Category: Lajme

  • Hasani: Bashkësia Evropiane po luan me kartën e problemeve të brendshme të Kosovës (VIDEO)

    Hasani: Bashkësia Evropiane po luan me kartën e problemeve të brendshme të Kosovës (VIDEO)

    Hasani: Bashkësia Evropiane po luan me kartën e problemeve të brendshme të Kosovës (VIDEO)

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka kritikuar Bashkimin Evropian për qasjen ndaj Kosovës, duke vlerësuar se po i shfrytëzon problemet e saj të brendshme.

    Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Hasani ka deklaruar se mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është bërë qëllimshëm, para shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale.

    “Hiq pa e ditë vendimin final të Gjykatës Speciale [për krerët e UÇK-së], është ditë që mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është bërë qëllimshëm”, ka thënë Hasani.

    Ai ka paralajmëruar se Kosova mund të përballet me kërkesa të reja nga Bashkimi Evropian edhe nëse i zbaton marrëveshjet e arritura, duke përfshirë Marrëveshjen e Ohrit.

    “Ti do ta implementosh Marrëveshjen e Ohrit pikë për pikë qysh e ke pranu, se s’ke nga ikë dhe nuk do të thotë kush faleminderit. Dhe rreziku është që prapë nuk pranohesh as pas kësaj, se mandej ndërrohen kriteret”, ka deklaruar ai.

    Sipas Hasanit, Bashkimi Evropian po i vendos si kushte çështjet e brendshme të Kosovës, ndonëse, sipas tij, zgjidhja e tyre nuk është e mundur në rrethanat aktuale.

    “Bashkësia Evropiane po luan me kartën e problemeve të brendshme të Kosovës. Shumë lehtë është kur prishen dy vllazni, i treti prej fshati tjetër me ardhë me i nxitë ata më shumë. Pra po i aktivizon dinamikat e brendshme si Marrëveshjen e Ohrit dhe plot probleme tjera të cilat po i vë si kushte duke e ditë që ato nuk bëhen tash”, ka theksuar Hasani. /Klankosova.tv

  • Policia polake kontrollon mijëra shkolla pas thashethemeve për sulme të reja

    Policia polake kontrollon mijëra shkolla pas thashethemeve për sulme të reja

    Mijëra policë polakë kanë vizituar shkollat në mbarë vendin, në përpjekje për t’i qetësuar nxënësit, pasi dy sulme me thikë të kryera nga adoleshentë brenda dy ditësh nxitën thashetheme për një valë të re sulmesh të mundshme, të cilat pretendohej se lidheshin me një sfidë në internet.

    Zëvendëskryeministri polak, Krzysztof Gawkowski, tha se nuk ka prova të konfirmuara që sulmet në shkolla ishin pjesë e një operacioni të koordinuar apo se kishin lidhje me ndonjë sfidë në internet.

    Deri në orët e hershme të mbrëmjes, policia kishte kontrolluar afro 35 mijë shkolla dhe kishte ndaluar 59 persona, njoftuan autoritetet policore përmes një postimi në platformën X.

    “Nuk do të ketë kompromis në këtë çështje – siguria e të rinjve është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi ministri i Brendshëm, Marcin Kierwinski, në një konferencë për media.

    Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Barbara Nowacka, bëri të ditur se 59 shkolla ishin mbyllur, kryesisht në rajonin Mazowsze, ku ndodhën sulmet.

    Sulmi i dytë në shkollë brenda dy ditësh në Poloni, një i vdekur dhe dy të plagosur

    Burimi: Dukagjini

  • Vrasja e dyfishtë në Gjilan, përfundon operimi i të plagosurit – gjendja e tij e rëndë, por stabile

    Vrasja e dyfishtë në Gjilan, përfundon operimi i të plagosurit – gjendja e tij e rëndë, por stabile

    Vrasja e dyfishtë në Gjilan, përfundon operimi i të plagosurit – gjendja e tij e rëndë, por stabile

    Ka përfunduar operacioni i Mazllum Bogujevcit, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në Livoç të Gjilanit, ku sot ndodhi vrasja e dyfishtë. Gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë e rëndë, por stabile.

    Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, Naser Syla, i cili ka bërë të ditur se pas ekzaminimeve mjekësore, pacienti i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike.

    Sipas Sylës, trajtimi është kryer nga ekipet kujdestare të kirurgjisë abdominale, urologjisë dhe anestezionit.

    “Është përfunduar ndërhyrja kirurgjike, gjendja e pacientit e rëndë, por stabile. Vazhdon trajtimin”, ka njoftuar Syla.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vrasja e dyfishtë në Gjilan, përfundon operimi i të plagosurit – gjendja e tij e rëndë, por stabile appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ligji për Specialen, Hasani: Kosovës s’mund t’i ndalohet rishikimi i sistemit të saj gjyqësor (VIDEO)

    Ligji për Specialen, Hasani: Kosovës s’mund t’i ndalohet rishikimi i sistemit të saj gjyqësor (VIDEO)

    Ligji për Specialen, Hasani: Kosovës s’mund t’i ndalohet rishikimi i sistemit të saj gjyqësor (VIDEO)

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara më 6 tetor në Kuvendin e Kosovës.

    I ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Hasani ka deklaruar se Kosovës nuk mund t’i ndalohet rishikimi i sistemit të saj gjyqësor.

    “Nuk mundet në mënyrë të parevokueshme Kosova mos me e lejuar me e rishikuar pushtetin e vet gjyqësor, s’ka asnjë logjikë”, ka thënë Hasani.

    Ai ka theksuar se Kosova, si shtet sovran, ka të drejtë të ushtrojë kompetencat e saj në këtë fushë.

    “​​Kosova ka të drejtën atë që çdo shtet sovran ka, ka kompetencë ndërkompetencë”, është shprehur Hasani.

  • “Sot e fali xhumanë e fundit…”, fjalët prekëse për të riun që e privoi nga jeta dhëndri në Gjilan

    “Sot e fali xhumanë e fundit…”, fjalët prekëse për të riun që e privoi nga jeta dhëndri në Gjilan

    “Sot e fali xhumanë e fundit…”, fjalët prekëse për të riun që e privoi nga jeta dhëndri në Gjilan

    Hoxha Bashkim Bajrami ka bërë një postim për E. Bogujevcin i cili u vra sot bashkë me motrën e tij.

    Ai rrëfeu se i ndjeri po sot kishte qenë për të falur xhumanë në xhaminë e tij.

    “Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekje tragjike të Egzon Bogujevcit dhe motrës së tij në ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Gjilan”, ka shkruar Bajrami, përcjell Klankosova.tv.

    “E sot e fali namazin e xhumasë në xhaminë tonë, ku dëgjoi hytben time për herë të fundit”.

    “Lus Allahun e Madhërishëm t’i mëshirojë të dy, t’ua falë gabimet dje t’i shpërblejë me Xhenet”

  • ​Detaje të reja për krimin e rëndë në Livoç, mjekët: 30 vjeçarja mori tetë plumba, i plagosuri në gjendje të rëndë

    ​Detaje të reja për krimin e rëndë në Livoç, mjekët: 30 vjeçarja mori tetë plumba, i plagosuri në gjendje të rëndë

    ​Detaje të reja për krimin e rëndë në Livoç, mjekët: 30 vjeçarja mori tetë plumba, i plagosuri në gjendje të rëndë

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani bëri të ditur se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë është vetëdorëzuar në Stacionin e Policisë pak minuta pas rastit tragjik.

    Të premten në ora 14:25 policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët në këtë komunë, ku si pasojë mbetën të vdekur një 30 vjeçare së bashku me vëllain e saj. Personi i tretë është plagosur rëndë, konfirmoi Hashani për KosovaPress.

    Ai tha se ende nuk dihen motivet e rastit.

    “Policia e Kosovës rreth orës 14:25 e ka pranuar një informatë se në Livoç në Gjilan ka pasur të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se aty ka ndodhur një rast i rëndë, që na ka tronditur të gjithëve. Bëhet fjalë për nja vrasje të dyfishtë dhe një plagosje. Dyshohet se plagosja është e rëndë, sepse personi i lënduar është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, pastaj për shkak lëndimeve u dërgua në QKUK. Për momentin nuk dihen motivet e rastit. Edhe forenzika, edhe hetuesit dhe prokurori i shtetit kanë dalë më vendin e ngjarjes dhe me përkushtimin më të madh po i hetojmë rrethanat”, tha ai.

    Pas vetëdorëzimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

    “Nuk kam informatë saktë pas sa kohe, por për një kohë shumë të shpejtë është vetëdorëzuar në Stacionin policor në Gjilan, hetuesit rajonalë kanë filluar me procedurat intervistuese në bazë të ligjit, në prani të avokatit mbrojtës”, tha ai.

    Mjeku i cili ka pranuar rastin e të plagosurit në Spitalin e Gjilanit, Suat Haliti përmes një deklarate me shkrim tha se i plagosuri ka qenë në gjendje të rëndë kritike dhe ëshë mbajtur me doza të gjakut para dërgimit në QKUK.

    Ai për 30 vjeçaren e cila ka vdekur si pasojë e të shtënave me armë të zjarrit, bëri të ditur se e ka pasur tetë plumba në trupin e saj.

    Ndërsa, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla konfirmoi për Kosovapress se i plagosuri pas egzaminimeve është dërguar në sallë operative të kirurgjisë abdominale, urologjisë dhe anestezionit.

    Pas nënshtrimit të operacionit i njëjti do të dërgohet në mjekësinë intensive qendrore.

    Sipas informatave të KosovaPressit burri ka vrarë gruan dhe vëllain e saj, ndërsa xhaxhai i gruas është duke u trajtuar në QKUK.

    Gjatë veprimeve policore është sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

    Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, eshtë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimit të motivit dhe dokumentimit të rastit.

  • Egzoni e fali xhumanë për herë të fundit pak para tragjedisë, imami nga Gjilani me fjalë prekëse pas vdekjes së tij dhe motrës

    Egzoni e fali xhumanë për herë të fundit pak para tragjedisë, imami nga Gjilani me fjalë prekëse pas vdekjes së tij dhe motrës

    Egzoni e fali xhumanë për herë të fundit pak para tragjedisë, imami nga Gjilani me fjalë prekëse pas vdekjes së tij dhe motrës

    Imami i Xhamisë në Dheun e Bardhë, Bashkim Bajrami, ka reaguar me dhimbje pas vrasjes së Egzon Bogujevcit dhe motrës së tij, Nafije Bogujevci, në Livoç të Ulët të Gjilanit, ngjarje për të cilën i dyshuari është Valon Ramushi, bashkëshorti i Nafijes, i cili është vetëdorëzuar në Polici.

    Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka treguar se të dy viktimat ishin besimtarë të rregullt të xhamisë, ndërsa ka ndarë edhe një detaj prekës nga dita e sotme: Egzoni kishte marrë pjesë në namazin e xhumasë dhe kishte dëgjuar hytben e tij për herë të fundit.

    Postimi i plotë:

    Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike të Egzon Bogujevcit dhe motrës së tij, në ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Gjilan.

    Egzoni dhe motra e tij ishin besimtarë namazli të rregullt.

    #Egzoni sot e fali namazin e xhumasë në xhaminë tonë, ku dëgjoi hytben time për herë të fundit.

    Lus Allahun e Madhërishëm t’i mëshirojë të dy, t’ua falë gabimet dhe t’i shpërblejë me Xhenet.

    Allahu familjes së tyre dhe të gjithë të afërmve u dhëntë sabër e i rrite fëmijët e motrës të ndjerës e ju t’ju jep forcë për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë.

    Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Egzoni e fali xhumanë për herë të fundit pak para tragjedisë, imami nga Gjilani me fjalë prekëse pas vdekjes së tij dhe motrës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tërmet me magnitudë 7.6 ballë në Panama, lëshohet paralajmërim për cunami

    Tërmet me magnitudë 7.6 ballë në Panama, lëshohet paralajmërim për cunami

    Tërmet me magnitudë 7.6 ballë në Panama, lëshohet paralajmërim për cunami

    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë ka goditur Panamanë këtë të premte, duke shkaktuar dridhje të forta që u ndien deri në kryeqytet, ndërsa autoritetet lëshuan një paralajmërim për kërcënim nga cunami.

    Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), lëkundjet shkaktuan dridhjen e ndërtesave dhe nxitën evakuime në zonat e prekura.

    Epiqendra e tërmetit u lokalizua pranë skajit jugor të Panamasë, rreth 14 kilometra në jugperëndim të komunitetit të largët Pitaloza Arriba.

    Dridhjet u ndien edhe në Panama City, ku ndërtesat u lëkundën dhe banorët dolën me nxitim në rrugë, nga frika e pasojave të mundshme. Shumë prej tyre u mblodhën jashtë ndërtesave, në pritje të informacioneve të mëtejshme për ndikimin e tërmetit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tërmet me magnitudë 7.6 ballë në Panama, lëshohet paralajmërim për cunami appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti takon ambasadorin hungarez, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik

    Kurti takon ambasadorin hungarez, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik

    Gjatë takimit, Kurti shprehu mirënjohje për angazhimin e Hungarisë në Kosovë, duke theksuar rolin e saj në proceset integruese, si dhe në ruajtjen e paqes dhe sigurisë rajonale përmes kontributit me trupa në kuadër të KFOR-it.

    Sipas njoftimit të zyrës për informim të Kryeministrit, në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, përmes organizimeve të përbashkëta që mund të nxisin investimet dhe të forcojnë lidhjet ndërmjet bizneseve.

    Gjatë takimit u bë e ditur se numri i bursave të programit hungarez Stipendium Hungaricum për studentët nga Kosova është rritur në 75 në vit, për studimet bachelor, master dhe doktoraturë.

    Ndërkohë, kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ndodhet në vizitë zyrtare në Budapest, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë të qeverisë së Hungarisë.

    Burimi: RTKLive

  • LDK-ja në Obiliq cakton pasuesin e Xhafer Gashit, ja kush do ta udhëheqë degën

    LDK-ja në Obiliq cakton pasuesin e Xhafer Gashit, ja kush do ta udhëheqë degën

    LDK-ja në Obiliq cakton pasuesin e Xhafer Gashit, ja kush do ta udhëheqë degën

    Pas dorëheqjes së kryetarit të Degës së LDK-së në Obiliq, Kryesia e kësaj dege ka vendosur që funksionimi dhe aktivitetet e saj të vazhdojnë nën udhëheqjen e nënkryetarit të parë, Ibush Mjekiqi, deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së.

    Vendimi u mor në mbledhjen e radhës së Kryesisë së Degës së LDK-së në Obiliq, e cila u mbajt sot nën kryesimin e nënkryetarit të Degës.

    Sipas njoftimit të publikuar nga LDK-ja në Obiliq, diskutimet u përqendruan në zhvillimet e fundit brenda degës, me theks të veçantë te dorëheqja e kryetarit.

    Pas diskutimeve, Kryesia u dakordua që Ibush Mjekiqi të autorizohet për ta udhëhequr Degën e LDK-së në Obiliq deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor.

    Në njoftim, LDK-ja në Obiliq thekson se mbetet e përkushtuar ndaj vazhdimit të aktiviteteve politike dhe organizative, duke ruajtur unitetin, përgjegjësinë dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.

    “LDK-ja do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve të Obiliqit, në mbrojtje të interesave të tyre dhe në shërbim të qytetit që duam!”, thuhet në njoftim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LDK-ja në Obiliq cakton pasuesin e Xhafer Gashit, ja kush do ta udhëheqë degën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali