Category: Lajme

  • BE pa udhërrëfyes për Serbinë – Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit, Marta Kos e prerë: Pas zgjedhjeve do të shohim sa serioze është

    BE pa udhërrëfyes për Serbinë – Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit, Marta Kos e prerë: Pas zgjedhjeve do të shohim sa serioze është

    Për Serbinë nuk do të ketë një udhërrëfyes orientues në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Komisioni Evropian do të publikojë në fund të tetorit udhërrëfyesit për Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë, si vendet që kanë shënuar përparimin më të madh në procesin e anëtarësimit.

    Kjo konfirmon edhe zyrtarisht se Serbia e ka humbur pozitën që dikur e kishte si një nga vendet prijëse në procesin e integrimit evropian.

    “Serbia do të duhet të përmbushë më shumë kushte. Pas zgjedhjeve, do të shohim se sa serioze është Qeveria e saj, nëse vetëm do të flasë për dëshirën për t’u bërë anëtare e BE-së, apo edhe do të ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim”, tha komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

    Për Strahinja Subotiçin, nga organizata joqeveritare Qendra për Politika Evropiane me seli në Beograd, fakti që Serbia nuk do të marrë një udhërrëfyes përbën një paralajmërim serioz dhe dëshmi se ky vend po ngec në procesin e integrimit evropian.

    Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se ky bllokim nuk pasqyrohet më vetëm në faktin që Serbia, prej vitesh, nuk ka hapur asnjë grupkapitull në negociatat e anëtarësimit dhe nuk ka mundësi të përfitojë nga fondet në kuadër të Planit të Rritjes.

    “Tani, në thelb, po na dërgohet mesazhi se mund të humbasim edhe përfitime të shumta që lidhen me anëtarësimin gradual në BE”, thotë ai.

    Udhërrëfyesit do të jenë pjesë e paketës së zgjerimit, të cilën Komisioni Evropian planifikon ta miratojë më 28 tetor. Serbia nuk ka hapur asnjë grupkapitull në negociatat e anëtarësimit në BE që nga dhjetori i vitit 2021.

    Ndërkohë, është përkeqësuar edhe gjendja në fushën e sundimit të ligjit, duke i vështirësuar më tej përpjekjet e Serbisë për të dalë nga ngecja disavjeçare në procesin e integrimit evropian, transmeton TCH.

    Sipas ekspertëve, me këtë qasje, Serbia rrezikon të mbetet aty ku është, përkatësisht në fund të radhës së vendeve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian./KP

    Burimi: Dukagjini

  • Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

    Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

    Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

    Ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth, i ka reaguar ish-kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, i cili tha në një rast gjatë fushatës zgjedhore në Serbi se “në një moment flamuri serb do të valvitet mbi Prizren”.

    ”E mjera Serbi! Ivica Daçiq dëshiron që flamuri serb të valojë mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një vendi fqinj më lënë pa fjalë”, shkroi Roth.

    Roth tha se votuesit serbë duhet të dinë se kjo rrugë “çon drejt luftës” dhe kërkoi ndaljen e fondeve europiane për Serbinë.

    “Votuesit serbë duhet ta dinë se për çfarë po vendosin më 25 tetor. Kjo rrugë çon drejt luftës. Ajo nuk çon drejt BE-së. Mjaft më me para të BE-së për Serbinë!”, shkroi ai në X.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “Kur pushteti fsheh të vërtetën, përndjek gazetarët”, Rama për etiketimet ndaj Jupollit

    “Kur pushteti fsheh të vërtetën, përndjek gazetarët”, Rama për etiketimet ndaj Jupollit

    “Kur pushteti fsheh të vërtetën, përndjek gazetarët”, Rama për etiketimet ndaj Jupollit

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas sulmeve dhe etiketimeve ndaj moderatorit të emisionit “DPT me Fidanin” në Klan Kosova, Fidan Jupolli.

    Përmes një reagimi në Facebook, Rama shkroi se fushata kundër Jupollit shpërfaq atë që ai e cilëson si aparat propagandistik të organizuar dhe financuar nga strukturat e Vetëvendosjes.

    “Fushata linçuese kundër gazetarit Fidan Jupolli vetëm sa e shpërfaq edhe një herë aparaturën propagandistike, të organizuar dhe financuar nga strukturat e VV-së, të cilat sot, fatkeqësisht, i kemi në pushtet.Fidani nuk është gazetari i vetëm. Një nga një janë sulmuar të gjithë ata që thonë të vërtetën në këtë vend”, shkroi Rama

    Ai u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë se kush qëndron prapa këtyre sulmeve, kush i financon dhe kush i organizon ato.

    Njëherësh, Rama e ka cilësuar të patolerueshme gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet për likuidim e pushkatim, duke kërkuar që kjo dukuri të marrë fund.

    “Merre me mend, jepen pare që njerëzit me të fy me nanë, me gru, me fëmijë, me komb e flamur! Narrativa e tyre ka arritur deri aty sa njerëzit të bëjnë publikisht thirrje për likuidimin dhe pushkatimin e heronjve tanë. Kjo është çmenduri! Kjo është e patolerueshme! Organet e drejtësisë e kanë për detyrë të hetojnë kush janë këta njerëz. Kush i financon? Kush i organizon? Kush i nxit? Edhe pse drejtësia i di përgjigjet, si krejt na! Është koha e fundit që kjo epokë e turpshme e linçimit, urrejtjes dhe përçarjes të marrë fund!”, tha i pari i kryeqytetit./Klankosova.tv

  • Bullgaria i premton mbështetje Kosovës për integrimin në BE

    Bullgaria i premton mbështetje Kosovës për integrimin në BE

    Bullgaria i premton mbështetje Kosovës për integrimin në BE

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Bullgarisë, Rumen Radev, me rastin e formimit të Qeverisë së re dhe marrjes së mandatit të ri.

    Në letrën e tij, Radev i ka përcjellë Kurtit urimet më të sinqerta, duke vlerësuar angazhimin e tij për konsolidimin e Kosovës si shtet i pavarur dhe anëtar i denjë i bashkësisë ndërkombëtare.

    Kryeministri bullgar ka shprehur gjithashtu mbështetjen e Qeverisë së tij për proceset integruese të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës.

    “Ju siguroj për gatishmërinë e qeverisë së drejtuar prej meje për të vazhduar mbështetjen për ofrimin e një perspektive të qartë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe për anëtarësimin e plotë të vendit tuaj në Këshillin e Evropës”, thuhet në letrën e Radevit.

    Në kuadër të synimit për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, Radev e ka ftuar Kurtin për një vizitë zyrtare në Bullgari.

    Ai ka vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kontaktet miqësore përbëjnë një bazë të mirë për forcimin e partneritetit dhe ngritjen e tij në një nivel më të lartë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Bullgaria i premton mbështetje Kosovës për integrimin në BE appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Vinicius Jr rrezikon deri në katër ndeshje pezullim, mund të mungojë në “El Clasico”

    Vinicius Jr rrezikon deri në katër ndeshje pezullim, mund të mungojë në “El Clasico”

    Vinicius Jr rrezikon deri në katër ndeshje pezullim, mund të mungojë në “El Clasico”

    Ylli brazilian i Real Madridit, Vinicius Jr, rrezikon të dënohet deri në katër ndeshje pezullim pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen e mbrëmshme.

    Braziliani u përjashtua pasi, gjatë një aksioni ku shënoi gol, dyshohet se ia tërhoqi flokët kundërshtarit Nathan Saliba. Pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u anulua dhe Vinicius u ndëshkua me karton të kuq, duke protestuar ashpër ndaj vendimit.

    Sipas nenit 130 të Kodit Disiplinor të futbollit spanjoll, sjellja e dhunshme gjatë lojës, kur nuk shkakton pasoja dëmtuese apo lëndime, mund të dënohet me pezullim nga një deri në tri ndeshje, ose deri në një muaj.

    Ndërkaq, kur veprimi ndodh jashtë aksionit të lojës, në një moment kur lojtari nuk ka mundësi të luajë topin ose kur loja është e ndalur, rregullorja parashikon pezullim nga dy deri në tri ndeshje.

    Vendimi përfundimtar do të përcaktojë edhe nëse Vinicius do të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme të Real Madridit.

    Një nga shqetësimet kryesore për madrilenët është mundësia që braziliani të mungojë në përballjen ndaj Barcelonës, në “El Clasico”, nëse dënimi përfshin edhe atë ndeshje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vinicius Jr rrezikon deri në katër ndeshje pezullim, mund të mungojë në “El Clasico” appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Alarm në Evropë, Rusia dyshohet se shënjestron drejtuesit e industrisë së armëve

    Alarm në Evropë, Rusia dyshohet se shënjestron drejtuesit e industrisë së armëve

    Alarm në Evropë, Rusia dyshohet se shënjestron drejtuesit e industrisë së armëve

    Kompanitë evropiane të industrisë së mbrojtjes po forcojnë masat e sigurisë për drejtuesit e tyre të lartë, pas paralajmërimeve të shërbimeve të inteligjencës se Rusia po intensifikon përpjekjet për të shënjestruar personat që mbështesin Ukrainën.

    Sipas Financial Times, zyrtarë nga pesë agjenci evropiane të inteligjencës kanë deklaruar se operativët rusë po synojnë gjithnjë e më shumë drejtuesit ekzekutivë dhe zyrtarë të tjerë të kompanive të mbrojtjes, në kuadër të zgjerimit të operacioneve të dyshuara të sabotimit dhe veprimeve hibride në Evropë.

    Kërcënimi nuk kufizohet vetëm te prodhuesit e mëdhenj të armëve, por përfshin edhe kompani më të vogla që prodhojnë dronë dhe komponentë për industrinë e mbrojtjes. Si rrjedhojë, kompanitë po investojnë më shumë në mbrojtjen personale të drejtuesve dhe sigurinë e objekteve të tyre.

    Shërbimi gjerman i inteligjencës së brendshme, BfV, ka shtuar kontaktet me punonjësit dhe drejtuesit e kompanive të mbrojtjes, duke rekomanduar masa shtesë, përfshirë angazhimin e ekipeve private të mbrojtjes së afërt.

    Drejtori i BfV-së, Sinan Selen, u ka thënë ligjvënësve gjermanë se Rusia po planifikon akte dhune kundër individëve përmes aktorëve shtetërorë ose personave të kontrolluar nga shteti. Sipas tij, në këto operacione po përdoren gjithnjë e më shumë edhe rrjete të krimit të organizuar.

    Zyrtarët e sigurisë bëjnë të ditur se disa plane janë zbuluar dhe parandaluar, ndërsa në raste të tjera është raportuar mbikëqyrje e dyshimtë pranë banesave dhe vendeve të punës së personave të shënjestruar.

    Sipas burimeve të inteligjencës, në një pjesë të këtyre operacioneve dyshohet se është e përfshirë GRU-ja, agjencia e inteligjencës ushtarake ruse, e cila thuhet se bashkëpunon me rrjete agjentësh dhe grupe të krimit të organizuar.

    Përveç rrezikut për jetën e drejtuesve, zyrtarët paralajmërojnë se këto veprime mund të synojnë krijimin e frikës dhe pasigurisë, me qëllim që kompanitë të kufizojnë ose të shmangin bashkëpunimin me Ukrainën.

    Presioni po shtrihet edhe te kompanitë që operojnë në infrastrukturën kritike dhe sektorin e energjisë. Ndërkohë, drejtues të industrisë paralajmërojnë se kostot e shtuara të sigurisë mund të rëndojnë veçanërisht mbi kompanitë e reja.

    Grupet e mëdha evropiane të armatimit janë në gatishmëri të shtuar që nga viti 2024, kur inteligjenca amerikane dhe ajo gjermane zbuluan një plan të dyshuar rus për të shënjestruar Armin Pappergerin, drejtorin ekzekutiv të kompanisë së armëve Rheinmetall.

    Papperger, i cili mbështet furnizimin e Ukrainës me armë, tashmë mbrohet vazhdimisht nga roje private të sigurisë dhe policia.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Alarm në Evropë, Rusia dyshohet se shënjestron drejtuesit e industrisë së armëve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kamberi: Vuçiqi po tenton ta ndalojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës

    Kamberi: Vuçiqi po tenton ta ndalojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës

    Kamberi: Vuçiqi po tenton ta ndalojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës

    Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj deklaratave të Aleksandar Vuçiqit, kundër listës së përbashkët parlamentare shqiptare, duke thënë se përpjekja për ta paraqitur atë si armike të shtetit synon ta zhvendosë vëmendjen nga problemet dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

    Kamberi, përmes një reagimi, ka vlerësuar se shqetësimi i Vuçiqit nuk duhet parë vetëm në kontekstin e numrit të mandateve që mund të fitojë koalicioni shqiptar, por edhe në ndikimin politik dhe diplomatik që mund të ketë një përfaqësim i bashkuar dhe i pavarur.

    “Çështja nuk është domosdoshmërisht sa deputetë shqiptarë do të hyjnë në Parlament, por çfarë do të përfaqësojnë ata politikisht dhe çfarë mund të bëjnë me atë përfaqësim”, ka shkruar Kamberi transmeton Klankosova.tv.

    Sipas tij, etiketimi i listës shqiptare si armike e shtetit, pasi ajo është certifikuar nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në përputhje me procedurat ligjore, e zhvendos debatin nga konkurrenca zgjedhore te besnikëria ndaj shtetit.

    “Kur një ish-president dhe kandidat për kryeministër e paraqet një listë zgjedhore të pakicës kombëtare si armike, ai e zhvendos debatin nga programi, të drejtat dhe rezultatet te lojaliteti ndaj tij e partisë shtet”, ka deklaruar Kamberi.

    Ai ka pretenduar se ky narracion synon të përçajë listën shqiptare, të ushtrojë presion politik ndaj partive dhe kandidatëve që mund të bashkëpunojnë me të, si dhe të krijojë një klimë në të cilën kritikat ndaj qeverisë serbe interpretohen si veprime kundër interesave të Serbisë.

    Kamberi ka përmendur edhe deklaratat e Vuçiqit për shërbime të huaja dhe mbështetjen e pretenduar nga aktorë të jashtëm për kundërshtarët politikë, duke vlerësuar se këto pretendime përdoren për ta paraqitur Serbinë si një vend nën presion të jashtëm.

    Kamberi: Ndikimi i deputetëve nuk matet vetëm me vota

    Deputeti shqiptar ka theksuar se rëndësia e përfaqësimit shqiptar nuk matet vetëm me numrin e votave në Parlament, por edhe me aftësinë për t’i ngritur problemet e shqiptarëve në institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

    Ai ka përmendur tri fusha ku, sipas tij, deputetët shqiptarë mund të kenë ndikim: debatin parlamentar për pasivizimin e adresave, diskriminimin dhe nënpërfaqësimin; adresimin e këtyre çështjeve te institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare; si dhe dëshmimin se ekziston një përfaqësim shqiptar që nuk identifikohet me politikën e qeverisë serbe.

    “Ndikimi i deputetit nuk matet vetëm me votat që ka në Parlament, por edhe me aftësinë për ta bërë një problem të brendshëm çështje të përgjegjësisë institucionale dhe ndërkombëtare”, ka theksuar Kamberi.

    Ai ka vlerësuar se një përfaqësim shqiptar i bashkuar, kritik dhe i pavarur mund të jetë më i vështirë për t’u kontrolluar politikisht sesa një përfaqësim që përshtatet me pushtetin.

    “Vuçiqi dëshiron ta zhvendosë debatin nga të drejtat te siguria kombëtare”

    Në reagimin e tij, Kamberi ka thënë se, përmes deklaratave kundër listës shqiptare, Vuçiqi po përpiqet ta ndryshojë fokusin e debatit publik: nga problemet që përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës te arsyet pse ata kërkojnë të drejtat e tyre dhe bashkëpunojnë politikisht me përfaqësues nga Kosova.

    “Kështu ai e vendos pakicën në pozitën e të akuzuarit dhe e largon vëmendjen nga detyrimet e shtetit, sidomos nga katër marrëveshjet e nënshkruara (2001, 2009, 2013 dhe 2022), të cilat Serbia nuk po i respekton”, ka shkruar ai.

    Kamberi ka shtuar se kërkesa për përfaqësim më të fuqishëm shqiptar synon zbatimin e ligjeve, barazinë institucionale dhe përgjegjësinë shtetërore.

    Në fund, ai ka theksuar se deklaratat e Vuçiqit se nuk do të lejojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhen parë në kontekstin e përpjekjeve për ta kufizuar ndikimin politik dhe diplomatik të përfaqësimit shqiptar.

    “Një listë që ai mund ta mposhtë lehtësisht në numra, mund të jetë shumë më e vështirë që të neutralizohet në planin politik dhe diplomatik, nëse ajo listë ruan pavarësinë, disiplinën dhe besueshmërinë e saj”, ka përfunduar Kamberi.

  • Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani, FSK përfundon kursin për mbrojtje të afërt

    Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani, FSK përfundon kursin për mbrojtje të afërt

    Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani, FSK përfundon kursin për mbrojtje të afërt

    Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes me Gjermaninë për vitin 2026.

    Sipas njoftimit në Facebook, kursi është realizuar nga instruktorë të certifikuar të Policisë Ushtarake të FSK-së, në bashkëpunim me instruktorë të Policisë Ushtarake Gjermane.

    “Trajnimi është karakterizuar nga kritere të larta përzgjedhjeje dhe kërkesa të shtuara profesionale. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan dhe avancuan aftësitë e tyre në disa fusha kyçe, përfshirë: Qitjen me armë, Teknikat e vetëmbrojtjes, Vozitjen emergjente, Taktikat e lëvizjes dhe formacionet, Përgatitjen fizike dhe psikologjike”, thuhet në njoftim, raporton Klankosova.tv

    Përfundimi i kursit, siç thuhet, synon avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Policisë Ushtarake të FSK-së, ndërsa bashkëpunimi me palën gjermane vlerësohet si i rëndësishëm për shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e standardeve të trajnimit.

    “Krahas këtyre fushave, janë realizuar edhe aktivitete të tjera praktike, të përshtatura me natyrën e detyrave dhe përgjegjësive në kuadër të mbrojtjes së afërt, me qëllim të përgatitjes së pjesëmarrësve për përmbushjen efektive të kërkesave operacionale. Përfundimi me sukses i këtij kursi përbën një kontribut të rëndësishëm në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Policisë Ushtarake të FSK-së. Njëkohësisht, bashkëpunimi me Policinë Ushtarake Gjermane dëshmon rëndësinë e partneritetit ndërkombëtar në shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e standardeve të trajnimit”, u tha në njoftim./Klankosova.tv

  • Nga Jennifer Lopez te Përparim Rama: Kush është Feroz Khan, influenceri që i ndal njerëzit rrugëve të New Yorkut?

    Një video e shkurtër në New York e ka kthyer kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, në temë diskutimi në Kosovë.

    Krejt nisi me një pyetje të thjeshtë: “Me çka merresh?”

    Atë ia bëri Feroz Khan Zadran, influenceri i famshëm që ndal kalimtarët dhe i interviston.

    Rama i tregoi se është kryetar i Prishtinës.

    Pastaj tha se synimi i tij i ardhshëm është të bëhet kryeministër i Kosovës.

    Ai e goditi edhe Albin Kurtin, duke thënë se kryeministri aktual “nuk po bën punë të mirë.”

    Videoja menjëherë mori hov në rrjete dhe nxiti reagime.

    Por kush është njeriu me mikrofon që e nxori këtë deklaratë?

    Nga policia te miliona shikime

    Feroz Khan, i njohur në Instagram si @khann_journey, nuk e ka nisur karrierën si gazetar apo personazh televiziv.

    Sipas biografisë në faqen e tij, ai ka studiuar infermieri, ka shërbyer në Policinë e New Yorkut dhe ka punuar edhe në arsim.

    Ka folur gjithashtu për vështirësi financiare, përkujdesjen ndaj nënës dhe probleme shëndetësore.

    Më pas nisi të bënte diçka fare të thjeshtë: dilte në rrugë, i ndalte njerëzit dhe i pyeste se si e fitonin bukën.

    Pyetja e tij e famshme është: “What do you do for a living?” – “Me çka merresh për të nxjerrë jetesën?”.

    Intervistat i bën kryesisht në Manhattan, sidomos në Bleecker Street.

    Zakonisht nis me një kompliment për veshjen, pastaj pyet për punën dhe jetën.

    Ndonjëherë përballë ka njerëz të zakonshëm.

    Herë të tjera, biznesmenë apo emra të njohur të filmit dhe muzikës.

    Nga Jennifer Lopez te Përparim Rama

    Në videot e tij janë shfaqur Jennifer Lopez dhe aktori Willem Dafoe.

    Ai ka intervistuar edhe këngëtaren argjentinase María Becerra.

    Intervista me Becerrën, në shkurt 2026, u bë lajm edhe në median argjentinase Infobae.

    Khan ka mbi një milion ndjekës në Instagram, ndërsa videot e tij mbledhin miliona shikime.

    Ai njihet edhe si “Mbreti i Bleecker Street”.

    Rasti i Ramës tregoi se një intervistë rrugësh mund të sjellë edhe deklarata politike.

    Një pyetje që zakonisht zbulon profesionin e një kalimtari, këtë herë zbuloi ambicien e Përparim Ramës: të marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nga Jennifer Lopez te Përparim Rama: Kush është Feroz Khan, influenceri që i ndal njerëzit rrugëve të New Yorkut? appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Arrestohet në Greqi 19-vjeçari turk i kërkuar nga Shqipëria për vrasje

    Tre shtetas turq, të moshës 19, 21 dhe 22 vjeç, janë arrestuar nga policia greke gjatë një kontrolli në rrugën Kalamata–Pylos.

    Sipas autoriteteve greke, gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po udhëtonin, u gjetën 14.7 gramë marihuanë dhe një sasi e vogël kokaine, të cilat dyshohet se i posedonin së bashku.

    Gjatë verifikimit, 19-vjeçari dhe 22-vjeçari paraqitën dokumente me autenticitet të dyshimtë. Dokumentet u konfiskuan, ndërsa policia konstatoi se të dy qëndronin ilegalisht në Greqi.

    Një nga të arrestuarit, 19-vjeçari, ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, me njoftim të kuq të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Ai akuzohet për vrasje, si dhe për mbajtje dhe përdorim të paligjshëm të armëve të zjarrit.

    Policia sekuestroi gjithashtu katër telefona celularë, karta identiteti dhe patenta drejtimi të lëshuara nga autoritetet bullgare.

    Hetimet për rastin po vazhdojnë nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve në Kalamata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Arrestohet në Greqi 19-vjeçari turk i kërkuar nga Shqipëria për vrasje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali