Category: Lajme

  • Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin - zbardhet aktiviteti i kompanisë në Uashington

    Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin – zbardhet aktiviteti i kompanisë në Uashington

    Kompania amerikane e lobimit Valcour, e angazhuar dhe paguar nga Qeveria e Serbisë, ka zhvilluar kontakte me Richard Grenellin, ish-emisarin amerikan për Serbinë dhe Kosovën dhe aktualisht të dërguarin për misione speciale, ndërsa në të njëjtën periudhë ka punuar edhe për promovimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në qarqet politike dhe mediatike në Washington.

    Të dhënat dalin nga raportet periodike që kompania Valcour ka dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara. Sipas raportit që mbulon periudhën nga shtatori 2025 deri në mars 2026, përfaqësuesit e kompanisë kanë kontaktuar zyrtarë të Departamentit të Shtetit, si dhe Richard Grenellin, i cili më herët ka shërbyer si i dërguar amerikan për dialogun Kosovë–Serbi.

    Në raport thuhet se Valcour ka punuar, ndër të tjera, për organizimin e takimeve të ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq, me organizata të njohura hebraike në Washington. Kompania ka zhvilluar gjithashtu kontakte me zyrtarë amerikanë në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

    Kontakti me Grenellin është pjesë e një fushate më të gjerë lobimi të Beogradit në Washington. Grenell ka mbajtur lidhje të afërta me udhëheqjen serbe dhe në vitet e fundit ka qenë i përfshirë në çështje që lidhen me marrëdhëniet SHBA–Serbi dhe dialogun Kosovë–Serbi.

    Pagesat e Qeverisu00eb su00eb Serbisu00eb

    Në një zhvillim tjetër të zbuluar nga raportet e kompanisë, Valcour ka ndërmjetësuar edhe në organizimin e një interviste që Vuçiqi dha në maj për portalin konservator amerikan Breitbart. Intervista më pas u shpërnda në rrjetin social Truth Social nga presidenti amerikan Donald Trump, shkruan N1.

    Raporti tregon se përfaqësuesit e Valcourit kishin qenë në kontakt disa herë me Matthew Boylen, shefin e zyrës së Breitbart në Washington, nga 1 prilli deri më 31 maj, kur intervista u publikua.

    Në ditën e publikimit të intervistës, si aktivitet i veçantë, në raport figuron edhe dërgimi i një mesazhi për Trumpin, për t’ia tërhequr vëmendjen ndaj intervistës së Vuçiqit. Trumpi më pas e shpërndau lidhjen e intervistës në Truth Social, pas orës 14:00 sipas kohës lindore në SHBA.

    Në intervistë, Vuçiqi e lavdëroi Trumpin, duke deklaruar se presidenti amerikan është shumë më i popullarizuar në Serbi se çdo lider tjetër amerikan, pasi, sipas tij, është “pragmatik dhe racional”.

    Valcour mori mbi 794 mijë dollarë nga Serbia

    Valcour është angazhuar nga Qeveria e Serbisë në nëntor të vitit 2024, me një pagesë prej 65 mijë dollarësh në muaj. Sipas raportit më të ri, për periudhën nga marsi deri në shtator të vitit 2026, kompania i ka faturuar Serbisë 794,084.79 dollarë, duke përfshirë tarifën mujore dhe shpenzime shtesë ligjore.

    Raporti tregon se gjatë kësaj periudhe përfaqësuesit e kompanisë kanë kontaktuar zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe anëtarë të Kongresit për çështje që lidhen me marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së.

    Kompania gjithashtu ka përcjellë deklarata të Vuçiqit kundër antisemitizmit dhe ka kontaktuar mediat amerikane duke propozuar tema dhe intervista lidhur me marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas raportit, aktivitetet e Valcourit nuk janë kufizuar vetëm në promovimin e EXPO 2027, edhe pse ky përshkruhet si një prej objektivave të punës së kompanisë për Serbinë.

    Në raportin e mëparshëm, i cili mbulon periudhën nga shtatori 2025 deri në mars 2026, Valcour deklaron se ka punuar për organizimin e takimeve të ministrit të Jashtëm serb Marko Gjuriq me organizata të njohura hebraike në Washington. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, kompania ka kontaktuar edhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe Richard Grenellin.

    Kontratën me Qeverinë e Serbisë e ka nënshkruar drejtori i Valcourit, Matthew Mouers, i cili më parë ka punuar në administratën e Trumpit.

    Sipas biografisë së tij, Mouers ka shërbyer si këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë pranë Departamentit të Shtetit dhe më herët ka qenë një nga figurat kryesore në fushatën e Trumpit. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e ekipit tranzitor të Trumpit para mandatit të dytë dhe është angazhuar në mbledhjen e fondeve për komitetin inaugurues të Trumpit dhe J.D. Vance. Mouers vazhdon të jetë i angazhuar në Komitetin Kombëtar Republikan.

    Valcour është njëra nga disa kompani që lobojnë në Washington për interesat e Serbisë. Aktivitetet e saj përfshijnë kontakte me zyrtarë të administratës amerikane, anëtarë të Kongresit dhe media amerikane, ndërsa raportet e dorëzuara në Departamentin e Drejtësisë ofrojnë detaje mbi mënyrën se si Beogradi përpiqet të promovojë interesat e tij në kryeqytetin amerikan. /Telegrafi/

  • Talenti kosovar merr ftesën e madhe, Erblin Osmani pranë ekipit të parë të Bayernit

    Një tjetër lajm i rëndësishëm vjen për futbollin kosovar, pasi talenti 17-vjeçar Erblin Osmani është ftuar nga trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, për t’u stërvitur me ekipin e parë të gjigantit gjerman.

    Osmani po konsiderohet si një nga talentet premtuese të futbollit kosovar, ndërsa tashmë ka bërë edhe debutimin me Kombëtaren e Kosovës.

    Sipas Dueli Sportiv, talenti kosovar mund të jetë edhe në listën e lojtarëve të Bayern Munichut për ndeshjen e radhës në Bundesliga ndaj Augsburgut.

    Ftesa për t’u stërvitur me ekipin e parë përbën një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e 17-vjeçarit.

    Nga fanella e Kosovës te stërvitjet me kampionët gjermanë, Osmani po përjeton një ngjitje të shpejtë në futbollin profesionist, pavarësisht moshës së tij të re.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Talenti kosovar merr ftesën e madhe, Erblin Osmani pranë ekipit të parë të Bayernit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Analistët mirëpresin tejkalimin e krizës dhe zgjedhjen e presidentes|Video

    Analistët mirëpresin tejkalimin e krizës dhe zgjedhjen e presidentes|Video

    Analistët e ftuar në ‘RTK Prime’ e kanë cilësuar zgjedhjen e presidentes si një zhvillim të rëndësishëm për Kosovën.

    Publicisti Reshat Sahitaj tha se përfundimi i krizës institucionale është i mirëpritur nga qytetarët, ndërsa zgjedhjen e presidentes e konsideroi një lajm të mirë.

    “Është akt sublim zgjedhja e presidentes. Është sukses i madh i akterëve për zgjedhjen e presidentes, e cila është kryetare e Akademisë së Shkencave. Shpresoj që ajo do të kontribuojë shumë në të ardhmen për Kosovën”, tha Sahitaj.

    Edhe analisti Ibrahim Shala vlerësoi se zhvillimet e fundit janë pozitive dhe se tashmë duhet të vlerësohen të gjithë ata që kanë kontribuar në tejkalimin e krizës.

    “Fatmirësisht, duhet përgëzuar ata që kanë kontribuar për daljen nga kriza. Zgjedhja e presidentit është shumë e mirë dhe e drejtë”, tha Shala.

    Shala u ndal edhe te miratimi i ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se me këtë hap është krijuar një realitet i ri institucional, i cili hap perspektiva të reja, por sjell edhe sfida me të cilat vendi duhet të përballet.

    Ndërkaq, avokati Armend Shkodra, i ftuar në emision i mirëpriti zhvillimet e fundit sa i përket kompletimit të institucioneve të vendit. Ai theksoi se, pavarësisht këtij zhvillimi, Kosova përballet me sfida të rëndësishme pas aktakuzës së ngritur më 16 shtator ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

    “Është fatkeqësi që ndodhemi në një situatë tejet delikate për shtetësinë e Kosovës, për raportet ndërkombëtare, për shkak të pasojave që mund të ndodhin nga aktgjykimi i shpallur në Speciale”, tha ai.

    Megjithatë, ai theksoi se është e rëndësishme që tashmë vendi i ka të kompletuara institucionet, duke vlerësuar se funksionalizimi i tyre është i domosdoshëm për përballimin e sfidave të ardhshme.

    Burimi: RTKLive

  • Kosova përfundon përgatitjet para ndeshjes me Austrinë

    Kosova përfundon përgatitjet para ndeshjes me Austrinë

    Kosova përfundon përgatitjet para ndeshjes me Austrinë

    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes me Austrinë, në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2027.

    “Dardanet” kanë mbyllur përgatitjet për ndeshjen që zhvillohet të premten, më 9 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Kosova dhe Austria do të përballen nga ora 18:00, në një sfidë të rëndësishme për vazhdimin e rrugëtimit drejt Botërorit 2027.

    Skuadra kosovare synon ta shfrytëzojë faktorin vendas dhe mbështetjen e tifozëve për të siguruar rezultat pozitiv në këtë përballje.

  • Aksident në Shqipëri, përmbyset kamioni

    Aksident në Shqipëri, përmbyset kamioni

    Aksident në Shqipëri, përmbyset kamioni

    Një kamion që transportonte misër është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, ndërsa udhëtonte në drejtim të Sarandës.

    Aksidenti ka ndodhur para hyrjes në tunel. Rrethanat në të cilat mjeti i rëndë është përmbysur mbeten ende të paqarta.

    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po menaxhon situatën në segmentin ku ka ndodhur aksidenti. Efektivët po punojnë për normalizimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks.

  • “Kemi rezerva të thella ndaj Speciales” – Çka deklaronte Justina Pula për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

    “Kemi rezerva të thella ndaj Speciales” – Çka deklaronte Justina Pula për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

    “Kemi rezerva të thella ndaj Speciales” – Çka deklaronte Justina Pula për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

    Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kishte reaguar ndaj vendimit për dënimin e katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

    Pas vendimit, me të cilin ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim, Shiroka-Pula kishte shprehur kritika ndaj mënyrës së funksionimit të Dhomave të Specializuara, duke thënë se vendimi duhej të nxiste reflektim edhe për vetë natyrën dhe mandatin e kësaj gjykate.

    “Vendimi i fundit ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na obligon të reflektojmë jo vetëm mbi verdiktin gjyqësor, por edhe mbi vetë natyrën, mandatin dhe mënyrën e funksionimit të Dhomave të Specializuara”, shkruante Shiroka-Pula.

    Ajo deklaronte se qëndrimi kritik ndaj Gjykatës Speciale buronte nga bindja se drejtësia duhet të perceptohet si e barabartë, gjithëpërfshirëse dhe e paanshme.

    “Çdo mekanizëm i drejtësisë që trajton periudha të ndjeshme historike duhet të jetë veçanërisht i kujdesshëm që të mos krijojë perceptimin e një drejtësie selektive apo të një trajtimi të pabarabartë të viktimave dhe përgjegjësive”, thoshte ajo.

    Shiroka-Pula kishte theksuar se respekti për procedurat juridike nuk e përjashton të drejtën për kritikë institucionale.

    “Respekti për të drejtën dhe për procedurat juridike nuk përjashton të drejtën për kritikë institucionale. Përkundrazi, në një shoqëri demokratike, legjitimiteti i institucioneve të drejtësisë forcohet pikërisht përmes transparencës, llogaridhënies dhe debatit të argumentuar publik”.

    Në reagimin e saj, presidentja e sapozgjedhur potenconte edhe rolin e UÇK-së në historinë e Kosovës.

    “Ushtria Çlirimtare e Kosovës është pjesë e një kapitulli vendimtar të historisë sonë. Proceset penale ndaj individëve nuk duhet të shndërrohen në gjykim të përgjithshëm të një lëvizjeje, të një periudhe historike apo të aspiratës së një populli për liri”, kishte deklaruar Shiroka-Pula.

    Ajo kishte thënë se, duke respektuar të drejtën e secilit për proces të rregullt dhe të gjitha mjetet juridike në dispozicion, kishte “rezerva të thella” ndaj mënyrës se si Gjykata Speciale ishte konceptuar dhe perceptuar.

    “Prandaj, duke respektuar të drejtën e secilit për proces të rregullt dhe të gjitha mjetet juridike në dispozicion, shprehim rezervat tona të thella ndaj mënyrës se si kjo gjykatë është konceptuar dhe perceptuar, si dhe ndaj pasojave që mund të ketë në kujtesën historike, besimin publik dhe ndjenjën e drejtësisë”.

    Shiroka-Pula kishte deklaruar se institucioni që ajo drejtonte ishte i gatshëm të ndihmonte në proceset e hulumtimit dhe interpretimit të të dhënave dhe fakteve lidhur me luftën në Kosovë.

    Dy ditë më parë, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Justina Shiroka-Pulën Presidente të Republikës me 81 vota.

    The post “Kemi rezerva të thella ndaj Speciales” – Çka deklaronte Justina Pula për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Insajderi.

  • Hysa gati për sfidën historike: Po stërvitem fort çdo ditë

    Hysa gati për sfidën historike: Po stërvitem fort çdo ditë

    Hysa gati për sfidën historike: Po stërvitem fort çdo ditë

    Boksieri shqiptar Nelson Hysa po intensifikon përgatitjet për sfidën më të madhe të karrierës së tij, teksa më 28 nëntor në Düsseldorf do të përballet me Agit Kabayel për titullin botëror të WBC-së në kategorinë e peshave të rënda.

    Hysa ka bërë të ditur se po stërvitet maksimalisht për këtë përballje, ndërsa u ka bërë thirrje shqiptarëve që ta mbështesin nga afër.

    “Po stërvitem fort çdo ditë për këtë ndeshje. Faleminderit nga zemra për gjithë mbështetjen që po më jepni!”, ka shkruar Hysa.

    Ai ka kërkuar nga tifozët që të mos vonojnë me blerjen e biletave dhe të sjellin me vete flamujt kuq e zi dhe plisat.

    Përballë Hysës do të jetë Agit Kabayel, i cili do ta mbrojë për herë të parë titullin botëror të WBC-së në peshat e rënda.

    Gjermani ka një rekord perfekt prej 27 fitoresh në po aq ndeshje, 19 prej tyre me nokaut. Ai u shpall kampion i WBC-së në qershor të këtij viti, pasi titulli mbeti vakant pas largimit të Oleksandr Usykut.

    Edhe Hysa është i pamposhtur në karrierën profesioniste, me 25 fitore në 25 meçe, 23 prej tyre me nokaut.

    Për boksierin shqiptar, kjo është mundësia më e madhe e karrierës për të shkruar histori dhe për t’u bërë kampioni i parë shqiptar i botës në peshat e rënda.

    Dueli do të zhvillohet në Merkur Spiel-Arena në Düsseldorf, stadium me kapacitet rreth 60 mijë tifozë, ndërsa përballja do të transmetohet drejtpërdrejt në DAZN.

    Sfida merr edhe një simbolikë të veçantë pasi do të zhvillohet më 28 nëntor, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

    Të dy boksierët hyjnë në ring të pamposhtur, me titullin botëror të WBC-së në peshat e rënda në lojë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Hysa gati për sfidën historike: Po stërvitem fort çdo ditë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo!

    Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo!

    Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo!

    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka folur me vlerësim të lartë për presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke thënë se me të ka punuar për katër vjet.

    Limaj tha se Shiroka-Pula nuk është emër i panjohur për publikun, duke përmendur profesionin, angazhimet dhe kontributin e saj ndër vite.

    “Kemi punuar katër vite bashkë. Emri i presidentes nuk ka qenë i panjohur për shkak të profesionit të saj dhe angazhimeve, për shkak të sjelljes së saj në vitet ’80 dhe ’90”, tha Limaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

    Ai e përshkroi Shiroka-Pulën si një grua me energji pozitive, të suksesshme dhe komunikuese, duke vlerësuar edhe rolin e saj si familjare dhe bashkëpunëtore.

    “Kam fjalët më të mira për presidenten Justina Shiroka-Pula, edhe si familjare, edhe si bashkëpunëtore, edhe si intelektuale, edhe si grua, për aq sa unë e njoh dhe besoj që e njoh goxha mirë”, u shpreh ai.

    Limaj tha se e sheh zgjedhjen e saj si presidente si një zhvillim pozitiv dhe theksoi se ka respekt të madh për të.

    “Një gjë është e sigurt, që unë e besoj, qysh e njoh unë presidenten, energji negative nuk ka. Dhe di me thënë edhe jo dhe po. Kam respekt të jashtëzakonshëm për të”, deklaroi Limaj.

  • Gruda: Ligji për Specialen nuk e shkel Kushtetutën, Kosova duhet të qëndrojë prapa tij

    Gruda: Ligji për Specialen nuk e shkel Kushtetutën, Kosova duhet të qëndrojë prapa tij

    Gruda: Ligji për Specialen nuk e shkel Kushtetutën, Kosova duhet të qëndrojë prapa tij

    Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke përmbyllur shqyrtimin e një nisme që synon të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë Dhomat e Specializuara në Hagë.

    Lidhur me këtë zhvillim pati reagime të ndryshme duke ngritur dyshime nëse ky ligj mund të ndikojë realisht në proceset gjyqësore në Hagë.

    Lidhur me këtë, nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar edhe Përparim Gruda nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, transmeton Klankosova.tv

    “…Ligji për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është shkruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk e shkel Kushtetutën dhe nuk i shkel detyrimet ndërkombëtare të Kosovës…” – tha fillimisht ai.

    Sipas Grudës, ky ligj mund ta sjellë shtetin e Kosovës në një përplasje juridike dhe institucionale me Gjykatën Speciale.

    “…Nëse kjo ndodh, Kosova duhet të qëndrojë fuqishëm prapa ligjit të vet. Jam i bindur se në fund Gjykata Speciale do të duhet ta zbatojë atë…”, potencoi ai.

    Gruda u përgjigj edhe në tri pyetje: “A është shkruar ligji siç duhet? Po. A e pengon ligji Dhomën Kushtetuese në Hagë që ta rrëzojë këtë ligj? Po. A e shkel kjo Kushtetutën? Jo.” – tha ndër tjerash ai.

    Postimi i plotë:

  • Lojtari i Evertonit, Martin Sherif gjobitet për përfshirje në 61 baste

    Lojtari i Evertonit, Martin Sherif gjobitet për përfshirje në 61 baste

    Lojtari i Evertonit, Martin Sherif gjobitet për përfshirje në 61 baste

    Lojtari i Evertonit, Martin Sherif është gjobitur me 6,600 dollarë për 61 baste në ndeshjet e futbollit.

    Shoqata Angleze e Futbollit tha se identifikoi gjashtë llogari të ndryshme bastesh në emër të Sherifit dhe baste me vlerë 1,974.77 paund që u vendosën midis 20 nëntorit 2024 dhe 12 shkurtit 2026, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv.

    Rregullat e FA-së i ndalojnë lojtarët të vënë baste drejtpërdrejt ose tërthorazi, duke udhëzuar, lejuar, shkaktuar ose mundësuar që çdo person të vërë bast në ndeshjet e futbollit.

    Sherifi 20-vjeçar tha se ai personalisht nuk kishte vendosur asnjë bast, por pranoi se kishte lejuar, shkaktuar ose mundësuar bastet nëpërmjet llogarive që ai hapi dhe financoi.

    Bastet rezultuan në një humbje neto prej 435.75 paundësh dhe asnjë nuk u vendos në ekipet për të cilat ai luante.