Category: Lajme

  • Gaxherri: Shiroka-Pula vazhdon me njerëzit që i gjeti në Presidencë, s’e ka ditur që do bëhej presidente

    Gaxherri: Shiroka-Pula vazhdon me njerëzit që i gjeti në Presidencë, s’e ka ditur që do bëhej presidente

    Gaxherri: Shiroka-Pula vazhdon me njerëzit që i gjeti në Presidencë, s’e ka ditur që do bëhej presidente

    Gazetari i Klan Kosova, Ardian Gaxherri në emisionin “Kosova Today” ka folur rreth raportimeve për emërimet e reja në Zyrën e Presidencës, pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës si shefe të shtetit.

    Sipas tij, Shiroka-Pula po vazhdon me stafin që e ka gjetur në Presidencë, pasi siç tha ai, ajo nuk e ka ditur që do bëhet presidente, transmeton Klankosova.tv.

    “Është shumë e thjeshtë kjo punë. Ata njerëz që i ka gjetur në Presidencë, vazhdon me ta zonja, sepse nuk e ka pasur idenë që brenda natës do të bëhet presidente, respekt për figurën e saj akademike, për të arriturat e saj shkencore, shpresoj që të jetë e suksesshme në politikbërje. I duhet kohë presidentes, sepse shefi i stafit të Presidencës duhet të jetë njeri i besueshëm”, tha ai.

  • Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

    Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

    Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

    Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se mbrëmë ka marrë pjesë në shënimin e 36-vjetorit të bashkimit të Gjermanisë, me ftesë të ambasadorit gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph.

    Përmes një postimi, Osmani ka theksuar se rënia e mureve dhe bashkimi i dy Gjermanive dëshmuan se liria, demokracia dhe vendosmëria e qytetarëve mund të kapërcejnë edhe ndarjet më të thella.

    “Momente të tilla na rikujtojnë se bashkimi nuk është vetëm një akt politik, por mbi të gjitha një fitore e dinjitetit njerëzor, e shpresës dhe e së drejtës së popujve për të përcaktuar të ardhmen e tyre”, shkroi Osmani./Klankosova.tv

  • Kontrolle në Rugovë e Prizren, konfiskohet peshku që po shitej kundërligjshëm

    Kontrolle në Rugovë e Prizren, konfiskohet peshku që po shitej kundërligjshëm

    Kontrolle në Rugovë e Prizren, konfiskohet peshku që po shitej kundërligjshëm

    Kryetari i FPSRK-së, Milaim Vitia, ka realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit kontrolle në dy lokacione të tregut në zonën e Rugovës, në Prizren, lidhur me shitjen e paautorizuar të peshkut dhe dyshimet për tregtim të peshkut të kontrabanduar nga shtetet fqinje.

    Gjatë kontrolleve është konfiskuar peshku që po shitej pa autorizimin përkatës. Sipas njoftimit të FPSRK-së, peshku i konfiskuar është asgjësuar, ndërsa për këtë veprim është hartuar procesverbal zyrtar, transmeton Klankosova.tv.

    Nga FPSRK-ja kanë bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me synim parandalimin e shitjes së paligjshme të peshkut, luftimin e kontrabandës dhe zbatimin e Ligjit për Peshkimin.

    Ndër të tjera, Vitia ka theksuar se nuk do të tolerohet asnjë formë e tregtisë së paautorizuar dhe se ligji duhet të zbatohet për të gjithë pa dallim.

    “Ne do të vazhdojmë të mbrojmë ujërat, faunën peshkore dhe interesin e peshkatarëve të ligjshëm në Republikën e Kosovës”.

  • Emërimet në Presidencë? Kajtazi: Shiroka-Pulës po i biem pak herët në qafë (VIDEO)

    Emërimet në Presidencë? Kajtazi: Shiroka-Pulës po i biem pak herët në qafë (VIDEO)

    Emërimet në Presidencë? Kajtazi: Shiroka-Pulës po i biem pak herët në qafë (VIDEO)

    Emërimet politike që shpesh keqkuptohen dhe bazohen në nepotizëm gjithmonë ngjallin reagime publike.

    Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula u raportua se dje ka emëruar Berita Abazin në pozitën kyçe në Presidencë. Kjo e fundit, është asambliste në komunën e Prishtinës dhe një ndër personat në të afërt me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.

    Në emisionin “Kosova Today”, gazetari Shkumbin Kajtazi tha se presidentes së re, sipas tij, po i bihet në qafë pak herët.

    “Për shkak se situata në të cilën ajo ka ardh në atë zyrë faktikisht edhe vetë propozimi për presidente i ka ardhur në një kohë shumë befasuese, rrjedhimisht ajo as nuk ka mundur të mendojë se do të bëhet vetë presidente le më të bëjë një ekip”, tha ai.

  • Në vitin 2024, ShBA ofronte 10 milionë dollarë për informacione mbi 'Rybarin'

    Në vitin 2024, ShBA ofronte 10 milionë dollarë për informacione mbi ‘Rybarin’

    Në vitin 2024, ShBA ofronte 10 milionë dollarë për informacione mbi 'Rybarin'

    Në vitin 2024, Departamenti amerikan i Shtetit, përmes programit Rewards for Justice, kishte një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione mbi personat e lidhur me projektin Rybar, duke përmendur dyshimet se rrjeti kishte marrë pjesë në operacione të ndikimit të huaj.

    Pikërisht themeluesi i këtij rrjeti, u arrestua sot në Mal të Zi.

    Kryeministri Millojko Spajiq, e konfirmoi se janë arrestuar disa shtetas rusë, mes tyre edhe Mikhail Zvinchuk.

    Spajiq e cilësoi aksionin të suksesshëm dhe theksoi se prej kohësh është paralajmëruar se përpjekjet për veprimtari hibride dhe destabilizimin e Malit të Zi e shoqërojnë vazhdimisht rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian.

    Në një postim në kanalin e tij në gjuhën angleze, Rybar tha se të gjithë të ndaluarit “qëndronin ligjërisht në Mal të Zi dhe se ishte planifikuar filmimi i Manastirit të Cetinës, për të cilin ishte paraqitur më herët një kërkesë zyrtare”.

    Rybar tha se ekipi i tij është në kontakt me Ministrinë e Jashtme të Rusisë, e cila po punon për zgjidhjen e situatës, duke pretenduar se “nuk është shkelur asnjë ligj i Malit të Zi”, raporton REL, transmeton Klankosova.tv

    Gjatë luftës në Ukrainë, Rybar u bë një nga kanalet më me ndikim ushtarake proruse në Telegram.

    Zvinchuk është nën sanksionet e Bashkimit Evropian që nga viti 2023, për shkak të mbështetjes së luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe përhapjes së propagandës.

    Bashkimi Evropian thotë se ai është anëtar i një grupi pune të formuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, për të koordinuar përpjekjet e mobilizimit në lidhje me luftën kundër Ukrainës.

    Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe e kanë lidhur Rybar-in me operacionet e ndikimit të huaj dhe luftën informative. /Klankosova.tv

  • Rreth 45% e qytetarëve në Kosovë përdorin ChatGPT, 73% e pyetjeve lidhen me jetën private

    Rreth 45% e qytetarëve në Kosovë përdorin ChatGPT, 73% e pyetjeve lidhen me jetën private

    Rreth 45% e qytetarëve në Kosovë përdorin ChatGPT, 73% e pyetjeve lidhen me jetën private

    Përdorimi i ChatGPT-së në Kosovë është mbi mesataren e Bashkimit Evropian, me rreth 45% të qytetarëve që e përdorin këtë mjet të inteligjencës artificiale.

    Kështu ka deklaruar profesori dhe studiuesi gjerman, Dominik Kanbach, i cili e ka vlerësuar këtë prirje si tregues të orientimit të qytetarëve drejt teknologjisë dhe së ardhmes.

    Sipas tij, në Bashkimin Evropian rreth një e treta e popullsisë përdor inteligjencën artificiale, ndërsa në Kosovë kjo shifër arrin pothuajse 45%.

    Kanbach e ka cilësuar këtë si një aset për Kosovën, duke theksuar se popullsia e re dhe interesi për teknologjinë përbëjnë një veçori të rëndësishme.

    Ai ka bërë të ditur gjithashtu se rreth 73% e pyetjeve që njerëzit i drejtojnë ChatGPT-së lidhen me çështje private dhe nevoja të përditshme.

    Këto përfshijnë pyetje për orientimin dhe udhëtimin, blerjet, çështjet mjekësore dhe kërkesat për këshilla.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rreth 45% e qytetarëve në Kosovë përdorin ChatGPT, 73% e pyetjeve lidhen me jetën private appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Vjedhje rekord në Toskanë, grabiten 30 mijë shishe verë me vlerë 5 milionë euro

    Vjedhje rekord në Toskanë, grabiten 30 mijë shishe verë me vlerë 5 milionë euro

    Vjedhje rekord në Toskanë, grabiten 30 mijë shishe verë me vlerë 5 milionë euro

    Rreth 30 mijë shishe verë, me vlerë totale rreth 5 milionë euro, janë vjedhur nga një prej kantinave më prestigjioze të Italisë, Marchesi Antinori, raportojnë mediat italiane.

    Vjedhja ndodhi të shtunën në një magazinë të kompanisë në Toskanë, ndërsa kantina po përgatitej të dërgonte një ngarkesë për klientët jashtë vendit.

    Sipas raportimeve, të paktën shtatë persona të maskuar dyshohet se çaktivizuan alarmet dhe kamerat e sigurisë, më pas përdorën pirunët ngritës të kompanisë për të ngarkuar dy kamionë të mëdhenj me verërat e kuqe toskanike Tignanello, Solaia dhe Guado al Tasso.

    Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Renzo Cotarella, i tha gazetës “Corriere della Sera” se kjo ishte vjedhja më e madhe e këtij lloji e regjistruar në Itali.

    “Një vjedhje e kësaj shkalle dhe vlere sigurisht që nuk ka ndodhur kurrë në Itali”, deklaroi ai.

    Cotarella shprehu shpresën se autoritetet do të arrijnë të gjurmojnë verën e vjedhur.

    “Dy kamionë plot me mallra nuk mund të zhduken në ajër. Rrugët e Toskanës janë plot me kamera; ndoshta me pak fat do të jemi në gjendje të rimarrim të paktën disa nga shishet që na janë vjedhur”, tha ai.

    Në një prononcim për “Financial Times”, drejtori ekzekutiv theksoi vështirësinë e shitjes së një sasie kaq të madhe vere pa rënë në sy, duke pasur parasysh vlerën e produkteve.

    Shishet e vjedhura shiten zakonisht me çmime që variojnë nga 150 deri në 500 euro secila. Kompania dyshon se përzgjedhja e verërave tregon se autorët kishin njohuri të specializuara për këtë sektor dhe mund të kenë pasur informacion nga brenda.

    Vjedhja u zbulua vetëm të hënën në mëngjes, kur punonjësit mbërritën në magazinë. Deri më tani, nuk është raportuar për arrestime.

    Marchesi Antinori u themelua në vitin 1385 dhe eksporton produktet e saj në 170 vende të botës. Vitin e kaluar, kompania regjistroi të ardhura prej 263 milionë eurosh.

    Ndërkohë, gjatë këtij viti, Italia është përballur me një valë vjedhjesh të verërave, përfshirë dy raste në rajonin verior të Piemontes, ku raportohet se janë vjedhur shishe me vlerë qindra mijëra euro.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vjedhje rekord në Toskanë, grabiten 30 mijë shishe verë me vlerë 5 milionë euro appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shpërthime në Riad, ndërpriten fluturimet

    Shpërthime në Riad, ndërpriten fluturimet

    Pasagjerëve iu kërkua të largoheshin nga terminali dhe të linin pas valixhet, që kishin dorëzuar për transport në avion. Në aeroport mbërritën zjarrfikës dhe ambulanca, ndërsa zona u përfshi nga tymi.

    Rebelët Houthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, pretenduan se kishin sulmuar aeroportin me një raketë balistike, por nuk paraqitën prova.

    Autoritetet saudite nuk reaguan menjëherë ndaj këtij pretendimi.

    Burimi: RTKLive

  • Hajdutët "avullojnë" shishe vere në vlerë 5 milionë euro

    Hajdutët “avullojnë” shishe vere në vlerë 5 milionë euro

    Hajdutët "avullojnë" shishe vere në vlerë 5 milionë euro

    Hajdutët kanë vjedhur 30,000 shishe vere me një vlerë totale prej rreth 5 milionë eurosh nga një kantinë prestigjioze italiane, sipas raportimeve të mediave italiane.

    “Marchesi Antinori”, një nga kantinat më të mëdha familjare në Itali, deklaroi se vjedhja në magazinën e saj në Toskanë ndodhi të shtunën, ndërsa kompania po përgatitej të dërgonte një ngarkesë te klientët jashtë vendit.

    Renzo Cotarella, drejtori ekzekutiv, i tha gazetës “Corriere della Sera” se kjo ishte vjedhja më e madhe e këtij lloji në Itali.

    “Një vjedhje e këtyre përmasave dhe vlerës nuk ka ndodhur kurrë më parë në Itali”, tha ai.

    Ai shtoi se shpresonte që autoritetet të mund ta gjurmonin verën e vjedhur.

    “Dy kamionë plot me mall nuk mund të zhduken thjesht në ajër. Rrugët e Toskanës janë plot me kamera; ndoshta me pak fat do të mund të rikuperojmë të paktën disa nga shishet që na janë vjedhur”.

    Kompania beson se përzgjedhja e shisheve – të cilat zakonisht shiten me çmime që variojnë nga 150 deri në 500 euro secila – lë të kuptohet se hajdutët ishin njohës të verës dhe kishin informacione të brendshme.

    Sipas BBC, këtë vit në Itali ka pasur një valë vjedhjesh vere, përfshirë dy raste në rajonin verior të Piemontes, ku raportohet se janë vjedhur shishe me vlerë qindra mijëra euro.

  • Gati gjysma e kosovarëve e përdorin ChatGPT, 73% e pyetjeve të tyre janë private

    Gati gjysma e kosovarëve e përdorin ChatGPT, 73% e pyetjeve të tyre janë private

    Gati gjysma e kosovarëve e përdorin ChatGPT, 73% e pyetjeve të tyre janë private

    Përdorimi i ChatGPT në Kosovë është dukshëm mbi mesataren e  përdoruesve të Bashkimit Evropian.

    Profesori dhe studiuesi nga Gjermania, Dominik Kanbach, ka treguar se rreth një e treta e njerëzve në popullatë e përdorin ChatGPT duke e specifikuar Kosovën që është shumë mbi mesataren e Bashkimit Evropian.

     “Në Bashkimin Evropian, rreth një e treta e njerëzve në popullatë e përdorin inteligjencën artificiale. Në Kosovë, statistikat e fundit thonë se janë pothuajse 45%. Pra, është shumë mbi mesataren e Bashkimit Evropian…”, ka thënë ai, raporton KosovaPress.

    Kanbach e sheh pozitive këtë, madje e ka quajtur si aset.

    “…Kjo ndoshta është një fakt befasues për dikë, por unë thashë: kjo është diçka e mirë. Kjo tregon se sa e orientuar drejt së ardhmes dhe sa e prirur ndaj teknologjisë është Kosova. Dhe, padyshim, mendoj se është gjithashtu një popullatë e re dhe shumë e orientuar drejt së ardhmes. Kjo është një aset…”, ka thënë ai.

    Profesori nga Gjermani ka treguar se një pjesë e madhe e ndërveprimeve me mjete si ChatGPT lidhen me nevojat e jetës së përditshme.

     “73% e gjërave që njerëzit po e pyesin ChatGPT-në janë private, gjëra si: si të shkoj atje, ku mund ta blej këtë, pyetje mjekësore, apo këshilla. Tre të katërtat. Kjo është shumë”, ka potencuar Dominik Kanbach.