Category: Lajme

  • Detaje të reja: Dorasi e dërgoi gruan në Emergjencën e Gjilanit

    Detaje të reja: Dorasi e dërgoi gruan në Emergjencën e Gjilanit

    Detaje të reja: Dorasi e dërgoi gruan në Emergjencën e Gjilanit

    Detaje të reja janë zbuluar nga tragjedia që ndodhi pasditen e sotme, në fshatin Livoç i Ulët në Gjilan, ku u vranë dy persona, vëlla dhe motër, rreth 30-vjeçarë.

    Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosova, Qendresa Tërshani, dorasi e ka dërguar vetë bashkëshorten në Emergjencën e Gjilanit, por fatkeqësisht ka qenë pa shenja jete dhe i është konstatuar vdekja.

    Ndërsa viktima tjetër, vëllau i saj raportohet se ka vdekur në vendin e ngjarjes.

    Të njëjtat burime kanë bërë me dije se personi që mbeti i plagosur është xhaxhai i gruas.

    Deri në këtë fazë të hetimeve, Policia deklaroi se nuk dihet motivi i rastit.

  • Shiroka Pula pret në takim komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin

    Shiroka Pula pret në takim komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin

    Shiroka Pula pret në takim komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin

    Presidentja e Republikës së Kosovës dhe njëherësh Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Justina Shiroka Pula, priti në takim komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili e uroi për marrjen e detyrës.

    Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe për rëndësinë e vazhdimit të punës në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, në përmbushje të misionit të saj kushtetues.

    Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e rolit të FSK-së në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

  • Hashani: Trupat e dy viktimave në Gjilan janë dërguan në IML, i dyshuari po intervistohet

    Hashani: Trupat e dy viktimave në Gjilan janë dërguan në IML, i dyshuari po intervistohet

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e dy personave në Livoç të Ulët është vetëdorëzuar në Polici dhe po intervistohet në praninë e avokatit.

    Hashani, në emisionin “FIVE” në Dukagjin, deklaroi se motivet e rastit ende nuk dihen, ndërsa personi i plagosur është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku dyshohet se ka pësuar lëndime të rënda.

    Ai ka konfirmuar se viktimat kanë pasur lidhje të ngushta familjare.

    Hashani, mes tjerash, bëri të ditur se ekipet përkatëse janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të hetuar të gjitha rrethanat që çuan në këtë ngjarje.

    Tutje, tha se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Vrasja na ka tronditur të gjithëve jo vetëm në Gjilan, nga hetimet e para është konfirmuar nga ekipet mjekësore se dy personat kanë humbur jetën nga arma e zjarrit.  Ekipet mjekësore janë në vendit e ngjarjes dhe po punohet intensivisht që të hetohen të gjitha rrethanat që quan tek kjo ngjarje e rëndë. I dyshuari është vetëdorëzuar dhe po intervistohet teksa ende nuk dihen motivet e këtij rasti. Viktimat kanë lidhje të ngushta familjare por për shkak të ndjeshmërisë së rastit këto janë informacionet që mund të ndajmë. Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obuksion ndërsa i dyshuari në prezencë të avokatit është duke u intervistuar. Personi i lënduar është dërguar në QKUK dhe i njëjti dyshohet se lëndime të rënda”, u shpreh Hashani.

    Burimi: Dukagjini

  • Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë

    Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë

    Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë

    Punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë janë ndaluar përkohësisht nga Inspektorati Qendror i Punës, pas konstatimit të parregullsive që lidhen me sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

    Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve do të jetë në fuqi deri në eliminimin e mangësive të evidentuara dhe plotësimin e kushteve të nevojshme për punë të sigurt.

    Inspektorati u ka bërë thirrje punëdhënësve që të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, në mënyrë që të parandalohen aksidentet në vendin e punës.

    “Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • IML-ja tërheq trupat e pajetë të burrit dhe gruas në Livoç të Gjilanit (VIDEO)

    IML-ja tërheq trupat e pajetë të burrit dhe gruas në Livoç të Gjilanit (VIDEO)

    IML-ja tërheq trupat e pajetë të burrit dhe gruas në Livoç të Gjilanit (VIDEO)

    Instituti i Mjekësisë Ligjoreka tërhequr trupat e pajetë të një burri dhe një gruaje, të cilët u vranë në fshatin Livoç të Ulër të Gjilanit.

    Trupat e pajetë janë marrë nga ekipet e IML-së për procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore.

    Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e rastit.

    Një person tjetër ka mbetur i plagosur në rastin e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Gjilan.

    Pamjet nga atje janë regjistruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.

  • Tornado e fuqishme godet Siçilinë, përmbysen makina, dy të plagosur rëndë

    Tornado e fuqishme godet Siçilinë, përmbysen makina, dy të plagosur rëndë

    Tornado e fuqishme godet Siçilinë, përmbysen makina, dy të plagosur rëndë

    Një tornado e fuqishme ka përfshirë bregdetin perëndimor të Siçilisë, në Itali, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke lënë disa persona të plagosur, mes tyre edhe fëmijë.

    Fenomeni ekstrem goditi zonën e Marsalës, ku erërat e forta përmbysën automjete, dëmtuan ndërtesa dhe shkaktuan kaos në rrugë, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv.

    Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një kolonë gjigante pluhuri dhe mbeturinash që përshkon vijën bregdetare, ndërsa erërat e fuqishme ngrenë objekte në ajër dhe përmbysin makina.

    Sipas raportimeve të mediave lokale, dy persona u plagosën rëndë pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përmbys në një përrua nga forca e erës. Shkalla e saktë e dëmtimeve të tyre nuk është bërë ende e qartë.

    Stuhia goditi gjithashtu shkollën Alcide De Gasperi në zonën e Strasattit, ku disa fëmijë mbetën të plagosur gjatë orës së mësimit, pasi një vorbull e dyfishtë ere përfshiu ndërtesën.

    Sipas gazetës La Sicilia, raftet e librave u përmbysën dhe dritaret u thyen nga fuqia e erës, duke shkaktuar panik mes nxënësve dhe stafit të shkollës. Shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

    Asnjë nga lëndimet e raportuara në shkollë nuk besohet të jetë kërcënuese për jetën, megjithatë një djalë u transportua me urgjencë në spital.

    Dëme u raportuan edhe në ndërtesa të tjera, ku erërat e forta shkatërruan çati dhe shpërndanë mbeturina nëpër rrugë. Fotot e publikuara tregojnë automjete të përmbysura plotësisht dhe re të dendura pluhuri që mbuluan zonën bregdetare.

    Stuhitë dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë rajonin për disa orë, veçanërisht zonën e Trapanit dhe bregdetin e Tirrenit, duke përkeqësuar kushtet atmosferike.

    Autoritetet po vlerësojnë pasojat e motit ekstrem, ndërsa pamjet nga Marsala tregojnë shkallën e dëmeve të shkaktuara nga fenomeni i pazakontë atmosferik.

  • Aktori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli i bashkohet Sylvester Stallone në sezonin e ri të “Tulsa King”

    Aktori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli i bashkohet Sylvester Stallone në sezonin e ri të “Tulsa King”

    Aktori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli i bashkohet Sylvester Stallone në sezonin e ri të “Tulsa King”

    Aktori, skenaristi dhe regjisori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli i është bashkuar kastit të sezonit të pestë të serialit të suksesshëm “Tulsa King”, përkrah ikonës së kinemasë Sylvester Stallone.

    Lajmi u bë publik këtë javë nga mediat amerikane të industrisë së filmit dhe televizionit, ndërsa Shreli është pjesë e grupit të aktorëve të rinj që i bashkohen serialit në sezonin e ardhshëm.

    I lindur dhe rritur në Detroit në një familje shqiptare, Shreli ka ndërtuar një karrierë si aktor, skenarist dhe kineast në kinemanë dhe televizionin amerikan.

    Ai njihet veçanërisht për filmin “Cash Only”, të cilin e shkroi dhe ku interpretoi rolin kryesor, si dhe për paraqitjet e tij në “Power Book IV: Force”, “Killerman”, “Low Winter Sun”, “The Red Road” dhe “Abduction”.

    Përveç aktrimit, Shreli vazhdon të zhvillojë projekte të tij si regjisor dhe producent përmes kompanisë së tij, Nickname Projects.

    Roli në “Tulsa King” shënon një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij televizive, duke e vendosur përkrah një prej emrave më të njohur të Hollywood-it.

    “Tulsa King”, me protagonist Sylvester Stallone, transmetohet në Paramount+.

  • Ekskluzive | Detaje të reja nga krimi në Gjilan: Policia aktivizoi “Unazën e Çeliktë”, Valon Ramushi u vetëdorëzua vetëm 16 minuta më vonë

    Ekskluzive | Detaje të reja nga krimi në Gjilan: Policia aktivizoi “Unazën e Çeliktë”, Valon Ramushi u vetëdorëzua vetëm 16 minuta më vonë

    Ekskluzive | Detaje të reja nga krimi në Gjilan: Policia aktivizoi “Unazën e Çeliktë”, Valon Ramushi u vetëdorëzua vetëm 16 minuta më vonë

    Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë që ndodhi më 9 tetor në Livoq të Ulët të Gjilanit, ku dy persona mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë rreth orës 14:26, ndërsa njësitë relevante dhe ekipet emergjente janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

    Në vendngjarje është gjetur pa shenja jete Egzon Bugujevci, ndërsa Mazllum Bugujevci është gjetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me autoambulancë për trajtim emergjent.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, vetura e të dyshuarit ishte larguar nga lokacioni, çka ka bërë që Policia të aktivizojë menjëherë “Unazën e Çeliktë” për lokalizimin e tij.

    Por vetëm 16 minuta pas raportimit të rastit, rreth orës 14:42, i dyshuari Valon Ramushi është vetëdorëzuar në Stacionin Policor.

    Ramushi u ka deklaruar policëve se veturën e kishte lënë në oborrin e Emergjencës. Brenda saj është gjetur bashkëshortja e tij, Nafije Bugujevci, e cila pas konstatimit nga ekipi mjekësor rezultoi pa shenja jete.

    Sipas dyshimeve të para të hetuesve, Valon Ramushi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe Egzon Bugujevcin, ndërsa një person tjetër është plagosur.

    I dyshuari është marrë në intervistim nga Hetimet Rajonale, ndërsa njësitë relevante kanë vazhduar përpunimin e vendit të ngjarjes dhe sigurimin e zonave të lidhura me rastin.

    Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet për motivin dhe dinamikën e plotë të ngjarjes po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Detaje të reja nga krimi në Gjilan: Policia aktivizoi “Unazën e Çeliktë”, Valon Ramushi u vetëdorëzua vetëm 16 minuta më vonë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • RUBIKON sonte: Ligji për Specialen përballë kundërshtimit të BE-së!

    RUBIKON sonte: Ligji për Specialen përballë kundërshtimit të BE-së!

    RUBIKON sonte: Ligji për Specialen përballë kundërshtimit të BE-së!

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, analizon ndryshimin e Ligjit për Specialen dhe ndikimin e tij në procesin në Hagë, kushtetutshmërinë e zgjedhjes së presidentes së re dhe formimin e institucioneve.

    Çka ndryshon për ish-krerët e UÇK-së në Apel?

    A mund t’i rrëzojë këto ndryshime Dhoma Kushtetuese e Speciales?

    Si e lexon Hasani reagimin e BE-së dhe çfarë duhet të bëjë Kosova?

    A u respektua Kushtetuta në zgjedhjen e presidentes së re?

    Cilin veprim e cilëson si shkelje brutale të Kushtetutës?

    Klan Kosova, 20:45.

  • Tragjedia në Gjilan: Dyshohet se gruaja u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij

    Tragjedia në Gjilan: Dyshohet se gruaja u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij

    Tragjedia në Gjilan: Dyshohet se gruaja u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Livoçin e Ulët të Gjilanit, ku dy persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

    Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e Sinjalit, viktimat janë Nafije Bogujevci dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci, ndërsa i plagosur ka mbetur një tjetër vëlla i saj, Mazllum Bogujevci.

    Dyshimet e para lidhur me rrethanat e ngjarjes janë se Nafije Bogujevci mund të jetë vrarë aksidentalisht gjatë një shkëmbimi zjarri mes bashkëshortit të saj dhe personave që dyshohet se ishin në shoqërinë e tij.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tragjedia në Gjilan: Dyshohet se gruaja u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali