Category: Lajme

  • Mbi 2.1 milionë euro për dy fusha të reja të Trepçës, publikohet tenderi

    Mbi 2.1 milionë euro për dy fusha të reja të Trepçës, publikohet tenderi

    Një hap i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës sportive në Mitrovicë është bërë konkret. Ministria e Sportit dhe Rinisë ka publikuar tenderin për ndërtimin e dy fushave të futbollit në kuadër të Klubit të Futbollit Trepça.

    Vlera e parashikuar e projektit është 2,139,130.62 euro, ndërsa tenderi është publikuar nga Ministria e Sportit dhe Rinisë. Afati për dorëzimin e ofertave është 26 tetor 2026.

    Lajmin e ka bërë të ditur Gazmend Asllani, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës së Jugut, i cili e ka cilësuar këtë projekt si një investim të rëndësishëm për sportin dhe gjeneratat e reja të qytetit.

    Asllani ka falënderuar kryetarin e Komunës, Faton Pecin, për përkrahjen në realizimin e këtij projekti.

    “Për dikë, dikur, ishte e pamundur, sot tenderi për ndërtimin e dy fushave të futbollit për KF Trepça është i publikuar”.

    ”Mbi 2.1 milionë euro investim për sportin, për Trepçën dhe për gjeneratat e reja të Mitrovicës”.

    “Kur ka vullnet, punë dhe përkushtim, edhe ajo që dukej e pamundur bëhet realitet”.

    “Një falënderim i veçantë për Kryetarin e Komunës, Faton Peci, për përkrahjen e parezervë dhe angazhimin e vazhdueshëm në realizimin e projekteve të rëndësishme për sportin e Mitrovicës”.

    “Nga ideja te puna konkrete. Nga premtimi te realizimi. Për Trepçën, për sportin dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë.

    Puna vazhdon!”, ka shkruar Asllani. /Telegrafi/

  • Serbia derdh qindra mijëra dollarë për lobim në Washington, Valcour kontaktoi edhe Grenellin

    Serbia derdh qindra mijëra dollarë për lobim në Washington, Valcour kontaktoi edhe Grenellin

    Serbia derdh qindra mijëra dollarë për lobim në Washington, Valcour kontaktoi edhe Grenellin

    Kompania amerikane e lobimit Valcour, e angazhuar nga Qeveria e Serbisë, ka zhvilluar kontakte me zyrtarë amerikanë, përfshirë Richard Grenellin, ish-emisarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

    Të dhënat dalin nga raportet periodike që Valcour ka dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara.

    Sipas raportit që mbulon periudhën nga shtatori 2025 deri në mars 2026, përfaqësuesit e kompanisë kanë kontaktuar zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe Grenellin, ndërsa kanë punuar për promovimin e interesave të Beogradit në Washington.

    Në kuadër të aktiviteteve të saj, Valcour ka ndihmuar në organizimin e takimeve të ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq, me organizata të njohura hebraike në Washington, si dhe ka zhvilluar kontakte me zyrtarë amerikanë për marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së.

    Raportet tregojnë gjithashtu se kompania ka ndërmjetësuar në organizimin e një interviste të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për portalin amerikan “Breitbart”. Në ditën e publikimit të saj, Valcour i ka dërguar një mesazh presidentit amerikan Donald Trump për t’ia tërhequr vëmendjen ndaj intervistës.

    Trump më pas e shpërndau intervistën e Vuçiqit në platformën “Truth Social”.

    Sipas raportit më të fundit, për periudhën mars-shtator 2026, Valcour i ka faturuar Qeverisë së Serbisë 794,084.79 dollarë, duke përfshirë tarifën mujore dhe shpenzime shtesë.

    Kompania është angazhuar nga Qeveria e Serbisë në nëntor të vitit 2024, me një pagesë prej 65 mijë dollarësh në muaj.

    Raportet e Valcourit tregojnë se aktivitetet e kompanisë nuk janë kufizuar vetëm në promovimin e EXPO 2027, por kanë përfshirë edhe kontakte me administratën amerikane, anëtarë të Kongresit dhe media për çështje që lidhen me interesat e Serbisë në SHBA.

    Drejtori i Valcourit, Matthew Mouers, i cili ka shërbyer më parë në administratën e Trumpit, ka nënshkruar kontratën me Qeverinë e Serbisë.

    Sipas raporteve të dorëzuara në Departamentin e Drejtësisë amerikane, Valcour është njëra nga kompanitë e angazhuara nga Beogradi për të lobuar dhe promovuar interesat e Serbisë në Washington.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Serbia derdh qindra mijëra dollarë për lobim në Washington, Valcour kontaktoi edhe Grenellin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Naseri i Gërvallës heq fotografinë e Osmanit: Vet e kam ndu kur ka mbajtë parime, vet po e hjeki kur i ka shkelë

    Naseri i Gërvallës heq fotografinë e Osmanit: Vet e kam ndu kur ka mbajtë parime, vet po e hjeki kur i ka shkelë

    Naseri i Gërvallës heq fotografinë e Osmanit: Vet e kam ndu kur ka mbajtë parime, vet po e hjeki kur i ka shkelë

    Naser Arifi, këshilltar politik i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka hequr fotografinë e ish-presidentes Vjosa Osmani nga ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Kosovës.

    Arifi e ka bërë të ditur vetë veprimin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamjet nga heqja e fotografisë.

    “Vet e kam ndu kur ka mbajtë parime, vet po e hjeki kur i ka shkelë ato”, ka shkruar Arifi.

    Arifi është këshilltar politik i ministres Donika Gërvalla dhe ishte bërë i njohur në rrjetet sociale edhe për rastin kur kishte transportuar fizikisht dosjen e Projektligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë nga Ministria e Drejtësisë në zyrën e kryeministrit në atë kohë, Albin Kurti.

    Në Kosovë, vendosja e fotografisë së Presidentit në institucionet publike rregullohet me dispozita ligjore.

    The post Naseri i Gërvallës heq fotografinë e Osmanit: Vet e kam ndu kur ka mbajtë parime, vet po e hjeki kur i ka shkelë appeared first on Insajderi.

  • BE-ja shtyn votimin për ndalimin e veturave me benzinë e naftë

    BE-ja shtyn votimin për ndalimin e veturave me benzinë e naftë

    BE-ja shtyn votimin për ndalimin e veturave me benzinë e naftë

    Bashkimi Evropian ka shtyrë votimin për një marrëveshje që parasheh zbutjen e mëtejshme të kufizimeve për shitjen e automjeteve të reja me benzinë dhe naftë nga viti 2035.

    Partia Popullore Evropiane (EPP), grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian, kërkon që objektivi për uljen e emetimeve të CO2 nga industria e automjeteve deri në vitin 2035 të jetë 80 për qind krahasuar me nivelet e vitit 2021.

    Aktualisht, objektivi i përcaktuar është ulja e emetimeve me 90 për qind. Ndërkaq, para dhjetorit të vitit 2025, objektivi ishte 100 për qind, që në praktikë do të nënkuptonte ndalimin e plotë të shitjes së automjeteve të reja me motorë me benzinë ose naftë.

    Sipas revistës gjermane “Der Spiegel”, votimi i ri në Komitetin për Transportin është shtyrë.

    Pas marrëveshjes së arritur në dhjetor të vitit 2025, Komisioni Evropian kishte deklaruar se priste që një pjesë e konsiderueshme e automjeteve të reja deri në vitin 2035 të mund të pajiseshin me motorë me djegie të brendshme.

    Megjithatë, disa anëtarë të EPP-së kërkojnë lehtësim edhe më të madh. Deputeti i këtij grupi dhe anëtar i Komitetit për Transportin, Jens Gieseke, ka thënë për “Der Spiegel” se synojnë që ulja e emetimeve të jetë 80 për qind krahasuar me nivelin e vitit 2021.

    Në praktikë, një ndryshim i tillë do të mundësonte praninë e një numri më të madh të automjeteve me motorë me djegie të brendshme në rrugët evropiane.

    Mbështetësit e propozimit argumentojnë se deri në vitin 2035 mund të jenë zhvilluar lëndë djegëse dhe materiale më miqësore me klimën, duke krijuar më shumë mundësi për përdorimin e motorëve me djegie të brendshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post BE-ja shtyn votimin për ndalimin e veturave me benzinë e naftë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mihrije Braha po vjen me këngë kushtuar nënës (VIDEO)

    Mihrije Braha po vjen me këngë kushtuar nënës (VIDEO)

    Mihrije Braha po vjen me këngë kushtuar nënës (VIDEO)

    Këngëtarja e njohur, Mihrije Braha po vjen me një projekt të ri muzikor.

    Kështu ka bërë të ditur vet ajo, përmes një postimi në Instagram.

    “Nëna ime”, titullohet kënga, data e publikimit e së cilës ende nuk është bërë e ditur./Klankosova.tv

  • Moti të premten: Diell, vranësira dhe riga shiu

    Moti të premten: Diell, vranësira dhe riga shiu

    Moti të premten: Diell, vranësira dhe riga shiu

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës  ka njoftuar se të premten, vendi do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

    Sipas IHMK-së, gjatë ditës do të ketë intervale me diell dhe vranësira të çrregullta, ndërsa me shtimin e vranësirave do të krijohen kushte për riga shiu, transmeton Klankosova.tv.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 21 dhe 24°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–8 m/s”.

     

  • Kroosi ia mësyn zejes së trajnerit

    Kroosi ia mësyn zejes së trajnerit

    Kroosi ia mësyn zejes së trajnerit

    Toni Kroos dëshiron të bëhet trajner i një ekipi të parë, raporton Diario AS.

    Ish-mesfushori gjerman ka njoftuar RFEF-in se dëshiron të ndjekë kursin për trajnerë profesionistë sezonin e ardhshëm.

    Kroosi po përgatitet kështu për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij futbollistike.

  • Nëna e Ronaldos: Djali im nuk duhej të largohej kështu, nga dera e pasme

    Nëna e Ronaldos: Djali im nuk duhej të largohej kështu, nga dera e pasme

    Nëna e Ronaldos: Djali im nuk duhej të largohej kështu, nga dera e pasme

    Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka zbuluar se ishte në lot pasi djali i saj u la jashtë formacionit titullar të Portugalisë për Ligën e Kombeve.

    Aveiro tregoi se si i foli Cristianos pasi ai vendosi të largohej nga kombëtarja portugeze.

    “Ndihem e trishtuar. Por kjo është normale. Duhet ta ndryshojmë këtë situatë”, tha nëna e Cristianos për TV 7 Dias.

    “Ai premtoi të më tregonte të vërtetën kur të takohemi, i thashë të qetësohej dhe se ka mbështetjen time. Ai dha shumë për Portugalinë dhe do të jetë gjithmonë heroi i kësaj kombëtareje. Ata nuk e vlerësojnë mjaftueshëm”, përfundoi nëna e trishtuar e Ronaldos.

  • Zvicër: Nis sezoni i infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, rriten rastet me COVID-19

    Zvicër: Nis sezoni i infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, rriten rastet me COVID-19

    Me ardhjen e vjeshtës, në Zvicër ka nisur sezoni i infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Aktualisht, gripi dhe virusi RSV janë ende në nivele të ulëta, ndërsa rastet me COVID-19 po rriten në disa rajone.

    Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), në javët e fundit janë raportuar rreth 120 raste me COVID-19 në javë, nga Zvicra dhe Lihtenshtajni. Gjatë muajve të verës, kjo shifër ishte zakonisht vetëm 10 deri në 20 raste në javë.

    Megjithatë, qarkullimi i virusit aktualisht është më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në javën e parë të tetorit 2025 ishin regjistruar mbi 500 raste, shkruan SRF, transmeton Telegrafi.

    BAG pret që vala kryesore e gripit të nisë rreth mesit të dhjetorit. Se sa e fortë do të jetë këtë dimër nuk mund të parashikohet ende, pasi varet nga imuniteti i popullsisë, variantet e viruseve që qarkullojnë dhe kushtet atmosferike.

    Në vjeshtë qarkullojnë gjithashtu viruset e zakonshme të ftohjes, përfshirë rinoviruset, të cilët nuk përfshihen në sistemin zyrtar të monitorimit të BAG.

    Ndërkohë, disa prodhues kanë raportuar vonesa në shpërndarjen e vaksinave kundër gripit te mjekët dhe farmacitë.

    BAG thekson se bëhet fjalë për vonesa dhe jo për mungesë të vaksinave, ndërsa për grupet e rrezikuara dhe pjesën tjetër të popullsisë ka ende kohë për vaksinim./Telegrafi/

  • Limaj: Protestuesit janë meritorët që Kosova ka presidente dhe ligjin për Dhomat e Specializuara

    Limaj: Protestuesit janë meritorët që Kosova ka presidente dhe ligjin për Dhomat e Specializuara

    Limaj: Protestuesit janë meritorët që Kosova ka presidente dhe ligjin për Dhomat e Specializuara

    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka deklaruar se protestuesit janë meritorët që Kosova ka presidente.

    Sipas tij, presioni i protestuesve bëri që politikanët të arrijnë kompromis për projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit të Dhomave të Specializuara dhe votimit të presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula.

    “Edhe fatkeqësisht, ka mujtë krejt me dështu, me hy në një terren krejt pa njohur. Por unë dua të them që, merita e krejt kësaj që ndodhi në sekondat e fundit, që Kosova me pasë president edhe ligjin, është meritë e qytetarëve të Kosovës… E protestuesve… Kjo është meritë e qytetarëve, ju i detyruat, qytetarët e Republikës së Kosovës. Ata qindra, mijëra djem e vajza të reja, burra, gra e pleq, të gjithë ata që pandërprerë prej kësaj dite kanë qenë në protestë, ata përfundimisht ata e detyruan me ardhë tek kjo zgjidhje e ky kompromis… Asnjëherë! S’do të kishim… Nuk do të kishte asnjë marrëveshje, nuk do të kishte votim po mos të ishin protestuesit”, tha Limaj në “Rubikon”

    The post Limaj: Protestuesit janë meritorët që Kosova ka presidente dhe ligjin për Dhomat e Specializuara appeared first on Insajderi.