Category: Lajme

  • Ekstradohet nga Gjermania kosovari i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

    Ekstradohet nga Gjermania kosovari i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

    Ekstradohet nga Gjermania kosovari i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

    Policia e Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, të premten ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar Sh.H., nga Gjermania për në Kosovë në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të PK-së dhe institucionet e drejtësisë.

    Sipas njoftimit, ai ka qenë i kërkuar përmes Interpol-it në lidhje veprën penale të shitblerjes së drogës.

    “I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge…’”, kanë thënë Policia.

    I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore. /Klankosova.tv

  • Një nga kroatët më të talentuar që nuk veshi kurrë fanellën e Kroacisë

    Një nga kroatët më të talentuar që nuk veshi kurrë fanellën e Kroacisë

    Një nga kroatët më të talentuar që nuk veshi kurrë fanellën e Kroacisë

    Mark Viduka, i lindur më 9 tetor 1975 në Melbourne të Australisë, është një ish-futbollist profesionist që la gjurmë në futbollin evropian, veçanërisht në Ligën Premier angleze, si dhe në ekipin kombëtar të Australisë.

    Viduka vjen nga një familje me prejardhje kroate. Babai i tij, Joe, emigroi nga Kroacia në Australi gjatë viteve ’60.

    Ai e nisi rrugëtimin në futboll në klubin Melbourne Croatia, i cili më vonë u bë i njohur si Melbourne Knights. Viduka luajti për këtë skuadër që nga mosha gjashtëvjeçare dhe, gjatë karrierës së tij si senior, fitoi dy herë Medaljen Johnny Warren, çmim që i ndahet futbollistit më të mirë të ligës australiane.

    Në moshën 19-vjeçare, ai u transferua te Dinamo Zagreb, e njohur në atë kohë si Croatia Zagreb. Transferimi ndodhi gjatë një periudhe të trazuar politikisht në Kroaci, kur klubi drejtohej nga Zlatko Canjuga dhe Franjo Tuđman.

    Viduka qëndroi tre sezone e gjysmë te Dinamo, ku fitoi tri herë titullin e kampionit dhe tri herë kupën vendase. Gjatë kësaj periudhe, ai shënoi 40 gola në 84 paraqitje.

    Ai kishte debutuar me përfaqësuesen e Australisë një vit para transferimit në Kroaci, prandaj nuk pati mundësi të luante për ekipin kombëtar kroat.

    Suksesi në futbollin evropian

    Pas aventurës në Kroaci, Viduka vazhdoi karrierën te Celtic, Leeds United, Middlesbrough dhe Newcastle United.

    Me Celticun, ai fitoi Kupën e Ligës dhe u shpall lojtari i vitit në ligën skoceze në vitin 2000. Megjithatë, periudhën më të spikatur të karrierës e pati te Leeds United, ku shënoi 59 gola në 130 paraqitje, duke u afirmuar si njëri nga sulmuesit më të njohur të Ligës Premier.

    Në total, gjatë karrierës së tij në kampionatin elitar anglez, Viduka shënoi 92 gola në 240 paraqitje.

    Ai ishte gjithashtu kapiten i përfaqësueses së Australisë dhe e udhëhoqi ekipin në Kupën e Botës 2006 në Gjermani. Australia arriti deri në fazën e 1/8 së finales, një sukses i rëndësishëm për futbollin australian.

    Viduka zhvilloi 43 ndeshje me përfaqësuesen australiane, duke shënuar 21 gola.

    Nga fushat e futbollit te jeta e qetë në Zagreb

    Pas tërheqjes nga futbolli profesionist në vitin 2009, Viduka zgjodhi të jetonte larg vëmendjes së madhe mediatike. Ai u vendos në Zagreb të Kroacisë, ku, sipas raportimeve, drejton një kafene.

    Ish-sulmuesi, i cili dikur ishte pjesë e futbollit elitar evropian dhe një nga emrat kryesorë të përfaqësueses australiane, tashmë bën një jetë më të qetë, ndërsa herë pas here viziton familjen e tij në Australi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Një nga kroatët më të talentuar që nuk veshi kurrë fanellën e Kroacisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Arrestohet 15-vjeçari në Shkodër, kapet me dhjetëra doza kanabisi pranë një shkolle

    Arrestohet 15-vjeçari në Shkodër, kapet me dhjetëra doza kanabisi pranë një shkolle

    Arrestohet 15-vjeçari në Shkodër, kapet me dhjetëra doza kanabisi pranë një shkolle

    Një 15-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi është kapur pranë një shkolle në lagjen “Vasil Shanto”, me dhjetëra doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.

    Arrestimi u krye nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”.

    Sipas njoftimit të policisë, i mituri, banues në Shkodër, u kap në flagrancë pranë institucionit arsimor. Gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza të dyshuara kanabisi.

    Lënda e dyshuar narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa 15-vjeçari dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

    Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme procedurale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Arrestohet 15-vjeçari në Shkodër, kapet me dhjetëra doza kanabisi pranë një shkolle appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Katër ukrainas arrestohen në Vjenë nën dyshimin për spiunazh, mes tyre dy gazetarë

    Katër ukrainas arrestohen në Vjenë nën dyshimin për spiunazh, mes tyre dy gazetarë

    Katër shtetas ukrainas janë arrestuar në Vjenë të Austrisë, nën dyshimin për spiunazh.

    Lajmin e bëri të ditur të premten ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner, ndërsa gazeta ukrainase Ukrainska Pravda raportoi se në mesin e të ndaluarve janë edhe dy anëtarë të ekipit të saj.

    Sipas Karnerit, tre nga katër personat e arrestuar vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Ai nuk dha detaje të tjera për rastin, duke arsyetuar se hetimet janë ende në vazhdim.

    Ndërkohë, agjencia austriake e lajmeve APA, duke cituar një zëdhënëse të Ambasadës së Ukrainës në Vjenë, raportoi se përfaqësia diplomatike po pret sqarime nga autoritetet austriake lidhur me rrethanat e arrestimeve dhe bazën e tyre ligjore.

    Kryeredaktorja e Ukrainska Pravda, Sevgil Musaieva, bëri të ditur në një postim në Facebook se gazetari hulumtues Mykhailo Tkach ishte liruar të enjten, pas më shumë se 12 orësh ndalim në Vjenë.

    Megjithatë, sipas saj, pajisjet e komunikimit të gazetarit nuk i janë kthyer, duke e bërë të pamundur kontaktimin e drejtpërdrejtë me të nga redaksia.

    “Megjithatë, pajisjet e tij të komunikimit nuk janë kthyer, kështu që zyra editoriale aktualisht nuk është në gjendje ta kontaktojë drejtpërdrejt”, ka shkruar Musaieva.

    Ajo gjithashtu tha se kameramani Yaroslav Bondarenko ishte plagosur gjatë ndalimit të tij.

    “Aktualisht, nuk jemi në dijeni të statusit procedural të të dy gazetarëve”, shtoi kryeredaktorja.

    Revista austriake Profil, duke cituar një zëdhënëse të Prokurorisë së Vjenës, raportoi se Bondarenko pritet të lirohet së shpejti.

    Ndërkaq, dy personat e tjerë, të arrestuar të hënën, dyshohet se kanë spiunuar për një shërbim të inteligjencës ukrainase. Ata vazhdojnë të mbahen në paraburgim, ndërsa autoritetet austriake po zhvillojnë hetimet për rastin.

    Burimi: Dukagjini

  • Hoxhaj uron PDK për 27 vjetorin: Sot, mendjen dhe urimin e kam edhe në Hagë

    Hoxhaj uron PDK për 27 vjetorin: Sot, mendjen dhe urimin e kam edhe në Hagë

    Hoxhaj uron PDK për 27 vjetorin: Sot, mendjen dhe urimin e kam edhe në Hagë

    Ish-drejtuesi i Partisë Demokratike të Kosovës, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka uruar PDK-në për 27 vjetorin e themelimit, duke përmendur njerëzit me të cilët siç tha ai, ka ndarë përgjegjësi, beteja politike dhe besimin se Kosova do të bëhet shtet.

    “…Për mua, kjo ditë lidhet me njerëz me të cilët kam ndarë përgjegjësi, beteja politike dhe besimin se Kosova do të bëhet shtet. Me bashkëpunëtorë e miq, me aktivistë që nuk u lodhën kurrë dhe me familje që na besuan edhe në ditët më të vështira. Urime secilit prej jush!…”, është shprehur Hoxhaj.

    Ai përmendi Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin të cilët gjenden në Hagë, duke i uruar dhe rikujtuar rrugëtimin në PDK që e kanë bërë bashkë.

    “…Sot, mendjen dhe urimin e kam edhe në Hagë, te Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi. Me ta kemi punuar për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të njohur në botë. Jam krenar për rrugën që kemi bërë bashkë dhe qëndroj pranë tyre me të njëjtën bindje. UÇK-ja solli çlirimin, PDK-ja i priu shtetformimit. Këtë histori e kemi jetuar dhe nuk e rishkruan asnjë gjykatë! Gëzuar ditëlindjen, PDK! Rroftë Kosova!”, shkroi deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.

  • Kosova organizon konferencën rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit

    Kosova organizon konferencën rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit

    Kosova organizon konferencën rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit

    Ministria e Financave kanë njoftuar se kanë organizuar konferencën rajonale “Beyond Compliance: Building Resilient Economies Through Financial Integrity” (Përtej pajtueshmërisë: Ndërtimi i ekonomive reziliente përmes integritetit financiar), në kuadër të Procesit të Berlinit.

    Sipas njoftimit, gjatë diskutimeve u theksua se përmbushja formale e standardeve dhe kërkesave ligjore duhet të shoqërohet me zbatim efektiv në praktikë, koordinim institucional dhe shkëmbim të informacionit.

    “Meqenëse financat e paligjshme kalojnë kufijtë shtetërorë, luftimi i tyre kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet vendeve të rajonit dhe partnerëve ndërkombëtarë…”, u tha në njoftim.

    Ky aktivitet, sipas njoftimit, shënon herën e parë që Qeveria e Kosovës organizon një ngjarje në kuadër të këtij procesi, si dhe aktivitetin e dytë të Procesit të Berlinit që mbahet në Prishtinë gjatë këtij viti.

    Në konferencë, fjalë rasti mbajtën ministri i Financave, Hekuran Murati, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, që përfaqëson shtetin që kryeson Procesin e Berlinit këtë vit, si dhe zëvendësambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Silke Bellmann, që përfaqëson shtetin iniciues të këtij procesi.

  • Nga ndeshjet e Kosovës e deri te Xhaka, Engjëll Bërbatovci sjell momentet më pikante të futbollit (VIDEO)

    Nga ndeshjet e Kosovës e deri te Xhaka, Engjëll Bërbatovci sjell momentet më pikante të futbollit (VIDEO)

    Nga ndeshjet e Kosovës e deri te Xhaka, Engjëll Bërbatovci sjell momentet më pikante të futbollit (VIDEO)

    Futbolli kosovar dhe zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare ishin në fokus të një diskutimi me komentatorin Engjëll Bërbatovci në emisionin Weekend të Klan Kosovës.

    Në diskutim u analizuan edhe gjasat e kombëtares kosovare në Ligën e Kombeve dhe ndeshjet e ardhshme ndaj Irlandës dhe Izraelit.

    Një tjetër temë ishte gjendja e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe ndikimi i saj në zhvillimin e ndeshjeve.

    Po ashtu, u diskutua rasti i Granit Xhakës, i cili është dënuar me 150 mijë franga zvicerane lidhur me dokumentet e vaksinimit kundër COVID-19.

    Komentatori vlerësoi karrierën e futbollistit shqiptar, por theksoi rëndësinë e ruajtjes së qetësisë përballë provokimeve të tifozëve pas incidentit me fansat e Newcastle Unitedit.

  • Filharmonia e Kosovës organizon sonte koncertin homazh kushtuar Nënë Terezës

    Filharmonia e Kosovës organizon sonte koncertin homazh kushtuar Nënë Terezës

    Filharmonia e Kosovës organizon sonte koncertin “Homazh muzikor për Nënë Terezën” , në nderim të figurës së shquar shqiptare.

    Në këtë koncert do të performojnë Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Korit të Operës së Kosovës, nën dirigjimin e Wojciech Czepiel.

    Në mesin e stolistëve janë: Joanna Konarzewska në violinë, Adelina Paloja në soprano, Ivana Hoxha në mezzo-soprano, si dhe Matias Xheli dhe Bledar Domi.

    Programi muzikor përfshin vepra të kompozitorëve Krzystof Penderecki, Fahri Beqiri dhe Karol Szymanowski, ndërsa koncerti do të përmbyllet me veprën “Homagium Matri Teresiae” të Mendi Mengjiqit.

    Koncerti mbahet sonte, më 10 tetor, duke filluar nga ora 19:30, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë.

    Burimi: RTKLive

  • Serbia gjobitet nja 75 mijë euro nga UEFA

    Serbia gjobitet nja 75 mijë euro nga UEFA

    Serbia gjobitet nja 75 mijë euro nga UEFA

    Serbia është gjobitur në total 75 mijë euro nga UEFA pas ndeshjeve të fundit në Ligën e Kombeve.

    Sipas Reuters, ata janë dënuar me 50 mijë uero për sjellje raciste të tifozëve.

    “Serbia do ta zhvillojë ndeshjen e ardhshme si vendase pa praninë e tifozëve, ndërsa Federata e Futbollit e Serbisë është gjobitur me 50 mijë euro pasi tifozët shfaqën sjellje raciste dhe diskriminuese në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Greqisë dhe Holandës, njoftoi të premten UEFA”, shkruan Reuters.

    Federata Serbe gjithashtu u gjobit me 22 mijë e 500 euro për mesazhe të papërshtatshme për ngjarje sportive, dy mijë euro për ndezje mjetesh piroteknike dhe 15 mijë euro për hyrjen e tifozëve në fushë në dy takimet.

    Ndërkaq, për përballjen me Holandën në Amsterdam, Serbia u gjobit me 20 mijë euro dhe UEFA ua ndaloi shitjen e biletave të tifozëve për ndeshjet në udhëtim, por ky dënim është me kusht për dy vjetët e ardhshëm.

  • Nëntë të vdekur nga të shtënat në Pensilvani, mes viktimave dy fëmijë dhe një grua shtatzënë

    Nëntë të vdekur nga të shtënat në Pensilvani, mes viktimave dy fëmijë dhe një grua shtatzënë

    Nëntë të vdekur nga të shtënat në Pensilvani, mes viktimave dy fëmijë dhe një grua shtatzënë

    Nëntë persona, mes tyre dy fëmijë dhe një grua shtatzënë, kanë humbur jetën pasi një person i armatosur hapi zjarr në një banesë në qytetin Erie, në shtetin amerikan të Pensilvanisë, të premten pasdite.

    Ngjarja ndodhi pak para orës 17:00, kur policia mori një telefonatë për të shtëna në Perry Street, në pjesën lindore të qytetit. Sipas rrjetit lokal televiziv Erie News Now, oficerët që mbërritën në vendngjarje gjetën dy gra të vdekura nga plagët e armës jashtë banesës. Dëshmitarët thanë se një burrë kishte qëlluar me armë jashtë shtëpisë para se të futej brenda.

    I armatosur me pistoletë, i dyshuari u mbyll në banesë dhe refuzoi të dorëzohej, duke shkaktuar një operacion të gjatë policor. Forca të shumta, përfshirë ekipin special SWAT, rrethuan zonën dhe u përpoqën ta bindnin të dorëzohej përmes altoparlantëve. Gjatë operacionit u dëgjuan edhe të shtëna nga brenda ndërtesës.

    Kur policia arriti të hynte në banesë, gjeti disa trupa të pajetë të shpërndarë në ndërtesë. Mes viktimave ishin dy fëmijë dhe, sipas raportimeve, një grua shtatzënë. Edhe i dyshuari u gjet i vdekur, ndërsa shenjat fillestare sugjerojnë se ai mund të ketë kryer vetëvrasje.

    Shefi i Policisë së Erie-t, Rick Laura, u shpreh i tronditur teksa përshkroi skenën me të cilën u përballën zyrtarët.

    “Dua të jem i sinqertë me komunitetin tonë. Kjo është një nga skenat më të vështira dhe prekëse që oficerët dhe hetuesit tanë kanë hasur ndonjëherë”, u tha ai gazetarëve.

    “Humbja e jetës është e madhe dhe rrethanat që po shqyrtojmë janë thellësisht tronditëse”, shtoi ai.

    Laura nuk pranoi të jepte detaje të tjera për skenën brenda banesës, duke përmendur respektin për viktimat dhe familjet e tyre. Ai konfirmoi se i dyshuari kishte vdekur dhe se nuk kishte më rrezik për banorët e zonës.

    “Lutjet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë madhësinë e humbjes së jetëve njerëzore”, tha ai.

    Deri më tani, identitetet e viktimave dhe të të dyshuarit nuk janë bërë publike. Motivi i sulmit dhe marrëdhënia e mundshme mes të dyshuarit dhe viktimave mbeten të panjohura.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nëntë të vdekur nga të shtënat në Pensilvani, mes viktimave dy fëmijë dhe një grua shtatzënë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali