Category: Lajme

  • Shiroka-Pula pret në takim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, diskutojnë për sigurinë në vend

    Shiroka-Pula pret në takim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, diskutojnë për sigurinë në vend

    Shiroka-Pula pret në takim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, diskutojnë për sigurinë në vend

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

    Gjatë takimit, Ajeti e ka uruar Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

    Sipas njoftimit, drejtori i AKI-së e ka informuar presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.

    Po ashtu, në takim është diskutuar për koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë, me synim garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shiroka-Pula pret në takim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, diskutojnë për sigurinë në vend appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Arrestohet në Mal të Zi kreu i rrjetit propagandistik rus Rybar

    Arrestohet në Mal të Zi kreu i rrjetit propagandistik rus Rybar

    Kreu i rrjetit rus të informacionit Rybar, Mikhail Zvinchuk, është arrestuar të premten në mëngjes në Mal të Zi, së bashku me katër persona të tjerë, sipas raportimeve të mediave.

    Sipas informacioneve të publikuara në media, në mesin e të ndaluarve janë edhe bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e tij, Valerija Vladimirovna Zvinchuk. Operacioni policor është zhvilluar në Risan.

    Policia malazeze, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (ANB), ka ndërmarrë operacionin me synim luftimin e aktiviteteve hibride të rrjetit.

    Rybar është lidhur nga autoritetet britanike dhe amerikane me përhapjen e propagandës së Kremlinit dhe operacionet e huaja të ndikimit informativ.

    Sipas Qeverisë britanike, Zvinchuk është bashkëpronar dhe drejtor ekzekutiv i rrjetit, i cili dyshohet se koordinohet pjesërisht nga administrata presidenciale ruse, financohet nga korporata shtetërore Rostec dhe bashkëpunon me pjesëtarë të shërbimeve ruse të inteligjencës.

    Zvinchuk është nën sanksione britanike, ndërsa Departamenti amerikan i Shtetit e ka përfshirë në listën e personave të lidhur me operacione që dyshohet se synojnë të ndikojnë në zgjedhjet amerikane.

    Burimi: Dukagjini

  • Shiroka-Pula takohet me kreun e AKI-së

    Shiroka-Pula takohet me kreun e AKI-së

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës.

    Gjatë takimit, Ajeti e ka njoftuar presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.

    Po ashtu, në takim është diskutuar për koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë, me qëllim të garantimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Burimi: Dukagjini

  • Tahiri: Kishim një presidente notere të Kurtit, Shiroka-Pula të demonstrojë integritet

    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar presidenten Justina Shiroka-Pula, duke kërkuar që ajo të dëshmojë integritet në ushtrimin e mandatit të saj.

    Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se Kosovës i duhet një presidente që mbron Kushtetutën, unitetin dhe interesat shtetërore e kombëtare, e jo një presidente që, sipas saj, i shërben kryeministrit Albin Kurti.

    Ajo ka bërë një krahasim me presidentet e mëparshme, duke iu referuar njërës si “police” dhe tjetrës si “notere e kryeministrit”.

    “E patëm një presidente police, të dytën notere të kryeministrit, tash presidentja akademike duhet të demonstrojë se kemi presidente me integritet, që mbron unitetin, interesat shtetërore dhe kombëtare, në pajtim me Kushtetutën, sepse Kushtetuta jonë u lodh duke qenë e shkelur tash sa vite nga kjo qeveri”, ka shkruar Tahiri.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tahiri: Kishim një presidente notere të Kurtit, Shiroka-Pula të demonstrojë integritet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dueli i të pamposhturve, sfida kryesore e fundjavës në elitën e basketbollit

    Dueli i të pamposhturve, sfida kryesore e fundjavës në elitën e basketbollit

    Xhiroja hapet të shtunën nga ora 17:00 në palestrën “Minatori”, ku Trepça pret Vëllaznimin. Mitrovicasit synojnë t’i japin fund serisë prej katër humbjeve radhazi në të gjitha garat, përfshirë dy humbje në kampionat. Në anën tjetër, Vëllaznimi udhëton drejt Mitrovicës pas fitores së parë sezonale, të cilën e arriti javën e kaluar ndaj Pejës.

    Mbrëmja e së shtunës sjell edhe përballjen kryesore të kësaj xhiroje, ku Bashkimi dhe Bora do të ndeshen nga ora 19:30 në palestrën “Sezai Surroi”. Të dyja skuadrat kanë regjistruar nga tri fitore në tri ndeshjet e para, që do të thotë se vetëm njëra prej tyre mund ta ruajë bilancin e përkryer pas këtij dueli. Këto dy skuadra u përballën edhe në gjysmëfinalet e Play-offit të edicionit të kaluar, në një seri spektakolare që u vendos pas pesë ndeshjesh.

    Të dielën, nga ora 17:00, Golden Eagle Ylli pret Pejën në palestrën “13 Qershori” në Suharekë. Ylli vjen pas fitores së parë sezonale, të shënuar javën e kaluar ndaj Sigal Prishtinës, ndërsa Peja synon të rikthehet te rezultatet pozitive pas humbjes ndaj Vëllaznimit. Përballja pritet të jetë mjaft e luftuar, duke marrë parasysh synimet e larta të të dyja skuadrave në këtë edicion.

    Xhiron e katërt e mbyll përballja Rahoveci 029 – Sigal Prishtina, të dielën nga ora 19:30 në palestrën “Mizahir Isma”. Rahovecasit janë skuadra e vetme pa fitore deri më tani dhe do të zhvillojnë ndeshjen e tretë para publikut vendas në katër xhirot e para të sezonit. Vreshtarët synojnë ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendas për të regjistruar fitoren e parë, ndërsa Sigal Prishtina udhëton drejt Rahovecit me synimin për t’u rikthyer te fitorja.

    Orari i Xhiros IV:

    E shtunë, 10 tetor

    17:00 | Trepça – Vëllaznimi

    19:30 | Bashkimi – Bora

    E diel, 11 tetor

    17:00 | Golden Eagle Ylli – Peja

    19:30 | Rahoveci 029 – Sigal Prishtina

    Burimi: RTKLive

  • Shiroka Pula pret në takim shefin e AKI-së, Ajeti e njofton për sigurinë kombëtare

    Shiroka Pula pret në takim shefin e AKI-së, Ajeti e njofton për sigurinë kombëtare

    Shiroka Pula pret në takim shefin e AKI-së, Ajeti e njofton për sigurinë kombëtare

    Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

    Gjatë takimit, Ajeti e ka njoftuar kryetaren e shtetit për situatën aktuale të sigurisë kombëtare, njofton Presidenca, raporton Klankosova.tv

    Ndërsa, thuhet se është diskutuar edhe për koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Ajeti e ka uruar po ashtu Shiroka – Pulën për postin e presidentes. /Klankosova.tv

  • Pronarët amerikanë hapin derën për shitjen e Evertonit

    Pronarët amerikanë hapin derën për shitjen e Evertonit

    Pronarët amerikanë hapin derën për shitjen e Evertonit

    “The Friedkin Group” po shqyrton mundësinë e shitjes së një pjese kontrolluese të Evertonit, më pak se dy vjet pasi mori drejtimin e klubit anglez.

    Lajmi u bë publik të premten, më 9 tetor, përmes një komunikate zyrtare të Evertonit, ku konfirmohet se pronarët amerikanë po shqyrtojnë mundësi të reja investimi, përfshirë edhe shitjen e shumicës së aksioneve, raporton Klankosova.tv.

    Grupi i drejtuar nga miliarderi Dan Friedkin mori kontrollin e Evertonit në dhjetor të vitit 2024, duke e blerë klubin nga Farhad Moshiri, në një periudhë të vështirë financiare dhe sportive.

    Gjatë kësaj kohe, një nga prioritetet kryesore ishte stabilizimi financiar i klubit dhe përfundimi i stadiumit të ri, Hill Dickinson Stadium.

    Në komunikatën e publikuar, pronarët theksuan se tashmë është koha për të shqyrtuar kapitullin e ardhshëm të historisë së Evertonit. Ata shtuan se do të shqyrtojnë vetëm oferta nga investitorë që besojnë se mund ta çojnë klubin përpara.

    Deri më tani nuk është bërë e ditur se kush mund të jetë blerësi i mundshëm apo sa mund të kushtojë klubi.

    “The Friedkin Group” është gjithashtu pronar i Romës në Itali, ndërsa mbetet të shihet nëse do të vendosë ta shesë plotësisht Evertonin apo vetëm një pjesë kontrolluese të aksioneve. /Klankosova.tv

  • Milani insiston për Gonçalo Inacio, mbrojtësi i Sportingut në krye të listës së dëshirave

    Milani insiston për Gonçalo Inacio, mbrojtësi i Sportingut në krye të listës së dëshirave

    Milani insiston për Gonçalo Inacio, mbrojtësi i Sportingut në krye të listës së dëshirave

    Milani po përgatit lëvizjet për të përforcuar mbrojtjen dhe një nga objektivat kryesorë është Gonçalo Inacio i Sportingut të Lisbonës.

    Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë e kanë seriozisht interesimin për qendërmbrojtësin portugez, i cili mund të jetë një përforcim i rëndësishëm për projektin e tyre.

    Inacio është një lojtar që trajneri Ruben Amorim do të dëshironte ta kishte sërish nën urdhrat e tij, pasi ishte pikërisht ai që i dha mundësinë të shpërthente te Sportingu.

    Mbrojtësi e rinovoi kontratën deri në vitin 2030, por kjo nuk e ka penguar Milanin të interesohet për shërbimet e tij.

    Sipas raportimit, në fund të afatit kalimtar veror, Milani kishte paraqitur një ofertë prej më shumë se 40 milionë eurosh, pa arritur ta bindte klubin portugez për ta lënë të largohej.

    Megjithatë, Inacio thuhet se është i hapur ndaj interesimit të kuqezinjve. Mbrojtësi nuk është i kënaqur me rolin e rezervistit në kombëtaren portugeze dhe e tërheq mundësia për të provuar veten në Serie A.

    Mbetet të shihet nëse Milani do të tentojë transferimin e tij që në afatin kalimtar të janarit apo do të presë deri në verë. Gjithçka do të varet edhe nga gatishmëria e Sportingut për të negociuar largimin e një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës.

  • Arrestohet në Mal të Zi kreu i rrjetit rus “Rybar”

    Arrestohet në Mal të Zi kreu i rrjetit rus “Rybar”

    Arrestohet në Mal të Zi kreu i rrjetit rus “Rybar”

    Kreu i rrjetit të njohur rus të luftës “Rybar”, Mikhail Zvinchuk, është arrestuar të premten në Mal të Zi, pas paralajmërimeve për përpjekje për destabilizimin e vendit.

    Kështu ka bërë të ditur kryeministri malazez, Milojko Spajiq.

    Sipas gazetës malazeze “Pobjeda”, e cila citon burime, Zvinchuk u ndalua nga policia dhe agjentët e sigurisë në qytetin bregdetar të Risanit, së bashku me bashkëshorten e tij dhe tre shtetas të tjerë rusë.

    Ata dyshohet se janë përfshirë në përhapjen e “ndikimit rus”, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv

    Blogu “Rybar”, një nga platformat më të njohura ruse që mbulon luftën në Ukrainë, me më shumë se 1.5 milionë abonentë, publikoi një mesazh ku tha se Zvinchuk dhe personat e tjerë ndodheshin ligjërisht në Mal të Zi dhe se planifikonin të realizonin xhirime në një manastir.

    “Për momentin, ekipi i projektit është në kontakt me Ministrinë e Jashtme të Rusisë, e cila po punon për zgjidhjen e situatës. Meqë nuk ka pasur shkelje të legjislacionit vendor, presim që të gjithë të ndaluarit të lirohen”, thuhet në deklaratën e “Rybar”.

    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, konfirmoi ndalimin e Zvinchukut përmes një postimi në platformën X.

    Ai tha se operacioni pasoi paralajmërimet se vendi mund të përballej me përpjekje për destabilizim dhe luftë hibride, pra veprime që nuk arrijnë nivelin e një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak.

    “Ka indikacione serioze që kërkojnë shqyrtimin e kujdesshëm të çdo piste dhe vlerësimin e çdo lidhjeje në një kontekst më të gjerë”, shkroi Spajiq.

    “Mesazhi pas operacionit të suksesshëm të sotëm, në të cilin u ndalua kreu i rrjetit informativ ‘Rybar’, është i qartë: Mali i Zi po mbron interesat e veta dhe askush nuk do ta rrezikojë të ardhmen tonë evropiane”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv

  • Basha priti ambasadorin e ri të Francës në Kosovë

    Basha priti ambasadorin e ri të Francës në Kosovë

    Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus të veçantë në projektet strategjike infrastrukturore, zhvillimin e rrjetit rrugor dhe hekurudhor, si dhe bashkëpunimin me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD).

    Ministri Basha ritheksoi përkushtimin për forcimin e partneritetit me Francën, si aleate dhe partnere e rëndësishme e Republikës së Kosovës.

    Burimi: RTKLive