Category: Lajme

  • Zelensky kritikon marrëveshjen e Trumpit për naftën ruse: Dhuratë për Putinin

    Zelensky kritikon marrëveshjen e Trumpit për naftën ruse: Dhuratë për Putinin

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar njoftimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për një marrëveshje me Rusinë për importimin e naftës dizel në SHBA, duke e cilësuar atë si dhuratë për presidentin rus, Vladimir Putin.

    Zelensky ka thënë se kjo marrëveshje përbën “investim në një luftë që duhet të përfundojë, jo të zgjatet”.

    Trump njoftoi se Putini kishte rënë dakord të lironte menjëherë 300 mijë tonë naftë dizel për tregun amerikan dhe atë global. Sipas tij, në nëntor do të pasonin edhe 500 mijë tonë të tjera, e më pas edhe një milion tonë.

    Sipas informacioneve të raportuara, Thesari amerikan po pezullon deri më 7 prill sanksionet ndaj eksporteve ruse të naftës dizel, si pjesë e marrëveshjes. Megjithatë, asetet e tjera ruse, përfshirë ato në bankat amerikane, do të mbeten të ngrira.

    Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump tha se brenda një periudhe të shkurtër pritej të dërgoheshin edhe tre milionë tonë naftë dizel nga Rusia. Ai shtoi se kjo do të varej nga gjendja e rafinerive ruse, të cilat janë sulmuar nga Ukraina.

    Ndërkohë, Putini deklaroi se Rusia ishte e gatshme të furnizonte tregjet amerikane dhe ato globale me naftë dhe produkte të naftës. Megjithatë, ai nuk specifikoi sasitë që do të dërgoheshin. Rusia kishte vendosur një ndalim të eksporteve të naftës dizel në fillim të këtij viti.

    Në reagimin e tij, Zelensky paralajmëroi se Rusia do ta kthente këtë furnizim me “terror të mëtejshëm”.

    “Ne llogarisim në mbështetjen e drejtë të Amerikës për mbrojtjen e jetës, për mbrojtjen e njerëzve në Ukrainë – dhe që Shtetet e Bashkuara të zhvillojnë një bisedë po aq të fortë me Rusinë. Një bisedë të fortë, jo të dobët”, shkroi ai.

    Burimi: Dukagjini

  • Një ditë me mundësi të reja, zbuloni çfarë thotë horoskopi për shenjën tuaj

    Një ditë me mundësi të reja, zbuloni çfarë thotë horoskopi për shenjën tuaj

    Një ditë me mundësi të reja, zbuloni çfarë thotë horoskopi për shenjën tuaj

    Dashi – Dita do të sjellë energji dhe dëshirë për të çuar përpara planet tuaja. Në punë mund të shfaqen mundësi të reja, por shmangni vendimet e nxituara. Në dashuri, një bisedë e sinqertë do t’ju ndihmojë të sqaroni disa paqartësi.

    Demi – Do të ndiheni më të përqendruar te siguria dhe stabiliteti financiar. Është një ditë e përshtatshme për të organizuar çështjet ekonomike dhe për të bërë plane afatgjata. Në jetën sentimentale, tregohuni më të hapur ndaj nevojave të partnerit.

    Binjakët – Komunikimi do të jetë pika juaj më e fortë gjatë kësaj dite. Mund të merrni lajme interesante ose të zhvilloni biseda që do t’ju ndihmojnë në planet tuaja. Në dashuri, beqarët mund të përjetojnë një njohje të këndshme, ndërsa çiftet duhet të shmangin keqkuptimet.

    Gaforrja – Emocionet do të jenë më të theksuara dhe do të ndieni nevojën për qetësi dhe siguri. Në familje mund të gjeni mbështetjen që ju nevojitet. Në punë, mos lejoni që pasiguritë t’ju pengojnë të shfrytëzoni mundësitë që ju paraqiten.

    Luani – Do të jeni në qendër të vëmendjes dhe do të keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja. Një ide e re mund të marrë vlerësimin e duhur, veçanërisht nëse tregoheni të vendosur. Në dashuri, surprizat dhe gjestet romantike mund ta bëjnë ditën më të bukur.

    Virgjëresha – Do të përqendroheni te detajet dhe organizimi i çështjeve që kanë mbetur pezull. Kjo është një ditë e mirë për të rishikuar planet dhe për të vendosur përparësitë. Në marrëdhëniet personale, përpiquni të mos jeni tepër kritikë ndaj vetes dhe të tjerëve.

    Peshorja – Marrëdhëniet personale do të marrin rëndësi të veçantë. Mund të gjeni zgjidhje për një mosmarrëveshje ose të afroni më shumë një person të rëndësishëm për ju. Në punë, bashkëpunimi do të jetë çelësi i suksesit. Në dashuri, dita favorizon mirëkuptimin dhe afrimin emocional.

    Akrepi – Intuita juaj do të jetë e fortë dhe do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë situatat që ju rrethojnë. Në aspektin profesional, mund të lindë një mundësi që kërkon maturi dhe durim. Në dashuri, shmangni xhelozinë dhe mos nxirrni përfundime pa i sqaruar më parë gjërat.

    Shigjetari – Dëshira për ndryshim dhe aventura do të jetë e pranishme gjatë kësaj dite. Mund të mendoni për udhëtime, projekte të reja ose plane që ju nxjerrin nga rutina. Në dashuri, spontaniteti do t’ju ndihmojë të krijoni momente të veçanta. Tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.

    Bricjapi – Përgjegjësitë profesionale do të kërkojnë vëmendjen tuaj, por këmbëngulja do t’ju ndihmojë të përparoni. Mund të merrni një vlerësim ose të shihni rezultatet e përpjekjeve të mëparshme. Në jetën sentimentale, përpiquni të ndani më shumë kohë me njerëzit e dashur.

    Ujori – Idetë e reja dhe dëshira për të provuar diçka ndryshe do t’ju shoqërojnë gjatë ditës. Një bisedë me miqtë mund t’ju frymëzojë për një projekt interesant. Në dashuri, jepini hapësirë partnerit dhe shprehni hapur ndjenjat tuaja. Beqarët mund të tërhiqen nga dikush me mendime të veçanta.

    Peshqit – Ndjeshmëria dhe intuita do t’ju ndihmojnë të përballoni situatat e ditës. Në punë, përpiquni të ruani përqendrimin dhe të mos shpërqendroheni nga çështje të parëndësishme. Në dashuri, do të kërkoni më shumë afërsi dhe mirëkuptim. Një moment qetësie do t’ju ndihmojë të rikuperoni energjitë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Një ditë me mundësi të reja, zbuloni çfarë thotë horoskopi për shenjën tuaj appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Arifi: Po neglizhohet çështja e Speciales, kërkohet urgjentisht task-forcë shtetërore

    Arifi: Po neglizhohet çështja e Speciales, kërkohet urgjentisht task-forcë shtetërore

    Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe partitë politike për, siç tha, neglizhencën në trajtimin e çështjes së Dhomave të Specializuara, duke kërkuar themelimin urgjent të një task-force shtetërore me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

    Arifi ka thënë se pas zgjedhjes së presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, institucionet është dashur të veprojnë më shpejt dhe të caktojnë një koordinator jopartiak që do ta udhëhiqte task-forcën, në koordinim me partitë politike shqiptare.

    “Po, hapi i parë është përfunduar, ajo unifikimi i spektrit shqiptar, të paktën i një pjese të madhe, që për këtë çështjen e Gjykatës Speciale ta kemi një zë nga brenda, sepse pa këtë zë nga brenda do ta kishim të pamundur që të lobonim apo ta kishim një diplomaci më efektive. Kjo u arrit. Tash edhe presidenca është bërë, që është një çështje, institucion jashtëzakonisht i rëndësishëm për procesin e mëtejshëm, mirëpo pashë prapë një neglizhencë edhe nga të gjitha institucionet, edhe nga parlamenti, edhe nga qeveria, sepse këto janë institucione që do të duhej të lëviznin më shpejt, sepse presidenca sapo ka ardhur, ndoshta ende derisa të adaptohet, nuk i kupton disa gjëra, mirëpo unë kam pritur nga kryeministri që të paktën të caktojë dikë që do ta udhëheqë task-forcën. Pra, kuptohet në koordinim me partitë politike shqiptare, sepse ajo është gjëja më e rëndësishme”, tha ai.

    Sipas Arifit, task-forca nuk duhet të përbëhet vetëm nga përfaqësues të partive politike, por nga ekspertë që do të hartonin një strategji juridike dhe politike për trajtimin e çështjes së Dhomave të Specializuara.

    “Sepse task-forca më pas duhet të përbëhet nga ekspertë e jo nga njerëz vetëm të partive politike, por nga ekspertë të cilët do ta trajtojnë çështjen, do ta ndërtojnë një strategji mbi të cilën, në aspektin juridik dhe politik, do të përcaktohet se si duhet ne t’i qasemi gjithë këtij narracioni. Këtë e kam pritur që të enjten, nuk e pashë. Këtu përgjegjësi të madhe ka edhe Partia Demokratike e Kosovës, që nuk po reagon në kohën kur duhet reaguar. Pra, tash duhet të kërkohet task-forca, sepse vetëm ajo është pikënisja e ndërtimit të një strategjie shtetërore, e cila do të duhej ta kishte një trekëndësh gjithsesi: parlamenti, presidenca dhe qeveria. Nëse ky trekëndësh nuk bëhet mbi bazën e kësaj çështjeje, që edhe task-forca të funksionojë si e tillë, unë atëherë po e shoh që, në njëfarë mënyre, ne po mendojmë që e kemi përfunduar punën”, tha ai.

    Arifi ka vlerësuar se Presidenca mund të luajë rol të rëndësishëm në këtë proces, por ka kërkuar reformim të politikës së jashtme dhe angazhim më të madh diplomatik, fillimisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e më pas me kryeqytetet e Bashkimit Evropian.

    “Absolutisht besoj që Presidenca mund të luajë një rol jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm në këtë proces. Por duhet një reformatizim i tërësishëm i politikës së jashtme. Pra, të udhëhiqet më shumë nga Presidenca, diplomatët, edhe aty kërkohet një reformatizim i thellë i diplomatëve. Duhet të dërgohen njerëz profesionistë, njerëz që kanë shumë më tepër bagazh sesa në disa ambasada ku janë vendosur persona politikë apo persona të afërt me partitë politike, sidomos me këto në pushtet. Dhe duhet që me SHBA-në, e cila është adresa e parë, të bëhet ajo që duhet. Duhet të jemi shumë të sinqertë dhe konkretë, që të mos fantazojmë gjëra të tjera, por duhet një adresë që ta kemi në Washington DC, dhe mandej, normalisht, në kryeqytetet e Bashkimit Evropian, që ta shpjegojmë komplet problematikën: çka po kërkon Kosova dhe për çka është krejt ky problem që është bërë me Ligjin për Dhomat e Specializuara. Sepse po vërehet që nuk e kemi elaboruar mjaftueshëm mirë se çka kemi dashur të prodhojmë dhe çka po dëshirojmë të arrijmë me këtë ligj”, tha ai.

    Duke komentuar qëndrimet e Bashkimit Evropian për këtë çështje, Arifi ka thënë se, sipas tij, ekziston një dallim ndërmjet deklarimeve të presidentes së Komisionit Evropian dhe zëdhënësit të BE-së, por se të dyja palët kanë shprehur shqetësim. Ai ka vlerësuar se Kosova duhet të shpjegojë më qartë synimet e saj lidhur me ligjin.

    “Shikoni, tash këtu ka një kontradiktë mes asaj që ka thënë presidentja e Komisionit Evropian. Unë besoj që, për nga pozicioni politik, është më e rëndësishme sesa një zëdhënës i BE-së, pavarësisht që ne e dimë që zëdhënësi i BE-së edhe ai ka një peshë, por presidentja e Komisionit Evropian, unë besoj, ka më shumë peshë politike, jo vetëm institucionale. Dhe këtu ka një dallim mes asaj që tha ajo dhe asaj që tha BE-ja. Por, në të dyja kontekstet, kuptohet që ata e kanë një shqetësim. Pra, nuk do të thotë a priori që ata janë kundër çdo gjëje. Por e kanë një shqetësim. Tash detyra jonë, shkathtësia jonë, zhdërvjelltësia jonë diplomatike do të duhej t’ua shpjegonim se për çka qëndrojmë dhe çka po kërkojmë me këtë ligj: pra, jo çbërjen, por kornizimin, transparencën, rregullimin, ashtu siç e ka çdo shtet i Bashkimit Evropian. Dhe, mbi të gjitha, drejtësia për të gjithë. Pra, kur them për të gjithë, nënkuptojmë për të gjitha palët e përfshira në këtë proces. Kështu që këto janë reagime normale në këtë fazë fillestare, në fazën e parë”, tha ai.

    Profesori ka kritikuar edhe ritmin e veprimeve të Qeverisë dhe Presidencës, duke thënë se Kosova duhet të nisë dialogun me Bashkimin Evropian për këtë çështje dhe të krijojë një mekanizëm koordinues që do të përfshinte ekspertizë vendore e ndërkombëtare.

    “Faza e dytë, tash, ne sot do të duhej ta nisnim realisht edhe dialogun me Bashkimin Evropian mbi këtë çështje, por ja që Qeveria e Kosovës, tash edhe Presidenca ndoshta mund t’i bashkëngjitet kësaj radhe, ende po punojnë me hapa të breshkës, bile kisha thënë se as me këta hapa nuk jemi duke punuar. Prandaj e thashë, e potencova që e kam pritur që të paktën Qeveria, në koordinim me Presidencën dhe me partitë parlamentare shqiptare, ta gjejë një emër që nuk është i një partie politike. Ky është gabimi i madh. Ai duhet të jetë një person jopartiak, se politikë kemi të gjithë, por jo partiak, i cili do ta udhëheqë task-forcën. Pra, ai është njëfarë lloj koordinatori i asaj task-force që do të përbëhet nga ekspertë vendorë edhe ndërkombëtarë. Vetëm në këtë formë ne mund t’i qasemi kësaj çështjeje me një seriozitet që deri tash nuk e kemi bërë asnjëherë. Pra, nëse edhe në këtë pikë nuk e kemi atë seriozitetin dhe nëse i lëmë punët ashtu siç i lëmë, nuk do të arrijmë sukses”, tha ai./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Çfarë ndodh me sytë me kalimin e moshës? Shenjat paralajmëruese që duhet t’i njihni

    Çfarë ndodh me sytë me kalimin e moshës? Shenjat paralajmëruese që duhet t’i njihni

    Çfarë ndodh me sytë me kalimin e moshës? Shenjat paralajmëruese që duhet t’i njihni

    Me kalimin e viteve, shikimi mund të pësojë ndryshime, duke shkaktuar vështirësi në lexim, dallimin e ngjyrave dhe përshtatjen me dritën.

    Pas moshës 40-vjeçare, këto ndryshime bëhen më të zakonshme, ndërsa rritet edhe rreziku për sëmundje të syve, si katarakti, glaukoma dhe degjenerimi makular.

    Shenjat që duhen mbajtur nën vëzhgim përfshijnë shikimin e turbullt, tharjen e syve dhe shfaqjen e pikave ose shkëndijave të dritës.

    Nëse pikat ose shkëndijat e dritës shfaqen papritur, është e rëndësishme të kërkohet menjëherë ndihmë mjekësore, pasi ato mund të jenë shenjë e një problemi serioz me retinën.

    Për të ruajtur shëndetin e syve, rekomandohet një ushqyerje e shëndetshme, shmangia e duhanit, përdorimi i syzeve të diellit që mbrojnë nga rrezet ultravjollcë, si dhe mbajtja nën kontroll e diabetit dhe tensionit të lartë të gjakut.

    Pas moshës 65-vjeçare, këshillohet që kontrolli i syve të bëhet të paktën një herë në vit. Kontrollet e rregullta ndihmojnë në zbulimin e hershëm të problemeve dhe në uljen e rrezikut të humbjes së shikimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Çfarë ndodh me sytë me kalimin e moshës? Shenjat paralajmëruese që duhet t’i njihni appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Moti sot, diell dhe vranësira të shpërndara

    Moti sot, diell dhe vranësira të shpërndara

    Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat, në disa lokalitete, mund të sjellin riga të dobëta shiu.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C deri në 9°C, ndërsa ato maksimale nga 21°C deri në 25°C.

    Ndërkaq era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1–4 m/s.

    Ulje të temperaturave pritet të ketë ditën e diel të shoqëruara me reshje shiu

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6°C deri në 11°C, ndërsa ato maksimale nga 12°C deri në 16°C.

    Sipas Instituti, në përgjithësi, reshjet e së dielës pritet të jenë të dobishme për furnizimin e tokës me lagështi dhe për mbarëvajtjen e fushatës së mbjelljeve vjeshtore.

    Burimi: RTKLive

  • Dy senatorë amerikanë do ta vizitojnë Kosovën, në fokus siguria dhe marrëdhëniet me SHBA-në

    Senatorët amerikanë Dick Durbin dhe Jeanne Shaheen do ta vizitojnë Kosovën në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit do të diskutojnë për sigurinë rajonale, institucionet demokratike, zhvillimin ekonomik dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Durbin, zëvendëskryetar i grupit demokrat në Senatin amerikan, dhe Shaheen, demokratja më e lartë në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, e kanë përfunduar vizitën në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa të premten kanë nisur qëndrimin në Mal të Zi.

    Përveç këtyre dy vendeve, në kuadër të turneut, senatorët do të vizitojnë edhe Shqipërinë, Kroacinë dhe Kosovën. Gjatë qëndrimit në vendet e rajonit, ata do të takohen me zyrtarë qeveritarë, përfaqësues diplomatikë amerikanë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe liderë të rinj.

    Sipas njoftimit për vizitën, në fokus të diskutimeve do të jenë proceset e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, bashkëpunimi me NATO-n, diversifikimi i burimeve të energjisë, si dhe zbatimi i Aktit për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, i miratuar si pjesë e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026.

    Shaheen ka deklaruar se gjatë vizitës do të takohet me zyrtarë, liderë të rinj dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me të cilët do të diskutojë për çështjet e sigurisë, mundësitë ekonomike dhe marrëdhëniet e vendeve të rajonit me Shtetet e Bashkuara.

    Gjatë qëndrimit në Bosnjë e Hercegovinë, delegacioni kishte planifikuar edhe një vizitë në Qendrën Përkujtimore dhe Varrezat e Srebrenicës në Potoçari, si dhe pjesëmarrjen në një performancë të grupit artistik “House of Good Tones”.

    Kjo do të jetë vizita e fundit e Durbin në rajon si pjesë e një delegacioni kongresional në cilësinë e senatorit amerikan. Ai e ka vizituar Ballkanin Perëndimor edhe në vitet 1999 dhe 2009.

    Turneu i senatorëve amerikanë në Ballkanin Perëndimor pritet të përfundojë më 13 tetor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dy senatorë amerikanë do ta vizitojnë Kosovën, në fokus siguria dhe marrëdhëniet me SHBA-në appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mbappe sërish në telashe te Reali, tensionohen raportet me Bellinghamin

    Mbappe sërish në telashe te Reali, tensionohen raportet me Bellinghamin

    Mbappe sërish në telashe te Reali, tensionohen raportet me Bellinghamin

    Marrëdhënia e Kylian Mbappés me shumicën e bashkëlojtarëve te Real Madridi mbetet kryesisht profesionale, ndërsa raporti me Jude Bellinghamin është tensionuar ndjeshëm, raporton OKDiario.

    Sipas mediumit spanjoll, klubi madrilen i ka kërkuar mesfushorit anglez të tregojë durim dhe të mos u japë shumë rëndësi disa incidenteve.

    Ndërkohë, edhe marrëdhënia mes Mbappés dhe Vinicius Juniorit duket se mbetet kryesisht profesionale, pavarësisht afrimitetit që dy futbollistët shfaqin në publik.

    Në këtë situatë, Real Madridi po përpiqet të ulë tensionet dhe të ruajë harmoninë mes yjeve të skuadrës, në mënyrë që mosmarrëveshjet e mundshme të mos ndikojnë në atmosferën brenda ekipit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mbappe sërish në telashe te Reali, tensionohen raportet me Bellinghamin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Emiratet e Bashkuara: Sulmuesi i Flydubai nisi të “rrëshqiste drejt ekstremizmit dhe terrorizmit” gjatë studimeve në Australi

    Emiratet e Bashkuara: Sulmuesi i Flydubai nisi të “rrëshqiste drejt ekstremizmit dhe terrorizmit” gjatë studimeve në Australi

    Emiratet e Bashkuara: Sulmuesi i Flydubai nisi të “rrëshqiste drejt ekstremizmit dhe terrorizmit” gjatë studimeve në Australi

    Bashkëpiloti nga Omani, i cili dyshohet se tentoi të rrëmbente një aeroplan të kompanisë Flydubai, kishte nisur një “rrëshqitje drejt ekstremizmit dhe terrorizmit” gjatë studimeve në Australi, kanë deklaruar zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Prokurori i Përgjithshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Hamad Saif al-Shamsi, pretendoi gjithashtu se piloti – i identifikuar gjerësisht si Hamam al-Hammami – javën e kaluar po përpiqej ta përplaste aeroplanin në aeroportin e Tel Avivit, në një “sulm vetëvrasës”.

    Ai plagosi kapitenin në kabinën e pilotëve me sëpatën emergjente për raste përplasjeje, përpara se të neutralizohej nga pasagjerët. Një anëtar tjetër i ekuipazhit të fluturimit Dubai–Tel Aviv arriti ta ulte aeroplanin në Arabinë Saudite.

    Universiteti RMIT në Melburn konfirmoi më herët se piloti kishte studiuar në këtë institucion, por ishte larguar pa e përfunduar kualifikimin në inxhinieri.

    Sipas Shamsit, marrja në pyetje e pilotit 29-vjeçar zbuloi se ai ishte frymëzuar nga sulmet e 11 shtatorit 2001, të kryera nga al-Kaeda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Gjetjet treguan se shenjat e rrëshqitjes së tij drejt ekstremizmit dhe terrorizmit u shfaqën për herë të parë në vitin 2017, kur ai po studionte në Australi”, citohet të ketë thënë prokurori i përgjithshëm, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, WAM, të premten.

    “Gjatë asaj periudhe, ai u ndikua nga ideologjia takfiriste [radikale], përmes leximit të literaturës ekstremiste dhe ndjekjes së përmbajtjeve në internet që glorifikonin organizatat terroriste dhe sulmet vetëvrasëse.”

    Raporti i WAM-it bëri të ditur gjithashtu se piloti u kishte thënë hetuesve se “ishte përgatitur psikologjikisht dhe fizikisht për ta realizuar planin, duke shtuar ekspozimin ndaj materialeve që promovonin terrorizmin dhe duke u stërvitur në boks me një trajner privat”.

    “Ai pranoi se kishte vepruar i vetëm, pa përfshirjen e personave të tjerë, megjithëse hetimet po vazhdojnë për ta verifikuar këtë pretendim”, raportoi WAM.

    Korporata Australiane e Transmetimeve (ABC) ka raportuar se personit në fjalë i ishte lëshuar vizë studentore australiane në vitin 2014 dhe se ai kishte studiuar në këtë vend gjatë viteve 2015–2017, përpara se të largohej.

    Këtë javë, gazeta Sydney Morning Herald zbuloi postime në rrjetin social X, nga llogaria tashmë e fshirë e al-Hammamit, në të cilat ai i përshkruante pesë vitet e studimeve jashtë vendit, në Australi, Britani dhe Zelandë të Re, si “vitet e arta të përkushtimit tim fetar”.

    Më shumë se 170 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit ndodheshin në bordin e fluturimit FZ1073 më 30 shtator.

    Në ditët pas incidentit, autoritetet australiane konfirmuan se po shqyrtonin lidhjet e tij me Australinë.

    Ekipi i Përbashkët Kundër Terrorizmit i shtetit të Viktorias, i përbërë nga Policia Federale Australiane (AFP), Policia e Viktorias dhe agjencia e sigurisë ASIO, deklaroi se po “hetonte lidhjet e personit me Australinë”.

    Bashkëpiloti indian, kapiteni Smit Machchhar, është vlerësuar si hero pasi arriti ta zhbllokonte derën e kabinës së pilotëve, ndërsa sulmohej dhunshëm me sëpatë. Kjo u mundësoi pasagjerëve të hynin brenda dhe të merrnin kontrollin e situatës në aeroplan.

    Ndërkohë, janë ngritur pikëpyetje edhe për mangësitë serioze të sigurisë, përfshirë mënyrën se si sulmuesi u rekrutua nga Flydubai dhe si iu dha leja për të pilotuar një aeroplan të mbushur me shtetas izraelitë drejt Tel Avivit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Emiratet e Bashkuara: Sulmuesi i Flydubai nisi të “rrëshqiste drejt ekstremizmit dhe terrorizmit” gjatë studimeve në Australi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Arifi për presidenten: Aleanca s'ishte pjesë e marrëveshjes, por pati qasje pozitive (VIDEO)

    Arifi për presidenten: Aleanca s’ishte pjesë e marrëveshjes, por pati qasje pozitive (VIDEO)

    Arifi për presidenten: Aleanca s'ishte pjesë e marrëveshjes, por pati qasje pozitive (VIDEO)

    Avni Arifi nga Aleanca ka thënë që kjo parti ka pasur një qasje pozitive në raport me zhvillimet e fundit politike, siç ishte zgjedhja e presidentes, ndonëse ata nuk ishin pjesë e marrëveshjes politike.

    Ai përmendi kryetari ne kësaj partie, Ardian Gjinin, e cila e ka uruar presidenten e re, Justina Shiroka Pulën.

    “E vërtetë që ne nuk kemi qenë pjesë e marrëveshjes politike dhe sjellja jonë ka qenë konform veprimeve që ne i kemi paralajmëruar”, ka thënë Arifi në Edicionin Special të Klan Kosovës.

    “Nuk kemi qenë pjesë të marrëveshjes politike. E kanë votuar ata që kanë pasur marrëveshje politike. Tash është zgjedhur presidentja, është zgjedhur nga 81 deputetë. Kosova ka presidente. Besoj se presidentja e Kosovës ka një shans që të jetë presidente e të gjithëve. Aleanca e ka uruar, kryetari Gjini e ka uruar presidenten”.

    Sidoqoftë, Arifi tha se presidentes i takon që të jetë unifikuese dhe të mos ndiejë obligim ndaj atyre që e kanë votuar për këtë post.

    “Ekziston në përgjithësi një qasje pozitive ndaj asaj çka ka paraqitur në kontributin e saj në institucione, në jetën akademike, domethënë kryesisht një personalitet pozitiv”.

    “Ajo nuk duhet të ndihet e obliguar nga partitë që e kanë votuar për presidente. Besoj se ajo duhet të ndihet e obliguar vetëm nga kushtetuta dhe kushtetuta kërkon nga ajo që të jetë person unifikues për të gjitha partitë politike”.

  • Marrëveshja për naftë dizel nga Rusia, Zelensky e cilëson dhuratë për Putinin

    Marrëveshja për naftë dizel nga Rusia, Zelensky e cilëson dhuratë për Putinin

    Marrëveshja për naftë dizel nga Rusia, Zelensky e cilëson dhuratë për Putinin

    Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se është arritur një marrëveshje për furnizimin e ShBA-së dhe tregjeve globale me naftë dizel nga Rusia.

    Sipas Trumpit, Rusia do të lirojë fillimisht 300 mijë tonë naftë dizel, ndërsa dërgesa të tjera pritet të pasojnë gjatë muajve në vijim, raporton BBC.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e kritikoi marrëveshjen, duke e cilësuar si dhuratë për Vladimir Putinin dhe investim në një luftë që duhet të përfundojë.

    Si pjesë e marrëveshjes, ShBA-ja pritet të pezullojë përkohësisht sanksionet ndaj eksporteve ruse të naftës dizel deri më 7 prill.

    Analistët kanë shprehur dyshime nëse Rusia mund të përmbushë sasitë e premtuara dhe nëse marrëveshja do të ndikojë ndjeshëm në uljen e çmimeve të karburanteve.

    Trump synon të lehtësojë presionin nga rritja e kostos së jetesës në SHBA, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit.