Category: Lajme

  • Rama reagon pas miratimit nga Parlamenti të reformës territoriale: Mos e nënvlerësoni PS-në

    Rama reagon pas miratimit nga Parlamenti të reformës territoriale: Mos e nënvlerësoni PS-në

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X, disa orë pasi Kuvendi miratoi me 85 vota pro reformën e re administrativo-territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46.

    Në reagimin e tij, Rama e cilësoi votimin si një tjetër shtysë për modernizimin e vendit, ndërsa theksoi se rezultati tregoi se nuk duhet nënvlerësuar Partia Socialiste.

    “Përtej të gjitha debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe vështirësive të një kohe të turbulluar nga duar të pista të të gjitha llojeve, disa të dukshme e disa të padukshme, por që nuk janë më të pazbuluara, votimi i mbrëmshëm në Parlament i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese.

    Nga ana tjetër, ai u tregoi edhe një herë të gjithë atyre që duhej ta kuptonin se nuk duhet t’i numërojnë pulat para se të çelin vezët, kur bëhet fjalë për Partinë Socialiste”, shkruan Rama.

  • LEX | Thirrjet për xhihad dhe përkrahja e ISIS-it, Enis Bytyqi del para gjykatës në rigjykim – Mungon vëllai i tij, nuk i dihet vendndodhja

    LEX | Thirrjet për xhihad dhe përkrahja e ISIS-it, Enis Bytyqi del para gjykatës në rigjykim – Mungon vëllai i tij, nuk i dihet vendndodhja

    LEX | Thirrjet për xhihad dhe përkrahja e ISIS-it, Enis Bytyqi del para gjykatës në rigjykim – Mungon vëllai i tij, nuk i dihet vendndodhja

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin Special, këtë të premte është paraqitur Enis Bytyqi, në kuadër të rigjykimit për rastin që lidhet me akuzat për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, përmes postimeve në rrjetet sociale që, sipas Prokurorisë Speciale, përmbanin thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad.

    Gazeta Sinjali raporton se në seancën e sotme ka munguar i bashkakuzuari Denis Bytyqi, për të cilin, sipas informacioneve të bëra të ditura gjatë seancës, nuk dihet vendndodhja.

    Rasti ndaj dy të akuzuarve është kthyer në rigjykim pasi Gjykata e Apelit e ka prishur aktgjykimin dënues të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Në mars të vitit 2026, Gjykata Themelore kishte shqiptuar dënim me dy vjet burgim ndaj Denis Bytyqit, ndërsa Enis Bytyqin e kishte dënuar me një vit burgim, për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit.

    Megjithatë, këto dënime nuk kanë mbetur në fuqi, pasi Gjykata e Apelit, në korrik të këtij viti, e ka kthyer çështjen në rigjykim, duke konstatuar mangësi në arsyetimin e aktgjykimit të shkallës së parë.

    Sipas vlerësimit të Apelit, gjykata e shkallës së parë nuk kishte sqaruar mjaftueshëm se cilat veprime konkrete të të akuzuarve përmbushnin elementet e veprës penale dhe në çfarë mënyre publikimet e tyre mund të nxisnin urrejtje, përçarje apo mosdurim ndërmjet grupeve të mbrojtura me ligj.

    Çfarë thotë aktakuza e Prokurorisë Speciale?

    Sipas aktakuzës së ngritur më 23 shtator 2025, dy të pandehurit dyshohet se, në vazhdimësi deri më 1 maj 2025, përmes rrjeteve sociale Facebook dhe TikTok, kanë shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse, duke bërë thirrje për t’iu bashkuar luftërave të armatosura dhe luftës për xhihad.

    Prokuroria pretendon se përmes këtyre publikimeve të akuzuarit kanë propaganduar ideologji ekstreme fetare dhe kanë shprehur përkrahje publike për veprimet e organizatës terroriste ISIS.

    Në dosjen e Prokurorisë përmendet edhe shprehja e armiqësisë ndaj institucioneve shtetërore, forcave të sigurisë, liderëve politikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe personave që nuk ndajnë të njëjtën ideologji.

    Gjithashtu, sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se kanë vendosur flamuj me simbole të organizatës terroriste ISIS mbi kulmin e shtëpisë së tyre, si dhe kanë bërë grafite me shkronja arabe në muret e saj.

    Prokuroria pretendon se veprimet dhe publikimet e tilla kanë pasur potencial për prishjen e rendit publik.

    Sinjali kishte raportuar për arrestimin e dy vëllezërve

    Gazeta Sinjali kishte raportuar më herët edhe për arrestimin e dy vëllezërve Bytyqi dhe caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj tyre.

    Në atë kohë, ndaj tyre ishin ngritur dyshime për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, si dhe për vepra që lidheshin me bashkimin apo pjesëmarrjen në formacione të huaja ushtarake ose paraushtarake.

    Ndërkohë, në aktakuzën e shtatorit 2025, akuza e raportuar ndaj tyre ishte ajo për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

    Në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 9 tetor 2025, të dy të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.

    Çështja penale po trajtohet nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Violeta Namani-Hajra, me anëtarë gjyqtarët Lutfi Shala dhe Kushtrim Shyti.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | Thirrjet për xhihad dhe përkrahja e ISIS-it, Enis Bytyqi del para gjykatës në rigjykim – Mungon vëllai i tij, nuk i dihet vendndodhja appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Bastisje në Ferizaj – 19 paketime me marihuanë, rreth 1 mijë euro cash dhe tre iPhone, i dyshuari ndalohet për 48 orë

    Ekskluzive | Bastisje në Ferizaj – 19 paketime me marihuanë, rreth 1 mijë euro cash dhe tre iPhone, i dyshuari ndalohet për 48 orë

    Ekskluzive | Bastisje në Ferizaj – 19 paketime me marihuanë, rreth 1 mijë euro cash dhe tre iPhone, i dyshuari ndalohet për 48 orë

    Një aksion policor është zhvilluar më 8 tetor në rrugën “Lekë Dukagjini” në Ferizaj, ku gjatë kontrollit të një shtëpie janë gjetur substancë e dyshuar narkotike, para të gatshme dhe pajisje të tjera.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 14:45, hetuesit për narkotikë, me asistimin e njësisë së hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, kanë zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore.

    Kontrolli është kryer në një shtëpi me objekte përcjellëse, një veturë dhe një motoçikletë, në pronësi të një të dyshuari të ri.

    Gjatë kontrollit, në hyrje të shtëpisë, brenda një palë atleteve, janë gjetur disa paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Policia ka sekuestruar një qese me rreth 1.90 gramë marihuanë dhe 19 qese të tjera me peshë totale rreth 19.20 gramë.

    Po ashtu, janë konfiskuar 963.80 euro, 700 lekë të Shqipërisë, tre telefona mobilë – iPhone 17, iPhone 13 dhe iPhone 12 – një USB, një mbushës telefoni dhe një thikë me mbishkrimin “Boker”.

    Vlera e substancës narkotike në treg është vlerësuar rreth 200 euro.

    I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.

    Rasti po hetohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Bastisje në Ferizaj – 19 paketime me marihuanë, rreth 1 mijë euro cash dhe tre iPhone, i dyshuari ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Ky është i riu që u kap me 19 paketime marihuanë, rreth 1 mijë euro cash dhe tre iPhone në Ferizaj

    Ekskluzive | Ky është i riu që u kap me 19 paketime marihuanë, rreth 1 mijë euro cash dhe tre iPhone në Ferizaj

    Ekskluzive | Ky është i riu që u kap me 19 paketime marihuanë, rreth 1 mijë euro cash dhe tre iPhone në Ferizaj

    Policia ka zhvilluar më 8 tetor një aksion në rrugën “Lekë Dukagjini” në Ferizaj, ku gjatë kontrollit të një shtëpie janë gjetur substancë e dyshuar narkotike, para të gatshme dhe pajisje të tjera.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është Blend Sadiku, ndaj të cilit është zbatuar një urdhëresë e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

    Kontrolli është kryer në shtëpinë e tij, objektet përcjellëse, një veturë dhe një motoçikletë.

    Gjatë kontrollit, në një palë atlete pranë hyrjes së shtëpisë, janë gjetur disa paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, janë sekuestruar 19 qese me rreth 19.20 gramë marihuanë, si dhe një qese tjetër me rreth 1.90 gramë.

    Po ashtu, Policia ka konfiskuar 963.80 euro, 700 lekë të Shqipërisë, tre telefona – iPhone 17, iPhone 13 dhe iPhone 12 – një USB, një mbushës telefoni dhe një thikë me mbishkrimin “Boker”.

    Vlera e substancës së dyshuar narkotike në treg është vlerësuar rreth 200 euro.

    Pas intervistimit, Blend Sadiku është ndaluar për 48 orë.

    Rasti po hetohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Ky është i riu që u kap me 19 paketime marihuanë, rreth 1 mijë euro cash dhe tre iPhone në Ferizaj appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Prishtinë: Kapet duke vjedhur në dyqan, arrestohet e mitura

    Prishtinë: Kapet duke vjedhur në dyqan, arrestohet e mitura

    Prishtinë: Kapet duke vjedhur në dyqan, arrestohet e mitura

    Një person ka raportuar se një e mitur është zënë duke vjedhur disa produkte nga një lokal.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:18, në Prishtinë.

    Tutje bëhet e ditur e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit në prezencën e zyrtares së Qendrës për Punë Sociale dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    The post Prishtinë: Kapet duke vjedhur në dyqan, arrestohet e mitura appeared first on Insajderi.

  • Mustafi reagon ndaj Vuçiqit: Shqiptarët kanë të drejtë të bashkohen

    Mustafi reagon ndaj Vuçiqit: Shqiptarët kanë të drejtë të bashkohen

    Mustafi ka kritikuar gjuhën e përdorur nga Vuçiqi, i cili, sipas reagimit të tij, bashkimin politik të shqiptarëve e paraqet si veprim të “armiqve të Serbisë”, ndërsa Shaip Kamberin e cilëson si “më të keqin dhe më të ligun ndër ta”.

    Sipas tij, Vuçiqi pretendon se bashkimi politik i shqiptarëve synon ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë. Në këtë kontekst, ai ka përmendur edhe kritikat e presidentit serb ndaj kongresmenit amerikan Joe Wilson.

    Mustafa ka vlerësuar se deklaratat e tilla nxisin urrejtje dhe krijojnë klimë frikësimi ndaj përfaqësimit politik të shqiptarëve dhe angazhimit të tyre për të drejtat në arenën ndërkombëtare.

    “Po, çështjen e Luginës së Preshevës do ta ngremë në Uashington, në Bruksel dhe kudo ku mbrohen të drejtat e njeriut”, ka deklaruar Mustafi, duke theksuar se synimi është kërkimi i mbështetjes për barazi, përfaqësim dhe zbatimin e zotimeve të shtetit ndaj shqiptarëve.

    Ai ka shtuar se bashkëpunimi me partnerët amerikanë dhe evropianë është pjesë e angazhimit demokratik për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

    Në reagimin e tij, Mustafi ka shprehur mbështetje për Shaip Kamberin dhe “Koalicionin Shqiptar”, duke theksuar të drejtën e shqiptarëve për përfaqësim politik dhe shprehje të lirë.

    “Z. Vuçiq, shqiptarët kanë të drejtë të bashkohen, të përfaqësohen dhe të flasin për padrejtësitë që përjetojnë. Për këtë nuk u duhet leja jote”, ka shkruar Mustafa.

    Burimi: RTKLive

  • Situatë alarmante në Indonezi, ndotja e ajrit arrin nivele ekstreme

    Situatë alarmante në Indonezi, ndotja e ajrit arrin nivele ekstreme

    Gjatë ditëve të fundit, qytetarët kanë raportuar shqetësime të shumta shëndetësore, përfshirë irritim të fortë të syve, ndjesinë sikur u është hedhur rërë, rrjedhje të vazhdueshme të hundëve, acarim të fytit dhe kollë të thatë.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit të Indonezisë, të publikuara më 8 tetor, situata më e rëndë është regjistruar në Palangka Raya, në Kalimantanin Qendror, ku Indeksi Standard i Ndotjes së Ajrit (ISPU) arriti në 1,231 pikë.

    Në vend të dytë renditet Palembang, në Sumatrën Jugore, me 1,148 pikë. Nivele gjithashtu shqetësuese janë regjistruar në Banjarmasin, në Kalimantanin Jugor, me 627 pikë, në rajonin PALI, pranë Palembangut, me 578 pikë, si dhe në Kampar, në provincën Riau, me 373 pikë.

    Të pesë zonat janë klasifikuar në kategorinë më të lartë të rrezikut, atë të ndotjes së rrezikshme, që sinjalizon kërcënim serioz për shëndetin e njerëzve.

    Zjarret pyjore dhe djegia e sipërfaqeve tokësore çlirojnë sasi të mëdha tymi dhe grimcash ndotëse në atmosferë. Ekspozimi ndaj këtij ajri mund të shkaktojë irritime të menjëhershme dhe të përkeqësojë problemet e frymëmarrjes, veçanërisht te personat e ndjeshëm.

    Burimi: RTKLive

  • Nis zbatimi - Instituti IETL dhe Telegrafi.com nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për projektin “Media Bridge Hub”

    Nis zbatimi – Instituti IETL dhe Telegrafi.com nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për projektin “Media Bridge Hub”

    Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL) dhe Telegrafi kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në zbatimin e projektit “Media Bridge Hub: Ndërtimi i një qendre të përbashkët burimesh për media lokale të qëndrueshme”.

    Memorandumi u nënshkrua nga Besa Zogaj Gashi, Drejtoreshë Ekzekutive e IETL-së, dhe Gentian Lluka, Drejtor Ekzekutiv i Telegrafit. Memorandimi përcakton përgjegjësitë e të dyja palëve dhe mënyrën e bashkëpunimit gjatë zbatimit të projektit.

    Me këtë ka nisur zbatimi i projektit që synon të forcojë qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e mediave lokale në Kosovë. Tetë media do të përzgjidhen për vlerësimin e nevojave dhe kapaciteteve të tyre. Në bazë të rezultateve, secila do të përfitojë plan të personalizuar, trajnime dhe mentorim në menaxhim, financa, zhvillim strategjik, teknologji dhe siguri kibernetike.

    Në kuadër të projektit do të krijohet edhe një platformë digjitale me udhëzues, mjete dhe materiale praktike. Mediat e tjera në Kosovë do të mund të regjistrohen dhe të kenë qasje në burimet e platformës, duke zgjeruar përfitimet e projektit përtej tetë mediave pjesëmarrëse.

    Së shpejti do të publikohet thirrja për mediat që dëshirojnë të bëhen pjesë e projektit. Aty do të përcaktohen kriteret dhe mënyra e aplikimit.

    Projekti mbështetet nga programi rajonal SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, dhe i zbatuar nga GIZ dhe DW Akademie. /Telegrafi/

  • Ia grabiti çantën ku kishte telefonin dhe 480 euro, viktima në Pejë pranon tretman mjekësor

    Ia grabiti çantën ku kishte telefonin dhe 480 euro, viktima në Pejë pranon tretman mjekësor

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të grabitjes në Pejë, ku një personi me dhunë i është marr çanta ku kishte pasur 480€, një telefon, letërnjoftimin si dhe patentë shoferin.

    Rasti ka ndodhur në rrugën e “UÇK-së” në Pejë, të enjten në ora 13:30.

    “Viktima mashkull kosovar, ka raportuar në polici se një i dyshuar duke përdorur dhunën fizike i kishte grabitur çantën e dorës ku në të kishte pasur 480€, një telefon, letërnjoftimin si dhe patentë shoferin”, thuhet në raport.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me pas është intervistuar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime. /Telegrafi/

  • E mitura kapet duke vjedhur në “Viva Fresh Store” në Prishtinë – ndalohet për 24 orë

    E mitura kapet duke vjedhur në “Viva Fresh Store” në Prishtinë – ndalohet për 24 orë

    E mitura kapet duke vjedhur në “Viva Fresh Store” në Prishtinë – ndalohet për 24 orë

    Një rast i vjedhjes është raportuar më 8 tetor 2026, rreth orës 14:20, në marketin “Viva Fresh Store” në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se stafi i marketit ka ndaluar një vajzë të mitur, pasi dyshohet se kishte marrë disa produkte ushqimore dhe higjienike dhe kishte dalë nga marketi pa i paguar.

    Menaxheri i marketit ka njoftuar Policinë për rastin, ndërsa njësia policore ka dalë në lokacion dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, vlera e produkteve të marra ishte rreth 23 euro.

    E mitura është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe të një zyrtareje të Qendrës për Punë Sociale.

    Sendet e marra janë sekuestruar dhe më pas i janë kthyer palës së dëmtuar, respektivisht marketit “Viva Fresh Store”.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit për të Mitur, me vendim të të cilit rasti është cilësuar si “Vjedhje”, ndërsa e mitura është ndaluar për 24 orë.

    Rasti mbetet nën procedurë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post E mitura kapet duke vjedhur në “Viva Fresh Store” në Prishtinë – ndalohet për 24 orë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali