Category: Lajme

  • Barcelona ndryshon planet, Haaland shfaqet si alternativë ndaj Julian Alvarez

    Barcelona ndryshon planet, Haaland shfaqet si alternativë ndaj Julian Alvarez

    Barcelona ndryshon planet, Haaland shfaqet si alternativë ndaj Julian Alvarez

    Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të Erling Haalandit nga Manchester City, si alternativë ndaj Julian Alvarez.

    Sipas “TEAMtalk”, klubi katalunas po e konsideron seriozisht sulmuesin norvegjez në rast se vendos të ndryshojë planet për përforcimin e repartit ofensiv.

    Një transferim i Haalandit në “Camp Nou” do t’i jepte fund interesimit të Barcelonës për Julian Alvarezin, i cili aktualisht luan te Atletico Madridi.

    Përfaqësuesit e sulmuesit argjentinas tashmë janë në dijeni se Haaland është shfaqur si një tjetër opsion për Barcelonën.

    Nëse Barcelona vendos të ndjekë këtë pistë, gara për transferimin e Haalandit mund të marrë një tjetër dimension, duke marrë parasysh rëndësinë dhe koston e lartë të një marrëveshjeje të tillë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Barcelona ndryshon planet, Haaland shfaqet si alternativë ndaj Julian Alvarez appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protesta e 131-të në Tiranë zhvendoset para Kuvendit kundër reformës territorial

    Protesta e 131-të në Tiranë zhvendoset para Kuvendit kundër reformës territorial

    Qytetarët shprehen kundër kësaj reforme dhe kanë protestuar sot që në orët e paradites përballë godinës së Kuvendit.

    Ata bënë thirrje për anulimin e votimit si dhe shkrirjen e qeverisë, jo të bashkive.

    Qytetarët u mblodhën edhe paradite përpara Kuvendit, ku disa prej tyre kanë shtyrë dhe goditur me vezë, domate, gurë dhe sende të tjera punonjësit e Policisë të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë. Më pas Policia ka shoqëruar deri në orën 17:30, tetë persona që kryenin veprime të dhunshme.

    E nisur më 31 maj në kundërshtim të investimit në Zvërnec, protesta qytetare përgjatë këtyre muajve ka zgjeruar spektrin e kërkesave duke nisur nga anulimi i ndryshimeve ligjore për zonat e mbrojtura, tek anulimi i “Paketës së Maleve”.

    Burimi: RTKLive

  • A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

    A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

    Gjatë ditës së sotme (e enjte) kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të përmendura në komunikimet mes palëve.

    Në këto raportime është përmendur një kapar prej 3,500 dollarësh për koncertin, si dhe një pagesë prej 500 dollarësh që lidhej me çështjen e vizës së artistes.

    Po ashtu, janë bërë publike disa komunikime që pretendohet se kanë të bëjnë me organizimin dhe pagesat për koncertin.

    Foto: Instagram

    Megjithatë, nga materialet e publikuara nuk është dëshmuar përfundimisht se këto mjete janë përvetësuar nga menaxheri i Nora Istrefit, Ceni Kamberi.

    Për këtë arsye, çështja mbetet për t’u sqaruar nga personat e përfshirë.

    Pas raportimeve, ka reaguar vetë Nora Istrefi, e cila ka sqaruar publikisht marrëdhënien e saj profesionale me menaxherin.

    Këngëtarja ka thënë se nuk ka pasur asnjë problem apo pakënaqësi me Kamberin dhe se ai ka qenë korrekt ndaj saj gjatë bashkëpunimit profesional.

    “Ceni gjithmonë ka qenë korrekt me mua, të gjitha pagesat m’i ka kryer në mënyrë korrekte dhe ashtu siç jemi marrë vesh”, ka deklaruar Istrefi.

    Ndërkohë, për çështjet që lidhen me organizatorë apo persona të tjerë, këngëtarja ka bërë të ditur se nuk ka dijeni dhe se nuk mban përgjegjësi për to.

    “Sa i përket raportimeve, raporteve të mia me organizatorë, kybëa apo persona të tjerë, unë nuk kam dijeni për ato çështje dhe nuk mbaj asnjë përgjegjësi për to. Për këto gjëra ai mund të përgjigjet vetë”, ka shkruar ajo.

    Në reagimin e saj, Nora ka përsëritur se raporti profesional me Ceni Kamberin ka qenë gjithmonë korrekt.

    “Përsa i përket raportit tim profesional me Cenin, dua ta them shumë qartë, gjithmonë ka qenë korrekt me mua dhe nuk kam pasur asnjë problem me të”, ka përfunduar artistja. /Telegrafi/

  • Zjarr në një ballkon në Zvicër, shqiptarja përballet vetë me flakët dhe i shuan me kova uji

    Zjarr në një ballkon në Zvicër, shqiptarja përballet vetë me flakët dhe i shuan me kova uji

    Një zjarr e pa në ballkon, në ndërtesën ku banon, në Rothrist të Zvicrës.

    E me të parë flakët, shqiptarja 60 vjeçare, Shadije A. nuk ka hezituar që të intervenojë, duke shuar zjarrin me kova që i kishte mbushur me ujë, në banesën e saj.

    Ajo u lëndua gjatë intervenimit dhe në një prononcim për median zvicerane, Blick, tha se nuk e ka menduar faktin që mund t’i shkaktonte vetes plagë për shkak të zjarrit, por, thjesht ka pasur për qëllim shuarjen e flakës, pa u rritur më shumë, transmeton Telegrafi.

    “Unë dola për ta parë djalin tim që po pinte cigare në ballkon dhe kur u ktheva në apartament dhe e pash zjarrin, mora menjëherë kovat dhe legenat, i mbusha me ujë dhe u përpoqa ta shuaja. Duke vepruar kështu, lëndova krahun e djathtë dhe gjithashtu këmbët” tha ajo për mediumin.

    Lëndimet e gruas nuk janë serioze, pasi, Shadije A. tashmë është liruar nga spitali edhepse ende mban një fashë të vogël në krah.

    Përpos Shadijes, zjarrin për ta shuar asaj i ndihmoi edhe një shqiptar tjetër, i cili ka përdorur një jastak të lagur me ujë, por, i njëjti
    nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

    Nga ana tjetër, pas arritjes së zjarrëfikësve, vendi është izoluar tërësisht dhe dëmët materiale nuk ishin të mëdha, transmeton Telegrafi.

    Megjithatë, Shadija u falënderua nga organet kompetente për intervenimin dhe bashkëpunimin.

    Kujtojmë që para disa ditësh një tjetër shqiptar në Zvicër tregoi një akt heroizimi, e fjala është për Hajdin Limonin, i cili nxori katër itialianë nga vetura e aksidentuar, e që kishte marrë flakë./Telegrafi/

  • Trump paralajmëron: Kush thotë “Inteligjencë Artificiale” konsiderohet “armik”

    Trump paralajmëron: Kush thotë “Inteligjencë Artificiale” konsiderohet “armik”

    Trump paralajmëron: Kush thotë “Inteligjencë Artificiale” konsiderohet “armik”

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të pazakontë lidhur me terminologjinë që përdoret për teknologjitë e avancuara, duke thënë se Shtëpia e Bardhë i konsideron “armiq” ata që përdorin termin “Inteligjencë Artificiale” në vend të “Superinteligjencës”.

    Në një postim, Trump shkroi se “armiq” konsiderohen ata që përdorin termin “Inteligjencë Artificiale”, duke argumentuar se “Superinteligjenca” është term më i ri dhe më i saktë.

    Ai e përshkroi “Superinteligjencën” si një term “gjerësisht të pranuar”, pa dhënë detaje të tjera për deklaratën.

    Termi “Inteligjencë Artificiale” përdoret gjerësisht nga kompanitë e teknologjisë, studiuesit dhe institucionet akademike për një gamë të gjerë teknologjish që u mundësojnë sistemeve kompjuterike të kryejnë detyra që zakonisht kërkojnë aftësi njerëzore.

    Ndërkaq, “superinteligjenca” i referohet një koncepti më specifik dhe hipotetik, që përshkruan një inteligjencë artificiale me aftësi intelektuale që tejkalojnë ato të njerëzve në pothuajse të gjitha fushat.

    Trump nuk sqaroi se çfarë nënkuptonte konkretisht me termin “armiq” apo cilët persona dhe institucione do të përfshiheshin në këtë kategori.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trump paralajmëron: Kush thotë “Inteligjencë Artificiale” konsiderohet “armik” appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Haaland apo Alvarez? Barcelona merr një vendim të madh për sulmin

    Haaland apo Alvarez? Barcelona merr një vendim të madh për sulmin

    Haaland apo Alvarez? Barcelona merr një vendim të madh për sulmin

    Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të Erling Haalandit si alternativë ndaj Julian Alvarez.

    Sipas “TEAMtalk”, katalunasit po e konsiderojnë seriozisht sulmuesin e Manchester Cityt, në rast se vendosin të ndryshojnë planet për repartin ofensiv.

    Një transferim i Haalandit në Camp Nou do t’i jepte fund interesimit të Barcelonës për Julian Alvarezin, i cili aktualisht luan te Atletico Madridi.

    Përfaqësuesit e Alvarezit tashmë janë në dijeni se Haaland është shfaqur si një tjetër opsion për Barcelonën.

    Nëse klubi katalunas vendos të ndjekë këtë pistë, gara për nënshkrimin e Haalandit mund të marrë një tjetër dimension, duke pasur parasysh rëndësinë dhe koston e lartë të një transferimi të tillë.

    The post Haaland apo Alvarez? Barcelona merr një vendim të madh për sulmin appeared first on Insajderi.

  • Ligji për Specialen, Limaj: Salih Mustafa dhe Pjetër Shala mund ta vuajnë dënimin në Kosovë

    Ligji për Specialen, Limaj: Salih Mustafa dhe Pjetër Shala mund ta vuajnë dënimin në Kosovë

    ryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë që me t’u futur në fuqi ligji për Specialen, Pjetër Shala dhe Salih Mustafa duhet të sillen në Kosovë për të vuajtur dënimin.

    Ai përmendi nenet e ligjeve që e parashohin një gjë të tillë.

    “Veprimi i parë që duhet me e ba, kqyre, atë ditë që ta nënshkruan presidentja ligjin edhe të futet ligji…po dua me ua drejtu një porosi avokatëve të Salih Mustafës edhe të Pjetër Shalës, nga ajo e ditë, thirrni avokatët e juaj me bë kërkesë me ju pru në Kosovë se qeshtu e thotë ligji”, tha Limaj në Rubikon të Klan Kosovës.

    “Neni 15 16 17 i këtij ligji që është miratuar nëse do edhe ta lexoj, e thotë që menjëherë në ditën e futjes në fuqi të këtij ligji, nga ajo ditë munden me fillu procedurat…”.

    “Kqyre, neni 16 i këtij ligji thotë dënimi me burgim i shqiptuar nga Dhomat e Specializuara, vuajtje vuhet në institucionet korrektuese të republikës së Kosovës në pajtim me legjislacionin në fuqi të republikës së Kosovës”.

  • Mediumi gjerman: Albian Hajdari në dyshime për Hamburgun, goli ndaj Austrisë ia riktheu vetëbesimin Fisnik Asllanit

    Mediumi gjerman: Albian Hajdari në dyshime për Hamburgun, goli ndaj Austrisë ia riktheu vetëbesimin Fisnik Asllanit

    Mediumi i madh gjerman “Kicker” raporton se mbrojtësi Albian Hajdari ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe ka gjasa të mungojë ndaj Hamburgut, ndërsa shton se goli që shënoi ndaj Austrisë ia ka rritur vetëbesimin Fisnik Asllanit.

    Hoffenheim është nën presion këtë edicion, sidomos me humbjen që pësoi në Evropë ndaj skuadrës OFI Crete.

    “Kicker” raporton se Hajdari ka gjasa reale që të mungojë për Hoffenheimin, por shton se lajmi pozitiv është forma e mirë që po kalon Asllani.

    “Pjesëmarrja e Hajdarit ndaj Hamburgut mbetet e paqartë. Mbrojtësi po vuan me probleme në gju dhe u detyrua të largohej nga Kosova pas fitores 1-0 ndaj Irlandës, ku zhvilloi 90 minuta”.

    “Por, lajmi pozitiv që vjen nga Kosova është për Fisnik Asllanin. Sulmuesi, që ende s’ka luajtur titullar për klubin këtë sezon, e riktheu formën gjatë pushimit ndërkombëtar, si dhe goli që shënoi në barazimin 1-1 ndaj Austrisë ia ka rritur besimin për javët e ardhshme te Hoffenheimi”, raporton ndër të tjera Kicker.

    Përndryshe, sfida mes Hoffenheimit dhe Hamburgut do të zhvillohet këtë të shtunë nga ora 15:00./Telegrafi/

  • Trump paralajmëron: Kush përdor termin “Inteligjencë Artificiale” konsiderohet armik

    Trump paralajmëron: Kush përdor termin “Inteligjencë Artificiale” konsiderohet armik

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një deklaratë të pazakontë lidhur me terminologjinë që përdoret për teknologjitë e avancuara, duke thënë se Shtëpia e Bardhë i konsideron “armiq” ata që përdorin termin “Inteligjencë Artificiale” në vend të “Superinteligjencës”.

    Në një postim, Trump shkroi se Shtëpia e Bardhë e konsideron armik “këdo që përdor termin ‘Inteligjencë Artificiale’, në vend të termit të ri dhe më të saktë, ‘Superinteligjencë’”.

    Trump e përshkroi “Superinteligjencën” si një term të ri dhe më të saktë, duke pretenduar se ai është “gjerësisht i pranuar”.

    Deklarata e tij vjen në një kohë kur termi “inteligjencë artificiale” përdoret gjerësisht nga kompanitë e teknologjisë, studiuesit dhe institucionet akademike për t’iu referuar një fushe të gjerë teknologjish që mundësojnë sistemet kompjuterike të kryejnë detyra që zakonisht kërkojnë aftësi njerëzore.

    Ndërkaq, “superinteligjenca” i referohet një koncepti më specifik, që zakonisht përshkruan një inteligjencë artificiale hipotetike me aftësi intelektuale që tejkalojnë ato të njerëzve në pothuajse të gjitha fushat.

    Trump nuk dha detaje të tjera se çfarë nënkuptonte me deklaratën e tij apo se cilët persona ose institucione do të konsideroheshin “armiq” sipas këtij qëndrimi. /Telegrafi/

  • Ligji për Specialen, Limaj: Salih Mustafa dhe Pjetër Shala mund ta vuajnë dënimin në Kosovë (VIDEO)

    Ligji për Specialen, Limaj: Salih Mustafa dhe Pjetër Shala mund ta vuajnë dënimin në Kosovë (VIDEO)

    Ligji për Specialen, Limaj: Salih Mustafa dhe Pjetër Shala mund ta vuajnë dënimin në Kosovë (VIDEO)

    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë që me t’u futur në fuqi ligji për Specialen, Pjetër Shala dhe Salih Mustafa duhet të sillen në Kosovë për të vuajtur dënimin.

    Ai përmendi nenet e ligjeve që e parashohin një gjë të tillë.

    “Veprimi i parë që duhet me e ba, kqyre, atë ditë që ta nënshkruan presidentja ligjin edhe të futet  ligji…po dua me ua drejtu një porosi avokatëve të Salih Mustafës edhe të Pjetër Shalës, nga ajo e ditë, thirrni avokatët e juaj me bë kërkesë me ju pru në Kosovë se qeshtu e thotë ligji”, tha Limaj në Rubikon të Klan Kosovës.

    “Neni 15 16 17 i këtij ligji që është miratuar nëse do edhe ta lexoj, e thotë që menjëherë në ditën e futjes në fuqi të këtij ligji, nga ajo ditë munden me fillu procedurat…”.

    “Kqyre, neni 16 i këtij ligji thotë dënimi me burgim i shqiptuar nga Dhomat e Specializuara, vuajtje vuhet në institucionet korrektuese të republikës së Kosovës në pajtim me legjislacionin në fuqi të republikës së Kosovës”.