Category: Lajme

  • Real Madridi interesohet për Scott McTominay

    Real Madridi interesohet për Scott McTominay

    Real Madridi interesohet për Scott McTominay

    Real Madridi ka nisur interesimin për Scott McTominay, mesfushorin e Napolit. Trajneri Jose Mourinho e vlerëson skocezin, të cilin e njeh nga koha kur punonin së bashku te Manchester United.

    McTominay kërkon pagë vjetore prej rreth 8 milionë eurosh për të rinovuar kontratën me Napolin, por negociatat kanë ngecur. Kontrata e tij aktuale përfundon në qershor të vitit 2028, transmeton Klankosova.tv.

    Napoli nuk dëshiron ta humbasë mesfushorin, por nëse palët nuk arrijnë marrëveshje për rinovimin, Real Madridi mund të shqyrtojë mundësinë e transferimit të tij. Për momentin, nuk raportohet për ofertë zyrtare.

  • “Echo e gjirit falas” në Albi Mall, një ditë kushtuar shëndetit të grave

    “Echo e gjirit falas” në Albi Mall, një ditë kushtuar shëndetit të grave

    Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për shëndetin e gjirit dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, Albi Mall, në bashkëpunim me Medical Park dhe AGS Corporation, sjell një iniciativë të veçantë të dedikuar për vajzat dhe gratë.

    Më 10 tetor, nga ora 12:00 deri në 20:00, në katin -1, Hyrja D të Albi Mall, gratë do të kenë mundësinë të kryejnë echo të gjirit falas, duke e shndërruar një vizitë në qendrën tregtare në një mundësi për t’i kushtuar pak më shumë vëmendje shëndetit të tyre.

    Por kujdesi nuk ndalet vetëm te shëndeti i gjirit.

    Gjatë aktivitetit do të ofrohet gjithashtu kontroll falas i tensionit të gjakut dhe sheqerit në gjak, duke i dhënë kësaj dite një dimension më të gjerë të kujdesit dhe parandalimit.

    Sepse kujdesi për veten fillon me një kontroll.

    Tetori Rozë është një kujtesë se kujdesi për shëndetin nuk duhet të shtyhet dhe se kontrollet e rregullta mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zbulimin e hershëm të problemeve shëndetësore.

    Me mesazhin “Echo e gjirit FALAS, sepse kujdesi fillon me ty!”, Albi Mall synon të sjellë ndërgjegjësimin më pranë grave, në një hapësirë ku ato mund të informohen, të kontrollohen dhe t’i kushtojnë kohë vetes.

    Një orë e dedikuar për shëndetin mund të jetë një nga zgjedhjet më të mira që bëjmë për veten.

    📅 10 Tetor
    🕛 12:00 – 20:00
    📍 Albi Mall, Kati -1, Hyrja D
    🎀 Echo e gjirit – FALAS
    + Kontroll falas i tensionit dhe sheqerit në gjak

    Albi Mall ju fton t’i kushtoni vetes pak kohë. Sepse kujdesi fillon me ty.

  • Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy zyrtarëve gjatë kontrollit të armëve në Gjermani

    Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy zyrtarëve gjatë kontrollit të armëve në Gjermani

    Policia gjermane ka arrestuar një 60-vjeçar të dyshuar për vrasjen e dy punonjësve të Zyrës së Qarkut Neumarkt, pas të shtënave me armë zjarri në komunën Berngau, në rajonin e Palatinatit të Epërm.

    Sipas informacioneve fillestare, viktimat, një burrë dhe një grua, po kryenin një kontroll rutinor të armëve të zjarrit kur ndodhi sulmi, transmeton Telegrafi.

    Të shtënat u raportuan nga banorët lokalë rreth orës 14:00 të së enjtes. Pas incidentit, i dyshuari u barrikadua brenda një ndërtese, ndërsa forcat speciale rrethuan zonën dhe u përpoqën të negocionin me të, me synimin për të gjetur një zgjidhje pa dhunë.

    Megjithatë, negociatat nuk dhanë rezultat. Rreth orës 02:20 të mëngjesit, policia ndërhyri në banesën ku ishte mbyllur i dyshuari. Sipas një zëdhënësi të policisë, operacioni u zhvillua me përdorimin e mjeteve shpërthyese.

    Gjatë ndërhyrjes, 60-vjeçari u plagos lehtë në këmbë nga të shtënat e policisë. Ai u arrestua dhe po merr trajtim mjekësor, bëri të ditur zëdhënësi.

    Pas raportimit të të shtënave, policia u kishte bërë thirrje banorëve në afërsi të fshatit dhe në zonat përreth që të qëndronin brenda shtëpive të tyre, për arsye sigurie.

    Kryetari i komunës së Berngaut, Thomas Meier, tha për gazetën lokale Die Mittelbayerische se situata mes banorëve ishte e qetë. Ai vlerësoi gjithashtu solidaritetin e tyre dhe komunikimin e shpejtë përmes aplikacioneve të mesazheve dhe rrjeteve sociale.

    Komuna e Berngaut ka rreth 2,600 banorë. Pas ngjarjes, aktivitetet lokale, përfshirë takimet e shoqatave dhe stërvitjet, janë anuluar. /Telegrafi/

  • Lionel Messi në mesin e miliarderëve të sportit, kjo është pasuria e tij

    Lionel Messi në mesin e miliarderëve të sportit, kjo është pasuria e tij

    Mbi dy dekada në futbollin profesionist, kontratat milionëshe, sponsorizimet dhe investimet e kanë shndërruar yllin argjentinas në një prej sportistëve më të pasur në botë.

    Sipas vlerësimeve të publikuara nga Forbes, pasuria neto e tetë herë fituesit të “Topit të Artë” arrin në rreth 1.1 miliard dollarë, duke e vendosur atë në mesin e emrave të rrallë të sportit që kanë kaluar këtë prag financiar.

    Një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së Messit ishte triumfi me Argjentinën në Kupën e Botës 2022 në Katar. Pas shumë vitesh pritjeje, ai udhëhoqi kombëtaren drejt titullit botëror, duke vulosur një nga kapitujt më të mëdhenj të karrierës së tij.

    Të ardhura marramendëse nga futbolli

    Gjatë karrierës së tij, Messi ka përfituar shuma të jashtëzakonshme nga kontratat me klubet ku ka luajtur. Pjesën më të madhe të karrierës e kaloi te Barcelona, ku u zhvillua nga një talent i ri në një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

    Më pas, ai u transferua te Paris Saint-Germaini, përpara se të niste aventurën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Inter Miamin.

    Sipas shifrave të përmendura në raportimet financiare, të ardhurat e tij nga pagat dhe kontratat sportive përbëjnë pjesën më të madhe të pasurisë, ndërsa qindra miliona dollarë të tjerë lidhen me sponsorizimet dhe aktivitetet jashtë fushës.

    Inter Miami, më shumë se një kontratë futbolli

    Vendimi për t’u transferuar në Major League Soccer rezultoi një hap me rëndësi strategjike për Messin. Përveç pagës që përfiton nga Inter Miami, marrëveshjet tregtare dhe partneritetet e lidhura me futbollin amerikan i ofrojnë mundësi të tjera për të zgjeruar të ardhurat e tij.

    Ndër bashkëpunimet më të rëndësishme është ai me Adidasin, me të cilin argjentinasi ka një marrëdhënie afatgjatë, si dhe partneritetet që lidhen me zhvillimin e MLS-së dhe tregun digjital.

    Raportimet për marrëveshjen e tij me Inter Miamin kanë përmendur gjithashtu mundësinë e përfitimit nga pronësia e klubit pas përfundimit të karrierës si futbollist. Kjo e bën të ardhmen e tij potencialisht të rëndësishme edhe në aspektin e biznesit sportiv.

    Investime në biznes dhe futboll

    Messi ka zgjeruar aktivitetin e tij përtej fushës së blertë, duke investuar në sektorin e pasurive të paluajtshme, hoteleri dhe projekte të tjera biznesi. Ai ka shfaqur gjithashtu interes për pronësinë e klubeve të futbollit, duke synuar të mbetet i lidhur me këtë sport edhe pas pensionimit.

    Ndikimi i tij global pasqyrohet edhe në rrjetet sociale, ku numëron qindra miliona ndjekës. Kjo audiencë e bën atë një prej figurave më të kërkuara nga markat ndërkombëtare.

    Në mesin e sportistëve më të pasur në histori

    Me pasurinë e vlerësuar në mbi një miliard dollarë, Messi i bashkohet një grupi të vogël sportistësh që kanë arritur këtë nivel financiar, ku përfshihen edhe Cristiano Ronaldo, LeBron James dhe Tiger Woods, sipas vlerësimeve të ndryshme.

    Në krye të renditjeve historike të pasurisë nga sporti vazhdon të përmendet Michael Jordan, ndërsa emra si Magic Johnson, Roger Federer dhe David Beckham kanë ndërtuar gjithashtu perandori të rëndësishme financiare përmes sportit, sponsorizimeve dhe investimeve.

    Kështu, Messi nuk është vetëm një nga futbollistët më të suksesshëm të historisë, por edhe një emër që ka shndërruar famën sportive në një perandori të fuqishme ekonomike.

    Burimi: RTKLive

  • “Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar”, përlotet nëna e Ronaldos

    “Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar”, përlotet nëna e Ronaldos

    “Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar”, përlotet nëna e Ronaldos

    Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka folur për një periudhë të vështirë që ka përjetuar i biri, duke zbuluar edhe bisedën telefonike që pati me yllin portugez pas largimit të tij nga grumbullimi i kombëtares.

    Në një intervistë për revistën portugeze TV 7 Dias, Dolores tregoi se e kishte telefonuar Cristiano Ronaldon për të mësuar më shumë rreth situatës, ndërsa ai i kishte kërkuar të mos shqetësohej, transmeton Klankosova.tv.

    “Pasi djali im u largua nga grumbullimi i kombëtares, e telefonova dhe ai më tha: ‘Mami, mos u shqetëso. Do ta tregoj të vërtetën kur të jemi të gjithë bashkë’. Unë iu përgjigja: ‘Në rregull, biri im. Kaloje këtë situatë’”, rrëfeu ajo.

    Dolores zbuloi se ishte përpjekur ta qetësonte të birin dhe t’i jepte gjithë mbështetjen e saj, por në fund vendimi i takonte vetë Ronaldos.

    “I thashë të qëndronte i qetë, por në fund ai e mori vendimin e tij. U përpoqa t’i jepja gjithë forcën time, por kjo nuk e ndryshoi asgjë”, u shpreh nëna e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

    Ajo nuk i fshehu as emocionet, duke theksuar se Ronaldo ka dhënë jashtëzakonisht shumë për Portugalinë dhe se, sipas saj, nuk është vlerësuar gjithmonë ashtu siç e meriton.

    “Cristiano i ka dhënë shumë Portugalisë dhe do të jetë gjithmonë aty. Ai ka qenë gjithmonë heroi i Portugalisë, por nuk i japin vlerësimin që meriton, në mënyrën që e meriton”, deklaroi Dolores.

    Ajo pranoi se kishte derdhur lot, duke shtuar se ndonjëherë të qarët është një mënyrë për të çliruar emocionet e grumbulluara.

    “Qava pak. Ndonjëherë, të qash të ndihmon të çlirosh atë që ndien. Duhet ta kalojmë këtë fazë”, u shpreh ajo.

  • Hapet afati për aplikim në provimin e Jurisprudencës

    Hapet afati për aplikim në provimin e Jurisprudencës

    Hapet afati për aplikim në provimin e Jurisprudencës

    Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka hapur aplikimin për Provimin e Jurisprudencës.

    Në njoftim thuhet se kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për provimin, i cili do të mbahet më 21 dhe 22 nëntor 2026.

    Afati për dorëzimin e kërkesave dhe dokumentacionit përkatës është nga 9 deri më 19 tetor 2026.

    Kandidatët e interesuar duhet ta dorëzojnë dokumentacionin brenda afatit të përcaktuar nga Ministria e Drejtësisë./Klankosova.tv

  • Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës

    Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës

    Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për numrin e vizitorëve në hotele për muajin gusht.

    Sipas gjetjeve, gjatë muajit gusht kishte më shumë vizitorë sesa në vitin paraprak, transmeton Klankosova.tv.

    ASK thotë se numri i vizitorëve në hotele ishte 101.792, prej tyre vizitorë vendorë ishin 37.986 dhe vizitorë të jashtëm ishin 63.806.

    Krahasuar me muajin gusht të vitit 2025 (sa ishin 92.544 vizitorë) pati rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 10.0%.

    Numri i net qëndrimeve ishte 212.411, prej tyre 135.740 (62.6%) nga vizitorët e jashtëm dhe 76.671 (ose 36.1%) vizitorët e brendshëm.

  • Rasti i vdekjes së Laurent Krasniqit, i akuzuari nuk deklarohet për fajësinë

    Rasti i vdekjes së Laurent Krasniqit, i akuzuari nuk deklarohet për fajësinë

    Rasti i vdekjes së Laurent Krasniqit, i akuzuari nuk deklarohet për fajësinë

    Shemsi Llugaliu, i akuzuar për aksidentin e komunikacionit ku vdiq Laurent Krasniqi, ka thënë se nuk është në gjendje të deklarohet lidhur me fajësinë. Këtë deklarim e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Malart Kuçi.

    Seanca gjyqësore lidhur me këtë rast ka nisur sot, nga ora 10:00, nën drejtimin e gjyqtarit Bujar Ahmeti.

    Në fillim të seancës, avokati i të akuzuarit, Naim Rudari, ka kërkuar shtyrjen e saj, me arsyetimin se mbrojtja ka angazhuar një ekspert tjetër për përgatitjen e një ekspertize të re të komunikacionit dhe se do të deklarohet pasi të përfundojë ajo.

    Prokurori e ka kundërshtuar këtë kërkesë, duke thënë se tashmë ekziston një ekspertizë e komunikacionit, e cila, sipas tij, përcakton qartë veprimet e të akuzuarit, raporton “Betimi për Drejtësi”, transmeton Klankosova.tv

    Gjykata e ka refuzuar kërkesën për shtyrjen e seancës, duke theksuar se bëhet fjalë për seancë fillestare, në të cilën, sipas dispozitave ligjore, i akuzuari duhet të deklarohet lidhur me fajësinë ose pafajësinë.

    Laurent Krasniqi, 29-vjeçar, i cili ishte bërë i njohur përmes reklamave dhe videove humoristike në mediat sociale, ka vdekur mbrëmjen e 2 shtatorit në një aksident komunikacioni.

    Në këtë rast, palën e dëmtuar, Xheneta Krasniqi, e përfaqëson avokati Fanol Krasniqi.  

    Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

  • Një adresë për çdo stinë – Al Trade

    Një adresë për çdo stinë – Al Trade

    Një ambient i rehatshëm, hapësira të organizuara mirë dhe një vend ku familja ndihet e sigurt janë ndër elementet kryesore që ndikojnë në cilësinë e jetesës. Pikërisht këto nevoja qëndrojnë në fokus të projekteve të banimit që zhvillon Al Trade.

    Me përvojën shumëvjeçare në sektorin e ndërtimit, kompania vazhdon të zhvillojë projekte moderne, duke ndërthurur cilësinë, funksionalitetin dhe komoditetin për familjet që kërkojnë një vendbanim afatgjatë.

    Në mesin e projekteve të kompanisë është Linda Premium Residence, në rrugën “Behar Begolli” në Veternik, një nga zonat e Prishtinës që ka shënuar zhvillim të vazhdueshëm në sektorin e banimit.

    Në Bresje të Fushë Kosovës, Al Trade ka zhvilluar Kompleksin Linda, ndërsa projektet Linda 16-17, Linda 18-19 dhe Linda 20-21 janë pjesë e zgjerimit të vazhdueshëm të kompanisë në këtë zonë.

    Përmes këtyre investimeve, Al Trade vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e hapësirave të banimit, duke i kushtuar rëndësi planifikimit të kujdesshëm, standardeve të ndërtimit dhe kërkesave të familjeve moderne.

    Aty ku fillon e ardhmja juaj – Al Trade

    Për më shumë informata:
    Kontaktoni në:
    0800 77 770
    049 777 127
    049 318 676
    044 976 777

  • Goditje për Sporting: Antonio Casas jashtë deri në vitin 2027

    Një tjetër goditje për Sportingun. Sikur të mos mjaftonin gati dhjetë mungesat që skuadra bardhekuqe përballoi ndeshjen e kaluar, dëmtimi i Antonio Casas është më serioz nga sa mendohej fillimisht dhe do ta lërë jashtë loje për muajt e ardhshëm të garës.

    Ky është një tjetër pengesë për skuadrën e Gijón, e cila do të jetë pa golashënuesin e saj më të mirë, i cili kishte udhëhequr ekipin në fazat e para të sezonit, deri në vitin e ri, shkruan Marca.

    Përveç ndonjë surprize , Antonio Casas nuk do të luajë më deri në vitin 2027. Sulmuesi andaluzian ka pësuar një këputje të gradës 3 në kofshën e djathtë , e cila do ta lërë jashtë fushave për dy deri në katër muaj, transmeton Sinjali.

    Lojtari, i huazuar nga Venezia, pësoi këputjen në fitoren kundër Celta Fortuna dhe u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë. Pas ndeshjes, Casas iu nënshtrua testeve fillestare mjekësore. Inflamacioni në zonë bëri të nevojshme ekzaminime të mëtejshme dje, të cilat konfirmuan ashpërsinë e dëmtimit.

    Një goditje dërrmuese menjëherë pas sezonit të tij të shkëlqyer në Gijón. Pas disa ndeshjesh për t’u mësuar me ekipin, ish-lojtari i Cordobas hapi llogarinë e tij të shënimit në ndeshjen jashtë fushe kundër Andorrës.

    Dy javë më vonë, shkruan sinjali në ditën e lëndimit të tij, Casas shënoi dy gola të parë për Sporting, duke u bërë golashënuesi më i mirë i ekipit dhe lojtari me mesataren më të mirë të golave ​​për minutë në ligë . Një gëzim që zgjati vetëm disa çaste.

    Një dëmtim që i hedh benzinë ​​zjarrit te Mareo. Trajneri Nicolás Larcamón, drejtori ekzekutiv José Riestra dhe stafi tjetër i klubit mbajtën një takim urgjent në El Molinón, pas fitores kundër Celta Fortuna, për të identifikuar shkaqet e mundshme të valës së fundit të dëmtimeve . Ndërsa trajneri argjentinas do të ketë disa lojtarë të rikthyer për ndeshjen e ardhshme, Sporting ka pësuar një tjetër goditje me dëmtimin e rëndë të Antonio Casas.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Goditje për Sporting: Antonio Casas jashtë deri në vitin 2027 appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali