Category: Lajme

  • Pronari denoncon për Sinjalin: Dy net radhazi, i njëjti person vjen dhe vjedh shishe alkooli në marketin e tij në Ferizaj

    Pronari denoncon për Sinjalin: Dy net radhazi, i njëjti person vjen dhe vjedh shishe alkooli në marketin e tij në Ferizaj

    Pronari denoncon për Sinjalin: Dy net radhazi, i njëjti person vjen dhe vjedh shishe alkooli në marketin e tij në Ferizaj

    Një qytetar ka denoncuar për Gazetën Sinjali një rast të vjedhjes së përsëritur në marketin e tij në Ferizaj.

    Sipas denoncuesit, një person dyshohet se për dy net radhazi ka vjedhur nga një shishe alkool në market, me vlerë mbi 40 euro.

    Qytetari ka bërë të ditur se rastin e ka paraqitur edhe në Polici.

    Për momentin, nuk dihet nëse personi i dyshuar është identifikuar nga organet e rendit.

    Sinjali ka kontaktuar organet e rendit për të marrë përgjigjet zyrtare rreth këtij rasti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pronari denoncon për Sinjalin: Dy net radhazi, i njëjti person vjen dhe vjedh shishe alkooli në marketin e tij në Ferizaj appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • "Mbështesim Kosovën", Shiroka-Pula merr urime nga presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

    “Mbështesim Kosovën”, Shiroka-Pula merr urime nga presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

    "Mbështesim Kosovën", Shiroka-Pula merr urime nga presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka pranuar mesazhe urimi me rastin e marrjes së detyrës nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella dhe ai i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

    Në mesazhin e tij, presidenti italian, Sergio Mattarella, ka shprehur dëshirën që bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve të marrë një shtysë të re dhe të thellohet më tej.

    “Shpresoj gjithashtu që, gjatë mandatit tuaj, Kosova të arrijë përparim konkret dhe të qëndrueshëm në reformat e brendshme të nevojshme për ta afruar vendin me familjen e përbashkët evropiane. Në këtë rrugëtim sfidues, Kosova do të mund të mbështetet në përkrahjen tonë”, thuhet në letrën e presidentit Mattarella.

    Ndërkaq, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, veçanërisht për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore.

    “Kroacia do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe formatet e bashkëpunimit rajonal, me theks të veçantë në anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Shpresoj për një mundësi të shpejtë për një takim personal dhe shkëmbim pikëpamjesh mbi perspektivat e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona”, ka shkruar ndër të tjera në letrën e urimit presidenti Milanoviq. /Klankosova.tv

  • "Radio Policia", Kusari: Mund të bëhet mjet propagandues i pushtetit

    “Radio Policia”, Kusari: Mund të bëhet mjet propagandues i pushtetit

    "Radio Policia", Kusari: Mund të bëhet mjet propagandues i pushtetit

    Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka ngritur shqetësime lidhur me planet për hapjen e një radioje nga Policia e Kosovës, duke paralajmëruar për rrezikun e propagandës shtetërore, ndikimit politik dhe kostos financiare për buxhetin e vendit.

    Përmes një reagimi publik, Kusari ka bërë të ditur se Policia e Kosovës i ka konfirmuar se është duke bërë përgatitje për hapjen e radios, ndërsa çështja mund të jetë në agjendën e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), në kuadër të një kërkese për lejimin e transmetimit eksperimental.

    “Po e ngre këtë shqetësim, me shumë kujdes, meqë nuk e kam ende pasqyrën e plotë të situatës. Shpresoj që mediat do të më ndihmojnë ta monitoroj këtë çështje”, ka shkruar Kusari transmeton Klankosova.tv

    Sipas saj, më 10 korrik, KPM-ja e kishte vënë në konsultim publik Rregulloren për Transmetime Eksperimentale, të cilën e kishte miratuar më 7 gusht.

    Kusari pretendon se komentet e palëve të interesuara nuk janë marrë parasysh sa duhet gjatë konsultimit publik, duke ngritur dyshime për mënyrën se si është zhvilluar ky proces.

    Ajo ka kritikuar edhe përmbajtjen e rregullores, duke e cilësuar atë të paqartë dhe lehtësisht të keqpërdorshme.

    “Rregullorja për Transmetime Eksperimentale është njëra prej rregulloreve më të dobëta që kam parë. Ajo nuk e ka një qëllim të qartë dhe mund të keqpërdoret lehtësisht nga kushdo që siguron licencë për transmetime eksperimentale”, ka deklaruar Kusari transmeton Klankosova.tv.

    Juristja e mediave ka thënë se më 9 tetor, KPM-ja publikoi agjendën e mbledhjes, ku në pikën e nëntë ishte përfshirë një kërkesë për lejimin e transmetimit eksperimental. Ajo ka bërë të ditur se disa burime e kanë informuar se kërkesa mund të jetë paraqitur nga Policia e Kosovës.

    Kusari ka paralajmëruar se, nëse KPM-ja e lejon këtë transmetim, duhet të ketë sqarime të qarta për qëllimin e radios, mënyrën e menaxhimit dhe përgjegjësinë editoriale.

    Sipas saj, ekziston rreziku që një medium i financuar dhe menaxhuar nga shteti të shndërrohet në mjet të propagandës politike.

    “Radio Policia do të bëhet një mjet propagandues i Lëvizjes Vetëvendosje, sepse sektori i sigurisë menaxhohet nga VV-ja”, ka pretenduar Kusari.

    Ajo ka ngritur gjithashtu pyetje se kush do të jetë drejtor i radios, kush do ta udhëheqë redaksinë, kush do të jetë përgjegjës për përmbajtjen dhe kush do të mbajë përgjegjësi ligjore në rastet e fyerjes apo shpifjes.

    Kusari vlerëson se Kosova nuk ka nevojë për një radio të tillë, pasi komunikimi publik i Policisë mund të realizohet në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe Radio Kosovën.

    Një tjetër shqetësim i ngritur prej saj lidhet me koston financiare. Sipas një analize që thotë se e ka bërë me ndihmën e disa njohësve të fushës, hapja e radios mund t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth gjysmë milioni euro.

    Në reagimin e saj, Kusari i është referuar edhe parimeve të Këshillit të Evropës dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke argumentuar se hapja e mediave shtetërore ngre shqetësime serioze për pavarësinë e mediave dhe ndikimin e pushtetit mbi përmbajtjen.

    Ajo ka përmendur Rezolutën 428 (1970) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Rekomandimin R(96)10 të Komitetit të Ministrave, të cilat lidhen me lirinë e shprehjes dhe garantimin e pavarësisë së transmetuesve publikë.

    Në fund, Kusari u ka bërë thirrje mediave dhe gazetarëve që ta hulumtojnë çështjen dhe të kërkojnë sqarime nga KPM-ja dhe Policia e Kosovës.

    Ajo ka paralajmëruar se, nëse kërkesa e Policisë është ajo që është përfshirë në agjendën e KPM-së, çështja mund të shqyrtohet në mbledhjen e paraparë për të nesërmen, në orën 10:00.

    Pretendimet e Kusarit lidhur me qëllimin, ndikimin politik dhe koston e radios mbeten për t’u verifikuar përmes dokumenteve përkatëse dhe sqarimeve zyrtare nga institucionet e përfshira.

  • Arrestohet një person në Obiliq, në veturë i gjenden pistoletë dhe marihuanë

    Arrestohet një person në Obiliq, në veturë i gjenden pistoletë dhe marihuanë

    Arrestohet një person në Obiliq, në veturë i gjenden pistoletë dhe marihuanë

    Një person është arrestuar në Obiliq, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij Policia ka gjetur armë zjarri dhe një sasi të dyshuar të marihuanës.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në veturë është sekuestruar një pistoletë e llojit “Reximex”, dy karikatorë, 18 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe 0.27 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Klankosova.tv

  • Rebelët Houthi paralajmërojnë: Shmangni hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, do të vazhdojmë sulmet

    Rebelët Houthi paralajmërojnë: Shmangni hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, do të vazhdojmë sulmet

    Rebelët Houthi paralajmërojnë: Shmangni hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, do të vazhdojmë sulmet

    Grupi Houthi ka paralajmëruar kompanitë ajrore, operatorët e transportit, punonjësit dhe udhëtarët që të shmangin aeroportet dhe hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, duke pretenduar se ato mund të jenë objektiva të sulmeve të ardhshme.

    Në një postim në rrjetin social X, zëdhënësi ushtarak i Huthëve, Yahya Saree, ka deklaruar se aeroportet saudite janë të ekspozuara ndaj sulmeve të mundshme.

    “Aeroportet janë të ekspozuara ndaj sulmeve të mundshme dhe mund të kthehen në skenë operacionesh të forcave tona”, ka shkruar Saree.

    Ai ka sqaruar se aeroportet e Mekës dhe Medinës përjashtohen nga kërcënimet për sulme, ndërsa ka paralajmëruar se Arabia Saudite do të mbajë përgjegjësi për pasojat e çdo përpjekjeje për të ndalur sulmet e tyre.

    Zëdhënësi ka bërë të ditur se grupi do ta vazhdojë fushatën sipas parimit “aeroport për aeroport, bllokadë për bllokadë dhe përshkallëzim për përshkallëzim”, deri në arritjen e objektivave të shpallura.

    Kërcënimi vjen në një kohë tensionesh të shtuara në rajon, ndërsa paralajmërimi i Huthëve ngre shqetësime për sigurinë e udhëtimeve ajrore dhe transportit në Arabinë Saudite.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rebelët Houthi paralajmërojnë: Shmangni hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, do të vazhdojmë sulmet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Britania e Madhe dënon sulmet e Huthëve në Riad: Përshkallëzim i rrezikshëm

    Britania e Madhe dënon sulmet e Huthëve në Riad: Përshkallëzim i rrezikshëm

    Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, i ka cilësuar sulmet e Huthëve ndaj Riadit si një “përshkallëzim të rrezikshëm”, pasi nga sulmet janë vrarë 12 persona dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

    Duke folur në emisionin Sunday Morning With Ruth Davidson, Streeting tha se sulmet përbëjnë një model gjithnjë e më shqetësues të veprimeve të Huthëve, duke kujtuar se grupi më parë kishte shënjestruar edhe zona civile në Arabinë Saudite.

    “Ky është një veprim krejtësisht i neveritshëm”, deklaroi ai, transmeton Telegrafi.

    Streeting theksoi se kjo është një nga arsyet pse Mbretëria e Bashkuar po i ofron mbështetje Arabisë Saudite, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe furnizimin me karburant të avionëve gjatë fluturimit.

    “Ne duam t’i japim fund këtij konflikti. Nuk mund të jetë e pranueshme që Huthët të sulmojnë në këtë mënyrë objektiva civile”, tha ai.

    Muajin e kaluar, qeveria britanike njoftoi se Forcat Ajrore Mbretërore (RAF) do të shtonin mbështetjen për Arabinë Saudite në përballjen me Huthët.

    Qeveria konfirmoi se në rajon është dërguar një avion RAF Voyager, i cili shërben për furnizimin e avionëve të tjerë me karburant gjatë fluturimit. Ky mjet pritet t’i ndihmojë avionët sauditë në kryerjen e operacioneve mbrojtëse.

    Burimi: Dukagjini

  • Debatik Curri nuk është më trajner i SC Gjilanit

    Debatik Curri nuk është më trajner i SC Gjilanit

    Debatik Curri nuk është më trajner i SC Gjilanit

    Sport Club Gjilani ka njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Debatik Curri.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të klubit, i cili ka falënderuar Currin për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte në krye të skuadrës.

    “Pas përmbylljes së këtij bashkëpunimi, klubi shpreh vlerësimin për angazhimin dhe kontributin e trajnerit Curri gjatë periudhës në krye të skuadrës, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit transmeton Klankosova.tv.

    Klubi gjilanas ka theksuar se ndarja po bëhet në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të raporteve profesionale.

    “Sport Club Gjilani e konsideron të rëndësishme ruajtjen e raporteve korrekte dhe profesionale, duke e mbyllur këtë kapitull me respekt të ndërsjellë dhe mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm”, thuhet më tej në komunikatë.

    Ndërkohë, klubi ka bërë të ditur se për zhvillimet e ardhshme lidhur me organizimin e shtabit teknik do ta informojë opinionin publik me kohë, përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

  • Pas suksesit me Elvanën, Alimani paralajmëron tjera bashkëpunime dhe zbulon emrin e artistes (VIDEO)

    Pas suksesit me Elvanën, Alimani paralajmëron tjera bashkëpunime dhe zbulon emrin e artistes (VIDEO)

    Pas suksesit me Elvanën, Alimani paralajmëron tjera bashkëpunime dhe zbulon emrin e artistes (VIDEO)

    I ftauri i parë te emisioni Shija e Anës sot ishte këngëtari nga Maqedonia, talenti më i ri i estradës, Rilind Alimani.

    Gjatë verës, ai kishte hitin e tij “Po du” ku mysafire në këngë zgjodhi këngëtaren shumë të pëlqyer Elvana Gjata.

    Pas këtij suksesi, ai po planifikon një tjetër projekt, me një këngëtare tjetër të njohur të estradës.

    Alimani gjatë emisionit e zbulon emrin e artistes.

    Për ta kuptuar se kush është ajo, si dhe për ta mësuar super recetën e shpagetave, klikoni në linkun më poshtë:

  • Arrestohet në New York shqiptari i kërkuar për tri vrasje

    Arrestohet në New York shqiptari i kërkuar për tri vrasje

    Arrestohet në New York shqiptari i kërkuar për tri vrasje

    Një 52-vjeçar shqiptar, i kërkuar ndërkombëtarisht që nga viti 2001 për tri vrasje në qarkun e Shkodrës, është arrestuar në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Policia e Shtetit ka njoftuar se i arrestuari është Valentin Ftoni, i cili u lokalizua dhe u kap pas një operacioni të koordinuar mes autoriteteve shqiptare dhe tri agjencive federale amerikane.

    Sipas autoriteteve, dyshohet se pas largimit nga Shqipëria, Ftoni ka përdorur dokumente të falsifikuara dhe identitete të rreme për të hyrë dhe qëndruar në mënyrë të paligjshme në SHBA.

    Sipas dosjes gjyqësore, më 19 shtator 2000, në Ças të Velipojës, ai ka vrarë dy shtetas, Gj. M. dhe A. M., për motive gjakmarrjeje. Për këtë rast, më 28 shtator 2001, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e dënoi me 25 vjet burgim për vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim, si dhe për veprat që lidhen me armët dhe municionin.

    Më pas, më 18 nëntor 2008, e njëjta gjykatë e dënoi sërish me 25 vjet burgim për vrasjen me paramendim të shtetasit G. T., të kryer më 12 gusht 2001, si dhe për veprën penale që lidhet me mbajtjen pa leje të armëve dhe municionit.

    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se po vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese amerikane për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 52-vjeçarit në Shqipëri, ku duhet të vuajë dënimet e shqiptuara nga drejtësia shqiptare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Arrestohet në New York shqiptari i kërkuar për tri vrasje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rama dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite: Autorët dhe mbështetësit e tyre të mbajnë përgjegjësi

    Rama dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite: Autorët dhe mbështetësit e tyre të mbajnë përgjegjësi

    Rama dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite: Autorët dhe mbështetësit e tyre të mbajnë përgjegjësi

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar sulmet e grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar në Riad.

    Në një reagim të publikuar të dielën në rrjetin social X, Rama ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Mbretërinë Saudite dhe popullin e saj, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmeve.

    Ai ka kërkuar gjithashtu që autorët dhe mbështetësit e tyre në Teheran të mbajnë përgjegjësi për këto akte.

    “Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetike të transportit ndërkombëtar”, ka shkruar Rama.

    Kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë me një qëndrim të përbashkët dhe të qartë, duke kërkuar që sulmet të ndalen menjëherë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rama dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite: Autorët dhe mbështetësit e tyre të mbajnë përgjegjësi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali