Category: Lajme

  • Nesër Rame Lahaj ngjitet në skenën e Zürichut me “PASSION & ORIGIN”

    Nesër Rame Lahaj ngjitet në skenën e Zürichut me “PASSION & ORIGIN”

    Nesër mbrëma, Zürichu do të presë koncertin që shënon nisjen e turneut ndërkombëtar të Rame Lahajt, “PASSION & ORIGIN”. Tenori kosovar me famë botërore do të performojë në Kongresshaus Zürich, në një mbrëmje që bashkon repertorin shqiptar me muzikën ndërkombëtare.

    I shoqëruar nga ARMA Ensemble, Lahaj do të interpretojë këngë shqiptare, pjesë italiane, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja. Përmes këtij programi, artisti synon ta sjellë këngën shqipe më pranë publikut shqiptar në diasporë, duke e vendosur atë përkrah repertorit që ka shënuar rrugëtimin e tij artistik në skenat ndërkombëtare.

    Interesimi për koncertin është i lartë. Sipas njoftimit të publikuar për ngjarjen, 80 për qind e biletave janë shitur, ndërsa kanë bërë të ditur se kanë mbetur edhe pak bileta.

    Pas Zürichut, “PASSION & ORIGIN” do të vazhdojë në Düsseldorf më 30 tetor, në Vjenë më 8 nëntor dhe në Toronto më 13 dhjetor, me mundësinë e shtimit të qyteteve të tjera në kalendarin e turneut.

    📅 10 tetor 2026 | 20:00
    📍 Kongresshaus Zürich – Kongresssaal
    🎟️ Biletat: www.ramelahaj.com

  • Nënë e bijë denoncojnë dhunë disavjeçare në Ferizaj – djali dyshohet se i goditi, përfundojnë në strehimore

    Nënë e bijë denoncojnë dhunë disavjeçare në Ferizaj – djali dyshohet se i goditi, përfundojnë në strehimore

    Nënë e bijë denoncojnë dhunë disavjeçare në Ferizaj – djali dyshohet se i goditi, përfundojnë në strehimore

    Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar më 8 tetor në fshatin Pleshinë e Ulët të Ferizajt, ku një nënë dhe vajza e saj kanë denoncuar dhunë dhe keqtrajtim të vazhdueshëm nga një familjar.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se L.B. ka deklaruar në Polici se prej vitesh është përballur me presion, keqtrajtim dhe në raste të caktuara edhe dhunë fizike nga djali i saj, M.B.

    Sipas deklarimit të saj, ajo jeton bashkë me vajzën S.B., e cila ka nevoja të veçanta dhe është e varur nga ndihma e së ëmës.

    E dëmtuara ka pretenduar gjithashtu se djali dhe nusja e tij kanë shfrytëzuar pensionin që u takon asaj dhe vajzës, ndërsa sipas saj, paratë nuk janë përdorur për nevojat e tyre, përfshirë barnat dhe shpenzimet e domosdoshme.

    Incidenti i fundit dyshohet se ka ndodhur më 8 tetor, rreth orës 11:30, pas një konflikti verbal.

    Sipas deklarimit të L.B., M.B. fillimisht dyshohet se e ka goditur motrën e tij me grusht në pjesën e barkut, ndërsa më pas edhe nënën e tij në pjesën e gjoksit.

    Pas incidentit, të dyja gratë janë larguar nga shtëpia.

    E dëmtuara ka deklaruar se ndihej e frikësuar dhe e rrezikuar dhe se nuk dëshironte të kthehej në shtëpi, duke kërkuar strehim për vete dhe vajzën e saj.

    Të dyja kanë pranuar trajtim mjekësor dhe, pas intervistimit, janë dërguar në strehimore.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa është iniciuar procedura për veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje”.

    M.B. është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nënë e bijë denoncojnë dhunë disavjeçare në Ferizaj – djali dyshohet se i goditi, përfundojnë në strehimore appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sot Kosova-Austria, Dardanet synojnë fitore

    Sot Kosova-Austria, Dardanet synojnë fitore

    Përballja ndërmjet Kosovës dhe Austrisë zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Përkrahja e tifozëve pritet të jetë një motiv shtesë për futbollistet kosovare në këtë sfidë, ku synimi është të shfrytëzohet përparësia e terrenit vendas për të arritur një rezultat sa më të mirë.

    Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se hyrja në stadium do të jetë falas, duke u dhënë mundësi të gjithë tifozëve që të jenë pranë përfaqësueses dhe ta mbështesin atë nga afër.

    “Bashkë për Kosovën, bashkë për ëndrrën e madhe!”, është mesazhi për tifozët para kësaj përballjeje të rëndësishme.

    Burimi: RTKLive

  • Reshje shiu në vend, Policia apelon për kujdes në trafik

    Reshje shiu në vend, Policia apelon për kujdes në trafik

    Reshje shiu në vend, Policia apelon për kujdes në trafik

    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar në trafik gjatë ditëve me reshje shiu, mjegull dhe rrugë të lagështa.

    Përmes një fotografie të publikuar në Facebook, Policia ka dhënë udhëzime për ngasësit, duke apeluar për respektimin e rregullave të trafikut dhe përshtatjen e sjelljes në timon me kushtet atmosferike.

    “Mjegulla, shiu dhe rrugët e lagështa kërkojnë kujdes të shtuar. Gjatë gjithë këtij sezoni, ndryshimi i motit kërkon ndryshim të sjelljes në timon”, thuhet mes tjerash në apelin e Policisë./ Klankosova.tv

  • Dardanet sot ndeshen me Austrinë në “Fadil Vokrri”

    Dardanet sot ndeshen me Austrinë në “Fadil Vokrri”

    Dardanet sot ndeshen me Austrinë në “Fadil Vokrri”

    Kombëtarja e Kosovës te kategoria e vajzave, ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes me Austrinë, në kuadër të “play-offit” të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

    “Dardanet” kanë mbyllur përgatitjet për ndeshjen që zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Klankosova.tv.

    Kosova dhe Austria do të përballen nga ora 18:00, në një sfidë të rëndësishme për vazhdimin e rrugëtimit drejt Botërorit 2027.

    Skuadra kosovare synon ta shfrytëzojë faktorin vendas dhe mbështetjen e tifozëve për të siguruar rezultat pozitiv në këtë përballje.

    Hyrja për tifozët është falas, kurse për teleshikuesit, ndeshja transmetohet në kanalin Sport3 të platformës Artmotion.

  • “Të ketë më shumë reagim”, detaje nga ‘keqpërdorimi’ i një vajze në pikë të ditës në Tiranë

    “Të ketë më shumë reagim”, detaje nga ‘keqpërdorimi’ i një vajze në pikë të ditës në Tiranë

    “Të ketë më shumë reagim”, detaje nga ‘keqpërdorimi’ i një vajze në pikë të ditës në Tiranë

    Pamjet intime të kompozitorit Adi Hila me fytyra publike dhe skandali i një pronari të medias shqiptare dhe një biznesmeni të njohur duke ngacmuar seksualisht një vajzë, kanë tronditur shoubizin shqiptar.

    Gazetarja Blerina Shoshi, në emisionin “Ora Shtatë” tha se këto dy skandale ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra, transmeton Klankosova.tv.

    “Skandali i djeshëm po flasim për një vajzë të pavetëdijshme të paktën sipas pamjeve, e cila sipas shumë gjasave, mund të ketë qenë e droguar dhe është duke u keqpërdorur nga dy persona. Dallimi është shumë i madh, dhe duhet më shumë reagim”, tha Shoshi.

    Ajo kërkoi sensibilizim që gratë e vajzat të mos përdoren.

    Sa i përket thashethemeve se një deputet i Kosovës mund të jetë i përfshirë në disa video intime, gazetari Agon Rexhepi tha se një gjë e tillë nuk duhet të iu interesojë publikut.

  • Pesë shenjat që fansat e Lady Gaga-s nuk i vunë re, por që zbuluan në heshtje se ajo “po priste fëmijën e saj të parë”

    Pesë shenjat që fansat e Lady Gaga-s nuk i vunë re, por që zbuluan në heshtje se ajo “po priste fëmijën e saj të parë”

    Lady Gaga është zyrtarisht nënë e një foshnjeje të porsalindur, pasi këngëtarja është parë duke shëtitur me familjen e saj tashmë të zgjeruar.

    Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta, është parë duke shëtitur në Kaliforninë Veriore me të fejuarin e saj, Michael Polansky, ndërsa foshnjën e tyre, sipas raportimeve, e mbante në një mbajtëse foshnjash në ngjyrë neutrale, të vendosur përpara trupit.

    Çifti i njohur mendohet se ka nisur lidhjen në vitin 2019 dhe janë të fejuar që prej vitit 2024. Gaga ka bërë disa herë të ditur se synojnë të martohen së shpejti.

    Fotot e siguruara nga Page Six tregojnë 40-vjeçaren të veshur me një kardigan të gjerë, tuta sportive dhe flokët e lidhur në një topuz biond.

    Sipërmarrësi i teknologjisë, Polansky, shihet në foto duke ecur përpara saj, i veshur me kapele, bluzë me kapuç, pantallona të shkurtra dhe shapka.

    Sigurisht, këto fotografi kanë ardhur si një surprizë për shumë njerëz, pasi Gaga nuk kishte bërë më parë ndonjë njoftim publik për një shtatzëni, për një nënë surrogate apo për birësim.

    Por kishte disa shenja.

    Ajo kishte folur më parë për mënyrën se si do t’i rriste fëmijët

    Në një intervistë për ELLE në janar të vitit 2025, ajo tha:

    “Do të doja që fëmijët e mi ta kuptonin se çfarëdo kuptimi që arti im ka për ta, kjo varet tërësisht prej tyre”.

    Ajo shtoi se “nuk do të donte kurrë t’u impononte një mënyrë të caktuar të menduari apo t’u tregonte se si duhet të më shohin mua”.

    Ajo kishte thënë se së shpejti do të bëhej nënë

    Gaga nuk e kishte fshehur dëshirën për të pasur një fëmijë me Polansky.

    Gjatë një paraqitjeje në The Late Show With Stephen Colbert në tetor të vitit të kaluar, Gaga tha se të qenit nënë do të ishte “roli i saj i ardhshëm kryesor”.

    “Do të doja të bëja shumë gjëra. Të gjitha këto mundësi janë të hapura. Por ajo që dua vërtet është të bëhem nënë. Ky është roli im i ardhshëm kryesor, shpresoj.”

    Ajo kishte shprehur se më së shumti dëshironte të bëhej nënë

    Po atë vit, çifti foli për planet e tyre për Rolling Stone.

    Polansky zbuloi se ata po mendonin të martoheshin gjatë një prej periudhave të pushimit nga Mayhem Tour e Gagës.

    “Ne flasim për këtë gjatë gjithë kohës,” tha ai.

    Ai zbuloi se çifti nuk dëshironte “një dasmë shumë të madhe” dhe se kishin diskutuar gjithashtu për mënyrën se si do t’i rrisnin fëmijët e tyre duke qenë të ekspozuar ndaj famës.

    Ai iu referua fëmijëve të Elton John dhe David Furnish, të cilëve Gaga u është kumbarë, dhe tha:

    “Gjëja më e rëndësishme është që ta bëjmë të ndihet sikur kjo është thjesht familja jonë, kjo është ajo që bëjmë ne.”

    Daljet e saj publike ishin rralluar

    Sipas raportimeve të Daily Mail, Gaga po “qëndronte larg vëmendjes” në Marin County, Kaliforni, për të ndërtuar një jetë të qetë me Polansky.

    Ajo kishte munguar gjithashtu dukshëm në Met Gala 2026 dhe ishte parë për herë të fundit publikisht në premierën në Nju Jork të The Devil Wears Prada 2 në prill, pasi kishte përfunduar turneun e saj botëror Mayhem Ball.

    Edhe në rrjetet e saj sociale, postimet me fotografi ishin bërë gjithnjë e më të rralla. Në gusht, fotografitë e saj me pamje si polaroid ishin postimet e para pas disa muajsh.

    Njerëzit menduan se ishte martuar fshehurazi

    Para lajmit për foshnjën e Gagës, një tjetër artikull i Daily Mail spekulonte se këngëtarja mund të ishte në muajin e mjaltit, pasi persona të afërt me të pretenduan se nuk kishin pasur kontakte me të për javë të tëra.

    “Askush nuk e ka parë apo dëgjuar prej saj për më shumë se një muaj,” pretendoi një burim. “Të gjithë në rrethin e saj mendojnë se ajo është martuar fshehurazi me Michael dhe tani është në muajin e mjaltit, duke u përpjekur të bëjnë një fëmijë.”

  • Ekskluzive | Vjedhjet s’kanë të ndalur në Kosovë – hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi në Suharekë dhe marrin pistoletën, fishekët e bizhuteri

    Ekskluzive | Vjedhjet s’kanë të ndalur në Kosovë – hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi në Suharekë dhe marrin pistoletën, fishekët e bizhuteri

    Ekskluzive | Vjedhjet s’kanë të ndalur në Kosovë – hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi në Suharekë dhe marrin pistoletën, fishekët e bizhuteri

    Një tjetër rast i vjedhjes së rëndë është raportuar më 8 tetor, kësaj radhe në Lagjen e Re në Suharekë, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë me forcë në një shtëpi gjatë kohës kur familja nuk ndodhej aty.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pronari i shtëpisë, A. K, ka raportuar se vjedhja dyshohet të ketë ndodhur në intervalin kohor nga rreth 08:00 deri në 22:45.

    Sipas deklarimit të tij, personat e panjohur kanë depërtuar me forcë përmes derës së ballkonit, e më pas kanë hyrë në dhomën e gjumit.

    Nga aty dyshohet se kanë marrë një pistoletë të kalibrit 9 mm, si dhe pesë fishekë të së njëjtës armë, të cilët nuk kanë qenë të vendosur në pistoletë.

    Përveç armës dhe municionit, sipas ankuesit, hajnat kanë marrë edhe bizhuteri të ndryshme për femra.

    Pronari posedon leje të rregullt për armën.

    Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

    Rasti është iniciuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ndërsa personi apo personat e dyshuar ende nuk janë identifikuar.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Vjedhjet s’kanë të ndalur në Kosovë – hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi në Suharekë dhe marrin pistoletën, fishekët e bizhuteri appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Trumpi flet për bisedime me Iranin, bie pak çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

    Trumpi flet për bisedime me Iranin, bie pak çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

    Çmimi i naftës Brent ka rënë drejt 103 dollarëve për fuçi të premten, duke zbutur fitimet e sesionit paraprak, pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në bisedime produktive me Iranin.

    Trump ka deklaruar në rrjetet sociale se SHBA-ja do të përmbahet nga sulmet ndaj Iranit deri pas zgjedhjeve afatmesme, ndërsa ka pretenduar se vëllime rekord të naftës bruto po kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit. Megjithatë, ai ka theksuar se bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane do të mbetet plotësisht në fuqi.

    Ndërkohë, raportime të mëvonshme kanë bërë të ditur se SHBA-ja kishte përgatitur plane për sulme që do të zgjasnin tri ditë ndaj Iranit, me objektiva që përfshijnë rezervat e dronëve dhe raketave, infrastrukturën energjetike dhe lokacione të tjera.

    Të enjten, çmimi i naftës Brent u rrit deri në 5.7 për qind, pasi Teherani intensifikoi sulmet ndaj cisternave që lundrojnë në Ngushticën e Hormuzit. Sipas raportimeve, në javën e fundit janë shënjestruar nëntë anije.

    Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret më të rëndësishme detare për transportin global të naftës. Çdo përshkallëzim i konfliktit në këtë zonë mund të ndikojë në furnizimin me energji dhe të shtojë pasigurinë në tregjet ndërkombëtare.

    Në anën tjetër, uragani Isaias ka kërcënuar prodhimin e naftës në det të hapur në Gjirin e Meksikës. Si pasojë, prodhuesit kanë ndërprerë përkohësisht rreth 1.3 milionë fuçi naftë bruto në ditë.

    Burimi: Dukagjini

  • Ekskluzive | Bastisje te vëllezërit Elezi në Suharekë – gjenden kokainë, 1 mijë euro cash, fishekë dhe 50-euroshe e dyshuar false

    Ekskluzive | Bastisje te vëllezërit Elezi në Suharekë – gjenden kokainë, 1 mijë euro cash, fishekë dhe 50-euroshe e dyshuar false

    Ekskluzive | Bastisje te vëllezërit Elezi në Suharekë – gjenden kokainë, 1 mijë euro cash, fishekë dhe 50-euroshe e dyshuar false

    Një aksion policor është zhvilluar mbrëmjen e 8 tetorit në Suharekë, ku gjatë bastisjes së dy lokacioneve që lidhen me dy vëllezër janë gjetur substancë e dyshuar narkotike, para të gatshme, municion dhe një kartëmonedhë që dyshohet se është e falsifikuar.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 21:00, hetuesit për narkotikë, së bashku me njësitë e tjera relevante, kanë zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren dhe kanë kryer kontrolle në dy shtëpi banimi që lidhen me Edon Elezin dhe Egzon Elezin.

    Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar tri doza me substancë të dyshuar kokainë, me peshë totale rreth 0.80 gramë.

    Po ashtu, janë sekuestruar 1,000 euro para të gatshme, disa qese që dyshohet se shërbenin për paketimin e substancave narkotike, si dhe dy palë gërshërë që dyshohet se përdoreshin për përgatitjen e dozave.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, hetuesit kanë gjetur edhe tre fishekë të armës së zjarrit, një kartëmonedhë prej 50 eurosh që dyshohet se është e falsifikuar, si dhe dy telefona mobilë.

    Në kuadër të aksionit është arrestuar Edon Elezi, i cili është shoqëruar për intervistim në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare.

    Ndërkohë, Egzon Elezi nuk është gjetur në shtëpi gjatë bastisjes, ndërsa ndaj tij pritet të ndërmerren veprime të tjera hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

    Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Edon Elezi është ndaluar për 48 orë.

    Rasti po hetohet nën dyshimet për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe falsifikim të parasë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Bastisje te vëllezërit Elezi në Suharekë – gjenden kokainë, 1 mijë euro cash, fishekë dhe 50-euroshe e dyshuar false appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali