Category: Lajme

  • Detaje të reja: Viktimat një burrë dhe një grua, edhe i plagosuri burrë

    Detaje të reja: Viktimat një burrë dhe një grua, edhe i plagosuri burrë

    Detaje të reja: Viktimat një burrë dhe një grua, edhe i plagosuri burrë

    Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Gjilan.

    Dy persona janë vrarë në Livoç të Gjilanit.

    Drejtori i QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi ka konfirmuar për Klan Kosova se dy persona kanë humbur jetën.

    Viktimat janë një burrë dhe një grua, kurse një burrë tjetër është plagosur.

  • Ekskluzive: Dy të vrarë e tre të plagosur nga të shtënat në Livoç të Ulët, dyshohet se burri vrau gruan dhe mikun e tij

    Ekskluzive: Dy të vrarë e tre të plagosur nga të shtënat në Livoç të Ulët, dyshohet se burri vrau gruan dhe mikun e tij

    Ekskluzive: Dy të vrarë e tre të plagosur nga të shtënat në Livoç të Ulët, dyshohet se burri vrau gruan dhe mikun e tij

    Dy persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në Gjilan.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në mesin e viktimave janë gruaja e të dyshuarit dhe një person tjetër, që dyshohet të jetë miku i tij.

    Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive familjare, pas problemeve që lidhen me një divorc.

    Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive: Dy të vrarë e tre të plagosur nga të shtënat në Livoç të Ulët, dyshohet se burri vrau gruan dhe mikun e tij appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ballkani fiton në “Zahir Pajaziti”, mposht Llapin

    Ballkani fiton në “Zahir Pajaziti”, mposht Llapin

    Skuadra nga Suhareka doli fituese në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në duelin e parë pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve.

    Pjesa e parë u zhvillua me lojë të baraspeshuar, ku të dyja skuadrat u përpoqën të gjenin hapësira drejt portës kundërshtare, por pa arritur të krijonin raste të shumta për shënim. Si rrjedhojë, ekipet shkuan në pushim me rezultat të pandryshuar, 0:0.

    Ritmi i lojës u rrit në pjesën e dytë, me më shumë aksione dhe përpjekje nga të dyja skuadrat. Megjithatë, ishte Ballkani që arriti ta konkretizonte një prej mundësive të krijuara.

    Goli i fitores erdhi në minutën e 60-të, kur Albin Berisha realizoi për 0:1, duke i dhënë epërsinë skuadrës mysafire. Llapi tentoi të reagonte deri në fund të takimit, por vendasit nuk arritën ta shmangnin humbjen.

    Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në vendin e tretë në tabelë me 13 pikë të grumbulluara, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e parafundit, të nëntën, me vetëm tri pikë.

    Në xhiron e ardhshme, Ballkani do të luajë para tifozëve të vet kundër Dritës, kurse Llapi do të kërkojë pikë në udhëtim ndaj Feronikelit ’74.

    Burimi: RTKLive

  • Qytetari gjen kuletën me dokumente dhe para në Vushtrri, ia dorëzon Policisë

    Qytetari gjen kuletën me dokumente dhe para në Vushtrri, ia dorëzon Policisë

    Qytetari gjen kuletën me dokumente dhe para në Vushtrri, ia dorëzon Policisë

    Një qytetar në Vushtrri ka gjetur një kuletë me dokumente personale dhe një shumë parash, të cilën e ka dorëzuar në Polici, duke mundësuar që sendet t’i kthehen pronarit të ligjshëm.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas verifikimit të dokumentacionit dhe përfundimit të procedurave përkatëse, kuleta, dokumentet dhe paratë i janë kthyer pronarit.

    Policia ka falënderuar qytetarin për veprimin e tij shembullor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Qytetari gjen kuletën me dokumente dhe para në Vushtrri, ia dorëzon Policisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Messi rikrijon festimin e famshëm, me një mesazh emocionues për Argjentinën

    Messi rikrijon festimin e famshëm, me një mesazh emocionues për Argjentinën

    Messi rikrijon festimin e famshëm, me një mesazh emocionues për Argjentinën

    Lionel Messi ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh për tifozët argjentinas, duke rikrijuar një nga festimet më të paharrueshme të karrierës së tij, kësaj here me një dedikim për kombëtaren e Argjentinës.

    Festimi origjinal daton nga sezoni 2016/17, kur Barcelona mposhti Real Madridin me rezultat 3-2 në Santiago Bernabéu. Pas golit vendimtar, Messi hoqi fanellën dhe ua tregoi atë tifozëve të skuadrës kundërshtare, duke e kthyer atë moment në një nga imazhet më ikonike të futbollit.

    Pothuajse dhjetë vjet më vonë, ylli argjentinas e rikrijoi të njëjtin festim në Instagram, por këtë herë i veshur me fanellën e Argjentinës, në ngjyrat kaltër dhe të bardha. Në fanellën me numrin 10, në vend të emrit të tij, ishte shkruar fjala “Faleminderit”.

    Fotografinë e shoqëroi me një mesazh emocional për vendin dhe tifozët e tij:

    “Gjithçka është thënë. Dhe tani, gjithçka është bërë. Dhe të vetmet fjalë që dalin nga zemra ime janë: Faleminderit, Argjentinë”.

    Mesazhi i Messit është interpretuar si një përshëndetje simbolike për tifozët argjentinas, ndërsa fotografia rikujton një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij.

    The post Messi rikrijon festimin e famshëm, me një mesazh emocionues për Argjentinën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “E premtja e përgjakshme” shkakton panik në Poloni, arrestohen 10 persona për kërcënime në shkolla

    “E premtja e përgjakshme” shkakton panik në Poloni, arrestohen 10 persona për kërcënime në shkolla

    “E premtja e përgjakshme” shkakton panik në Poloni, arrestohen 10 persona për kërcënime në shkolla

    Policia polake ka arrestuar 10 persona, kryesisht të rinj, pas kërcënimeve për sulme në shkolla që kanë shkaktuar shqetësim në vend. Arrestimet vijnë në kohën kur në rrjetet sociale është përhapur pretendimi për një të ashtuquajtur “të premte të përgjakshme”, duke nxitur panik në mesin e qytetarëve.

    Ditëve të fundit, rrjetet sociale në Poloni janë mbushur me diskutime për një sfidë të supozuar online, e cila dyshohet se mund të ketë lidhje me dy sulmet e fundit të raportuara në vend. Megjithatë, policia deklaroi të premten se hetimet e deritanishme nuk kanë gjetur prova që mbështesin këtë pretendim.

    Pas incidenteve, autoritetet kanë ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë. Policia është angazhuar në rreth 10 mijë shkolla, ndërsa qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve të mos shpërndajnë informacione të paverifikuara, raportoi Reuters.

    Sipas policisë, 10 persona janë arrestuar, kryesisht për shkak të kërcënimeve të publikuara në internet. Autoritetet kanë bërë të ditur se priten edhe arrestime të tjera në kuadër të hetimeve.

    Në mesin e të arrestuarve është një 13-vjeçar nga Varshava, i cili kishte shpërndarë një fotografi me thikë në një grup shkollor, si dhe një 15-vjeçar që kishte publikuar video në të cilat kërcënonte me vrasje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “E premtja e përgjakshme” shkakton panik në Poloni, arrestohen 10 persona për kërcënime në shkolla appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Të hënën mblidhet Kryesia, pritet të caktohet seanca e radhës plenare e Kuvendit

    Të hënën mblidhet Kryesia, pritet të caktohet seanca e radhës plenare e Kuvendit

    Të hënën mblidhet Kryesia, pritet të caktohet seanca e radhës plenare e Kuvendit

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të hënën më 12 tetor. Në rend janë 3 pika diskutimi.

    Fillimisht pritet të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë.

    Pastaj, do të bëhet propozimi i rendit të ditës për Seancën e radhës plenare, ku të përfshira do të jenë këto pika:

    1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

    2.Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    3. Pyetjet parlamentare,

    4. Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së  Kosovës,

    5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës, dhe

    6. Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Dhe në fund, si pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

  • 9 lidhje të paautorizuara të ujit evidentohen në Prizren, Suharekë dhe Malishevë

    9 lidhje të paautorizuara të ujit evidentohen në Prizren, Suharekë dhe Malishevë

    9 lidhje të paautorizuara të ujit evidentohen në Prizren, Suharekë dhe Malishevë

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Hidroregjioni Jugor” ka evidentuar nëntë lidhje të paautorizuara të ujit gjatë kësaj jave në zonat e shërbimit të kompanisë.

    Sipas njoftimit të kompanisë, katër lidhje janë evidentuar në Prizren, katër në Suharekë dhe një në Malishevë.

    “KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të mos kryejnë lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, pasi ato janë të kundërligjshme dhe dëmtojnë funksionimin e rregullt të sistemit të furnizimit me ujë”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

     

  • Dyshohet për vrasje në Gjilan

    Dyshohet për vrasje në Gjilan

    Një person dyshohet se është gjetur i vrarë në Gjilan.

    Dukagjini ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se për këtë rast do të ketë njoftim më vonë.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Dyshohet për një grua të vrarë dhe një person të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët

    Dyshohet për një grua të vrarë dhe një person të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët

    Dyshohet për një grua të vrarë dhe një person të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët

    Një grua dyshohet se ka mbetur e vrarë, ndërsa një person tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në Gjilan.

    Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin, ndërsa është në pritje të një përgjigjeje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dyshohet për një grua të vrarë dhe një person të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali