Category: Lajme

  • UEFA dënon FFK-në me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve

    UEFA dënon FFK-në me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve

    UEFA dënon FFK-në me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve

    Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, e ka dënuar me 35 mijë euro gjobë Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), për shkak të shkeljeve të tifozëve gjatë ndeshjes Austri – Kosovë.

    Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka shqiptuar dy gjoba ndaj FFK-së, njëra prej 15 mijë eurosh për “shfaqje mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”, ndërsa tjetra prej 20 mijë eurosh për “sjellje raciste dhe/ose diskriminuese”.

    Përveç gjobës prej 20 mijë eurosh, FFK-së i është shqiptuar edhe masa e ndalimit të plotë të shitjes së biletave për tifozët e saj për një ndeshje si mysafire në garat e përfaqësueseve të UEFA-s.

    Megjithatë, kjo masë është pezulluar për një periudhë prove prej dy vjetësh, duke filluar nga data e vendimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post UEFA dënon FFK-në me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Studimi: Pijet dietike me ëmbëlsues artificialë mund të ndihmojnë në humbjen e peshës

    Studimi: Pijet dietike me ëmbëlsues artificialë mund të ndihmojnë në humbjen e peshës

    Studimi: Pijet dietike me ëmbëlsues artificialë mund të ndihmojnë në humbjen e peshës

    Një studim dyvjeçar i realizuar nga Universiteti i Liverpoolit ka gjetur se pijet dietike me ëmbëlsues artificialë mund të jenë po aq efektive sa uji në kuadër të një programi për humbje peshe. Madje, pjesëmarrësit që konsumuan pije dietike humbën mesatarisht më shumë kilogramë sesa ata që pinin ujë.

    Në studim morën pjesë 493 persona të moshës 18 deri në 65 vjeç, të cilët kishin mbipeshë ose obezitet.

    Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe. Njëri grup konsumoi rreth gjysmë litri ujë në ditë, ndërsa grupi tjetër të njëjtën sasi pijesh me ëmbëlsues pa vlera ushqyese. Ky program zgjati 104 javë.

    Pas dy vitesh, pjesëmarrësit që konsumuan pije dietike humbën mesatarisht rreth pesë kilogramë, ndërsa ata që pinin ujë humbën rreth tre kilogramë.

    Të dy grupet shënuan gjithashtu ulje të perimetrit të belit dhe të ijeve, si dhe të masës dhjamore, pa dallime të rëndësishme mes tyre në këto tregues.

    Megjithatë, ekspertët theksojnë se rezultatet nuk dëshmojnë se pijet dietike ishin shkaku i drejtpërdrejtë i humbjes së peshës.

    Pjesëmarrësit ndoqën një program të strukturuar, i cili përfshinte këshillim për ushqyerjen, mbështetje për ndryshimin e sjelljeve dhe rekomandime për aktivitet fizik. Këta faktorë mund të kenë ndikuar gjithashtu në rezultatet e arritura.

    Studimi kishte edhe disa kufizime: ai u zhvillua vetëm në një lokacion në Angli dhe, nga 493 pjesëmarrësit fillestarë, vetëm 220 e përfunduan vlerësimin pas 104 javësh.

    Prandaj, rezultatet sugjerojnë se pijet dietike mund të jenë një alternativë ndaj ujit në kuadër të disa programeve për menaxhimin e peshës, por nuk nënkuptojnë se ato, të vetme, garantojnë rënie në peshë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Studimi: Pijet dietike me ëmbëlsues artificialë mund të ndihmojnë në humbjen e peshës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 50 të arrestuar në aksionin kundër drogës në Ballkan, narkotikët transportoheshin me kamionë

    50 të arrestuar në aksionin kundër drogës në Ballkan, narkotikët transportoheshin me kamionë

    50 të arrestuar në aksionin kundër drogës në Ballkan, narkotikët transportoheshin me kamionë

    50 persona janë arrestuar në një operacion ndërkombëtar kundër një rrjeti të trafikut të drogës, i cili vepronte në disa vende të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.

    Sipas Europol-it, të dyshuarit dyshohet se janë të përfshirë edhe në vrasje, rrëmbime dhe sulme me armë zjarri e granata dore në vende të ndryshme evropiane.

    Operacioni u zhvillua më 6 tetor, me kontrolle në 42 lokacione në Slloveni dhe Spanjë. Në aksion morën pjesë autoritetet e 22 shteteve, ndërsa numri më i madh i arrestimeve u regjistrua në Slloveni, ku u ndaluan 34 persona.

    Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan 66 kilogramë narkotikë, përfshirë kanabis dhe amfetaminë, si dhe armë, para të gatshme dhe stoli.

    Sipas hetuesve, rrjeti kriminal fshihte drogën në ngarkesa të ligjshme mallrash dhe e transportonte me kamionë e furgonë drejt vendeve të ndryshme të Evropës. Për koordinimin e aktiviteteve, anëtarët e dyshuar përdornin platforma të enkriptuara komunikimi, përfshirë SKY ECC dhe CryptCom.

    Europol-i bëri të ditur se mosmarrëveshjet mes anëtarëve të rrjetit dhe dështimi i dërgesave të drogës shpesh përfundonin me akte dhune, përfshirë vrasje, tentativa vrasjeje dhe rrëmbime. Në disa raste, cak i sulmeve ishin edhe familjarët e personave të përfshirë në rrjet.

    Hetimet, të zhvilluara nga shkurti i vitit 2022 deri në shtator të vitit 2026, kanë çuar në sekuestrimin e sasive të mëdha të kokainës, kanabisit, metamfetaminës dhe substancave të tjera narkotike, si dhe të armëve dhe kimikateve të përdorura për prodhimin e drogës.

    Përmes analizimit të komunikimeve dhe provave të mbledhura, hetuesit kanë identifikuar edhe transporte të tjera të dyshuara, përfshirë tonelata kanabisi dhe qindra kilogramë kokainë e heroinë.

    Sipas Europol-it, operacioni u koordinua në kohë reale nga një qendër operative në Lubjanë, me mbështetjen analitike dhe operacionale të agjencisë evropiane.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 50 të arrestuar në aksionin kundër drogës në Ballkan, narkotikët transportoheshin me kamionë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • I plagosuri nga vrasja e dyfishtë në Gjilan në gjendje të rëndë shëndetësore

    I plagosuri nga vrasja e dyfishtë në Gjilan në gjendje të rëndë shëndetësore

    I plagosuri nga rasti i vrasjes së dyfishtë në Livoç të Ulët të Gjilanit është në gjendje të rëndë shëndetësore teksa po vazhdon trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka bërë të ditur për Dukagjinin se pas ekzaminimeve mjekësore, i plagosuri është dërguar në sallën operative e pastaj do dërgohet në mjekim intenziv.

    “Një i plagosur me armë zjarri është sjell nga Spitali i Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas ekzaminimeve të kryera është dërguar në sallën operative nga ekipet kujdestare të Kirurgjisë Abdominale, Urologjisë dhe anastezionit. Më pas i njëjti do të vazhdojë tretmanin në Mjekimin Intenziv Qendror”, tha Syla për Dukagjinin.

    Burimi: Dukagjini

  • Gjendja e rëndë, personi që mbeti i lënduar në Gjilan po operohet në QKUK

    RASTI GJILAN/ Dalin detajet e fundit për gjendjen e rëndë të personit që po trajtojet

    Gjendja e rëndë, personi që mbeti i lënduar në Gjilan po operohet në QKUK

    Personi që mbeti i plagosur nga të shtënat në Livoç të Ulët të Gjilanit i është nënshtruar operacionit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla tha për Klankosova.tv se i pacienti është në sallën e operimit dhe se gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

    Ai shtoi se pas përfundimit të operacionit, i njëjti do të shtrohet në Klinikën e Mjekësisë Intensive për monitorim të gjendjes së tij shëndetësore.

    “E rëndë është gjendja, është ende në sallë të operacionit. Pas operacionit do të transferohet në mjekim intensiv”, tha ai për klankosova.tv.

  • Ra nga skela teksa punonte, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Greqi

    Ra nga skela teksa punonte, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Greqi

    Ra nga skela teksa punonte, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Greqi

    Lëndimi i rëndë i një punëtori 49-vjeçar i cili ra nga skela në gjatë punimeve ndërtimore në Serres të Greqisë, pati një pasojë tragjike. 

    Burri 49-vjeçar me origjinë shqiptare për fat të keq ndërroi jetë nga plagët e marra, në Spitalin e Përgjithshëm të Serresit ku u transferua. Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi, në rrethana ende të paqarta, rreth orës 11:30 të mëngjesit, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

    Çështja është marrë përsipër nga autoritetet kompetente, të cilat po kryejnë një hetim për të sqaruar plotësisht rrethanat e sakta në të cilat ndodhi aksidenti në punë.

  • Ronaldo mund të dënohet me 6 muaj suspendim nga Portugalia

    Ronaldo mund të dënohet me 6 muaj suspendim nga Portugalia

    Ronaldo mund të dënohet me 6 muaj suspendim nga Portugalia

    Cristiano Ronaldo rrezikon të dënohet me gjashtë muaj pezullim dhe gjobë, pas largimit të papritur nga grumbullimi i Përfaqësueses së Portugalisë, raportojnë mediat.

    Ronaldo, 41-vjeçar, u largua nga grumbullimi i kombëtares pasi nuk u aktivizua në ndeshjen kundër Norvegjisë, shkruan The Sun, transmeton klankosova.tv.

    Trajneri Jorge Jesus, i cili e kishte drejtuar Ronaldon te Al-Nassr para se të merrte drejtimin e Portugalisë, pranoi se i kishte thënë sulmuesit se do të luante, por më pas kishte ndryshuar mendje, duke e lënë në bankën rezervë.

    Kjo ishte hera e parë në 18 vjet që Ronaldo ishte pjesë e një grumbullimi të Portugalisë, por nuk aktivizohej në ndeshje.

    Largimi i tij ndodhi në një kohë kur përplasja mes palëve u bë publike. Motra e futbollistit, Elma Aveiro, kërkoi që atij t’i jepej “më shumë respekt”.

    Megjithatë, ish-ylli i Manchester Unitedit tani mund të përballet me një pezullim deri në gjashtë muaj.

    Sipas ESPN Brazil, rregullorja e Federatës Portugeze të Futbollit parasheh që një lojtar që largohet nga grumbullimi, ndeshja apo ndonjë aktivitet i lidhur me kombëtaren, mund të dënohet me pezullim deri në gjashtë muaj.

    Krahas pezullimit, lojtari mund të gjobitet gjithashtu. Rregullorja përcakton se:

    “Lojtari i cili, pasi është ftuar rregullisht, largohet ose nuk paraqitet pa arsye të justifikuar në stërvitje, ndeshje apo aktivitete të ekipeve kombëtare, ose në aktivitete që lidhen me përfaqësimin sportiv të FPF-së apo Portugalisë, dënohet me pezullim nga një deri në gjashtë muaj dhe, në rast se është futbollist profesionist, me gjobë prej 500 deri në 1.000 euro”.

    Duke marrë parasysh se Ronaldo raportohet të ketë pagë bazë prej 488 mijë funtesh në ditë, gjoba financiare nuk pritet të përbëjë problem të madh për të.

    Ronaldo ka deklaruar se do t’i tregojë të gjitha “në kohën e duhur”, por nuk ka dashur të shpërqendrojë bashkëlojtarët nga përgatitjet për ndeshjen kundër Danimarkës, e cila zhvillohet sonte.

  • Shërbimi Danez i Burgjeve deklarohet për incidentin në burgun e Kopenhagës

    Shërbimi Danez i Burgjeve deklarohet për incidentin në burgun e Kopenhagës

    Shërbimi Danez i Burgjeve deklarohet për incidentin në burgun e Kopenhagës

    Shërbimi Danez i Burgjeve ka konfirmuar se më 5 tetor ka ndodhur një incident në burgun “Vestre Fængsel në Kopenhagë”, duke bërë të ditur se rasti i është përcjellë policisë.

    Në një përgjigje pr Klan Kosova lidhur me rastin, ky institucion ka theksuar se, ndonëse në përgjithësi nuk komenton raste individuale, çdo pretendim për ushtrim dhune ndaj të burgosurve trajtohet si çështje shumë serioze.

    “Për këtë arsye, ne kemi ndërmarrë masat e nevojshme dhe të përshtatshme”, thuhet në përgjigjen e Shërbimit Danez të Burgjeve.

    Institucioni danez ka folur edhe për përvojën me zyrtarët korrektues nga Kosova që kryejnë praktikën në Danimarkë, duke vlerësuar se ajo ka qenë përgjithësisht shumë pozitive.

    Sipas ktij institucioni, vlerësime të mira kanë marrë si nga zyrtarët korrektues kosovarë, ashtu edhe nga ata danezë.

    Megjithatë, pas incidentit, Shërbimi Danez i Burgjeve ka bërë të ditur se do ta rishikojë programin e trajnimit për zyrtarët korrektues kosovarë që kryejnë praktikën në Danimarkë, me qëllim që ai të jetë në nivel të lartë dhe t’i përmbushë plotësisht kërkesat e institucionit.

    “Ne kemi besim në bashkëpunimin me Kosovën dhe kemi ruajtur një dialog të mirë e konstruktiv me Shërbimin Korrektues të Kosovës. Edhe ata e kanë trajtuar këtë çështje me shumë seriozitet”, thuhet më tej në përgjigje.

    Shërbimi Danez i Burgjeve nuk ka dhënë detaje të tjera për incidentin, duke rikujtuar se në përgjithësi nuk komenton raste individuale.

    Klankosova.tv ka raportuar rreth rastit ku dy zyrtarët korrektues nga Kosova, të akuzuar për sulm ndaj një të burgosuri në burgun Vestre në Kopenhagë, janë liruar pas seancës paraprake të mbajtur të mërkurën.

     

  • I plagosuri me armë zjarri në Gjilan në gjendje të rëndë, dërgohet në sallën operative

    I plagosuri me armë zjarri në Gjilan në gjendje të rëndë, dërgohet në sallën operative

    I plagosuri me armë zjarri në Gjilan në gjendje të rëndë, dërgohet në sallën operative

    Një person i lindur në vitin 1978, i plagosur me armë zjarri në Gjilan, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas ekzaminimeve të kryera në spital, ai është dërguar në sallën operative, ndërsa më pas do ta vazhdojë trajtimin në MIQ.

    Kështu ka bërë të ditur shefi i Emergjencës, Naser Syla

    The post I plagosuri me armë zjarri në Gjilan në gjendje të rëndë, dërgohet në sallën operative appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tragjedia që u mori jetën dy të rinjve kosovarë në Itali, familjet marrin 2 milionë euro dëmshpërblim

    Tragjedia që u mori jetën dy të rinjve kosovarë në Itali, familjet marrin 2 milionë euro dëmshpërblim

    Tragjedia që u mori jetën dy të rinjve kosovarë në Itali, familjet marrin 2 milionë euro dëmshpërblim

    Familjet e dy të rinjve nga Kosova, të cilët humbën jetën në një aksident trafiku në Itali, kanë përfituar gjithsej 2 milionë euro dëmshpërblim, rreth 18 muaj pas tragjedisë.

    Viktimat, të moshës 21 dhe 23-vjeçare, vdiqën më 30 maj 2025 në një aksident në autostradën A22, në veri të Italisë, në segmentin mes Chiusës dhe Bressanones. Ata ishin duke udhëtuar drejt vendit të punës kur ndodhi përplasja fatale.

    Sipas raportimeve të mediave italiane, kompensimi është paguar nga kompania e sigurimeve të automjetit të kompanisë ku punonin dy të rinjtë, si dëmshpërblim për familjet e tyre pas humbjes së të afërmve.

    Njëri nga të rinjtë ishte me prejardhje nga Malisheva, ndërsa tjetri nga Deçani. Të dy jetonin prej vitesh në zonën e Bolzanos dhe punonin në sektorin e ndërtimit.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 06:40 të mëngjesit, derisa furgoni i kompanisë po udhëtonte nga Bolzano në drejtim të Brunicos, ku të rinjtë do të punonin në një kantier ndërtimi.

    Sipas rindërtimit të ngjarjes nga mediat italiane, drejtuesi i furgonit po kthehej nga korsia e parakalimit në korsinë e zakonshme, kur përpara tij ndodhej një kolonë kamionësh që lëviznin ngadalë. Automjeti nuk arriti ta shmangte përplasjen dhe goditi pjesën e pasme të një kamioni me targa rumune.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tragjedia që u mori jetën dy të rinjve kosovarë në Itali, familjet marrin 2 milionë euro dëmshpërblim appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali