Category: Lajme

  • 61-vjeçarja thyen rekordin e saj botëror, qëndron pesë orë në pozicionin plank

    61-vjeçarja thyen rekordin e saj botëror, qëndron pesë orë në pozicionin plank

    61-vjeçarja thyen rekordin e saj botëror, qëndron pesë orë në pozicionin plank

    DonnaJean Wilde, 61-vjeçare nga Kanadaja, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, duke qëndruar për pesë orë në pozicionin plank dhe duke tejkaluar rekordin e saj të mëparshëm.

    Sfida u realizua më 6 tetor, gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Botërore për Seniorë Huntsman, të mbajtura në Utah të Shteteve të Bashkuara, aktivitet që u kushtohet sportistëve mbi moshën 50-vjeçare.

    Wilde tejkaloi rekordin e saj të vitit 2024, kur kishte qëndruar në këtë pozicion për katër orë, 30 minuta e 11 sekonda.

    Sipas organizatorëve, sfida përfundoi pasi ajo arriti kufirin prej pesë orësh. Megjithatë, rezultati i ri ende duhet të shqyrtohet dhe të miratohet zyrtarisht nga Guinness World Records.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 61-vjeçarja thyen rekordin e saj botëror, qëndron pesë orë në pozicionin plank appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Qelaj: Shqetësuese rritja e taksave gjyqësore, mund të pengojnë qasjen në drejtësi

    Qelaj: Shqetësuese rritja e taksave gjyqësore, mund të pengojnë qasjen në drejtësi

    Qelaj: Shqetësuese rritja e taksave gjyqësore, mund të pengojnë qasjen në drejtësi

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në tryezën e organizuar nga IAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike, lidhur me ndikimin e Udhëzimit Administrativ për Unifikimin e Taksave Gjyqësore në realizimin e së drejtës për qasje në drejtësi, ka shprehur shqetësimin e tij ndaj rritjes së taksave gjyqësore, që, sipas tij, mund të krijojë pengesa financiare për qytetarët, dhe ka kërkuar që ato të përcaktohen në mënyrë proporcionale.

    Ai po ashtu tha se opinioni për taksat gjyqësore është hartuar pas reagimeve publike dhe kërkesave të disa organizatave të shoqërisë civile.

    “Ideja ose fakti pse ne kemi dalë me një opinion të tillë del për shkak të reagimit publik, kërkesave që kemi pranuar nga disa organizata të shoqërisë civile, por edhe vetë ndjeshmërisë që ka tema e taksave gjyqësore, si një e drejtë ekskluzive e shtetit për t’i vendosur, por e cila gjithmonë duhet të jetë e balancuar, e barasvlershme dhe e analizuar mirë, për të mos paraqitur pengesë në qasjen në drejtësi”, tha Qelaj, raporton “EkonomiaOnline”.

    Ai ka potencuar se opinioni nuk trajton vetëm ndikimin e tarifave gjyqësore, por edhe përgjegjësinë e institucioneve për të garantuar që qytetarët të kenë mundësi reale për të kërkuar mbrojtjen e të drejtave të tyre.

    “Ky opinion trajton një çështje që shkon përtej ndikimit të tarifave gjyqësore, trajton raportin ndërmjet kompetencës së institucioneve për të rregulluar funksionimin e sistemit gjyqësor dhe detyrimit të shtetit për të garantuar që çdo qytetar të ketë mundësi reale për të kërkuar mbrojtjen e të drejtave të tij”, deklaroi Qelaj.

    Ndërsa për këtë çështje foli edhe Liridon Salihi, menaxher i projekteve në GLPS, i cili ngriti dilema lidhur me bazën ligjore të taksave gjyqësore dhe theksoi se disa prej tyre janë rritur deri në 600 për qind.

    Ai ka sqaruar se udhëzimi administrativ ka sjellë rritje të taksave gjyqësore nga 20 deri në 600 për qind, duke përmendur disa shembuj të tarifave që janë rritur.

    “Si dilemë të parë kemi thënë që është baza ligjore. E tha edhe Avokati i Popullit, ndonëse Ligji për Këshillin Gjyqësor të Kosovës i jep një kompetencë KGJK-së për të bërë unifikimin e taksave gjyqësore, në fakt, a duhet të shihet kjo si e drejtë edhe për vendosjen, edhe për lartësinë e taksave për shërbime të caktuara që jepen nga ana e gjyqësorit?”, tha Salihi.

    Ai ka theksuar se disa taksa janë rritur ndjeshëm, përfshirë ato për paditë që lidhen me ligjshmërinë e akteve juridike dhe kërkesat jomonetare në fushën e pronësisë intelektuale.

    “Mos ta harrojmë që me këtë udhëzim administrativ kemi taksa që janë rritur nga 20 deri në 600%. Ta zëmë, te paditë që kanë të bëjnë me ligjshmërinë e akteve juridike ose nënligjore juridike, taksa fillimisht ka qenë 50 euro, tash e kemi 250 euro. Ose, për shembull, edhe te këto kërkesat jomonetare në kontekstin e pronësisë intelektuale, që dikur kanë qenë 50 euro, tash i kemi me 350 euro”, deklaroi Salihi.

  • Deputeti i hodhi ujë zv/kryeministres, të tjerët hodhën shishe drejt Ramës – Gjithë çfarë ndodhi në Kuvend për Territorialen

    Deputeti i hodhi ujë zv/kryeministres, të tjerët hodhën shishe drejt Ramës – Gjithë çfarë ndodhi në Kuvend për Territorialen

    Deputeti i hodhi ujë zv/kryeministres, të tjerët hodhën shishe drejt Ramës – Gjithë çfarë ndodhi në Kuvend për Territorialen

    Ashtu siç edhe pritej, momenti para votimit të Ligjit të Hartës së re Territoriale në Shqipëri, u shoqërua me tensione të opozitës kundrejt protagonistëve të mazhorancës.

    Në shënjestër ishin kryeministri Rama dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, që munguan gjatë diskutimeve dhe mbërritën në momentin kur duhej hedhur vullneti me votë.

    Pak sekonda para votimit të reformës së re administrativo-territoriale, në sallën e Kuvendit u shfaq ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në një moment kur tensionet mes mazhorancës dhe opozitës kishin arritur kulmin.

    Prania e saj u shoqërua me përplasje në sallë, ku deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, hodhi ujë në drejtim të Ballukut. Ndërkohë, deputetë të tjerë të opozitës qëlluan me shishe në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa në seancë u hodhën edhe vezë.

    Incidentet ndodhën në minutat e fundit të një seance maratonë, që zgjati rreth 14 orë dhe u shoqërua me debate të ashpra.

    Opozita kundërshtoi projektligjin, duke kërkuar tërheqjen e tij dhe duke akuzuar mazhorancën se ndryshimet në ndarjen administrativo-territoriale ishin hartuar pa konsultim me qytetarët. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi që çështja t’i nënshtrohej referendumit.

    Pavarësisht tensioneve dhe incidenteve në sallë, Kuvendi e miratoi reformën pak pas mesnate me 85 vota pro, duke i hapur rrugën organizimit të ri territorial të vendit me 46 bashki.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Deputeti i hodhi ujë zv/kryeministres, të tjerët hodhën shishe drejt Ramës – Gjithë çfarë ndodhi në Kuvend për Territorialen appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Votimi i Territoriales, Balla: Qentë le të lehin, karvani Europian i Shqipërisë ecën përpara

    Votimi i Territoriales, Balla: Qentë le të lehin, karvani Europian i Shqipërisë ecën përpara

    Votimi i Territoriales, Balla: Qentë le të lehin, karvani Europian i Shqipërisë ecën përpara

    Shefi i grupit parlamentar të Socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar një ditë pas tensioneve atje, kur u votua reforma territoriale me 85 vota për, që i hapi rrugë hartës së re që redukton numrin e bashkive nga 61 në 46.

    Në një postim në Facebook, Balla sot tha se ata që mendojnë se mund ta pengojnë PS-në që t’i realizojë reformat drejt anëtarësimit në BE, është gabim, transmeton Klankosova.tv

    “Kush mendon se me molotovë, gurë, vezë, bidona uji jashtë dhe brenda sallës së Kuvendit do ta pengojë Partinë Socialiste të realizojë reformat që i duhen Shqipërisë sonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, i ka bërë llogaritë gabim.”

    Sipas tij, “si thotë populli në këto raste qentë le të lehin, karvani Europian i Shqipërisë ecën përpara”.

    “Besoj se votimi i mbrëmshëm unanim nga ne në Kuvend i kësaj faze të domosdoshme të Reformës Administrative Territoriale flet vetë. Komunitetet e bashkive, banorët janë përfituesit e projekteve të zhvillimit që sjell anëtarësimi në BE.” /Klankosova.tv

  • Policia e Ferizajt dhe FSK-ja zhvillojnë ndeshje miqësore futbolli

    Policia e Ferizajt dhe FSK-ja zhvillojnë ndeshje miqësore futbolli

    Policia e Ferizajt dhe FSK-ja zhvillojnë ndeshje miqësore futbolli

    Në frymën e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve ndërinstitucionale, Policia Rajonale e Ferizajt, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht me pjesëtarët e kazermës në Ferizaj, kanë organizuar një ndeshje miqësore futbolli në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj.

    Ky aktivitet sportiv kishte për qëllim promovimin e bashkëpunimit, respektit të ndërsjellë dhe frymës së ekipit ndërmjet pjesëtarëve të dy institucioneve, transmeton Klankosova.tv.

    Përmes kësaj ndeshjeje, Policia e Ferizajt dhe FSK-ja dëshmuan rëndësinë e bashkëveprimit, komunikimit dhe kultivimit të raporteve të mira ndërinstitucionale, duke shfrytëzuar sportin si një mënyrë të veçantë për të afruar pjesëtarët e institucioneve.

  • Arteta bëhet trajneri më i paguar në botë

    Arteta bëhet trajneri më i paguar në botë

    Arteta bëhet trajneri më i paguar në botë

    Mikel Arteta ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin deri në qershor të vitit 2030, duke u bërë trajneri më i paguar në botë, sipas raportimeve të mediave angleze.

    Trajneri spanjoll do të përfitojë rreth 20 milionë funte në sezon, ndërsa me bonuset e përcaktuara në kontratë mund të arrijë deri në 25 milionë funte.

    Arteta mori drejtimin e Arsenalit në dhjetor të vitit 2019 dhe ka rikthyer klubin në garën për trofe të rëndësishëm. Drejtuesit e londinezëve synojnë të sigurojnë vazhdimësinë e projektit të tij edhe për disa sezone.

    Sipas renditjes së publikuar, pas Artetës vijnë Simone Inzaghi me 26 milionë euro në vit, Diego Simeone me 23.4 milionë dhe Luis Enrique me 20 milionë euro./Klankosova.tv

  • E dhimbshme: Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare Valmira Stublla, familja kërkonte ndihmë për transplantimin e veshkës

    E dhimbshme: Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare Valmira Stublla, familja kërkonte ndihmë për transplantimin e veshkës

    E dhimbshme: Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare Valmira Stublla, familja kërkonte ndihmë për transplantimin e veshkës

    Valmira Stublla ka ndërruar jetë më 8 tetor, në moshën vetëm 27-vjeçare, duke lënë pas dhimbje te familjarët dhe të gjithë ata që ditë më parë u bashkuan në thirrjen për ta ndihmuar.

    Për Valmirën ishte kërkuar ndihma e qytetarëve, pasi ajo kishte nevojë për transplantim të veshkës jashtë vendit. Për këtë ndërhyrje nevojiteshin 30 mijë euro, shumë që familja Stublla nuk kishte mundësi ta përballonte e vetme.

    Thirrja për ndihmë ishte shpërndarë në rrjetet sociale, me shpresën që Valmira të merrte trajtimin e nevojshëm. Por, më 8 tetor, familjarët njoftuan lajmin e dhimbshëm për vdekjen e saj.

    Varrimi i 27-vjeçares do të bëhet sot, më 9 tetor, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Halabak të Podujevës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post E dhimbshme: Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare Valmira Stublla, familja kërkonte ndihmë për transplantimin e veshkës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Arsenali këmbëngul për transferimin e Rodrygos

    Arsenali këmbëngul për transferimin e Rodrygos

    Arsenali këmbëngul për transferimin e Rodrygos

    Arsenali vazhdon të synojë transferimin e Rodrygos nga Real Madridi.

    Drejtuesit londinezë janë në kontakt me përfaqësuesit e brazilianit, të cilin e shohin si përforcim të rëndësishëm për krahun e majtë të sulmit.

    Megjithatë, Real Madridi nuk pranon ta lërë lojtarin të largohet në formë huazimi apo transferimi gjatë afatit kalimtar të janarit 2027.

    Trajneri Jose Mourinho dëshiron që Rodrygo të qëndrojë në Madrid dhe të rikthehet plotësisht pas lëndimit të rëndë që pësoi në mars 2026, transmeton Klankosova.tv.

    Edhe vetë braziliani synon të qëndrojë te Reali të paktën deri në verën e vitit 2027.

    Arsenali pritet ta shqyrtojë një ofertë zyrtare në fund të sezonit, nëse krijohen kushtet për transferimin e tij.

  • Supremja për protestën e paralajmëruar nga punëtorët e NPB-së: Lënda është në shqyrtim

    Supremja për protestën e paralajmëruar nga punëtorët e NPB-së: Lënda është në shqyrtim

    Supremja për protestën e paralajmëruar nga punëtorët e NPB-së: Lënda është në shqyrtim

    Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar nga punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore, e cila pritet të mbahet para objektit të Gjykatës, për shkak të bllokimit të llogarive bankare të ndërmarrjes dhe pamundësisë për ekzekutimin e pagave.

    Përmes një sqarimi për opinionin publik, Gjykata Supreme ka bërë të ditur se lënda që lidhet me këtë kontest gjyqësor është pranuar dhe regjistruar më 21 gusht 2026, dhe aktualisht është në shqyrtim, transmeton Klankosova.tv.

    Përmes një komunikate, Gjykata ka theksuar se i kupton shqetësimet e punëtorëve të NPB-së, të cilët, sipas informacioneve të publikuara, po përballen me vonesa në marrjen e pagave si pasojë e bllokimit të llogarive bankare të ndërmarrjes.

    Megjithatë, nga ky institucion kanë bërë të ditur se shqyrtimi i lëndëve gjyqësore zhvillohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, ndërsa përcaktimi i prioriteteve bëhet duke garantuar trajtim të paanshëm dhe të barabartë për të gjitha palët.

    Në sqarimin e saj, Gjykata Supreme ka bërë të ditur se nuk mund të paragjykojë se kur do të përfundojë shqyrtimi i kësaj lënde.

    Sipas saj, çdo vendim do të merret në bazë të ligjit dhe rrethanave konkrete të çështjes, duke respektuar pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit.

    Gjykata Supreme ka theksuar gjithashtu se respekton të drejtën e qytetarëve dhe punëtorëve për të shprehur shqetësimet e tyre në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin.

    Në të njëjtën kohë, ka rikujtuar rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së gjyqësorit dhe shmangies së çdo forme të presionit që mund të perceptohet si ndërhyrje në procesin e vendimmarrjes.

  • Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës

    Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës

    Me këtë rast, Jagxhiu ka thënë se rrjeti tashmë po përdoret nga qytetarët, duke theksuar se janë regjistruar mbi 1.1 milion lidhje në internet përmes këtij projekti në Kosovë.

    Vetëm në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, sipas tij, janë regjistruar mbi 14 mijë lidhje brenda rreth gjashtë javësh.

    Ai ka theksuar se projekti është pjesë e përpjekjeve për transformimin digjital të vendit dhe për të siguruar qasje më të lehtë në internet për të gjithë qytetarët.

    Jagxhiu ka përmendur edhe zgjerimin e shërbimeve elektronike përmes platformës e-Kosova, e cila aktualisht ofron mbi 330 shërbime për qytetarët dhe bizneset. Ndërsa, përmes e-Kosova 2.0, synohet shtimi i 400 shërbimeve të tjera gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

    Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar se qasja falas në internet në hapësirat publike krijon mundësi të reja për studentët, të rinjtë dhe qytetarët.

    Ai ka thënë se kjo mundësi mund t’u shërbejë studentëve për të mësuar, të rinjve për të aplikuar për punë dhe qytetarëve për të përdorur shërbimet elektronike pa humbur kohë.

    Rama ka theksuar se Prishtina, si kryeqytet me popullatë të re dhe me potencial të madh, synon të krijojë kushte që të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre në vend.

    Projekti “Wi-Fi for Western Balkans”, i frymëzuar nga programi Wi-Fi4EU i Bashkimit Evropian, është realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Gjermanisë, përmes projektit EU4Digital, ndërsa zbatimi është bërë nga GIZ-i, në bashkëpunim me komunat dhe Telekomin e Kosovës.

    Burimi: RTKLive