Category: Lajme

  • Rasti i të zhdukurit në Zyrih: Pas emisionit “Aktenzeichen XY”, dalin në pah dëshmitë e para për Damir Koçan

    Rasti i të zhdukurit në Zyrih: Pas emisionit “Aktenzeichen XY”, dalin në pah dëshmitë e para për Damir Koçan

    Policia kantonale e Zyrihut ka marrë dëshmitë e para pas transmetimit të rastit të një 46-vjeçari të zhdukur në emisionin gjerman të hetimeve “Aktenzeichen XY”.

    Damir Kocan, me origjinë nga Mali i Zi, është zhdukur pa gjurmë më 27 korrik 2023.

    Ai ishte parë për herë të fundit në lokalin “Neugasshof” në lagjen Langstrasse të Zyrihut, ku punonte. Më pas, ai hipi në makinën e një të njohuri dhe udhëtimi përfundoi në Olten, shkruan Waston, transmeton Telegrafi.

    Policia zvicerane tashmë dyshon se Kocan mund të ketë qenë viktimë e një krimi të dhunshëm. Personi që dyshohet se drejtonte automjetin u largua nga Zvicra në gusht 2023 dhe besohet se ndodhet në Turqi.

    Pas paraqitjes së rastit në emision, disa persona kanë kontaktuar policinë me informacione të reja. Hetuesit po i shqyrtojnë aktualisht këto dëshmi dhe shpresojnë të marrin më shumë të dhëna për rrethin e të zhdukurit dhe lëvizjet e tij para zhdukjes.

    Policia kantonale e Zyrihut ka vendosur shpërblim prej 10 mijë frangash për informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit./Telegrafi/

  • Raportohet se militantja e VV’së është emëruar shefe e stafit të presidentes, u pa sot me të në homazhe

    Raportohet se militantja e VV’së është emëruar shefe e stafit të presidentes, u pa sot me të në homazhe

    Raportohet se militantja e VV’së është emëruar shefe e stafit të presidentes, u pa sot me të në homazhe

    Presidentja e sapozgjedhur, Justina Shiroka-Pula, sot e ka emëruar shefe të stafit Berita Abazin, ish-shefen e stafit të Albulena Haxhiut, njëherësh asambliste e Vetëvendosjes në Prishtinë.

    Ndërsa zëvendësshefe të stafit e ka emëruar Donika Kavajën. Kavaja ka qenë bashkëpunëtore e Presidentës në Akademi. Por, ajo do të jetë një shkallë më poshtë se sa Abazi.

    Shefen e stafit, aktivisten e Vetëvendosjes Berita Abazin, presidentja Shiroka-Pula e ka autorizuar që t’i emërojë edhe nëpunësit e tjerë të kabinetit, si asistentët etj.

    Berita Abazi po ashtu e ka shoqëruar sot presidenten në homazhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

    Nga nesër, kabinetit të Shiroka-Pulës, siç raporton Nacionale do t’i bashkohet edhe Bekim Kupina (ish-këshilltar i Vjosa Osmanit), tani sërish si këshilltar për media i Shiroka-Pulës.

    Kupina është bashkëshorti i këshilltares për media të Albulena Haxhiut, Vlora Konushevcit, e cila njëherësh ka edhe lidhje familjare me Haxhiun.

    The post Raportohet se militantja e VV’së është emëruar shefe e stafit të presidentes, u pa sot me të në homazhe appeared first on Insajderi.

  • Abdixhiku: Ligji për Specialen nuk prodhon efektin juridik që iu premtua qytetarëve

    Abdixhiku: Ligji për Specialen nuk prodhon efektin juridik që iu premtua qytetarëve

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me zhvillimet pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se qytetarëve u janë dhënë premtime që nuk mund të realizohen përmes një ligji vendor.

    Abdixhiku, përmes një reagimi të publikuar të enjten, ka thënë se kanë kaluar më pak se 48 orë nga miratimi i ndryshimeve dhe se, sipas tij, tashmë po dëshmohet se nisma nuk prodhon efektin juridik që u është premtuar qytetarëve.

    “Ende pa u mbushur 48 orë, qenkan habitur që ligji nuk prodhon efektin juridik që ju premtuan. Që e gjithë kjo nismë e ide ishte veç një mashtrim me emocionet e një populli të lënduar”, ka shkruar Abdixhiku.

    Ai ka akuzuar kundërshtarët politikë se e kanë përdorur çështjen e Dhomave të Specializuara për përfitime politike dhe ka pretenduar se LDK-ja kishte paralajmëruar me kohë për pasojat juridike të kësaj nisme.

    “PO, JU KANË MASHTRUAR! DHE PO, UA KEMI THËNË!”, ka shkruar ai.

    Sipas Abdixhikut, LDK-ja kishte shprehur qëndrimin e saj në Kuvend më 5 tetor, një ditë para miratimit të ndryshimeve ligjore.

    Në qëndrimin zyrtar të LDK-së, të cilin Abdixhiku e ka ripublikuar, thuhet se partia e tij e konsideron luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “të shenjtë”, por se çdo veprim institucional duhet të jetë në përputhje me drejtësinë, të drejtat e të akuzuarve dhe interesin e Kosovës.

    LDK-ja kishte theksuar se një votim në Kuvend nuk mund të zhbëjë një aktgjykim dhe as të zëvendësojë betejën juridike.

    “Dhomat e Specializuara mbështeten në një kornizë kushtetuese dhe në detyrime ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk i shfuqizon këto detyrime dhe nuk mund ta anashkalojë Kushtetutën”, thuhet në qëndrimin e LDK-së.

    Partia kishte paralajmëruar gjithashtu se miratimi i ndryshimeve në Kuvend nuk garanton automatikisht zbatimin e tyre apo rezultatin që u është premtuar qytetarëve.

    “Nëse dispozitat shpallen antikushtetuese, ato mund të shfuqizohen. Kjo nismë, rrjedhimisht, mund të mos prodhojë efektin juridik që pretendohet, ndërkohë që pasojat e saj politike dhe ndërkombëtare mund t’i mbeten Kosovës”, thuhej në qëndrimin e LDK-së të 5 tetorit.

    Në këtë kuadër, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja kishte refuzuar të bëhej pjesë e nismës, duke e arsyetuar këtë me rreziqet juridike, politike dhe ndërkombëtare që, sipas saj, ajo bart.

    “Ne nuk e mashtrojmë popullin me iniciativa që nuk prodhojnë efektin juridik që u premtohet qytetarëve. Nuk ushqejmë shpresa të rreme dhe nuk i përdorim dhimbjen e ndjenjat e njerëzve për përfitime politike”, thuhej në qëndrimin e LDK-së.

    Reagimi i Abdixhikut vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian ka deklaruar se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.

    Zëdhënësi i BE-së, Christian Wigand, ka kërkuar nga Kosova që të respektojë mandatin dhe pavarësinë e Dhomave të Specializuara, duke theksuar rëndësinë e llogaridhënies, drejtësisë për viktimat dhe mbrojtjes së dëshmitarëve./Telegrafi.

  • Befason ylli i Interit: E kemi objektiv Ligën e Kampionëve

    Befason ylli i Interit: E kemi objektiv Ligën e Kampionëve

    Interi e ka si objektiv kryesor triumfin në Ligën e Kampionëve dhe pavarësisht humbjes në ndeshjen hapëse ndaj Real Madridit, paraqitja në “Santiago Bernabeu” dëshmoi se zikaltërit janë pretendentë seriozë për trofeun.

    Kështu ka deklaruar mesfushori Piotr Zielinski, teksa Interi po përgatitet për rikthimin në Serie A me ndeshjen ndaj Parmës të shtunën, pas përfundimit të pushimit ndërkombëtar.

    Skuadra e drejtuar nga Christian Chivu ka grumbulluar 13 pikë në kampionat, duke i fituar katër ndeshjet e para, përpara se të barazonte me Romën në ndeshjen e fundit. Roma aktualisht kryeson tabelën falë golaverazhit.

    Në Ligën e Kampionëve, Interi e nisi fazën e ligës me humbje 2-1 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, ku për madrilenët shënuan Kylian Mbappe dhe Federico Valverde.

    Megjithatë, Interi zhvilloi një paraqitje të fortë dhe statistikisht ishte superior në disa aspekte. Zikaltërit patën 21 goditje ndaj 16 të Real Madridit, 57 prekje në zonën kundërshtare ndaj 38 dhe 53 hyrje në një të tretën e fundit të fushës, krahasuar me 27 të madrilenëve.

    Interi do të përballet me Club Bruggen më 13 tetor në ndeshjen e radhës të Ligës së Kampionëve, ndërsa Zielinski beson se skuadra duhet të synojë hapin e radhës në Evropë.

    “Sigurisht, është ëndrra jonë ta fitojmë Ligën e Kampionëve dhe do të japim gjithçka, pastaj do të shohim se si do të shkojë”.

    “Jo të gjithë mund të shkojnë në ‘Bernabeu’ dhe ta dominojnë ndeshjen ashtu siç bëmë ne, duke mbajtur posedimin dhe duke krijuar raste”.

    “Fatkeqësisht, e humbëm ndeshjen, por ajo na tregoi se jemi të fortë dhe këtë e dëshmuam në Madrid”, ka shtuar polaku./Telegrafi/

  • Ronaldo i thur lavde Messit, komenti merr 2 milionë pëlqime

    Ronaldo i thur lavde Messit, komenti merr 2 milionë pëlqime

    Ronaldo i thur lavde Messit, komenti merr 2 milionë pëlqime

    Cristiano Ronaldo ka surprizuar tifozët e futbollit me një mesazh publik drejtuar Lionel Messit, duke i shprehur respektin për karrierën dhe kontributin e tij me kombëtaren e Argjentinës.

    Ylli portugez komentoi të mërkurën në një postim të Messit në Instagram, duke i kushtuar disa fjalë rivalit të tij të madh ndër vite.

    “Leo, shumë vite duke mbrojtur vendin tënd dhe një trashëgimi që do të zgjasë përgjithmonë. Ke gjithë respektin tim për atë që ke arritur me Argjentinën. Të uroj më të mirat”, shkroi Ronaldo.

    Komenti i tij mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke grumbulluar rreth 2 milionë pëlqime dhe mijëra reagime nga tifozët.

    Ronaldo dhe Messi kanë qenë për më shumë se një dekadë protagonistë të një prej rivaliteteve më të mëdha në historinë e futbollit, ndërsa mesazhi i fundit u interpretua si një tjetër shfaqje e respektit të ndërsjellë mes dy yjeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ronaldo i thur lavde Messit, komenti merr 2 milionë pëlqime appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Për 24 orë bie “shpresa” për Shiroka-Pulën? Në krye të stafit emërohet militantja e LVV-së

    Për 24 orë bie “shpresa” për Shiroka-Pulën? Në krye të stafit emërohet militantja e LVV-së

    Për 24 orë bie “shpresa” për Shiroka-Pulën? Në krye të stafit emërohet militantja e LVV-së

    Presidentja e sapozgjedhur, Justina Shiroka-Pula, sot e ka emëruar shefe të stafit Berita Abazin, ish-shefen e stafit të Albulena Haxhiut, njëherësh asambliste e Vetëvendosjes në Prishtinë. Ndërsa zëvendësshefe të stafit e ka emëruar Donika Kavajën. Kavaja ka qenë bashkëpunëtore e Presidentës në Akademi. Por, ajo do të jetë një shkallë më poshtë se sa Abazi.

    Shefen e stafit, aktivisten e Vetëvendosjes Berita Abazin, presidentja Shiroka-Pula e ka autorizuar që t’i emërojë edhe nëpunësit e tjerë të kabinetit, si asistentët etj.

    Nga nesër, kabinetit të Shiroka-Pulës, siç mësohet nga burime të afërta me ekipin e Albulena Haxhiut, do t’i bashkohet edhe Bekim Kupina (ish-këshilltar i Vjosa Osmanit), tani sërish si këshilltar për media i Shiroka-Pulës.

    Kupina është bashkëshorti i këshilltares për media të Albulena Haxhiut, Vlora Konushevcit, e cila njëherësh ka edhe lidhje familjare me Haxhiun.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Për 24 orë bie “shpresa” për Shiroka-Pulën? Në krye të stafit emërohet militantja e LVV-së appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Abdixhiku për ndryshimin e ligjit: Po, ju kanë mashtruar – dhe po, ua kemi thënë

    Abdixhiku për ndryshimin e ligjit: Po, ju kanë mashtruar – dhe po, ua kemi thënë

    Abdixhiku për ndryshimin e ligjit: Po, ju kanë mashtruar – dhe po, ua kemi thënë

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me zhvillimet pas miratimit të nismës për ndryshimin e ligjit që lidhet me Dhomat e Specializuara.

    Abdixhiku ka thënë se kanë kaluar më pak se 48 orë dhe, sipas tij, tashmë është dëshmuar se nisma nuk prodhon efektin juridik që u është premtuar qytetarëve.

    “Ende pa u mbushur 48 orë, qenkan habitur që ligji nuk prodhon efektin juridik që ju premtuan. Që e gjithë kjo nismë e ide ishte veç një mashtrim me emocionet e një populli të lënduar”.

    Ai ka kritikuar edhe ata që, sipas tij, më herët e kanë sulmuar LDK-në për qëndrimin e saj ndaj kësaj nisme.

    “Do ta kishit kuptuar me kohë, sikur në vend të vërsuljes ndaj LDK-së dhe shpalljes së saj si kundërshtare të UÇK-së, të dëgjonit çfarë po thonim”, ka deklaruar ai.

    Abdixhiku ka publikuar edhe qëndrimin zyrtar të LDK-së të mbajtur më 5 tetor në Kuvendin e Kosovës, ku partia kishte paralajmëruar se ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk do të mund të shfuqizonte detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare të Kosovës.

    Sipas LDK-së, edhe nëse ndryshimet miratohen në Kuvend, ato mund të mos prodhojnë efektin juridik të pretenduar, ndërsa mund të kenë pasoja politike dhe ndërkombëtare për Kosovën.

    “Ne nuk e mashtrojmë popullin me iniciativa që nuk prodhojnë efektin juridik që u premtohet qytetarëve. Nuk ushqejmë shpresa të rreme dhe nuk i përdorim dhimbjen e ndjenjat e njerëzve për përfitime politike”, thuhej në qëndrimin e LDK-së më 5 tetor.

    The post Abdixhiku për ndryshimin e ligjit: Po, ju kanë mashtruar – dhe po, ua kemi thënë appeared first on Insajderi.

  • Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar ndërkombëtarisht

    Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar ndërkombëtarisht

    Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimi u realizua të enjten përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.

    Personi ishte arrestuar më herët nga autoritetet gjermane, pasi ndaj tij ishte lëshuar letërreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it. Ai kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.

    Policia bëri të ditur se procedura e ekstradimit është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe falë bashkëpunimit ndërinstitucional mes Kosovës dhe Gjermanisë.

    Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore ndaj tij.

    Burimi: RTKLive

  • Abdixhiku: Ligji për Specialen nuk prodhon efektin juridik që u premtua, ju kanë mashtruar

    Abdixhiku: Ligji për Specialen nuk prodhon efektin juridik që u premtua, ju kanë mashtruar

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se qytetarëve u është premtuar një efekt juridik që, sipas tij, ligji nuk mund ta prodhojë.

    Ai ka thënë se LDK-ja i kishte paralajmëruar këto zhvillime më 5 tetor në Kuvend, por se në vend të dëgjimit të argumenteve të saj, partia ishte sulmuar dhe akuzuar si kundërshtare e UÇK-së.

    “Ende pa u mbushur 48 orë, qenkan habitur që ligji nuk prodhon efektin juridik që ju premtuan. Që e gjithë kjo nismë e ide ishte veç një mashtrim me emocionet e një populli të lënduar.

    PO, JU KANË MASHTRUAR!
    DHE PO, UA KEMI THËNË!

    Do ta kishit kuptuar me kohë, sikur në vend të vërsuljes ndaj LDK-së dhe shpalljes së saj si kundërshtare të UÇK-së, të dëgjonit çfarë po thonim. Por kur beteja e vogël partiake bëhet më e rëndësishme se përpjekja kombëtare, kur hileqarët marrin zë e tregtarët e mendimit drejtojnë gishtin, kur askush s’guxon të thotë se “mbreti është lakuriq”, atëherë më e lehta është t’i vërsulesh arsyes – mes tradhtarëve që s’janë dhe patriotëve që shtiren.
    E pastaj nuk kalojnë as 48 orë dhe perdet bien. Zhurma mbetet veç jehonë, e vërteta s’lëkundet; por një popull mbetet i mashtruar!”, ka shkruar ai.

    Abdixhiku ka rikthyer qëndrimin zyrtar të LDK-së, sipas të cilit ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk mund të anashkalojë Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës, ndërsa një votim në Kuvend nuk mund të zhbëjë një aktgjykim.

    Burimi: Dukagjini

  • Mbesat e Engjëllusha Salihut po “shkrihen” pas djalit të saj

    Mbesat e Engjëllusha Salihut po “shkrihen” pas djalit të saj

    Mbesat e Engjëllusha Salihut po “shkrihen” pas djalit të saj

    Këngëtarja e njohur, Engjëllusha Salihu, pak javë më parë u bë nënë për herë të parë.

    Që prej ardhjes në jetë të vogëlushit, ajo ka ndarë herë pas here momente të veçanta nga përditshmëria e saj si nënë.

    Së fundmi, Engjëllusha ka publikuar një fotografi ku shihen mbesat e saj, vajzat e motrës, teksa mbajnë në krahë djalin e saj.

    Nga fotografia duket qartë se vogëlushi ka marrë gjithë vëmendjen e tyre, teksa ato shfaqen të lumtura pranë tij./Klankosova.tv