Category: Lajme

  • 16-vjeçari kosovar tenton t’i ikë policisë në Zvicër me skuter të vjedhur, kapet pas rrëzimit – i gjendet edhe hashash

    16-vjeçari kosovar tenton t’i ikë policisë në Zvicër me skuter të vjedhur, kapet pas rrëzimit – i gjendet edhe hashash

    16-vjeçari kosovar tenton t’i ikë policisë në Zvicër me skuter të vjedhur, kapet pas rrëzimit – i gjendet edhe hashash

    Një 16-vjeçar kosovar nga kantoni i Aargaut në Zvicër është arrestuar pasi tentoi t’i shmangej policisë me një skuter të vjedhur në autostradën A1. Gjatë ndjekjes, ai kreu disa shkelje të rregullave të trafikut, ndërsa policia i gjeti edhe rreth 50 gramë hashash.

    Sipas Policisë Kantonale të Cyrihut, ngjarja ndodhi pak para orës 21:30, kur një patrullë vërejti të miturin duke përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të skuterit në autostradën A1.

    Edhe pse policët i sinjalizuan të ndalonte, adoleshenti vazhdoi rrugën në autostradën A1, në drejtim të Bernës. Gjatë tentimit për t’u larguar, ai parakaloi një autobus turistik nga ana e djathtë, duke shfrytëzuar korsinë e emergjencës.

    Arratisja përfundoi pak para daljes në Dietikon, ku 16-vjeçari humbi kontrollin e skuterit dhe u rrëzua. Pas kësaj, ai tentoi të ikte në këmbë, por u kap nga një zyrtar policor pas disa qindra metrash. Sipas raportimit, i riu nuk pësoi lëndime.

    Gjatë ndjekjes, adoleshenti kishte hedhur një qese, në të cilën policia gjeti rreth 50 gramë hashash. Hetimet zbuluan gjithashtu se skuteri ishte i vjedhur dhe se i mituri nuk posedonte patentë shoferi.

    Rasti tashmë i është dorëzuar prokurorisë kompetente për të mitur, ndërsa ndaj 16-vjeçarit pritet të zhvillohen procedura penale lidhur me veprat e dyshuara.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 16-vjeçari kosovar tenton t’i ikë policisë në Zvicër me skuter të vjedhur, kapet pas rrëzimit – i gjendet edhe hashash appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protestat në Francë: Shteti premton 3000 mësues shtesë si hap për të qetësuar protestat e nxënësve

    Protestat në Francë: Shteti premton 3000 mësues shtesë si hap për të qetësuar protestat e nxënësve

    Protestat në Francë: Shteti premton 3000 mësues shtesë si hap për të qetësuar protestat e nxënësve

    Qeveria franceze ka dhënë shenjën e parë pozitive ndaj protestuesve të rinj, duke premtuar angazhimin e 3000 mësuesve shtesë zëvendësues në ditët në vijim.

    Ministri i Arsimit, Edouard Geffray, e bëri këtë ofertë gjatë një interviste televizive të enjten në mbrëmje, në fund të një dite tjetër demonstratash – herë-herë të dhunshme – nga ana e nxënësve të shkollave, raporton BBC.

    Qeveria bën të ditur se janë arrestuar 6877 persona, 86% e të cilëve janë nën moshën 18-vjeçare, që nga fillimi i protestave të përqendruara te kërkesat për më shumë burime në arsimin e mesëm.

    Në atë që sindikatat e kanë cilësuar si “Akti i Katërt” i lëvizjes trejavore, rreth 71,000 njerëz protestuan në mbarë vendin të enjten, ndërsa 24,000 prej tyre u mblodhën në sheshin “Bastille” në Paris, transmeton Klankosova.tv.

    Policia ndërhyri sërish me gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet që e sulmuan atë me gurë kalldrëmi dhe mjete piroteknike të improvizuara.

  • Restaurime në Gjirokastër: Trashëgimia fetare, potencial turizmi (VIDEO)

    Restaurime në Gjirokastër: Trashëgimia fetare, potencial turizmi (VIDEO)

    Restaurime në Gjirokastër: Trashëgimia fetare, potencial turizmi (VIDEO)

    Trashëgimia kulturore dhe fetare konsiderohet një aset i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e identitetit historik të Gjirokastrës.

    Në rajonin jugor regjistrohet një numër i lartë kultesh fetare, me status monument kulture, të cilat datojnë shekuj më parë.

    Për të mos lejuar degradimin e tyre më tej, Drejtoria e Trashëgimisë në Gjirokastër, me mbështetjen edhe të Ministrisë së Kulturës, ka nisur ndërhyrjet për restaurimin e disa objekteve të besimeve të ndryshme fetare, ndërsa ka përfunduar dhe restaurimi total i kishës së Leklit, e cila u përfshi nga flakët një vit më parë.

    Gjirokastra po shënon një numër të lartë vizitorësh, të cilët janë të interesuar më tepër për turizmin fetar e kulturor.

    Numri më i lartë i kulteve me status monument kulture regjistrohet përgjatë luginës së Drinos, shumica e tyre të stilit bizantin, të ndërtuara shekuj më parë.

  • Ushtarët e KFOR-it në stërvitje në terrenet e vështira malore të Kosovës

    Ushtarët e KFOR-it në stërvitje në terrenet e vështira malore të Kosovës

    Ushtarët e KFOR-it në stërvitje në terrenet e vështira malore të Kosovës

    Ushtarët shumëkombësh të Komandës Rajonale Perëndim (RC-W), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, kanë zhvilluar një seri marshimesh këmbësore në terrene të vështira malore në Kosovë, përfshirë zonat përreth kampit “Villaggio Italia”.

    Sipas KFOR-it, stërvitjet kishin për qëllim rritjen e qëndrueshmërisë fizike dhe përmirësimin e aftësive të lëvizjes në terrene malore, si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndërmjet pjesëtarëve shumëkombësh të RC-W-së.

    KFOR-i thekson se stërvitjet e rregullta në terrene të vështira u mundësojnë ushtarëve të ruajnë aftësitë profesionale, gatishmërinë dhe vetëdijen për situatën, të nevojshme për të vepruar në mënyrë efektive në të gjithë territorin e Kosovës.

    Këto aktivitete janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të misionit për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës.

    “KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës. Misioni vepron në çdo kohë në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse në reagimin ndaj çështjeve të sigurisë”, njofton KFOR-i.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ushtarët e KFOR-it në stërvitje në terrenet e vështira malore të Kosovës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tragjedia në Gjilan: Mësohet identiteti i viktimave

    Tragjedia në Gjilan: Mësohet identiteti i viktimave

    Tragjedia në Gjilan: Mësohet identiteti i viktimave

    Një rast i rëndë në Livoç të Gjilanit tronditi sot opinionin publik në Kosovë, ku mbetën të vrarë dy persona dhe një tjetër mbeti i plagosur.

    Dorasi vrau gruan e tij dhe vëllain e saj, kurse i plagosur mbeti xhaxhai i viktimës, transmeton klankosova.tv.

    Faqja e fshatit “Pozherani Live” ka njoftuar se viktimat janë: Nafije Bugujevci dhe Egzon Bugujevci.

    “Një tragjedi e rëndë ka tronditur sot Pozheranin. Nafije Bugujevci dhe vëllai i saj, Egzon Bugujevci, kanë humbur jetën në një ngjarje tragjike, ku bashkëshorti i i të ndjerës dyshohet se ka kryer këtë akt të rëndë. Nga kjo ngjarje është plagosur edhe xhaxhai i të ndjerës ndërsa kjo tragjedi ka lënë pas dhimbje të thellë te familjarët, të afërmit dhe gjithë ata që i njohën”, shkruhet në njoftim.

  • Shpërndarja e WiFi: Hapësirat publike me plot internet (VIDEO)

    Shpërndarja e WiFi: Hapësirat publike me plot internet (VIDEO)

    Shpërndarja e WiFi: Hapësirat publike me plot internet (VIDEO)

    Në 33 komuna të vendit, saktësisht në 43 lokacione, tashmë ka përfunduar shtrirja e rrjetit “Wifi for Western Balkans”, i cili do të ofrojnë internet falas për qytetarët në hapësirat publike të komunave.

    Matjet që u bënë për ta testuar këtë deri më tani dhanë rezultat shumë të mirë. Meqë ka mijëra banorë që e përdorën.

    Vëmendja po konsiderohet se duhet të jetë tek funksionimi i tij, meqë ka rëndësi shumë të madhe për të gjitha shtresat e popullsisë.

    Meritat për këtë projekt u pohua se janë të Bashkimit Evropian. Megjithëse përfaqësuesi i unionit e adresoi një kërkese.

    Këto të dhëna u bënë të ditura në ngjarjen “Gati për t’u Lidhur: Festimi i përfundimit të shtrirjes së Wifi for Western Balkans në Kosovë.

    Në fund u bë edhe nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes Prishtinës dhe GIZ-it gjerman.

  • Malisheva triumfon në Gjilan, Drita në krizë golash

    Malisheva triumfon në Gjilan, Drita në krizë golash

    Malisheva triumfon në Gjilan, Drita në krizë golash

    Malisheva ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Dritës, duke triumfuar me rezultat 0-1 në Gjilan, për t’u ngjitur përkohësisht në pozitën e parë të tabelës me 19 pikë.

    Hero i mysafirëve ishte Gjemal Ibishi, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 57-të, duke ia siguruar Malishevës tri pikë të arta.

    Në anën tjetër, Drita krijoi më shumë raste shënimi, por sërish vuajti mungesën e efikasitetit para portës kundërshtare.

    Skuadra gjilanase nuk arriti të shënojë për ndeshjen e tretë radhazi, duke e thelluar problemin me realizimin e golave.

    Pas kësaj humbjeje, Drita mbetet me 11 pikë, ndërsa Malisheva kalon përkohësisht në krye të tabelës me 19 pikë.

  • Dështimi i konkurseve: Mjekët “duan” veç n’QKUK, jo n’regjione (VIDEO)

    Dështimi i konkurseve: Mjekët “duan” veç n’QKUK, jo n’regjione (VIDEO)

    Dështimi i konkurseve: Mjekët “duan” veç n’QKUK, jo n’regjione (VIDEO)

    Konkurs pati, por të interesuar hiq.

    Asnjë anesteziolog dhe otorinolaringolog nuk aplikoi në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë.

    Ndonëse aktualisht janë 4 anesteziologë të ri dhe të papunë, sikurse që janë edhe afro 40 specialistë të ri të ORL, gjithashtu të papunë.

    Megjithëse ministri i shëndetësisë, Arben Vitia tha janë duke punuar pikërisht për shpërndarjen e resurseve nëpër spitale, si politikë fillestare për ndryshimin rrënjësor në sistem, ai theksoi që disa klinika në QKUK kanë më shumë specialist se sa që duhet.

    Vitia tha se me ligjin aktual të punës, mjekët e ri nuk mund të kufizohen se ku të punojnë, por bëri me dijë se me ligjin e ri të shëndetësisë do të precizohet saktë kjo çështje edhe gjatë marrjes së specializimit, në mënyrë që shërbimet mos të cenohen në spitalet regjionale.

    Ministri i Shëndetësisë bëri thirrje që specialistët të aplikojnë edhe në regjione në mënyrë që të avancojnë shërbime dhe qytetarët mos të kenë nevojë për një kontrolle bazike të vijnë në QKUK, si nivel terciar.

  • SHBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare

    SHBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare

    Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka vendosur sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) të premten, vetëm disa orë pasi një ish-gjykatës i kësaj gjykate fitoi Çmimin Nobel për Paqe, duke rritur tensionet mes Uashingtonit dhe aleatëve evropianë.

    Gjykata Penale Ndërkombëtare e ka dënuar këtë vendim, duke e cilësuar si “sulm ndaj sundimit të ligjit dhe vetë themeleve të rendit juridik ndërkombëtar” teksa u ka bërë thirrje 125 shteteve anëtare që të ndërmarrin veprime për ta mbrojtur institucionin, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

    “Gjykata nuk mund të qëndrojë e vetme. Fati i saj tani varet edhe nga shtetet që e krijuan atë”, thuhet në deklaratën e GJPN-së.

    “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e një institucioni të vetëm, por me ruajtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në sundimin e ligjit. Historia do ta gjykojë këtë moment”, thuhet më tej në reagim.

    Administrata Trump ka mbajtur prej kohësh qëndrim kundërshtues ndaj GJPN-së, e themeluar në vitin 2002 për të ndjekur penalisht krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin. Më herët, Uashingtoni kishte vendosur sanksione ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të saj, ndërsa masa e fundit mund të shtrihet edhe ndaj kompanive që ofrojnë shërbime për gjykatën.

    “Presidenti Trump nuk do ta lejojë kurrë Gjykatën Penale Ndërkombëtare të ndjekë penalisht amerikanët”, ka deklaruar sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në një komunikatë të publikuar fillimisht nga Reuters.

    “Prandaj, sot Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Ne do t’i ndalojmë transaksionet me këtë gjykatë që vepron jashtë mandatit të saj, duke ia ndërprerë burimet dhe duke e paralizuar aftësinë e saj për të funksionuar”, ka thënë Rubio.

    Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se sanksionet do të kenë një periudhë fillestare gjashtëmujore për zbatimin e tyre, si dhe disa përjashtime. Këto përjashtime mundësojnë vazhdimin e disa transaksioneve që lidhen me telekomunikacionin, softuerët, pagesat e pensioneve dhe personat e ndaluar.

    Rubio tha se sanksionet janë hartuar në atë mënyrë që gjykata dhe shtetet anëtare të kenë mundësi t’u përgjigjen shqetësimeve të SHBA-së. Sipas tij, masat mund të ndryshohen nëse kërkesat e Uashingtonit nuk përmbushen.

    SHBA-ja e ka kritikuar GJPN-në për fletarrestimet e lëshuara ndaj zyrtarëve izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, si dhe për një hetim të mëparshëm mbi veprimet e ushtarëve amerikanë në Afganistan. Gjykata ka deklaruar se ky hetim është “zbritur në prioritet”.

    Zëvendësprokurorja e GJPN-së, Nazhat Shameem Khan, i tha Reutersit se sanksionet synojnë të dobësojnë sundimin e ligjit në nivel ndërkombëtar dhe punën e një institucioni të pavarur gjyqësor.

    “Puna jonë do të vazhdojë në të gjitha situatat, hetimet dhe ndjekjet tona penale”, deklaroi ajo.

    GJPN-ja ka lëshuar fletarrestime ndaj më shumë se 70 personave, përfshirë udhëheqës shtetesh dhe figura të rëndësishme të konflikteve ndërkombëtare.

    Përveç Netanyahut, gjykata ka kërkuar arrestimin e figurave të Hamasit. Në mesin e personave të tjerë ndaj të cilëve janë lëshuar fletarrestime janë presidenti rus Vladimir Putin, ish-presidenti i Sudanit Omar al-Bashir dhe ish-udhëheqësi i Libisë, Muammar Gaddafi.

    Ndërkohë, akuzat ndaj presidentit të Kenias, William Ruto, dhe ish-presidentit të këtij vendi, Uhuru Kenyatta, janë tërhequr.

    Burimi: Dukagjini

  • Bashkëpiloti i “Flydubai” dyshohet se planifikoi ta përplaste aeroplanin në aeroportin e Tel Avivit

    Bashkëpiloti i “Flydubai” dyshohet se planifikoi ta përplaste aeroplanin në aeroportin e Tel Avivit

    Bashkëpiloti i “Flydubai” dyshohet se planifikoi ta përplaste aeroplanin në aeroportin e Tel Avivit

    Bashkëpiloti i kompanisë ajrore “Flydubai” dyshohet se kishte planifikuar ta merrte nën kontroll një aeroplan që fluturonte nga Dubai drejt Tel Avivit dhe ta përplaste atë në terminalin e aeroportit Ben Gurion në Izrael, në një sulm të frymëzuar nga atentatet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

    Dyshimet janë bërë publike të premten nga prokurori i përgjithshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Hamad Saif al-Shamsi, i cili ka njoftuar për rezultatet e hetimeve penale të nisura më 1 tetor.

    Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve WAM, hetuesit kanë zbuluar se 29-vjeçari nga Omani kishte udhëtuar dy herë më parë drejt Tel Avivit, me qëllim që të njihej me itinerarin dhe aeroportin ku dyshohet se planifikonte sulmin.

    Ngjarja ndodhi më 30 shtator, ndërsa aeroplani ndodhej në hapësirën ajrore të Arabisë Saudite. Sipas hetimeve, bashkëpiloti dyshohet se e sulmoi kapitenin me një sëpatë që mbahej në kabinën e pilotëve për raste emergjente.

    Për shkak të incidentit, aeroplani humbi rreth 4 mijë e 900 metra lartësi brenda vetëm 30 sekondave. I dyshuari u neutralizua, ndërsa dy pilotët e tjerë arritën ta ulnin aeroplanin në mënyrë të sigurt në Arabinë Saudite.

    Pas incidentit, 29-vjeçari u transferua në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku e ka selinë kompania “Flydubai”.

    Prokurori i përgjithshëm ka bërë të ditur se hetuesit kanë shqyrtuar edhe procedurat e punësimit nga kompania ajrore dhe kanë konstatuar se i dyshuari i plotësonte kriteret profesionale dhe të sigurisë, përfshirë licencën e pilotit dhe verifikimin e së kaluarës penale.

    Para se t’i bashkohej “Flydubait” në janar të vitit 2026, ai kishte punuar për disa kompani ajrore në vende të ndryshme, përfshirë “Oman Air”.

    Sipas hetimeve, shenjat e prirjes së tij të dyshuar drejt ekstremizmit dhe terrorizmit ishin shfaqur që në vitin 2017, kur ai ishte student në Australi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Bashkëpiloti i “Flydubai” dyshohet se planifikoi ta përplaste aeroplanin në aeroportin e Tel Avivit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali