Category: Lajme

  • Shala rrëfen sfidat si Ambasadore: Udhëtoi drejt Nepalit me karrocë pas një operimi të rëndë (VIDEO)

    Shala rrëfen sfidat si Ambasadore: Udhëtoi drejt Nepalit me karrocë pas një operimi të rëndë (VIDEO)

    Shala rrëfen sfidat si Ambasadore: Udhëtoi drejt Nepalit me karrocë pas një operimi të rëndë (VIDEO)

    Elvana Shala, Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën, ka ndarë në emisionin “Weekend” disa nga prapaskenat e angazhimit të saj, duke zbuluar vështirësitë fizike me të cilat është përballur gjatë udhëtimeve të shumta.

    Ajo tregoi se pas rolit të saj publik fshihen momente të vështira, për të cilat publiku nuk ka qenë në dijeni. Shala rrëfeu se ka udhëtuar edhe në kushte të rënda shëndetësore, duke vazhduar angazhimin e saj pavarësisht dhimbjeve fizike.

    “Ka pasur momente që Elvana ka shkuar me dhimbje fizike të jashtëzakonshme në një udhëtim dhe që publiku nuk e ka ditë”, u shpreh ajo.

    Një nga rrëfimet më të veçanta lidhet me udhëtimin drejt Nepalit, të cilin e realizoi duke përdorur karrocë, pasi sapo i ishte nënshtruar një operimi tejet të rëndë.

    “Ka pasë momente që Elvana ka shkuar drejt Nepalit me përdorim të karrocës për shkak se sapo i isha nënshtruar një operimi tejet të rëndë në jetën time, as këtë pjesë publiku nuk e ka ditë”, tregoi Shala.

    Gjithashtu, ajo foli edhe për sfida të tjera personale dhe profesionale.

  • Kosova gjobitet 35 mijë euro nga UEFA

    Kosova gjobitet 35 mijë euro nga UEFA

    Kosova gjobitet 35 mijë euro nga UEFA

    Kosova është gjobitur 35 mijë euro nga UEFA pas ndeshjeve të fundit në Ligën e Kombeve.

    Sipas Reuters, Kosova u gjobit me “15 mijë euro për shfaqjen e një mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive dhe me 20 mijë euro të tjera për sjellje raciste dhe diskriminuese të tifozëve gjatë humbjes 3:1 ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve muajin e kaluar”.

    Për më tepër, UEFA gjithashtu ka vendosur ndalimin e shitjes së biletave për tifozët e Kosovës për një ndeshje në transfertë, dënim ky me kusht për dy vjetët e ardhshëm.

  • Basha pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutohet bashkëpunim

    Basha pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutohet bashkëpunim

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, priti në takim Ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, znj. Anne-Lise Cattin Hennin.

    Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, rolin e rëndësishëm të mërgatës sonë në forcimin e këtyre lidhjeve, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral.

    Në fokus të veçantë ishin projektet konkrete në fushën e transportit, me synim avancimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta.

    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Zvicrën dhe realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve.

    Burimi: RTKLive

  • Google po heq një opsion të përdorur nga shumë njerëz në mesazhe

    Google po heq një opsion të përdorur nga shumë njerëz në mesazhe

    Google po heq një opsion të përdorur nga shumë njerëz në mesazhe

    Google ka nisur të heqë nga aplikacioni Google Messages mundësinë që përdoruesit të zgjedhin manualisht nëse duan të dërgojnë mesazhe përmes SMS-it apo RCS-it te një kontakt i caktuar.

    Me këtë ndryshim, aplikacioni do të vendosë automatikisht se cilin protokoll do të përdorë për dërgimin e mesazheve.

    RCS ofron funksione më të avancuara se SMS-i tradicional, përfshirë dërgimin e fotografive dhe videove me cilësi më të lartë, konfirmimet e leximit dhe treguesit e shkrimit.

    Megjithatë, heqja e zgjedhjes manuale mund të kufizojë fleksibilitetin e përdoruesve që preferojnë SMS-in në raste kur RCS nuk funksionon siç duhet.

    Ndryshimi po shpërndahet gradualisht dhe mund të mos jetë ende i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Google po heq një opsion të përdorur nga shumë njerëz në mesazhe appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zyrtarët korrektues zbulojnë pako të dyshimtë me 87 gramë narkotikë në burgun e Dubravës

    Zyrtarët korrektues zbulojnë pako të dyshimtë me 87 gramë narkotikë në burgun e Dubravës

    Zyrtarët korrektues zbulojnë pako të dyshimtë me 87 gramë narkotikë në burgun e Dubravës

    Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka zbuluar një pako me 87 gramë lëndë të dyshuar narkotike brenda perimetrit të Qendrës Korrektuese në Dubravë.

    Sipas njoftimit të SHKK-së, pakoja u gjet rreth orës 02:35, gjatë kontrolleve të rregullta të sigurisë. Dyshohet se ajo ishte hedhur nga jashtë institucionit.

    Pas kontrollit dhe matjes, pesha e lëndës së dyshuar narkotike, së bashku me mbështjellësin, rezultoi 87 gramë.

    Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, e cila do ta trajtojë atë sipas procedurave përkatëse.

    SHKK ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e kontrolleve dhe masave të sigurisë për të parandaluar futjen e sendeve dhe lëndëve të ndaluara në institucionet korrektuese.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zyrtarët korrektues zbulojnë pako të dyshimtë me 87 gramë narkotikë në burgun e Dubravës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rriten kritikat ndaj policisë franceze, 200 nxënës raportohet se janë lënduar gjatë protestave

    Rriten kritikat ndaj policisë franceze, 200 nxënës raportohet se janë lënduar gjatë protestave

    Policia franceze po përballet me kritika të shtuara për përdorimin e forcës gjatë protestave të nxënësve, pasi numri i rasteve të lëndimeve të rënda ka vazhduar të rritet.

    Mes të lënduarve është edhe 14-vjeçari Eden, i cili pësoi thyerje të nofullës dhe dëmtime të shumta të dhëmbëve pasi u godit në fytyrë nga një granatë gazi lotsjellës, e shkrepur nga një polic në distancë të afërt, javën e kaluar, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

    Sipas prindërve dhe avokates së familjes, adoleshenti ishte ulur mbi një mur, disa metra larg protestës në Saint-Ouen-l’Aumône, dhe po shikonte telefonin e tij.

    Sipas prokurorisë lokale, një polic iu afrua dhe e goditi me shkop, ndërsa Eden reagoi duke e goditur me këmbë. Më pas, një polic i dytë qëlloi drejt tij me një granatë gazi lotsjellës përmes një lëshuesi të tipit Cougar, duke e goditur në fytyrë.

    “(Polici) e qëlloi në gojë dhe e la të shtrirë në tokë, pa thirrur as shërbimet e urgjencës”, deklaroi avokatja Elsa Marcel.

    Familja ka paraqitur kallëzim penal për tentativë vrasjeje, ndërsa ka kërkuar që mbiemri i të miturit të mos bëhet publik, për të mbrojtur privatësinë e tij.

    Një zëdhënës i policisë tha se nuk komentojnë hetimet në zhvillim. Ndërkaq, prokuroria, në një deklaratë, bëri të ditur se nxënësi ishte përballur me policinë dhe se zyrtarët policorë ishin përpjekur ta shtynin prapa.

    Polici i përfshirë në incident u vu zyrtarisht nën hetim të martën, tetë ditë pas ngjarjes, nën dyshimet për sulm nga një zyrtar publik që ka shkaktuar paaftësi të përhershme ose shpërfytyrim.

    Rasti është një nga 24 incidentet që po hetohen nga Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Francës (IGPN), lidhur me mënyrën se si policia ka menaxhuar valën e protestave të nxënësve, e cila ka zgjatur më shumë se dy javë.

    Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, i ka cilësuar demonstratat si më të dhunshmet në disa dekada.

    Reagimi i policisë ka rikthyer thirrjet për ndalimin e përdorimit të plumbave prej gome dhe granatave të hedhura me lëshues, mjete që nuk përdoren nga policia në shumë vende të tjera evropiane.

    Këto pajisje janë kritikuar vazhdimisht vitet e fundit nga organizatat për të drejtat e njeriut, përfshirë Amnesty International, si dhe nga ekspertë të Kombeve të Bashkuara, për shkak të rrezikut dhe përdorimit joproporcional të tyre.

    Ngjarjet kanë shkaktuar zemërim në opinionin publik dhe kanë shtuar mbështetjen për lëvizjen protestuese, e cila pasqyron pakënaqësinë e thellë ndaj qeverisë së presidentit Emmanuel Macron, përpara zgjedhjeve të vitit 2027.

    Reuters, përmes intervistave dhe shqyrtimit të dokumenteve ligjore, ka dokumentuar 28 raste të lëndimeve të shkaktuara nga ndërhyrjet policore. Prej tyre, 15 janë pjesë e rasteve që po hetohen nga IGPN-ja. Lëndimet lidhen me përdorimin e plumbave prej gome, granatave trullosëse, gazit lotsjellës, shkopinjve të gomës dhe ndërhyrjeve të policisë me kuaj.

    Në dy raste, persona kanë humbur syrin ose kanë pësuar lëndime në të, si pasojë e plumbave prej gome. Ndërsa një 15-vjeçari në Lens iu shkatërrua dora, me gjasë nga një granatë trullosëse, sipas ministrit të Brendshëm, Laurent Nuñez. Pas këtij rasti, ministri pezulloi përkohësisht përdorimin e granatave trullosëse, në pritje të përfundimit të hetimeve.

    Nuñez deklaroi të mërkurën, në një intervistë radiofonike, se rreth 200 nxënës ishin lënduar, por sipas tij, në shumë pak raste lëndimet kishin ardhur si pasojë e veprimeve të policisë.

    “Roli ynë kryesor është, natyrisht, të mbrojmë nxënësit e shkollave të mesme”, tha ai.

    Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se edhe rreth 700 zyrtarë policorë janë lënduar gjatë protestave. Po ashtu, shkolla janë djegur ose dëmtuar, ndërsa mësimdhënësit dhe qytetarët janë sulmuar. Policia ka arrestuar 6.877 persona, shumica prej tyre të mitur.

    Sebastian Roché, studiues i policimit në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore, tha se Franca përbën një rast të pazakontë për sa i përket përdorimit të armëve policore dhe numrit të viktimave.

    “Franca është një anomali sa i përket përdorimit të armëve dhe numrit të viktimave – kemi katër lëndime të pakthyeshme brenda 12 ditësh dhe të gjitha viktimat janë të mitura”, deklaroi ai.

    Sipas tij, ky nivel i lëndimeve është i panjohur në historinë bashkëkohore të Francës.

    Burimi: Dukagjini

  • SHKK-ja parandalon futjen e kontrabandës, gjendet pako me 87 gramë lëndë narkotike

    SHKK-ja parandalon futjen e kontrabandës, gjendet pako me 87 gramë lëndë narkotike

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar futjen e kontrabandës në një institucion korrektues, ku gjatë kontrolleve të sigurisë është gjetur një pako me 87 gramë lëndë të dyshuar narkotike, përfshirë edhe mbështjellësin.

    Sipas njoftimit të SHKK-së, pakoja është zbuluar rreth orës 02:35, ndërsa dyshohet se është hedhur nga jashtë perimetrit të institucionit.

    “Zyrtarët korrektues kanë gjetur një pako të dyshimtë brenda perimetrit të institucionit, për të cilën dyshohet se është hedhur nga jashtë. Pas kontrollit dhe matjes, pesha e lëndës së dyshuar narkotike, së bashku me mbështjellësin, ka rezultuar 87 gramë”, thuhet në njoftim.

    Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, e cila do të merret me trajtimin e mëtejshëm sipas procedurave përkatëse.

    SHKK-ja ka theksuar se do të vazhdojë kontrollet dhe zbatimin e masave të sigurisë për të parandaluar futjen e kontrabandës në institucionet korrektuese.

    Burimi: Dukagjini

  • “Mirëmëngjesi, ju habibat e Albinit!", Rrahmani ironizon rreth situatës me Projekt-Kodin Civil

    “Mirëmëngjesi, ju habibat e Albinit!”, Rrahmani ironizon rreth situatës me Projekt-Kodin Civil

    “Mirëmëngjesi, ju habibat e Albinit!", Rrahmani ironizon rreth situatës me Projekt-Kodin Civil

    Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka përmendur Projekt-Kodin Civil i cili është “planifikuar të sillet në Qeveri më 15 nëntor”.

    Ai ka reaguar kundër, duke thumbuar mbështetësit e kryeministrit, Albin Kurti.

    “Mirëmëngjesi, ju habibat e Albinit! E paska vendosë me ju nderu shpejt me ligje, veç bëhuni gati!”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.

    “Ju që doni me u martu burra me burra e gra me gra, Kodin Civil po jua sjell në Qeveri më 15 nëntor”.

    “Ju që po prisni me lindë gratë pa burra, ligjin po jua sjell në Qeveri më 30 dhjetor”.

    “E për ju që jeni tu pritë me ndërru gjininë, paska me ju nderu për natën e Vitit të Ri! ligjin po jua sjell në Qeveri më 31 dhjetor”.

    “Qysh thojke edhe njani ‘Shyqyr që të kemi, Albin!’”.

  • Parandalohet kontrabanda në Dubravë

    Parandalohet kontrabanda në Dubravë

    Parandalohet kontrabanda në Dubravë

    Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se e kanë parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

    Gjatë kontrolleve të rregullta të sigurisë në QK në Dubravë, zyrtarët korrektues theksohet se kanë gjetur një pako të dyshimtë brenda perimetrit të institucionit, për të cilën dyshohet se është hedhur nga jashtë.

    “Pas kontrollit dhe matjes, pesha e lëndës së dyshuar narkotike, së bashku me mbështjellësin, ka rezultuar 87 gramë…”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Lidhur me këtë çështje është njoftuar Policia e Kosovës për trajtimin më tutje. /Klankosova.tv

  • Mbipopullim në burgjet e Maqedonisë së Veriut, kërkohen masa alternative

    Mbipopullim në burgjet e Maqedonisë së Veriut, kërkohen masa alternative

    Mbipopullim në burgjet e Maqedonisë së Veriut, kërkohen masa alternative

    Burgjet në Maqedoninë e Veriut po përballen me mbipopullim, duke rikthyer diskutimet për zbatimin e masave alternative dhe mundësinë e amnistisë për kategori të caktuara të të dënuarve.

    Sipas të dhënave të publikuara nga mediumi “360 gradë”, në Institucionin Korrektues të Idrizovës ndodhen 1.296 të burgosur, ndonëse kapaciteti i tij është 1.187 persona.

    Situata e ngjashme paraqitet edhe në burgjet e tjera. Në Shtip janë 211 të dënuar, ndërsa kapaciteti është 139 vende. Në burgun e Prilepit ndodhen 134 persona, përkundër kapacitetit prej 108 vendesh.

    Drejtori i Institucionit Korrektues të Idrizovës, Zoran Jovanovski, ka paralajmëruar se rritja e numrit të të burgosurve shton edhe shpenzimet për akomodim, ushqim, ujë dhe energji elektrike.

    Ai ka bërë të ditur se planifikon t’u dorëzojë autoriteteve përkatëse një analizë për ndikimin e mundshëm të amnistisë.

    “Do të ishte mirë të jepej sërish amnisti për vepra të caktuara penale me qëllim uljen e numrave, megjithëse kjo është në fund të fundit çështje e politikanëve”, ka deklaruar Jovanovski për “360 gradë”.

    Si zgjidhje afatgjatë përmendet edhe përdorimi më i gjerë i sanksioneve alternative, përfshirë provën, e cila u mundëson personave të dënuar të qëndrojnë në liri nën mbikëqyrje dhe me detyrime të përcaktuara nga institucionet kompetente.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mbipopullim në burgjet e Maqedonisë së Veriut, kërkohen masa alternative appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali