Category: Lajme

  • RrGK kërkon hetim të plotë për rastin e rëndë në Gjilan

    RrGK kërkon hetim të plotë për rastin e rëndë në Gjilan

    RrGK kërkon hetim të plotë për rastin e rëndë në Gjilan

    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka shprehur shqetësim të thellë pas vrasjes së një gruaje në Gjilan, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

    Në të njëjtën ngjarje, jetën e humbi edhe vëllai i saj, ndërsa një person tjetër, që është xhaxhai i viktimave, mbeti i plagosur.

    Përmes një reagimi, RrGK ka theksuar se vrasja e një gruaje nga bashkëshorti i saj është akt i rëndë dhune, i cili nuk mund të arsyetohet me konflikte apo mosmarrëveshje të mëhershme.

    “Asnjë rrethanë nuk e justifikon marrjen e jetës së një gruaje”, thuhet në reagimin e organizatës.

    Rrjeti i Grave të Kosovës ka theksuar se kjo ngjarje rikujton edhe një herë pasojat fatale të dhunës ndaj grave dhe nevojën urgjente për parandalimin e saj, si dhe për reagim efektiv nga institucionet përgjegjëse.

    Ky rrjet ka kërkuar hetim të plotë të rastit, transmeton Klankosova.tv

    “RrGK kërkon hetim të plotë të rastit, zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe vënien para drejtësisë të personit përgjegjës. Dhuna ndaj grave nuk është çështje private, por shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, ndaj së cilës institucionet duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe pa vonesa”.

     

  • Haxhiu reagon pas rastit në Gjilan: Pres nga institucionet zbardhjen e plotë të rrethanave

    Haxhiu reagon pas rastit në Gjilan: Pres nga institucionet zbardhjen e plotë të rrethanave

    Haxhiu reagon pas rastit në Gjilan: Pres nga institucionet zbardhjen e plotë të rrethanave

    Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Livoç të Gjilanit që tronditi opinionin publik në Kosovë, ku mbetën të vrarë dy persona dhe një tjetër mbeti i plagosur.

    Haxhiu përmes një postimi në Facebook tha se pret që të zbardhen rrethanat e rastit nga institucionet përgjegjëse, teksa familjarëve të viktimave u shprehu ngushëllime.

    “Më tronditi lajmi për vrasjen e një gruaje dhe një burri në Livoç të Ulët të Gjilanit, si dhe plagosjen e një personi tjetër. Dy jetë të humbura dhunshëm dhe familje që sot po përballen me një dhimbje të madhe. Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të plagosurit i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë.Pres nga institucionet përgjegjëse që të zhvillojnë një hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional, në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e këtij krimi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Në këto momente të rënda, familjeve të prekura duhet t’u ofrohet gjithë mbështetja e nevojshme, duke respektuar privatësinë dhe dinjitetin e tyre”, ka shkruar ajo.

    Ja postimi:

  • Ish-presidentja Vjosa Osmani reagon për rastin tragjik në Gjilan

    Ish-presidentja Vjosa Osmani reagon për rastin tragjik në Gjilan

    Ish-presidentja Vjosa Osmani reagon për rastin tragjik në Gjilan

    Një tragjedi e rëndë ndodhi pasditen e sotme në fshatin Livoç të Ulët të Gjilanit, ku u vranë dy persona, vëlla dhe motër, rreth 30-vjeçarë.

    Rreth rastit të rëndë ka reaguar edhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Ajo përmes një reagimi në Facebook ka thënë se gratë nuk duhet të vdesin që institucionet të zgjohen.

    “Një shoqëri që vajton pas çdo vrasjeje, por nuk arrin ta ndalë dhunën para se të jetë tepër vonë, duhet të përballet me përgjegjësinë e saj.Një grua e re dhe vëllai i saj sot u vranë nga bashkëshorti i saj. Dhe asnjë fjalë nuk mjafton për ta përshkruar këtë tmerr. Gratë nuk duhet të vdesin që institucionet të zgjohen. Kërcënimet nuk duhet të përfundojnë në arkiv, e dhuna nuk duhet të përfundojë në varreza. Drejtësi për viktimat. Përgjegjësi për çdo dështim. Veprim, jo fjalë.  Asnjë jetë më pak! Asnjë justifikim më shumë!”

  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të mëdha” për naftën, pasi çmimet mbeten në nivele rekord në javët para zgjedhjeve të mes mandatit të 3 nëntorit, të cilat do të përcaktojnë kontrollin e Kongresit.

    “Kemi një njoftim të madh që do të dalë së shpejti për naftën. Mendoj se kemi disa lajme të mëdha për situatën e naftës“, tha Trump pa dhënë hollësi në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv.

    Çmimet e naftës janë rritur me 70% që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, pavarësisht dy lëvizjeve të fundit të profilit të lartë nga Trump për të rritur furnizimet me karburant: presionin ndaj aleatëve për të liruar rezervat e emergjencës dhe zgjerimin e aksesit në naftë të kuqe të përjashtuar nga taksat.

    Luftërat në Iran dhe Ukrainë kanë shkaktuar një krizë të paparë globale të furnizimit me karburant, duke i çuar çmimet mesatare të naftës në SHBA në 6.28 dollarë për galon të enjten.

  • 'Dora' e butë e Prokurorisë në Ferizaj: Lirohet i dyshuari për sulmin ndaj ekipit të ‘Kiks’ në Klan Kosova

    ‘Dora’ e butë e Prokurorisë në Ferizaj: Lirohet i dyshuari për sulmin ndaj ekipit të ‘Kiks’ në Klan Kosova

    'Dora' e butë e Prokurorisë në Ferizaj: Lirohet i dyshuari për sulmin ndaj ekipit të ‘Kiks’ në Klan Kosova

    Prokuroria Themelore në Ferizaj e ka liruar nga paraburgimi Ilir Rexhepin, i dyshuar për sulmin brutal ndaj ekipit të Klan Kosovës, përkatësisht emisionit Kiks Kosova, i cili po hulumtonte një temë në të cilën ishte i përfshirë edhe vetë i dyshuari.

    Kiks Kosova ka kërkuar sqarime nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Prokuroria e Shtetit lidhur me vendimin për lirimin e Rexhepit, masat e ndërmarra ndaj tij dhe veprimet hetimore për identifikimin e dy personave të tjerë të dyshuar për pjesëmarrje në sulm.

    Pyetjet zyrtare janë dërguar mbrëmë, përfshirë edhe te prokurori Ardian Emini, i cili, sipas informacioneve të redaksisë, ka qenë prokuror kujdestar në rastin e sulmit ndaj ekipit të Kiks Kosovës.

    Megjithatë, deri në publikimin e këtij lajmi, Prokuroria nuk i është përgjigjur asnjërës prej pyetjeve të redaksisë.

    Sipas burimeve të Kiks Kosovës, Prokuroria nuk ka kërkuar fare caktimin e masës së paraburgimit ndaj Ilir Rexhepit, i cili përveç sulmit, dyshohet edhe për vjedhjen e kamerës së ekipit, të cilën e ka dorëzuar me rastin e paraqitjes në stacion policor.

    Të njëjtat burime pretendojnë se kjo lidhet me ndikimin që i dyshuari dyshohet se ka në komunitetin e tij në Ferizaj. Ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Prokuroria, e cila nuk u është përgjigjur pyetjeve të redaksisë për arsyet e mos kërkimit të paraburgimit.

    Ndërkohë, mbetet e paqartë se si janë vlerësuar rrethanat e rastit, përfshirë mundësinë e ndikimit te personat e tjerë të dyshuar dhe rrezikun e ndërhyrjes në prova, pasi dyshohet për zhdukje të pamjeve nga kamerat e sigurisë.

    Megjithatë, Klan Kosova e ka kontaktuar edhe në telefon prokurorin Ardian Emini, i cili refuzoi të deklarohej, e madje tha se nuk ka çka të flas për lëndën. 

    “Për rastin nuk kemi çka të flasim, jam prokuror i shtetit dhe rasti është nën hetime…Natën e mirë”, tha Emini.

    Në rastet e mëhershme të kësaj natyre, rrallëherë ka ndodhur që të dyshuarit të hetohen në liri dhe të mos kërkohet masë sigurie ndaj tyre.

    Tre të dyshuar të tjerë ende për t’u identifikuar

    Rasti nuk përfundon me lirimin e Rexhepit.

    Bazuar në informacionet e Kiks Kosovës, policia është ende në kërkim të tre personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin ndaj ekipit të gazetarëve.

    Sipas burimeve të redaksisë, Rexhepi e ka pranuar përfshirjen në rast, por personat e tjerë të dyshuar ende nuk janë identifikuar.

    Kiks Kosova do të ju mbajë të informuar me zhvillimet e reja.

  • Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë së shpejti, i kemi arritur objektivat kryesore

    Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë së shpejti, i kemi arritur objektivat kryesore

    Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë së shpejti, i kemi arritur objektivat kryesore

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar sërish se konflikti ushtarak me Iranin do të përfundojë “së shpejti”, duke pretenduar se Uashingtoni e ka arritur objektivin kryesor për ta penguar Teheranin të zhvillojë armë bërthamore.

    Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, Trump foli për zhvillimet gjeopolitike dhe ndikimin e konfliktit në tregjet e energjisë. Ai u shpreh se rritja e çmimeve të karburanteve është e përkohshme.

    “Ne e ndaluam Iranin nga zhvillimi armës bërthamore — dhe çmimet e karburantit do të bien ndjeshëm e gjithçka do të përfundojë së shpejti, në një mënyrë apo në një tjetër”, u shpreh Trump.

    Presidenti amerikan la të kuptohet se përfundimi i konfliktit mund të arrihet përmes diplomacisë ose përmes vazhdimit të trysnisë ushtarake, duke theksuar se administrata e tij i ka në dispozicion të dyja mundësitë.

    “Mund ta bëjmë në të dyja mënyrat, por është shumë e thjeshtë — në një mënyrë apo në një tjetër do të përfundojë së shpejti”, shtoi ai.

    Trump foli edhe për gjendjen e kapaciteteve ushtarake të Iranit, duke pretenduar se infrastruktura e tij mbrojtëse është dobësuar ndjeshëm.

    “Ata nuk kanë ushtri, nuk kanë marinë, nuk kanë forcë ajrore, nuk kanë mjete kundërajrore”, deklaroi Trump lidhur me gjendjen ushtarake të Iranit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë së shpejti, i kemi arritur objektivat kryesore appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Studentët dhe sindikatat dalin në protesta në Bruksel, 21 persona ndalohen

    Studentët dhe sindikatat dalin në protesta në Bruksel, 21 persona ndalohen

    Një grup protestuesish u përlesh me policinë të premten në Bruksel, ku mijëra anëtarë të sindikatave dhe studentë dolën në rrugë në kuadër të një greve kombëtare kundër masave të qeverisë për shkurtimin e buxhetit.

    Disa dhjetëra protestues të maskuar dhe të veshur me të zeza hodhën gurë dhe sende të tjera në drejtim të policisë, ndërsa në rrugë dëgjoheshin slogane kundër policisë dhe muret përreth ishin mbuluar me grafite të tilla, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

    Sipas dëshmitarëve të Reuters, zjarrfikësit shuan disa zjarre, përfshirë zjarre në autobusë, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

    Përleshjet ndodhën teksa mijëra protestues marshuan në kryeqytetin belg, mes tyre edhe studentë të frymëzuar pjesërisht nga demonstratat në Francën fqinje. Greva shkaktoi ndërprerje në transportin publik dhe në udhëtimet ajrore, ndërsa u prekën edhe shumë shkolla dhe institucione të kujdesit për fëmijët.

    Disa nga protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet: “E lashë orën mësimore për të mbrojtur arsimin” dhe “Arsimi është e drejtë, jo privilegj”.

    Policia bëri të ditur se marshimi, në të cilin morën pjesë rreth 30 mijë persona, u zhvillua në mënyrë paqësore. Megjithatë, përleshjet shpërthyen pranë Stacionit Qendror të Brukselit dhe në qendër të qytetit, ku grupe protestuesish hodhën shishe, tulla, gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë, vunë zjarre dhe dëmtuan pronën publike.

    Për t’i shpërndarë grupet e dhunshme, policia përdori topa uji dhe gaz lotsjellës. Sipas autoriteteve, 21 persona janë ndaluar ose arrestuar, përfshirë 13 të mitur.

    Greva u thirr nga dy sindikatat më të mëdha të Belgjikës, sindikata socialiste FGTB/ABVV dhe ajo e krishterë CSC/ACV. Ato kundërshtojnë masat buxhetore të qeverisë, për të cilat thonë se do t’ua kalojnë barrën e përpjekjeve për uljen e deficitit punëtorëve, pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta.

    Kryeministri belg, Bart De Wever, deklaroi të enjten se masat e dhimbshme buxhetore janë të nevojshme tani, për të shmangur një spirale të mundshme të borxhit dhe kostove të interesit, e cila, sipas tij, do t’u linte një barrë të rëndë brezave të ardhshëm.

    Ndërkohë, grupet studentore, protestat e të cilave nisën në fillim të këtij muaji në Liège dhe u përhapën të premten në Bruksel, kundërshtojnë gjithashtu rritjen e kostove të arsimit, mbipopullimin e klasave dhe reformat që, sipas tyre, rrezikojnë ta bëjnë arsimin e lartë më pak të qasshëm.

    Protestat në Belgjikë janë pjesë e një vale më të gjerë demonstratash në Evropë. Studentët në Francë dhe Itali kanë protestuar për financimin e arsimit, ndërsa dhjetëra mijëra persona kanë marshuar në Spanjë kundër krizës së banimit.

    Burimi: Dukagjini

  • I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan është biznesmen i njohur

    I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan është biznesmen i njohur

    I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan është biznesmen i njohur

    Valon Ramushi dyshohet se qëndron prapa vrasjes së dyfishtë që ndodhi sot në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku mbetën të vrarë bashkëshortja e tij, Nafije Bogujevci, dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci.

    I dyshuari tashmë është vetëdorëzuar në polici, ndërsa në rrethinën ku jeton njihet si sipërmarrës. Ai ka në pronësi një lagje në Makresh, si dhe biznesin “Loni Therm”.

    Sipas raportit zyrtar të Policisë, Egzon Bogujevci u vra brenda një veture. Me të njëjtën armë, i dyshuari dyshohet se qëlloi edhe ndaj bashkëshortes së tij, Nafijes, e cila u dërgua pa shenja jete në Emergjencën e Gjilanit.

     

  • Roberto Vergori në Prishtinë, më 14 tetor merr komandën e KFOR-it

    Roberto Vergori në Prishtinë, më 14 tetor merr komandën e KFOR-it

    Roberto Vergori në Prishtinë, më 14 tetor merr komandën e KFOR-it

    Komandanti i ardhshëm i KFOR-it, gjenerali italian Roberto Vergori, ka arritur në Prishtinë, ku më 14 tetor do të marrë zyrtarisht detyrën e komandantit të këtij misioni.

    Vergori është pritur sot në takim nga komandanti aktual i KFOR-it, Özkan Ulutaş, me të cilin do të bashkëpunojë gjatë ditëve në vijim për të siguruar një tranzicion të rregullt dhe vazhdimësinë e aktiviteteve të misionit.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, ceremonia e dorëzimit të komandës do të mbahet më 14 tetor 2026, në Shtabin e KFOR-it.

    KFOR-i ka ritheksuar përkushtimin për zbatimin e mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me qëllim të ruajtjes së një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë dhe garantimit të lirisë së lëvizjes.

    Misioni ka bërë të ditur se mandatin e zbaton në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin EULEX, në përputhje me përgjegjësitë e tyre në fushën e sigurisë.

    The post Roberto Vergori në Prishtinë, më 14 tetor merr komandën e KFOR-it appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ra nga skela gjatë punimeve, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Greqi

    Ra nga skela gjatë punimeve, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Greqi

    Ra nga skela gjatë punimeve, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Greqi

    Një 49-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pas një incidenti në punë në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se punëtori ra nga skela në boshllëk gjatë punimeve në zonën e Kato Kamilës në Serres.

    Ai fatkeqësisht nuk iu mbijetoi plagëve të marra pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në Spitalin e Përgjithshëm të Serres, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv.

    Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur, në rrethana ende të paqarta, rreth orës 11:30 të mëngjesit. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.