Category: Lajme

  • Ish-presidentja Jahjaga reagon për rastin në Gjilan, ka disa fjalë për institucionet

    Ish-presidentja Jahjaga reagon për rastin në Gjilan, ka disa fjalë për institucionet

    Ish-presidentja Jahjaga reagon për rastin në Gjilan, ka disa fjalë për institucionet

    Ish presidentja, Atifete Jahjaga ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Gjilanit, që tronditi mbrëmë Kosovën.

    Jahjaga ka theksuar se asnjë grua nuk duhet të jetojë me frikën se mund të vritet dhe asnjë grua nuk duhet ta paguajë me jetë të drejtën e lirë, e sigurt dhe me dinjitet.

    “…Edhe sa jetë duhet të shuhen që dhuna ndaj grave mos të trajtohet vetëm si një tragjedi e radhës? Ngjarja e rëndë dje në Gjilan na tronditi thellësisht por përtej dhimbjes dhe tronditjes, duhet të përballemi me një realitet të hidhur që ende jetojmë në një shoqëri ku gratë humbin jetën pikërisht nga ata pranë të cilëve duhen të ndihen të sigurta. Asnjë grua nuk duhet të jetojë me frikën se mund të vritet dhe asnjë grua nuk duhet ta paguajë me jetë të drejtën për të jetuar e lirë, e sigurt dhe me dinjitet…”, ka shkruar ajo.

    Jahjaga tha se vrasja e grave nuk është një tragjedi individuale e as një çështje private familjare, por përgjegjësi e gjithë shoqërisë dhe institucioneve.

    “…Vrasja e grave nuk është thjesht një tragjedi individuale e as një çështje private familjare. Por as nuk është betejë vetëm e grave, ajo është përgjegjësi e gjithë shoqërisë dhe institucioneve që të sfidojmë mentalitetet që e normalizojnë dhunën, heshtjen që e toleron atë dhe çdo përpjekje për ta justifikuar apo minimizuar”.

    “Familjeve që sot vajtojnë humbjen e më të dashurve të tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të thella ndërsa personit të plagosur i uroj shërim të shpejtë. Një shoqëri nuk mund të quhet e drejtë dhe e barabartë përderisa gratë duhet të luftojnë edhe për të drejtën më themelore, të drejtën për të jetuar…”, deklaroi ish-presidentja Jahjaga. /Klankosova.tv

  • Arrestohen dy persona në Tiranë, modifikonin makineta të lojërave të fatit me programe ilegale

    Arrestohen dy persona në Tiranë, modifikonin makineta të lojërave të fatit me programe ilegale

    Arrestohen dy persona në Tiranë, modifikonin makineta të lojërave të fatit me programe ilegale

    Dy persona janë arrestuar në Tiranë, nën dyshimin se kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit përmes programeve ilegale, me qëllim shitjen e tyre te personat që organizonin aktivitete të paligjshme të lojërave të fatit.

    Policia shqiptare ka finalizuar operacionin e koduar “Interceptimi”, pas një hetimi pesëmujor, gjatë të cilit është zbuluar se kjo veprimtari zhvillohej në një magazinë të marrë me qira në zonën e Kodrës së Priftit, në Tiranë.

    Në pranga kanë rënë Admirim Spaho dhe Sami Koni, të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet të paligjshëm.

    Sipas Policisë, dyshohet se të arrestuarit sillnin makineta të lojërave të fatit nga shtetet fqinje dhe më pas i modifikonin përmes programeve elektronike të vjedhura dhe ndërhyrjeve elektromagnetike, në përputhje me kërkesat e personave që organizonin lojëra të paligjshme të fatit.

    Gjatë operacionit, autoritetet kanë sekuestruar 25 makineta të lojërave të fatit (slot machine), katër telefona celularë, dy laptopë dhe një njësi kompjuterike.

    Hetimet janë kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë. Për dokumentimin e veprimtarisë së dyshuar janë përdorur metoda speciale hetimi, monitorimi dhe interceptimi i valëve elektronike.

    Policia bën me dije se hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Arrestohen dy persona në Tiranë, modifikonin makineta të lojërave të fatit me programe ilegale appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

    Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

    Në tubimin parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), së bashku me Danilo Vuçiqin, djalin e ish-presidentit të Serbisë, ishte edhe një person në kërkim nga Interpoli – Milan Radoiçiq, raporton mediumi serb “N1”.

    Siç shihet në pamjet e xhiruara nga ky medium, Milan Radoiçiq ndodhej pranë Danilo Vuçiqit para sallës “Jezero”, ku u mbajt tubimi i SNS-së në Kragujevc.

    Danilo Vuçiq mbërriti në tubimin e SNS-së i shoqëruar nga disa automjete me drita sinjalizuese. Më pas ata shihen bashkë.

    Videon mund ta shihni brenda këtij linku të N1

    Ish-nënkryetari i Listës Srpska, Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, është në kërkim nga Interpoli.

    Organizata Ndërkombëtare e Policisë, Interpol, lëshoi në dhjetor të vitit 2023 urdhër-arrest për Milan Radoiçiqin dhe 11 persona të tjerë, për shkak të sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, në veri të Kosovës.

    BE dhe NATO në vazhdimësi i kanë bërë thirrje Serbisë që ta mbajnë përgjegjës Radoiçiqin dhe të tjerët e grupit që udhëhoqi ai për sulmin e Banjskës.

    Ndërkaq, për shkak të akuzave që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin, biznesmenët serbë Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq janë nën sanksionet amerikane prej gati pesë vitesh.

    N1 raporton se Radoiçiq me një grup njerëzisht kishin frikësuar banorët e Kosjeriqit në Serbi gjatë zgjedhjeve lokale në këtë qytet.

    “Vitin e kaluar, në Kosjeriq u mbajtën zgjedhjet lokale. Dëshmitarët okularë, si dhe grupi qytetar “Njerëz të ndershëm për një Kosjeriq të pastër”, deklaruan se Milan Radoiçiq kishte qenë i pranishëm atje, në prag të tubimit të SNS-së, për një vizitë që e cilësuan si “kërcënuese”. Sipas dëshmive të banorëve të kësaj komune, Radoiçiqi kishte mbërritur në Kosjeriq me një grup njerëzish, me disa automjete fuoristradë. Ata kishin vizituar kafene, ishin takuar me zyrtarë lokalë dhe, gjatë qëndrimit të tyre, kishin frikësuar e kërcënuar qytetarët”, raporton ky meidum.

    Burimi: Dukagjini

  • “M’i jep 150 euro” – pas kërkesës për para, gruaja denoncon bashkëshortin për sulm në Prishtinë

    “M’i jep 150 euro” – pas kërkesës për para, gruaja denoncon bashkëshortin për sulm në Prishtinë

    “M’i jep 150 euro” – pas kërkesës për para, gruaja denoncon bashkëshortin për sulm në Prishtinë

    Një rast i dhunës në familje është raportuar më 9 tetor në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për sulm fizik pas një mosmarrëveshjeje lidhur me para.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 08:30, pasi kishte përfunduar punën si pastruese, A.C është takuar me bashkëshortin e saj, A.C.

    Sipas deklarimit të saj, i dyshuari i kishte kërkuar 150 euro, ndërsa pasi ajo i kishte thënë se nuk i kishte paratë, dyshohet se e ka shtyrë dhe më pas e ka goditur lehtë në fytyrë.

    Viktima nuk ka pësuar lëndime të dukshme dhe ka refuzuar trajtimin mjekësor.

    I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe ka deklaruar se kohëve të fundit kishte pasur mosmarrëveshje me bashkëshorten, por ka mohuar ta ketë sulmuar fizikisht.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti “Dhuna në familje”.

    A.C është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “M’i jep 150 euro” – pas kërkesës për para, gruaja denoncon bashkëshortin për sulm në Prishtinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nga dhuna në familje te dyshimi për dhunim – zbulohet rast i rëndë me të miturën në Pejë

    Nga dhuna në familje te dyshimi për dhunim – zbulohet rast i rëndë me të miturën në Pejë

    Nga dhuna në familje te dyshimi për dhunim – zbulohet rast i rëndë me të miturën në Pejë

    Një rast i nisur fillimisht si dhunë në familje në Pejë ka marrë një kthesë të rëndë, pasi gjatë hetimeve janë siguruar informacione që kanë ngritur dyshime edhe për dhunimin e një të miture.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gjatë trajtimit të rastit të dhunës në familje, hetuesit kanë kuptuar se viktima e mitur kishte pasur marrëdhënie seksuale me një person tjetër më 2 tetor, rreth orës 20:00, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

    Për shkak të moshës së viktimës, më 9 tetor janë ndërmarrë menjëherë veprime hetimore të posaçme.

    E mitura është intervistuar në prani të Prokurorit të Shtetit, punëtorit social, mbrojtësit të viktimave, psikologes, avokatit mbrojtës dhe përkthyeses zyrtare.

    Pas intervistimit të saj, Policia ka identifikuar dhe arrestuar Rr. G., i cili është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës.

    Pas shqyrtimit të të gjeturave të deritanishme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet për veprën penale “Dhunim”.

    Pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore në Pejë.

    Viktima është rikthyer në strehimore, ku ishte vendosur më herët për shkak të rastit të dhunës në familje.

    Hetimet po vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Pejë.

    Për shkak se bëhet fjalë për një viktimë të mitur, Sinjali nuk publikon identitetin apo të dhëna të tjera që mund të çojnë në identifikimin e saj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nga dhuna në familje te dyshimi për dhunim – zbulohet rast i rëndë me të miturën në Pejë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • E ndalën me maska dhe ia morën një mijë e 500 euro

    E ndalën me maska dhe ia morën një mijë e 500 euro

    E ndalën me maska dhe ia morën një mijë e 500 euro

    Të premten një person ka raportuar se në fshatin Trudë të Prishtinës, e kanë ndaluar tre persona dhe nën kërcënimin e armës ia kanë vjedhur një mijë e 500 euro.

    Ai tha se është goditur nga njëri prej tyre dhe për këtë ka marrë trajtim mjekësor.

    “Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ka qenë me veturë në dalje të autostradës e kanë ndaluar tre persona të dyshuar, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë nga kuleta një mijë e 500 euro para të gatshme”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

    “Po ashtu njëri prej të dyshuarve e goditur viktimën për çka viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar”.

  • Zjarr i madh në Kobaj të Prizrenit – digjet tërësisht shtalla, bagëti dhe pajisje, dëmi afro 42 mijë euro

    Zjarr i madh në Kobaj të Prizrenit – digjet tërësisht shtalla, bagëti dhe pajisje, dëmi afro 42 mijë euro

    Zjarr i madh në Kobaj të Prizrenit – digjet tërësisht shtalla, bagëti dhe pajisje, dëmi afro 42 mijë euro

    Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e 9 tetorit një shtallë bagëtish në hyrje të fshatit Kobaj të Prizrenit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 17:45, Policia është njoftuar për zjarrin, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat dhe njësiti i zjarrfikësve.

    Zjarri është lokalizuar, por sipas informatave fillestare shtalla është djegur tërësisht.

    Në zjarr janë djegur edhe një dele dhe një qengj, si dhe ushqim për bagëti, pajisje të makinerisë dhe goma.

    Sipas pronarit, Z.K, dëmi i përgjithshëm dyshohet se arrin në rreth 41 mijë e 900 euro.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe njësiti për preventivë të zjarrit, ndërsa dyshimet fillestare janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga rryma elektrike.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe është iniciuar procedura si “Incident zjarri”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zjarr i madh në Kobaj të Prizrenit – digjet tërësisht shtalla, bagëti dhe pajisje, dëmi afro 42 mijë euro appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Radoiçiq pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc

    Radoiçiq pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc

    Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e grupit terrorist në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në vitin 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi Afrim Bunjaku, është shfaqur në tubimin parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Kragujevc.

    Ekipi i N1 e filmoi atë para sallës “Jezero”, pranë Danillo Vuçiqit, djalit të Alleksandar Vuçiqit.

    Në pamjet e publikuara nga N1, Radoiçiq shihet në shoqërinë e Danillo Vuçiqit para sallës ku u mbajt tubimi i SNS-së. N1 raportoi më herët se Danillo Vuçiqi kishte ardhur në tubim i shoqëruar nga disa automjete me drita sinjalizuese të ndezura.

    Radoiçiqi është në kërkim nga Interpoli për shkak të sulmit terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023. Interpoli lëshoi urdhërarrest për të dhe 11 persona të tjerë në dhjetor të po atij viti.

    Burimi: RTKLive

  • Ekskluzive | Arsenal armësh te i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan – sekuestrohet edhe “Beretta” që dyshohet se u përdor në krim

    Ekskluzive | Arsenal armësh te i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan – sekuestrohet edhe “Beretta” që dyshohet se u përdor në krim

    Ekskluzive | Arsenal armësh te i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan – sekuestrohet edhe “Beretta” që dyshohet se u përdor në krim

    Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e dyfishtë që ndodhi më 9 tetor në Livoq të Ulët të Gjilanit, ku mbetën të vrarë Egzon Bugujevci dhe Nafije Bugujevci, ndërsa Mazllum Bugujevci u plagos rëndë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gjatë veprimeve hetimore, në veturën e të dyshuarit Valon Ramushi është sekuestruar një pistoletë e tipit “Beretta”, me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

    Leja për këtë armë, sipas të dhënave të rastit, kishte skaduar më 27 shtator 2024.

    Në dy vendet e ngjarjes, hetuesit dhe Krim-teknika kanë sekuestruar edhe 21 gëzhoja të kalibrit 9×19 mm, katër fishekë të të njëjtit kalibër dhe pesë predha.

    Por hetimet nuk janë ndalur me kaq.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë kryer tri bastisje në shtëpitë dhe pronat e Valon Ramushit, ku është gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh dhe municioni.

    Policia ka sekuestruar një pistoletë TT, kalibër 7.62 mm, pa leje, së bashku me shtatë fishekë, një armë të gjatë “Mossberg” kalibër 5.56 mm dhe një armë të gjatë “Hatsan” kalibër 12 GA, që të dyja me leje të skaduara më 15 korrik 2026.

    Po ashtu është sekuestruar një armë pneumatike, si dhe 204 fishekë të kalibrit 5.56×45 mm, 186 fishekë të kalibrit 9×19 mm, 130 fishekë të kalibrit 12 GA dhe 1,600 diabola për pushkë pneumatike.

    Hetuesit kanë marrë si prova edhe disa telefona mobilë dhe DVR të kamerave, të cilat pritet të analizohen në kuadër të hetimeve.

    Sipas dyshimeve fillestare, Ramushi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Nafije Bugujevci, dhe vëllain e saj, Egzon Bugujevci, ndërsa ka plagosur Mazllum Bugujevcin, i cili sipas të dhënave të rastit është djali i axhës së gruas.

    Ramushi ishte vetëdorëzuar në Polici vetëm pak minuta pas ngjarjes, ndërsa tani me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

    Rasti po hetohet si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe dinamikës së krimit.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Arsenal armësh te i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan – sekuestrohet edhe “Beretta” që dyshohet se u përdor në krim appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë – 55-vjeçari dërgohet në vuajtje të dënimit prej 2 vitesh

    Ekskluzive | Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë – 55-vjeçari dërgohet në vuajtje të dënimit prej 2 vitesh

    Ekskluzive | Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë – 55-vjeçari dërgohet në vuajtje të dënimit prej 2 vitesh

    Një person është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë gjatë orëve të para të 10 tetorit, në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 01:10, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, është ekstraduar Shpend Hyseni, ndaj të cilit ishte aktive urdhëresa gjyqësore.

    Pas përfundimit të procedurave, Hyseni është dërguar në vuajtje të dënimit prej 2 vitesh burgim.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë – 55-vjeçari dërgohet në vuajtje të dënimit prej 2 vitesh appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali