Category: Lajme

  • Presidentja Shiroka Pula kërkon zbardhjen e rastit të rëndë në Gjilan

    Presidentja Shiroka Pula kërkon zbardhjen e rastit të rëndë në Gjilan

    Presidentja Shiroka Pula kërkon zbardhjen e rastit të rëndë në Gjilan

    Një tragjedi e rëndë ndodhi pasditen e sotme në fshatin Livoç të Ulët të Gjilanit, ku u vranë dy persona, vëlla dhe motër, rreth 30-vjeçarë.

    Rreth rastit të rëndë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo tha se askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes, derisa ftoi organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë.

    “…Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të plagosurin. Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut. Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes. Prandaj, ftoj organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë, t’i zbardhin të gjitha rrethanat dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë…”

  • “Në sytë e tjetrit” hap Festivalin e Fotografisë në Prishtinë

    “Në sytë e tjetrit” hap Festivalin e Fotografisë në Prishtinë

    “Në sytë e tjetrit” hap Festivalin e Fotografisë në Prishtinë

    Ekspozita “Në sytë e tjetrit” e Korab Bashës hapet sot, e premte 09.10.2026. Tema është “Dhunimet seksuale dhe masakra e Gollakut”

    Me prezantimin e kësaj ekspozite bëhet edhe hapja solemne e edicionit të 4-të të Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë, “Fotoist 2026”.

    Ky edicion i “Fotoist 2026” që nisi më 29 shtator dhe mbahet deri më 16 tetor 2026, sipas njoftimit të stafit të këtij festivali, sjell një program të pasur me 36 ngjarje kulturore, ndër të cilat 12 ekspozita fotografike ndërkombëtare, ligjërata, debate, shfaqje filmash, promovime librash fotografikë, takime me artistë dhe aktivitete të tjera edukative e profesionale.

  • Integrimi, Rama: Dritë jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit të 20-të

    Integrimi, Rama: Dritë jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit të 20-të

    Shqipëria ka marrë miratimin paraprak nga Bashkimi Europian për mbylljen e përkohshme të negociatave për Kapitullin 20, që lidhet me “Ndërmarrjet dhe Politikën Industriale”.

    Zhvillimi shënon një tjetër hap përpara në procesin e integrimit europian të vendit.

    Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së (COREPER) ka miratuar mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Takimi është parashikuar të zhvillohet më 13 tetor në Luksemburg, ku pritet të zyrtarizohet edhe avancimi i Shqipërisë në këtë kapitull të negociatave.

    Vendimi është përshëndetur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale e ka cilësuar këtë zhvillim si një sinjal pozitiv për rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

    Sipas Ramës, përparimi në Kapitullin 20 krijon perspektiva më të mira për investimet, inovacionin, rritjen e konkurrueshmërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

    Burimi: Dukagjini

  • Zulfaj kërkon mbështetjen e Hungarisë për statusin kandidat të Kosovës në BE

    Zulfaj kërkon mbështetjen e Hungarisë për statusin kandidat të Kosovës në BE

    Gjatë vizitës në Budapest, kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, zhvilloi takime të ndara me zëvendëssekretaren e shtetit për politikë të sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Cecília Szenes, dhe me të dërguarin e posaçëm të Hungarisë për Ballkanin Perëndimor, András Klein.

    Në të dy takimet, fokus ishte rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, me statusin kandidat dhe hapjen e negociatave si hapat e ardhshëm. Kryenegociatori Zulfaj theksoi se Kosova duhet të vlerësohet mbi bazën e meritës. Statusi kandidat dhe hapja e negociatave do të nxisin reforma transformuese, me ndikim të drejtpërdrejtë në institucione dhe në jetën e qytetarëve.

    Zulfaj vlerësoi se Hungaria mund të luajë rol të rëndësishëm në avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat dhe kërkoi mbështetjen e saj aktive.

    Në takimin me Klein u diskutua edhe bashkëpunimi dhe siguria rajonale. Zulfaj nënvizoi se Kosova është partnere e qëndrueshme për paqen dhe sigurinë në rajon dhe se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në BE kontribuon në sigurinë dhe paqen afatgjatë të rajonit.

    Kryenegociatori Zulfaj ritheksoi se pjesëmarrja e Hungarisë në grupin Miqtë e Ballkanit Perëndimor në korrik të këtij viti, paraqet sinjal të qartë të angazhimit të shtuar të Hungarisë ndaj rajonit, veprim të cilin e mirëpresim

    Burimi: RTKLive

  • Zjarri shkrumbon stallën në Kobaj të Prizrenit, ngordhin një lopë dhe dy dele – dëmi 30 mijë euro

    Zjarri shkrumbon stallën në Kobaj të Prizrenit, ngordhin një lopë dhe dy dele – dëmi 30 mijë euro

    Zjarri shkrumbon stallën në Kobaj të Prizrenit, ngordhin një lopë dhe dy dele – dëmi 30 mijë euro

    Një stallë e kafshëve është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së premtes në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku si pasojë kanë ngordhur një lopë dhe dy dele, ndërsa dëmet materiale vlerësohen në rreth 30 mijë euro.

    Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Sipas informacioneve, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku zjarrfikësit tashmë e kishin lokalizuar dhe shuar zjarrin.

    Përveç ngordhjes së kafshëve, zjarri ka shkaktuar edhe dëme të tjera materiale në stallë.

    “Si pasojë e zjarrit, është përfshirë nga flakët një stallë e kafshëve, me ç’rast kanë ngordhur një lopë dhe dy dele, si dhe janë shkaktuar dëme të tjera materiale. Sipas deklarimit të viktimës, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 30.000 euro. Policia, në bashkëpunim me ekspertët e zjarrit, është duke punuar në përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të këtij incidenti.”, tha ai për Sinjalin.

    Pamje:

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zjarri shkrumbon stallën në Kobaj të Prizrenit, ngordhin një lopë dhe dy dele – dëmi 30 mijë euro appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • UEFA dënon Kosovën për shkeljet në ndeshjen në Vjenë

    UEFA dënon Kosovën për shkeljet në ndeshjen në Vjenë

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është gjobitur me gjithsej 35 mijë euro nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s, për shkeljet në ndeshjen kundër Austrisë, të zhvilluar më 27 shtator në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Sipas vendimit të UEFA-s, FFK-ja është gjobitur me 15 mijë euro për shfaqjen e pankartave me mesazhe të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

    Ndërkaq, për sjellje raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve, federata është gjobitur me 20 mijë euro.

    Për këtë shkelje, UEFA ka vendosur edhe ndalimin e shitjes së biletave për tifozët e Kosovës për një ndeshje si mysafir në një garë të UEFA-s.

    Megjithatë, kjo masë është pezulluar për një periudhë prove prej dy vjetësh, duke filluar nga data e vendimit. Ajo mund të zbatohet nëse gjatë kësaj periudhe kryhet një shkelje tjetër e ngjashme.

    Ndeshja Austri – Kosovë, e zhvilluar më 27 shtator, përfundoi me fitoren e Austrisë, 3:1.

    Vendimi i UEFA-s është publikuar më 9 tetor 2026.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti kërkon angazhim për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

    Kurti kërkon angazhim për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

    Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në takim u diskutua për të drejtat e komuniteteve, përdorimin e gjuhëve dhe qasjen në arsim e shërbime publike, si dhe për zbatimin e ligjit në mbrojtje të pronës publike, mjedisit dhe burimeve ujore.

    Kryeministri theksoi se barazia para ligjit është themel i Republikës sonë: të drejtat mbrohen dhe detyrimet zbatohen njësoj për të gjithë pa dallim.

     “Kryeministri Kurti tha se Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejta të gjera për komunitetet joshumicë, në shumë aspekte përtej standardeve evropiane të mbrojtjes. Ndërsa shtoi se këto garanci duhet të gjejnë shprehje të plotë në jetën institucionale e shoqërore, përmes angazhimit aktiv të pjesëtarëve dhe përfaqësuesve të tyre, në respektim të ligjeve në fuqi. Ai më tej tha se mbrojtja e të drejtave dhe zbatimi i ligjit e përforcojnë njëra-tjetrën; përkatësia nuk mund të jetë bazë as për cenimin e të drejtave, as për përjashtimin nga detyrimet ligjore”, thuhet në njofti.

    Kryeministri Kurti ngriti shqetësimin për diskriminimin sistematik të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga autoritetet e Serbisë, përmes pasivizimit të adresave, pengesave në arsim dhe nënpërfaqësimit në institucionet publike.

    “Ai kërkoi angazhim të drejtpërdrejtë dhe ndjekje konkrete të këtyre çështjeve: Serbia duhet të përmbushë standardet evropiane për mbrojtjen e komuniteteve, të garantojë barazi reale për shqiptarët dhe të respektojë të drejtat e njeriut e ato civile. Të drejtat e tyre nuk mund të mbeten peng i vullnetit politik të një sistemi autokratik”, thuhet në njoftim.

    Qeveria e Republikës së Kosovës ritheksoi do të vazhdojë bashkëpunimin me Zyrën e Komisionerit Kamp, me bindjen që të drejtat e komuniteteve joshumicë dhe sundimi i ligjit janë obligime komplementare dhe jo parime që garojnë me njëra-tjetrën.

    Burimi: RTKLive

  • Kabinet i ri e “staf i vjetër” për presidenten Shiroka-Pula

    Kabinet i ri e “staf i vjetër” për presidenten Shiroka-Pula

    Pozitën e ka të njëjtë ndonëse shefja iu ndërrua.

    Berita Abazi, nga Lëvizja Vetëvendosje e vazhdoi mandatin si shefe e kabinetit të Presidentes, Justina Shiroka-Pula, pozitë të cilën e mbante edhe kur në Presidencë qëndroi Albulena Haxhiu.

    Burime të televizionit bëjnë të ditur se edhe Bekim Kupina, që ishte paraprakisht këshilltar për media i ish-presidentes Vjosa Osmanit, ka marrë këtë pozitë këtë të premte, nga shefja e tanishme e shtetit.

    Veç tyre, pjesë e kabintetit të Shiroka Pulës është edhe Getoar Sylaj nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Siç merr vesh televizioni, Donika Kavaja është emëruar si zëvendës shefe e kabintetit, e cila më parë kishte bashkëpunuar me Shiroka-Pulën në Akademinë e Shkencave.

    Duke theksuar se ka besim në profesionalizimin e presidentes, Ariana Shoshi-Musliu nga Partia Demokratike dha një qëndrim për këto emërime.

    “Unë pres që ta ushtroj detyrën me integritet në kabinetin e saj të ketë njerëz profesional, njerëz që nuk kanë identifikim partiak sepse në këtë kohë në të cilën gjendemi mendoj që duke pas afër vetës njerëz me integritet, profesional dhe apolitik mund të ketë sukses në detyrën që e ka marrë”, u shpreh Musliu-Shoshi.

    Edhe Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson që Presidentja duhet të ketë në kabinet staf jo partiak.

    Pikërisht për këto emërime ka reaguar edhe Paris Guri nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    “Çka po çuditeni me emërimin e shefes së kabintetit të Presidentës nga VV-ja? Në koalicion janë, PDK-së presidentin, VV-së shefen e kabintetit. Bashkë kanë qenë, bashkë janë”, shkroi Guri.

    Gjatë së premtes kanë reaguar edhe analistë politikë, të cilët kanë kërkuar që përbërja e stafit në kabintetit të mos jetë partiake.

    Dukagjini ka kërkuar një konfirmim zyrtar nga Zyra e Presidentes në lidhje me emërimet e reja, por zyrtarë të saj gjatë ditës nuk ishin të qasshëm.

    Burimi: Dukagjini

  • Avokati i Angelina Jolie akuzon Brad Pittin se po përpiqet ta kontrollojë aktoren

    Avokati i Angelina Jolie akuzon Brad Pittin se po përpiqet ta kontrollojë aktoren

    Avokati i Angelina Jolie akuzon Brad Pittin se po përpiqet ta kontrollojë aktoren

    Avokati i Angelina Jolie ka akuzuar Brad Pitt se po përpiqet të kontrollojë aktoren dhe mënyrën se si paraqitet përballja e tyre ligjore, pas një vendimi të fundit të gjykatës.

    Një gjyqtar ka rrëzuar kërkesën e Pitt për ta detyruar Jolie të dorëzonte të dhëna financiare për periudhën 2017–2019. Megjithatë, kërkesa mund të rikthehet nëse gjatë dëshmisë së saj dalin të dhëna për të ardhurat ose gjendjen financiare të aktores gjatë këtyre viteve, shkruan Daily Mail.

    Çështja lidhet me pretendimin e Jolie se pas ndarjes së tyre në vitin 2016 ajo e kishte pezulluar kryesisht karrierën dhe kishte humbur vite të ardhurash, transmeton Klankosova.tv.

    Avokatët e Pitt pretendojnë se Jolie kishte rënë dakord të dorëzonte dokumente financiare për vitet 2017–2021, por më pas kishte paraqitur dokumente vetëm për vitet 2020 dhe 2021.

    Në një deklaratë për Daily Mail, avokati i Jolie i kritikoi kërkesat e Pitt, duke pretenduar se ato janë pjesë e përpjekjeve për ta kontrolluar aktoren dhe narrativën rreth çështjes ligjore.

  • Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, 4 vetura të përfshira - 11 të lënduar

    Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, 4 vetura të përfshira – 11 të lënduar

    Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, 4 vetura të përfshira - 11 të lënduar

    Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Parallovë në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë.

    Në aksident janë për fshirë 4 automjete, kurse 11 persona kanë pësuar lëndime.

    Lajmin për klankosova.tv e konfirmoi, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani.

    “Më datën 09.10.2026 rreth orës 18:00, në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë gjegjësisht në fshatin Parallovë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete.Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar njëmbëdhjetë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, tha ai për klankosova.tv.