Category: Lajme

  • Kryenegociatori Zulfaj kërkon mbështetjen e Hungarisë për statusin kandidat të Kosovës në BE

    Kryenegociatori Zulfaj kërkon mbështetjen e Hungarisë për statusin kandidat të Kosovës në BE

    Kryenegociatori Zulfaj kërkon mbështetjen e Hungarisë për statusin kandidat të Kosovës në BE

    Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, po qëndron për vizitë në Budapest, ku ka kërkuar mbështetjen e Hungarisë që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat për anëtarësim në BE.

    Sipas njoftimit zyrtar, Zulfaj e ka nisur vizitën me një takim me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, László György Velkey.

    Gjatë takimit, ai e ka falënderuar Hungarinë për kontributin në paqen dhe sigurinë e Kosovës përmes misionit të NATO-s, KFOR.

    “Hungaria është kontribuuesi i madh i misionit”, ka deklaruar Zulfaj.

    Ai ka vlerësuar edhe programin e bursave “Stipendium Hungaricum”, përmes të cilit qindra studentë nga Kosova kanë pasur mundësi të studiojnë në universitetet hungareze.

    Një nga temat kryesore të takimit ishte procesi i integrimit evropian të Kosovës, në prag të publikimit të Pakos së Zgjerimit nga Komisioni Evropian, që pritet në fund të tetorit.

    Zulfaj ka kërkuar mbështetjen aktive të Budapestit për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se procesi i zgjerimit duhet të bazohet në merita, respektimin e vlerave themelore evropiane dhe përafrimin me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

    Sipas tij, Kosova i përmbush këto vlera përmes demokracisë, lirisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

    Në fund, kryenegociatori ka falënderuar Hungarinë për mbështetjen e deritanishme dhe ka përshëndetur rolin e saj në grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, duke kërkuar përkrahjen e Budapestit në hapat e ardhshëm të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kryenegociatori Zulfaj kërkon mbështetjen e Hungarisë për statusin kandidat të Kosovës në BE appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Pamje nga rasti i rëndë në Gjilan, forca të shumta policore në vendngjarje

    Pamje nga rasti i rëndë në Gjilan, forca të shumta policore në vendngjarje

    Pamje nga rasti i rëndë në Gjilan, forca të shumta policore në vendngjarje

    Një vrasje dyshohet të ketë ndodhur në Gjilan.

    Forca të shumta policore shihen të pranishme në vendngjarje.

    Ndërkaq, Policia ende nuk e ka konfirmuar nëse bëhet fjalë për një vrasje.

     

  • Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë

    Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë

    Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.

    Sipas njoftimit të Inspektoratit, punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

    “Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, thuhet në njoftimin në Facebook./Klankosova.tv

  • E FUNDIT: Dyshohet për vrasje në Gjilan

    E FUNDIT: Dyshohet për vrasje në Gjilan

    E FUNDIT: Dyshohet për vrasje në Gjilan

    Në Gjilan, një person dyshohet të jetë vrarë.

    Burimet e Klan Kosova bëjnë me dije se rasti ka ndodhur para pak kohe.

    Klankosova.tv do ju mbajë të informuar për këtë rast tragjik.

  • Dyshohet se një person është gjetur pa shenja jete në Livoç të Epërm të Gjilanit

    Dyshohet se një person është gjetur pa shenja jete në Livoç të Epërm të Gjilanit

    Dyshohet se një person është gjetur pa shenja jete në Livoç të Epërm të Gjilanit

    Një person dyshohet se është gjetur pa shenja jete në Livoç të Epërm të Gjilanit.

    Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rastin, ndërsa është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dyshohet se një person është gjetur pa shenja jete në Livoç të Epërm të Gjilanit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Galatasaray hyn në garë për Donnarumman

    Galatasaray hyn në garë për Donnarumman

    Galatasaray hyn në garë për Donnarumman

    Galatasaray mund të bëhet një tjetër skuadër e interesuar për portierin e Manchester Cityt, Gianluigi Donnarumma, nëse italiani bëhet i disponueshëm në afatin kalimtar të transferimeve.

    Sipas TEAMtalk, interesim për portierin 27-vjeçar kanë shfaqur edhe Real Madridi, Manchester United, Chelsea, Bayern Munich dhe Juventusi.

    Megjithatë, Galatasaray ende nuk ka bërë ofertë apo nuk ka zhvilluar kontakte zyrtare për transferimin e Donnarummas.

    E ardhmja e portierit italian mbetet e paqartë, ndërsa pritet të shihet nëse klubi turk do të ndërmarrë hapa konkretë për ta transferuar atë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Galatasaray hyn në garë për Donnarumman appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Musliu-Shoshi: PDK-ja nuk u mashtrua e as u tradhtua për zgjedhjen e presidentes

    Musliu-Shoshi: PDK-ja nuk u mashtrua e as u tradhtua për zgjedhjen e presidentes

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se kjo parti nuk ndihet e mashtruar apo e tradhtuar lidhur me zgjedhjen e presidentes, duke theksuar se PDK-ja ka vepruar mbi parime dhe përgjegjësi institucionale.

    Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se edhe kësaj radhe PDK-ja i ka dhënë Kosovës institucione, duke kërkuar që kritikat të mos drejtohen ndaj kryetarit të partisë, Bedri Hamza, apo ndaj vetë PDK-së.

    “PDK nuk u mashtrua e as nuk u tradhtua, sepse nuk ka qenë pjesë e lojërave politike, por pjesë e parimeve!

    Edhe kësaj radhe PDK i ka dhënë Kosovës institucione, përgjegjësi shtetërore dhe, mbi të gjitha, përkushtim për mbrojtjen e sakrificës dhe të luftës sonë çlirimtare.
    Prandaj, mos i ktheni shigjetat kah Bedri Hamza e kah PDK-ja!

    Nuk mund të kërkohet dorëheqje individuale për vendime që nuk janë marrë individualisht. Përgjegjësia duhet të jetë aty ku janë marrë vendimet.

    Ne, si gjithmonë, qëndrojmë me përgjegjësi institucionale, por mbi të gjitha me përgjegjësi ndaj këtij vendi. Ndaj kësaj toke ku kemi rrënjët, ku prehen stërgjyshërit tanë dhe ku po rriten fëmijët tanë.

    Sepse për ne, Kosova nuk është lojë politike. Është atdheu ynë, përgjegjësia jonë dhe amaneti që nuk e tradhtojmë”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

    Burimi: Dukagjini

  • Gashi: Ka ardhur koha për një cikël të ri politik në Kosovë, LDK-ja duhet ta përcaktojë rrugën e saj

    Gashi: Ka ardhur koha për një cikël të ri politik në Kosovë, LDK-ja duhet ta përcaktojë rrugën e saj

    Gashi: Ka ardhur koha për një cikël të ri politik në Kosovë, LDK-ja duhet ta përcaktojë rrugën e saj

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka shprehur bindjen se Kosova po hyn në një cikël të ri politik, pas bashkëpunimit të fundit formal mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka ngritur pyetjen nëse ky zhvillim shënon fundin e tranzicionit dhe fillimin e një etape të re politike, duke u përgjigjur se muajt në vijim do ta dëshmojnë këtë.

    Ai ka thënë se bashkëpunimi politik nuk duhet të jetë më arsye për demonizimin e kundërshtarëve, por se rëndësi ka qëllimi i bashkëpunimit dhe rezultatet që ai sjell për vendin.

    Sipas Gashit, qeverisja duhet të matet me rezultate dhe jo me arsyetime apo fajësime për të kaluarën, ndërsa qytetarët presin zhvillim, siguri dhe shpresë për të ardhmen.

    Deputeti i LDK-së ka theksuar se partia e tij duhet ta përcaktojë qartë rrugën që do të ndjekë, duke mos e harruar të kaluarën, por as duke lejuar që ajo ta pengojë të ardhmen.

    “Këtu fillon rilindja jonë: me më shumë besim, bashkim dhe një politikë moderne, që i përfaqëson qytetarët dhe u jep shpresë për të ardhmen. Koha është tash. Koha është për LDK-në”, ka shkruar Gashi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gashi: Ka ardhur koha për një cikël të ri politik në Kosovë, LDK-ja duhet ta përcaktojë rrugën e saj appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Studio Master në UNI – Universum International College, i Fuqizuar nga Arizona State University

    Studio Master në UNI – Universum International College, i Fuqizuar nga Arizona State University

    UNI – Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University (ASU), ofron programe Master të avancuara me përmbajtje moderne, profesorë ndërkombëtarë dhe standarde akademike amerikane.

    Në partneritet me Arizona State University – universiteti nr. 1 për inovacion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – UNI u mundëson studentëve të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale për tregun vendor dhe ndërkombëtar.

    Studentët mund të zgjedhin nga programet:

    • Master në Menaxhment
    • Master në Menaxhment – Specializim në Marketing dhe Komunikim Kreativ
    • Master në Shkencën e të Dhënave (Data Science)
    • Master në Juridik
    • Master në Qeverisje dhe Siguri Ndërkombëtare

    Programet ofrojnë diplomë të fuqizuar nga Arizona State University, ndërsa 40% e lëndëve ligjërohen nga profesorë të ASU-së. Studimet zhvillohen online, duke u mundësuar profesionistëve të avancojnë kualifikimin e tyre pa ndërprerë angazhimet e punës.

    Studentët përfitojnë gjithashtu mundësi për mobilitet akademik përmes programeve Erasmus+, bashkëpunim me profesorë ndërkombëtarë dhe një qasje praktike të orientuar drejt zhvillimit profesional.

    Aplikimet për programet Master janë të hapura.

    Krijo suksesin tënd me Edukim Amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University.

      Apliko tani: UNI – Universum International College
     Email: aplikimet@universum-ks.org
     Viber & WhatsApp: +383 44 144 062

    Burimi: Dukagjini

  • Bjere kerrin që e ki, dil me Renault t’ri – 10 vjet garancion dhe çmim special

    Bjere kerrin që e ki, dil me Renault t’ri – 10 vjet garancion dhe çmim special

    E ki kerrin, por po mendon me marrë njo t’ri? Auto Mita po ta jep mundësinë me e ndërru me Renault, pa pas nevojë me e shitë!

    Bjere kerrin që e ki, pjesën tjetër paguaje CASH ose KREDI.

    Në ofertë janë tri modele të Renault, me çmime promocionale:

      • Renault Clio – 20,990€ ose nga 197€/muaj
      • Renault Captur Evolution Mild Hybrid 140 KF Automatik – 23,990€ ose nga 225€/muaj
      • Renault Austral – 29,990€ ose nga 254€/muaj

    E pjesa ma e mirë? Tri modelet vijnë me 10 VJET GARANCION!

    Bjere kerrin që e ki edhe dil prej Auto Mitës me Renault t’ri!

    Për më shumë informata rreth ofertës, vizito www.automita.com ose showroom-in e Auto Mitës.

    Burimi: Dukagjini