Category: Lajme

  • Dënohet me 10 vjet burg, i riu zviceran shpërthen në lot në sallën e gjyqit

    Dënohet me 10 vjet burg, i riu zviceran shpërthen në lot në sallën e gjyqit

    Gjykata e Lartë e Bernës ka rritur në 10 vjet e gjashtë muaj dënimin me burg për një 29-vjeçar, i dënuar për një grabitje brutale ndaj një burri 55-vjeçar në Büren an der Aare.

    Sipas mediumit zviceran 20 Minuten, ngjarja kishte ndodhur në maj të vitit 2022, kur i dënuari, së bashku me një bashkëpunëtor, e kishte sulmuar viktimën në banesën e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

    Fillimisht, 29-vjeçari ishte dënuar me nëntë vjet e gjashtë ditë burgim. Ai e kishte apeluar vendimin, duke kërkuar uljen e dënimit, por Gjykata e Lartë e Bernës e ka refuzuar ankesën dhe ka vendosur një dënim më të rëndë.

    Gjatë seancës gjyqësore, mbrojtja kishte kërkuar që dënimi të mos kalonte tetë vjet burgim, duke argumentuar se trajtimi terapeutik mund të vazhdonte edhe gjatë vuajtjes së dënimit, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.

    Megjithatë, gjykata vendosi që krahas dënimit prej 10 vjetësh e gjashtë muajsh, ndaj të dënuarit të zbatohet edhe një masë terapeutike në institucion të mbyllur.

    Sipas raportimit, gjykata ka marrë parasysh edhe faktin se te 29-vjeçari nuk janë vërejtur shenja pendimi apo motivim i mjaftueshëm për terapi.

    Kur gjykatësi shpalli dënimin më të rëndë, i dënuari nuk arriti t’i mbante lotët në sallën e gjyqit./Telegrafi/

  • Milani planifikon transferimin e Endrickut në një marrëveshje të ngjashme me Nico Paz

    Milani planifikon transferimin e Endrickut në një marrëveshje të ngjashme me Nico Paz

    Gjiganti italian, Milani synon nënshkrimin e sulmuesit brazilian, Endrick nga Real Madridi, në një marrëveshje të ngjashme sikurse Como me Nico Paz.

    Sulmuesi brazilian zgjodhi të qëndronte në Santiago Bernabeu gjatë verës, pasi zhvilloi bisedime me Jose Mourinhon.

    Megjithatë, tani ai është penduar për vendimin, pasi ka pasur vështirësi për të siguruar minutazh të rregullt këtë sezon. Menaxheri portugez aktualisht favorizon Carlos Espin përpara Endrick si sulmuesin e dytë të zgjedhur pas Kylian Mbappe.

    Endrick është i hapur për mundësi më të mira në janar nëse situata e tij nuk përmirësohet dhe thuhet se është i interesuar për një transferim në Milan.

    Sipas Calciomercato, Milani është shfaqur si një nga pretendentët kryesorë për të nënshkruar me sulmuesin e Real Madridit, Endrick, në afatin kalimtar të janarit.

    Rossonerët po planifikojnë të nënshkruajnë përgjithmonë me 20-vjeçarin dhe të përfshijnë një klauzolë riblerjeje për Real Madridin në marrëveshje, ngjashëm me atë që bëri Como me Nico Paz. /Telegrafi/

  • Ekskluzive | Nuk i lanë të hynin me veturë në Konvikte – dy persona sulmuan punëtorin e sigurimit, përfundojnë në pranga

    Ekskluzive | Nuk i lanë të hynin me veturë në Konvikte – dy persona sulmuan punëtorin e sigurimit, përfundojnë në pranga

    Ekskluzive | Nuk i lanë të hynin me veturë në Konvikte – dy persona sulmuan punëtorin e sigurimit, përfundojnë në pranga

    Një incident ka ndodhur mbrëmjen e 8 tetorit te Konviktet Studentore në Prishtinë, ku një punëtor sigurimi është sulmuar fizikisht pasi nuk kishte lejuar dy persona të hynin me veturë në hapësirat e qendrës.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar rreth orës 23:30, në rrugën “Afrim Zhitia”.

    Sipas deklarimit të viktimës, I. V, dy persona kishin tentuar të hynin me veturë brenda hapësirave të konvikteve, por sigurimi nuk i kishte lejuar.

    Fillimisht mes palëve kishte nisur një fjalosje, ndërsa më pas situata dyshohet se ka eskaluar në sulm fizik.

    Si të dyshuar për rastin janë identifikuar Altin Geci dhe Erjon Gecaj, të cilët dyshohet se e kanë sulmuar punëtorin e sigurimit për shkak se nuk i kishte lejuar të hynin me veturë.

    Palët janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

    Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Altin Geci dhe Erjon Gecaj janë ndaluar për 48 orë.

    Rasti po trajtohet për veprën penale “Sulm”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Nuk i lanë të hynin me veturë në Konvikte – dy persona sulmuan punëtorin e sigurimit, përfundojnë në pranga appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rrahje në Mitrovicë – 40 vjeçari goditi me grusht 79-vjeçarin, rezultoi nën ndikim të alkoolit, përfundon në pranga

    Rrahje në Mitrovicë – 40 vjeçari goditi me grusht 79-vjeçarin, rezultoi nën ndikim të alkoolit, përfundon në pranga

    Rrahje në Mitrovicë – 40 vjeçari goditi me grusht 79-vjeçarin, rezultoi nën ndikim të alkoolit, përfundon në pranga

    Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar mbrëmjen e 8 tetorit në rrugën “Sinan Behrami” në Mitrovicë të Veriut.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 21:50, Policia është njoftuar për një përleshje dhe njësia patrulluese ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën, të dyshuarin dhe një dëshmitar.

    Sipas informacioneve fillestare, Bujar Hyseni dyshohet se ka sulmuar fizikisht me grusht L. E.

    Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ku sipas të dhënave mjekësore ka pësuar lëndime të lehta trupore në këmbën e majtë dhe dorën e majtë.

    Pas trajtimit, ai është intervistuar lidhur me rastin.

    I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe gjatë testimit ka rezultuar nën ndikim të alkoolit, me 0.80‰.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti për “Lëndim të lehtë trupor”.

    Pas intervistimit, Bujar Hyseni është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rrahje në Mitrovicë – 40 vjeçari goditi me grusht 79-vjeçarin, rezultoi nën ndikim të alkoolit, përfundon në pranga appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Arrestohen gati 50 persona, goditet rrjeti kriminal nga Ballkani i lidhur me vrasje në Evropë

    Arrestohen gati 50 persona, goditet rrjeti kriminal nga Ballkani i lidhur me vrasje në Evropë

    Arrestohen gati 50 persona, goditet rrjeti kriminal nga Ballkani i lidhur me vrasje në Evropë

    Europol njofton se një rrjet kriminal me pjesëtarë nga Ballkani Perëndimor dyshohet për trafik ndërkombëtar të drogës, vrasje, rrëmbime dhe sulme me granata.

    47 persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti të trafikut të drogës, me pjesëtarë nga Ballkani Perëndimor, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasje dhe akte të tjera të dhunshme në Evropë.

    Sipas njoftimit të Europol-it, operacioni u zhvillua më 6 tetor në Slloveni dhe Spanjë, në bashkëpunim me autoritetet kroate. Policia kontrolloi 42 prona, ndërsa arrestimet u koordinuan nga një qendër operative në Lubjanë, raporton .

    Nga 47 të arrestuarit, 34 u arrestuan në Slloveni dhe nga një në Spanjë e Kroaci, ndërsa 11 të dyshuar të tjerë ishin arrestuar më herët gjatë hetimeve.

    Hetuesit dyshojnë se grupi fshihte sasi të mëdha droge në ngarkesa të zakonshme tregtare, duke shfrytëzuar transportin me kamionë, furgonë dhe vetura për të dërguar lëndë narkotike në vende të ndryshme të Evropës.

    Në grup kishte shtetas të Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë, si dhe të dyshuar nga Sllovenia, Bullgaria, Turqia dhe Holanda.

    Sipas Europol-it, kur dërgesat humbnin, droga konfiskohej ose lindnin mosmarrëveshje brenda grupit, pasonin akte hakmarrjeje ndaj anëtarëve dhe familjeve të tyre. Rrjeti dyshohet se është i lidhur me disa vrasje, tentim-vrasje, rrëmbime dhe sulme me armë zjarri e granata.

    Gjatë operacionit të 6 tetorit, autoritetet sekuestruan 66 kilogramë drogë, përfshirë 51 kilogramë kanabis dhe 15 kilogramë amfetaminë, si dhe armë zjarri, stoli dhe para të gatshme.

    Hetimet, të cilat përfshinë autoritete nga 22 vende, zbuluan se rrjeti dyshohet se transportonte kokainë, kanabis, amfetaminë, MDMA dhe metamfetaminë nga Belgjika, Holanda dhe Spanja drejt vendeve të tjera evropiane.

    Në periudhën nga shkurti 2022 deri në shtator 2026, autoritetet sekuestruan 253 kilogramë kokainë, 404 kilogramë kanabis, 18.8 kilogramë metamfetaminë dhe 825 gramë MDMA, krahas armëve, municionit dhe një substance kimike që përdoret në prodhimin e drogave.

    Bazuar në komunikimet e koduara dhe provat e tjera të mbledhura, hetuesit kanë identifikuar edhe sasi të tjera të mëdha droge që dyshohet se janë trafikuar nga rrjeti, përfshirë rreth 474 kilogramë kokainë, 2.5 tonë kanabis dhe 104 kilogramë heroinë.

  • U kapen me armë dhe rreth 14 gramë narkotikë në Vushtrri, arrestohen 2 persona

    U kapen me armë dhe rreth 14 gramë narkotikë në Vushtrri, arrestohen 2 persona

    U kapen me armë dhe rreth 14 gramë narkotikë në Vushtrri, arrestohen 2 persona

    Dy persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi gjatë kontrollit të një automjeti policia ka gjetur një pistoletë, 17 fishekë dhe rreth 14 gramë substancë të dyshuar narkotike.

    Rasti ka ndodhur dje, ndërsa sipas Policisë, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

    “Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike”, thotë PK./Klankosova.tv

  • Elezi për 6 tetorin: Disa policë ishin të gatshëm ta dorëzonin uniformën

    Elezi për 6 tetorin: Disa policë ishin të gatshëm ta dorëzonin uniformën

    Elezi për 6 tetorin: Disa policë ishin të gatshëm ta dorëzonin uniformën

    Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka folur në emisionin “Ora Shtatë” për tensionet mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve, një ditë para se Kuvendi të ndërmerrte veprimin për miratimin e Ligjit për Specialen.

    Elezi ka deklaruar se, bazuar në udhëzimet dhe informacionet që kishin marrë, ekzistonte frika për një eskalim serioz të situatës. Sipas tij, kishte dyshime se persona të caktuar brenda protestuesve mund të posedonin armë, ndërsa siç tha ai, edhe Policia kishte pasur informacione lidhur me këtë çështje, transmeton Klankosova.tv.

    “Pritej një eskalim serioz i situatës dhe dyshohej se persona të caktuar brenda protestuesve mund të posedonin armë. Ka pasur edhe informacione të policisë për këtë çështje”, tha Elezi.

    Ai ka treguar se situatën e kishte përcjellë nga shtëpia dhe se marrëveshjen për shmangien e përplasjes e kishte përjetuar si një nga momentet më të gëzueshme pas një kohe të gjatë.

    “Njëri nga gëzimet që për një kohë të gjatë nuk e kam përjetuar ka qenë marrëveshja për me e shmang përplasjen”, është shprehur ai.

    Më tej, Elezi ka theksuar se, sipas informacioneve që kishin, një pjesë e policëve të Kosovës mund të refuzonin zbatimin e urdhrave që do të çonin në përplasje me protestuesit.

    “Kemi pasur informacione që shumë policë të Kosovës kanë pasur me e vendosë uniformën në duart e eprorëve të vetë për mos me e zbatu urdhrin për me pasë një përplasje”, ka deklaruar Elezi.

  • I moshuari që u gjet pa shenja jete në liqenin e Livoçit, policia jep detaje

    I moshuari që u gjet pa shenja jete në liqenin e Livoçit, policia jep detaje

    I moshuari që u gjet pa shenja jete në liqenin e Livoçit, policia jep detaje

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e gjetjes pa shenja jete të të moshuarit Hafiz Mehmeti, trupi i të cilit u gjet dje në liqenin e fshatit Livoç i Epërm në Gjilan.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar dje rreth orës 14:12, kur një qytetar ka njoftuar se në liqen kishte parë një trup të pajetë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë nxjerrë trupin nga uji. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    Policia bën të ditur se viktima nuk kishte dokumente identifikimi, por nga hetimet fillestare dyshohet se bëhet fjalë për një person të raportuar si i zhdukur para dy ditësh.

    “Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thotë PK./Klankosova.tv

  • Mickoski: Identitetin tim nuk e ka krijuar Jugosllavia

    Mickoski: Identitetin tim nuk e ka krijuar Jugosllavia

    Kryeministri Hristijan Mickoski në emision “N’Dritë” në Alsat theksoi që nuk pret të ketë avancim për çështjen e ngërçit me Bullgarinë, ndërsa tha se problemi mbetet te identiteti, të cilin pala bullgare e konteston.

    Mickoski tha se nuk mund të pranojë që identiteti maqedonas është krijim i Jugosllavisë.

    “Identiteti është edhe emri i shtet, identitet është edhe gjuha ime, identiteti janë mbetjet e të parëve të mi, identiteti im edhe trashëgimia kulturore dhe historia e pasur maqedonase dhe të parët e mi të cilët me gjak e kanë paguar këtë që sot e jetojmë. Ndërsa këtë dikush e mohon dhe se gjuhë e tillë nuk ekziston dhe se është degë e ndonjë gjuhë tjetër. Se gjuha maqedonase është rezultat i vendimit të Kominternit Komunist dhe se gjithçka më herët i përket një identiteti tjetër dhe kështu me radhë. Kështu që jam maqedonas krenar dhe krenar për identitetin tim dhe paraardhësve të mi”, tha Mickoski.

  • Rama reagon pas miratimit nga Parlamenti të reformës territoriale: Mos e nënvlerësoni PS-në

    Rama reagon pas miratimit nga Parlamenti të reformës territoriale: Mos e nënvlerësoni PS-në

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X, disa orë pasi Kuvendi miratoi me 85 vota pro reformën e re administrativo-territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46.

    Në reagimin e tij, Rama e cilësoi votimin si një tjetër shtysë për modernizimin e vendit, ndërsa theksoi se rezultati tregoi se nuk duhet nënvlerësuar Partia Socialiste.

    “Përtej të gjitha debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe vështirësive të një kohe të turbulluar nga duar të pista të të gjitha llojeve, disa të dukshme e disa të padukshme, por që nuk janë më të pazbuluara, votimi i mbrëmshëm në Parlament i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese.

    Nga ana tjetër, ai u tregoi edhe një herë të gjithë atyre që duhej ta kuptonin se nuk duhet t’i numërojnë pulat para se të çelin vezët, kur bëhet fjalë për Partinë Socialiste”, shkruan Rama.