Category: Lajme

  • Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Policia Jep detaje

    Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Policia Jep detaje

    Vëlla e motër mbetën të vdekur të premten pasdite në Livoç të Ulët të Gjilanit pasi bashkëshorti i gruas shtiu mbi ta dhe një person të tretë, i cili gjendet në spital në gjendje të rëndë. 

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri tre viktimat, një femër-bashkëshorten e tij, një mashkull- vëllai i bashkëshortes dhe viktimën tjetër mashkull-djali i axhës së bashkëshortes. Si pasojë, dy viktimat e para kanë ndërruar jetë, ndërsa i treti ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin e Gjilanit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore që i kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, njoftoi Policia në raportin 24-orësh. 

    Në dy vende të ngjarjes janë sekuestruar katër fishekë, njëzetenjë gëzhoja dhe pesë predha si dhe brenda veturës së të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vepra për të cilën i dyshuari kishte leje të skaduar.

    “Me urdhër të prokurorit janë kryer bastisje në shtëpitë dhe pronat e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata me leje të skaduar, një pistoletë pa leje, një armë pneumatike, 520 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe 1600 diabolla të pushkës pneumatike. Gjithashtu si prova materiale janë sekuestruar edhe disa telefona celularë dhe DVR të kamerave. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa dy trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, njoftoi Policia në raportin 24-orësh. 

    Burimi: RTKLive

  • Pejë: Arrestohet një i dyshuar për marrëdhënie seksuale me të miturën

    Pejë: Arrestohet një i dyshuar për marrëdhënie seksuale me të miturën

    Pejë: Arrestohet një i dyshuar për marrëdhënie seksuale me të miturën

    Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

    Sipas raportit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar më 9 tetor 2026.

    “Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, raporton Klankosova.tv.

    Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rastin. /Klankosova.tv

  • Zjarri shkrumbon stallën në Prizren, digjen dy kafshë shtëpiake dhe makineri bujqësore

    Zjarri shkrumbon stallën në Prizren, digjen dy kafshë shtëpiake dhe makineri bujqësore

    Zjarri shkrumbon stallën në Prizren, digjen dy kafshë shtëpiake dhe makineri bujqësore

    Një zjarr ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Kobaj të Prizrenit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

    Sipas raportit 24-orësh të policisë, si pasojë e zjarrit, stalla është djegur në tërësi.

    “Brenda saj ndodheshin edhe dy kafshë shtëpiake, si dhe makineri të ndryshme bujqësore”, u tha në raport.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa nuk janë bërë të ditur shkaktarët e zjarrit.

  • Kurti urohet nga homologu hungarez: Të përkushtuar ta mbështesim Kosovën drejt integrimit evropian

    Kurti urohet nga homologu hungarez: Të përkushtuar ta mbështesim Kosovën drejt integrimit evropian

    Kurti urohet nga homologu hungarez: Të përkushtuar ta mbështesim Kosovën drejt integrimit evropian

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten pasdite, nëpërmjet ambasadorit Laszlo Istvan Dux, pranoi letër urimi nga kryeministri i Hungarisë Pater Magyar, për mandatin e ri qeverisës.

    “Dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Ne njohim rolin kyç të Kosovës në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, jemi të bindur që një Ballkan Perëndimor prosperues ka rëndësi jetike për Hungarinë dhe mbarë kontinentin evropian”, citon kryeministria të ketë thënë Magyar.

    Kryeministri hungarez thuhet të ketë rikonfirmuar përkushtimin e vendit të tij për sigurinë e Kosovës dhe citohet të ketë shprehur mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës.

    “Në këtë frymë, më lejoni të ritheksoj se Hungaria mbetet e përkushtuar për të kontribuuar për sigurinë e Kosovës nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it dhe për të mbështetur vendin tuaj në rrugën evropiane”, njofton Kryeministria, duke iu referuar letrës së kryeministrit Magyar.

  • Tre të mitur rrahin dy të mitur të tjerë, përfundojnë në pranga

    Tre të mitur rrahin dy të mitur të tjerë, përfundojnë në pranga

    Tre të mitur rrahin dy të mitur të tjerë, përfundojnë në pranga

    Të premten në Podujevë raportohet se tre të mitur kanë rrahur dy të mitur të tjerë.

    Të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje.

    “Raportohet se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë (të mitur,  kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë po ashtu të mitur. Me këtë rast njëri prej viktimave ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

    “Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”.

  • Kthehet nga puna dhe gjen shtëpinë të demoluar – ferizajasi ndalohet për 48 orë pas denoncimit të familjes

    Kthehet nga puna dhe gjen shtëpinë të demoluar – ferizajasi ndalohet për 48 orë pas denoncimit të familjes

    Kthehet nga puna dhe gjen shtëpinë të demoluar – ferizajasi ndalohet për 48 orë pas denoncimit të familjes

    Një rast i rëndë i dëmtimit të pasurisë dhe dhunës në familje është raportuar më 9 tetor në rrugën “Mehmet Begraca” në Ferizaj.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 16:00, A.I, pasi është kthyer nga puna, ka vërejtur se shtëpia ishte demoluar, ndërsa sipas deklarimit të saj, dëmet materiale ishin të konsiderueshme dhe përfshinin orenditë dhe inventarin e shtëpisë.

    Si i dyshuar për rastin është identifikuar vëllai i saj, B.I.

    Sipas deklarimeve të familjarëve, sjelljet e tij agresive kanë shkaktuar shqetësim dhe frikë se situata mund të përshkallëzohet dhe të rrezikojë anëtarët e tjerë të familjes.

    Familjarët kanë deklaruar gjithashtu se i dyshuari ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe se më herët i ishte rekomanduar trajtim mjekësor. Sipas tyre, ai kishte ndërprerë terapinë e përshkruar dhe më pas kishte filluar të shfaqte sjellje agresive dhe të paparashikueshme.

    Pas sigurimit të pranisë së tij në stacion policor, B.I nuk është intervistuar, për shkak të gjendjes së tij, e cila sipas informatave të rastit është konstatuar edhe nga mjekët.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Rasti po trajtohet për “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë” dhe “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kthehet nga puna dhe gjen shtëpinë të demoluar – ferizajasi ndalohet për 48 orë pas denoncimit të familjes appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shaheen: SHBA duhet të përqendrohet te ekonomia, stabiliteti e demokracia në Ballkanin Perëndimor

    Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë të premten në Tiranë se Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë politikën e vet karshi Ballkanit Perëndimor në tri fusha: mundësitë ekonomike, stabilitetin dhe institucionet demokratike.

    Shaheen, anëtare e rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, po e udhëheq një delegacion të Kongresit amerikan gjatë një vizite disaditore në Ballkanin Perëndimor.

    Ajo e vizitoi Bosnje e Hercegovinën dhe tani po qëndron në Shqipëri, para se të udhëtojë drejt Kosovës të hënën. Ajo do t’i vizitojë edhe Malin e Zi e Kroacinë.

    Gjatë qëndrimit në Tiranë, ku u takua me liderë të rinj për të shtjelluar rolin e gjeneratës së ardhshme në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë, Shaheen theksoi rëndësinë e angazhimit ekonomik amerikan, duke përfshirë heqjen e barrierave tregtare, zgjerimin e qasjes në tregje dhe mbështetjen për bizneset amerikane dhe sipërmarrësit shqiptarë.

    “Dua t’i jap meritat kësaj administrate në Uashington. Ajo i ka kushtuar më shumë vëmendje angazhimit ekonomik amerikan, dhe mendoj se kjo është e mirë për rajonin”, tha Shaheen për administraten Trump.

    Por ajo shtoi se “diplomacia amerikane duhet t’ua hapë dyert bizneseve amerikane, por nuk duhet të vendosë se cilat biznese amerikane duhet të kalojnë nëpër ato dyer”.

    Muajin e kaluar, zhvilluesi amerikan i projekteve të gazit të lëngshëm natyror (LNG), Argent LNG, nënshkroi memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Shqipërisë për ta vlerësuar ndërtimin e një terminali në tokë për ruajtjen dhe rigazifikimin e LNG-së, me kapacitet deri në 5 milionë tonë në vit.

    Disa shtete të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshje me kompani amerikane dhe SHBA-në për të zgjeruar rrjetin e gazit. Në mesin e tyre Shqipëria, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina.

    Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në korrik se vendi po e shqyrtonte mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen, mes thirrjeve të vazhdueshme për t’iu bashkuar projektit të aleatit të vet më të madh për furnizim me LNG.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shaheen: SHBA duhet të përqendrohet te ekonomia, stabiliteti e demokracia në Ballkanin Perëndimor appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Magyar uron Kurtin, mbështet sigurinë dhe integrimin evropian të Kosovës

    Magyar uron Kurtin, mbështet sigurinë dhe integrimin evropian të Kosovës

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet ambasadorit László István Dux, pranoi letër urimi nga kryeministri i Hungarisë Péter Magyar, për mandatin e ri qeverisës.

    “Dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Ne njohim rolin kyç të Kosovës në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, jemi të bindur që një Ballkan Perëndimor prosperues ka rëndësi jetike për Hungarinë dhe mbarë kontinentin evropian”, shkroi ai.

    Kryeministri Magyar rikonfirmoi përkushtimin e Hungarisë për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe shprehu mbështetjen për integrimin e saj evropian.

    “Në këtë frymë, më lejoni të ritheksoj se Hungaria mbetet e përkushtuar për të kontribuuar për sigurinë e Kosovës nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it dhe për të mbështetur vendin tuaj në rrugën evropiane”, shkroi kryeministri Magyar.

    Burimi: RTKLive

  • Hungaria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Magyar i dërgon letër urimi Kurtit

    Hungaria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Magyar i dërgon letër urimi Kurtit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar të premten pasdite një letër urimi nga kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, me rastin e marrjes së mandatit të ri qeverisës.

    Letra iu dorëzua Kurtit nga ambasadori hungarez në Kosovë, László István Dux.

    Në letrën e urimit, Magyar vlerësoi rolin e Kosovës në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e një rajoni të zhvilluar për Hungarinë dhe Evropën.

    “Dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Ne njohim rolin kyç të Kosovës në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, jemi të bindur që një Ballkan Perëndimor prosperues ka rëndësi jetike për Hungarinë dhe mbarë kontinentin evropian”, shkroi Magyar.

    Ai gjithashtu rikonfirmoi përkushtimin e Hungarisë për sigurinë e Kosovës, përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it, si dhe mbështetjen për integrimin evropian të vendit.

    “Në këtë frymë, më lejoni të ritheksoj se Hungaria mbetet e përkushtuar për të kontribuuar për sigurinë e Kosovës nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it dhe për të mbështetur vendin tuaj në rrugën evropiane”, shkroi kryeministri hungarez.

    Burimi: Dukagjini

  • Trajneri i Inter Miamit: Argjentinës do t’i mungojë Messi, shijoni paraqitjet e tij të fundit me ne

    Trajneri i Inter Miamit: Argjentinës do t’i mungojë Messi, shijoni paraqitjet e tij të fundit me ne

    Trajneri i Inter Miamit: Argjentinës do t’i mungojë Messi, shijoni paraqitjet e tij të fundit me ne

    Trajneri i Inter Miamit, Kelly Gonzalez, ka pranuar se Argjentina do ta ndiejë shumë mungesën e Lionel Messit pas tërheqjes së tij nga futbolli ndërkombëtar, por u ka bërë thirrje tifozëve që ta shijojnë çdo moment të qëndrimit të yllit argjentinas në klubin amerikan.

    Duke folur të premten për ndeshjen lamtumirëse kundër Beninit, Gonzalez i tha “ESPN”: “Ishte jashtëzakonisht intensive. Natyrisht, isha shumë pranë tij, por në fund, ai moment i përkiste vetëm atij, ishte koha e tij personale”.

    “E vetmja gjë që kishte rëndësi ishte që ai ta shijonte atë”, shtoi ai. “I thashë vetëm ta shijonte dhe ta përjetonte gjithë këtë dashuri, jo vetëm nga Argjentina, por nga e gjithë bota”, vazhdoi më tutje.

    Trajneri i Inter Miamit vazhdoi: “Sigurisht që do të na mungojë me atë fanellë, por sot ai është këtu me ne dhe duhet ta shijojmë praninë e tij tani. Edhe atij do t’i mungojë, që nga dita e tërheqjes e deri në ditën e fundit të jetës së tij. Nuk kam asnjë dyshim se për të, përfaqësuesja lidhej me veshjen e asaj fanelle. Atij do t’i mungojë gjithmonë ndikimi që pati dhe trashëgimia që ndërtoi atje. Por, për fat të keq, nuk do ta shohim më me atë fanellë, ndaj ata që janë këtu duhet ta shijojnë këtë mundësi. Tani ai na përket neve, prandaj duhet ta shijoj praninë e tij”.

    Messi lë një trashëgimi të përjetshme te Argjentina përmes shpirtit të tij konkurrues, duke i shtyrë vazhdimisht të gjithë përreth që të bëhen më të mirë, tha Gonzalez.

    “Leo është dikush që përcjell një mentalitet të caktuar çdo ditë. Ai kërkon që bashkëlojtarët e tij dhe secili prej nesh të japë 100 për qind në çdo aspekt”, u shpreh ai.

    “Ai është një garues i lindur”, vazhdoi ai.

    “Këtë e sheh në çdo seancë stërvitore dhe është e mahnitshme. Ai është 39 vjeç, por vazhdimisht kërkon sfida të reja. Kjo është e mrekullueshme për të gjithë, jo vetëm për bashkëlojtarët e tij, por edhe për stafin teknik dhe klubin. Ai të shtyn të bëhesh më i mirë çdo ditë”, bëri me dije ai.

    Në fund të vlerësimit të tij, Gonzalez tha: “Pikërisht për këtë arsye ai është një model për t’u ndjekur. Siç thashë edhe më parë, do t’i mungojë përfaqësueses, sepse la një trashëgimi atje dhe po lë një trashëgimi edhe këtu, pasi klubi ka ndryshuar që nga momenti kur ai mbërriti. Ai na shtyn të përmirësohemi çdo ditë dhe të përgatitemi në çdo aspekt. Ai është i lumtur dhe e shoh se po e shijon kohën e tij këtu, gjë që më bën shumë të lumtur edhe mua”.

    Messi dhe Inter Miami do të përballen me DC United të shtunën në mbrëmje në stadiumin “Nou Stadium”, në ndeshjen e tyre të parë pas pushimit ndërkombëtar.

    Miami renditet në vendin e tretë në Konferencën Lindore me 46 pikë nga 27 ndeshje. Skuadra po kalon një seri prej pesë ndeshjesh pa fitore në kampionatin amerikan, ku në katër ndeshjet e fundit të ligës ka regjistruar një barazim dhe tri humbje. Megjithatë, më 16 shtator, ajo arriti një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Cruz Azul në Kupën e Ligave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trajneri i Inter Miamit: Argjentinës do t’i mungojë Messi, shijoni paraqitjet e tij të fundit me ne appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali