojë sulmuesi brazilian.

  • Shqipëria krah Arabisë Saudite, Rama: Bashkësia ndërkombëtare të flasë me një zë

    Shqipëria krah Arabisë Saudite, Rama: Bashkësia ndërkombëtare të flasë me një zë

    Shqipëria krah Arabisë Saudite, Rama: Bashkësia ndërkombëtare të flasë me një zë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar sulmet e grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar në Riad.

    Në një reagim të publikuar këtë të diel në rrjetin social X, Rama shpreh solidaritetin e Shqipërisë me Mbretërinë Saudite dhe popullin e saj.

    Ai ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmeve dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve dhe mbështetësve të tyre në Teheran.

    “Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetike të transportit ndërkombëtar. Huthët dhe sponsorët e tyre të mirënjohur të terrorit në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi. Bashkësia ndërkombëtare duhet të flasë me një zë të vetëm dhe të qartë: këto sulme duhet të ndalen menjëherë.”, ka shkruar Rama. /Klankosova.tv

  • Dimiq uron Shiroka-Pulën: Presidenca juaj të hapë një kapitull të ri për Kosovën

    Dimiq uron Shiroka-Pulën: Presidenca juaj të hapë një kapitull të ri për Kosovën

    Radimir Dimiq, kryetar i Multietnikës së Kosovës, ka uruar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke i dëshiruar një mandat të suksesshëm.

    Në urimin e tij, Dimiq shprehu dëshirën që presidenca e saj të hapë një kapitull të ri të unitetit, stabilitetit institucional, besueshmërisë ndërkombëtare dhe përparimit të Kosovës.

    “Urime, zonja presidente. Urime, Kosovë!”, thuhet në mesazhin e Dimiqit.

     

    Burimi: RTKLive

  • “Sarajevo Saga” e Çapalikut, e përkthyer nga Konushevci, promovohet në Londër

    “Sarajevo Saga” e Çapalikut, e përkthyer nga Konushevci, promovohet në Londër

    Romani “Sarajevo Saga” i shkrimtarit Stefan Çapaliku do të promovohet në dy aktivitete letrare në Londër, më 13 dhe 14 tetor, pas botimit në anglisht nga shtëpia botuese Istros Books dhe e përkthyer nga Vlora Konushevci.

    Aktiviteti i parë do të mbahet të martën, më 13 tetor, në EBRD Knowledge Hub, kurse i dyti është planifikuar për të mërkurën, më 14 tetor, në Ambasadën e Shqipërisë në Londër.

    Botimi anglisht i romanit ka marrë vëmendjen e kritikës letrare britanike. Në një recension të botuar në “European Literature Network”, në rubrikën RivetingReviews, kritikja Morelle Smith vlerëson aftësinë e Çapalikut për të ndërtuar atmosferë dhe tension, duke e cilësuar veprën si një histori rrëmbyese.

    Recensioni vë në pah ndërtimin e romanit nëpërmjet dy periudhave kohore, duke ndërthurur kërkimin e shkrimtarit Lekë Cukali për gjurmët e familjes së tij në Sarajevë me historinë e të afërmve që u larguan nga Shkodra në fund të Luftës së Parë Botërore. Përmes kësaj historie, Çapaliku trajton kujtesën familjare, identitetin dhe përkatësinë, si dhe lidhjen në mes të kaluarës dhe të tashmes.

    Romani “Sarajevo Saga”, është përzgjedhur nga libraria e pavarur londineze John Sandoe Books si një nga titujt kryesorë të letërsisë artistike për sezonin e vjeshtës dhe Krishtlindjeve 2026. Ndërkohë, përkthimi i veprës në anglisht është përzgjedhur për mbështetje nga Fondi i Përkthimit Letrar “Fjala shqipe në gjuhë të huaj” 2026, i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në Shqipëri.

    “Sarajevo Saga” është përzgjedhur dhe nominuar nga Istros Books për çmimin “The Queen Mary Small Press Fiction Prize 2027”.

    Burimi: RTKLive

  • SHBA thotë se çaktivizoi anijen që tentoi të thyejë bllokadën ndaj Iranit

    SHBA thotë se çaktivizoi anijen që tentoi të thyejë bllokadën ndaj Iranit

    SHBA thotë se çaktivizoi anijen që tentoi të thyejë bllokadën ndaj Iranit

    Ushtria amerikane njoftoi se ka çaktivizuar një anije tregtare mallrash në Gjirin e Omanit, pasi ekuipazhi i saj nuk i kishte përfillur paralajmërimet dhe kishte tentuar të kalonte bllokadën detare kundër Iranit.

    Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur në rrjetin social X se një avion luftarak amerikan goditi pjesën e pasme të anijes “M/V Ocean Molica”, e cila lundronte nën flamurin e Panamasë dhe njihet edhe si “Arika Sun”.

    Sipas CENTCOM-it, goditja me municion preciz e nxori plotësisht jashtë funksionit sistemin e lëvizjes së anijes, pa shkaktuar lëndime në mesin e ekuipazhit.

    Sipas ushtrisë amerikane, anija tregtare kishte tentuar të kalonte nëpër ujërat e rajonit pasi ishte nisur nga një port iranian, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv

    CENTCOM u ka bërë thirrje detarëve në Gjirin e Omanit dhe në hyrjet e Ngushticës së Hormuzit që t’i respektojnë paralajmërimet për bllokadën, t’i përcjellin njoftimet detare dhe të mbajnë kontakt me forcat detare amerikane.

    Ndërkohë, numri i anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se dy muaj.

    Kjo vjen pas shtimit të sulmeve ndaj cisternave të naftës javën e kaluar, në nivelin më të lartë që nga nisja e luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit në shkurt, duke rritur shqetësimet për ndërprerjen e transportit detar dhe duke mbështetur rritjen e çmimeve të naftës bruto.

  • Vajzat 'pushtojnë' me notat e pianos, krah mësueses befasojnë me talentin (VIDEO)

    Vajzat ‘pushtojnë’ me notat e pianos, krah mësueses befasojnë me talentin (VIDEO)

    Vajzat 'pushtojnë' me notat e pianos, krah mësueses befasojnë me talentin (VIDEO)

    Mësuesja e pianos, Flutura Tahiri Kazapolli, së bashku me katër nxënëset e saj, Ana Daci, Jara Kasapolli, Anea Fazliu dhe Lejla Hashimi, kanë qenë mysafire në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku kanë sjellë momente muzikore dhe kanë folur për rrugëtimin e tyre me këtë instrument.

    Tahiri Kazapolli ka treguar se pianoja kërkon përqendrim, inteligjencë dhe ushtrime të vazhdueshme, ndërsa ka folur edhe për interesimin më të madh të vajzave krahasuar me djemtë për ta mësuar këtë instrument.

    Gjatë emisionit, nxënëset kanë dëshmuar talentin e tyre përmes interpretimit në piano, krah mësueses së tyre.

    Ndiqni intervistën e plotë:

     

      

  • Kamberi: Vuçiqi po përpiqet ta pengojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës

    Kamberi: Vuçiqi po përpiqet ta pengojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës

    Kamberi: Vuçiqi po përpiqet ta pengojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës

    Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me koalicionin shqiptar, duke vlerësuar se shqetësimi i tij nuk lidhet vetëm me numrin e mandateve që mund të fitojë kjo listë, por edhe me ndikimin politik dhe diplomatik që mund të ketë një përfaqësim i bashkuar dhe i pavarur shqiptar.

    Përmes një reagimi, Kamberi ka theksuar se rëndësia e përfaqësimit shqiptar nuk matet vetëm me numrin e deputetëve në Parlament, por edhe me aftësinë për t’i adresuar problemet e shqiptarëve në institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

    “Çështja nuk është domosdoshmërisht sa deputetë shqiptarë do të hyjnë në Parlament, por çfarë do të përfaqësojnë ata politikisht dhe çfarë mund të bëjnë me atë përfaqësim”, ka shkruar Kamberi.

    Ai ka kritikuar etiketimin e listës shqiptare si armike të shtetit, duke thënë se kjo e zhvendos debatin nga konkurrenca zgjedhore dhe të drejtat e pakicave te besnikëria ndaj pushtetit.

    Sipas Kamberit, një narracion i tillë synon të përçajë përfaqësimin shqiptar dhe të ushtrojë presion ndaj partive e kandidatëve që mund të bashkëpunojnë me të.

    Deputeti ka përmendur edhe tri fusha ku përfaqësuesit shqiptarë mund të ndikojnë: ngritjen e çështjeve të pasivizimit të adresave, diskriminimit dhe nënpërfaqësimit në Parlament; adresimin e tyre te institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare; si dhe ndërtimin e një përfaqësimi të pavarur nga politika e qeverisë serbe.

    “Ndikimi i deputetit nuk matet vetëm me votat që ka në Parlament, por edhe me aftësinë për ta bërë një problem të brendshëm çështje të përgjegjësisë institucionale dhe ndërkombëtare”, ka theksuar ai.

    Kamberi ka vlerësuar gjithashtu se Vuçiqi po përpiqet ta zhvendosë debatin nga të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës te çështjet e sigurisë kombëtare, duke e larguar vëmendjen nga detyrimet e shtetit serb.

    Në këtë kontekst, ai ka përmendur katër marrëveshjet e nënshkruara në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022, për të cilat pretendon se Serbia nuk po i zbaton.

    Në fund, Kamberi ka theksuar se një përfaqësim shqiptar i bashkuar, kritik dhe i pavarur mund të ketë ndikim më të madh politik e diplomatik sesa sugjeron numri i mandateve që mund të fitojë në Parlamentin e Serbisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kamberi: Vuçiqi po përpiqet ta pengojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rama: Malësia e Madhe dhe Përmeti, nga vende pa shpresë në destinacione të Shqipërisë së re

    Rama: Malësia e Madhe dhe Përmeti, nga vende pa shpresë në destinacione të Shqipërisë së re

    Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Malësinë e Madhe dhe Përmetin si shembuj të transformimit të Shqipërisë gjatë dekadës së fundit, duke sjellë në episodin e ri të podcast-it “Flasim” një reflektim mbi ndryshimin e imazhit dhe të potencialit të këtyre dy zonave.

    Sipas Ramës, një dekadë më parë, të dyja zonat perceptoheshin si vende të largëta, ku mungonin arsyet për t’i vizituar dhe ku qëndrimi i banorëve lidhej më shumë me rrethanat familjare sesa me mundësitë për një të ardhme më të mirë.

    Kreu i qeverisë kujtoi edhe përvojën e tij përpara se të merrte detyrën e kryeministrit, kur, për shkak të angazhimeve të mëparshme, udhëtonte nëpër Shqipëri. Ai tha se në atë kohë Malësia e Madhe dhe Përmeti i dukeshin si vende pa shpresë, ndërsa sot i konsideron pjesë të një realiteti tjetër.

    Duke iu referuar edhe protestave në bulevardin përpara Kryeministrisë, Rama argumentoi se zhvillimet në terren nuk pasqyrohen domosdoshmërisht në debatin publik, ku, sipas tij, rrjetet sociale dhe ekranet krijojnë një perceptim të ndryshëm për vendin.

    “Sot janë dy destinacione të Shqipërisë së re, Shqipërisë tjetër që kemi ndërtuar me shumë mund ndërkohë që nga bulevardi i Tiranës shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale dhe të ekraneve”, tha Rama raporton Dukagjini.

    Burimi: Dukagjini

  • Ramadani kërkon fokus te kushtet e policëve: A kanë uniforma e vetura funksionale?

    Ramadani kërkon fokus te kushtet e policëve: A kanë uniforma e vetura funksionale?

    Ramadani kërkon fokus te kushtet e policëve: A kanë uniforma e vetura funksionale?

    Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar që diskutimi publik të përqendrohet te kushtet me të cilat përballen policët në përditshmërinë e tyre.

    Në një postim në Facebook, Ramadani ka pyetur nëse stacionet policore kanë fotokopje, nëse policët kanë uniforma të mjaftueshme dhe pajisje individuale të domosdoshme, si dhe nëse kanë vetura funksionale për patrullim.

    “Hajde flasim për kushtet reale të policëve së pari! Në këtë periudhë është e nevojshme të flasim se a kanë fotokopje në stacionet policore, a kanë uniforma mjaftueshëm policët, a kanë pajisje individuale të domosdoshme, a kanë vetura funksionale, pse komunat duhet t’i huazojnë vetura policëve për patrullim, qysh shkojnë policët në punë apo duhet të shkojnë me autostop! Kjo është thirrje që fokusi dhe diskutimi të jenë për kushtet reale dhe mjaft të rënda me të cilat përballen policët në përditshmërinë e tyre”, shkroi Ramadani./Klankosova.tv

     

  • Tetori me skandale e sekrete: Paralajmërimi i Kotorrit për 12 shenjat e horoskopit (VIDEO)

    Tetori me skandale e sekrete: Paralajmërimi i Kotorrit për 12 shenjat e horoskopit (VIDEO)

    Tetori me skandale e sekrete: Paralajmërimi i Kotorrit për 12 shenjat e horoskopit (VIDEO)

    Rubrika më e preferuar e emisionit Weekend-i, është padyshim ajo e horoskopit.

    Antigona Kotorri, zbuloi në mënyrë të veçantë për shikuesit e Klan Kosovës parashikimet e 12 shenjave të zodiakut.

    Astrologja foli për secilën veç e veç atë se çka i pret këto shenja.

    Kush është më i/e favorizuar/a? – tregon Antigona.