
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e 8 tetorit te Konviktet Studentore në Prishtinë, ku një punëtor sigurimi është sulmuar fizikisht pasi nuk kishte lejuar dy persona të hynin me veturë në hapësirat e qendrës.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar rreth orës 23:30, në rrugën “Afrim Zhitia”.
Sipas deklarimit të viktimës, I. V, dy persona kishin tentuar të hynin me veturë brenda hapësirave të konvikteve, por sigurimi nuk i kishte lejuar.
Fillimisht mes palëve kishte nisur një fjalosje, ndërsa më pas situata dyshohet se ka eskaluar në sulm fizik.
Si të dyshuar për rastin janë identifikuar Altin Geci dhe Erjon Gecaj, të cilët dyshohet se e kanë sulmuar punëtorin e sigurimit për shkak se nuk i kishte lejuar të hynin me veturë.
Palët janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Altin Geci dhe Erjon Gecaj janë ndaluar për 48 orë.
Rasti po trajtohet për veprën penale “Sulm”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Nuk i lanë të hynin me veturë në Konvikte – dy persona sulmuan punëtorin e sigurimit, përfundojnë në pranga appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali