Category: Lajme

  • Celine Dion rrëzohet në skenë gjatë koncertit në Francë

    Celine Dion rrëzohet në skenë gjatë koncertit në Francë

    Celine Dion rrëzohet në skenë gjatë koncertit në Francë

    Celine Dion ka kaluar një moment të sikletshëm gjatë koncertit të saj në Nanterre të Francës, ku humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në skenë gjatë performancës.

    Incidenti ndodhi të mërkurën mbrëma, teksa këngëtarja po performonte në kuadër të serisë së koncerteve “Celine Dion Paris 2026–2027”. Ajo po kërcente mbi njërën këmbë kur humbi ekuilibrin dhe përfundoi ulur në skenë.

    Megjithatë, Dion u ngrit menjëherë, u bëri fansave shenjën “OK” dhe vazhdoi performancën pa ndërprerje. Sipas raportimeve, këngëtarja nuk pësoi ndonjë dëmtim serioz.

    Rikthimi i saj në skenë në Paris është veçanërisht i rëndësishëm, pasi bëhet fjalë për performancat e para pas disa vitesh larg skenës, për shkak të sindromës së personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik.

    Pavarësisht rrëzimit, Dion tregoi qetësi dhe profesionalizëm, duke vazhduar koncertin para publikut.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Celine Dion rrëzohet në skenë gjatë koncertit në Francë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekstradohet një person nga Gjermania për në Kosovë

    Ekstradohet një person nga Gjermania për në Kosovë

    Ekstradohet një person nga Gjermania për në Kosovë

    Policia e Kosovës sot ka bërë ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Gjermania për në Kosovë.

    I dyshuari ishte  arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “vjedhja e rëndë”.

    “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe  bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre të Gjermanisë. I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.

    The post Ekstradohet një person nga Gjermania për në Kosovë appeared first on Insajderi.

  • Fetoshi ngre alarmin për konsulentët e Trumpit në Republika Srpska

    Fetoshi ngre alarmin për konsulentët e Trumpit në Republika Srpska

    Drejtori i Institutit OCTOPUS, Arben Fetoshi ka vlerësuar se angazhimi i konsulentëve amerikanë me lidhje me presidentin Donald Trump nga Republika Srpska duhet parë si pjesë e operacioneve hibride të ndikimit në Ballkanin Perëndimor.

    Në një analizë, Fetoshi i është referuar angazhimit të Chris LaCivita dhe James Blair në shërbim të autoriteteve të Republikës Srpska, duke ngritur shqetësime për ndikimin që një angazhim i tillë mund të ketë në perceptimin e politikës amerikane ndaj rajonit. Raportimet amerikane kanë bërë të ditur se dy konsulentët kanë këshilluar autoritetet e Republikës Srpska para zgjedhjeve dhe janë paguar me qindra mijëra dollarë.

    Sipas drejtorit të OCTOPUS, megjithatë, çështja nuk duhet të kufizohet vetëm te ekzistenca e një konflikti interesi, por edhe te mënyra se si lidhjet me figura të afërta me administratën amerikane mund të përdoren për të krijuar perceptimin e mbështetjes së SHBA-së për agjendat politike të Republikës Srpska.

    Shkrimi i plotë i Fetoshit:

    DREDHIA SERBE ME KONSULENTËT E TRUMPIT
    Në një rajon ku shtete dhe aktorë politikë angazhohen hapur për ta minuar orientimin dhe arkitekturën e sigurisë, kontratat lobuese, e sidomos konsulenca nga figura të lidhura me Presidentin Trump, janë elementë strategjikë që shfrytëzohen për operacione hibride të ndikimit.

    Angazhimi i Chris LaCivita dhe James Blair në shërbim të Republikës Serbe të Bosnjë-Hercegovinës ka nxitur shqetësime lidhur me ndikimin e mundshëm në politikën amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor. Presidenti Trump ka deklaruar se ata janë këshilltarë të jashtëm dhe “nuk ka parë konflikt interesi” (Reuters, 07.10.2026), mirëpo aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka ngritur akuza se angazhimi i tyre po i shërben agjendës destabilizuese të Rusisë dhe figurave të afërta me Putinin (Dukagjini, 08.10.2026).
    Në një postim në X, ajo i ka prezantuar në një skemë si “lidhje të Dodikut në SHBA dhe rrjetin e Moskës”, duke specifikuar Aleksandër Vulinin, Aleksandër Vuçiqin dhe Sergei Lavrovin. Ndonëse pretendimet për një operacion të koordinuar rus mbetet të verifikohen, debati ka nxjerrë në pah të vërtetën e instrumentalizimit të konsulencës së kontraktuar për të krijuar përshtypjen e “mbështetjes nga administrata amerikane”.

    Sa më shumë mjegull në raportin ndërmjet angazhimit privat të konsulentëve dhe qëndrimit zyrtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aq më shumë ndikim dhe manipulim të përceptimit publik, në funksion të normalizimit dhe legjitimimit të agjendës revizioniste të Serbisë dhe Republikës Serbe.

    Pra, çështja s’duhet të kufizohet nëse ekziston apo jo konflikt interesi, por nëse kontraktimi mund të përdoret në funksion të manipulimit për ndryshimin e qëndrimit amerikan lidhur me Ballkanin Perëndimor. Promovimi i afërsisë së Dodikut me SHBA-të nuk i shërben vetëm përmirësimit të imazhit ndërkombëtar, por edhe një narrative mashtruese, sipas të cilës, qëllimet e tij politike nuk bien ndesh me interesat amerikane.

    Për këtë arsye, Kokalari e ka nisur reagimin me deklaratën e një anëtari nga ekipi i LaCivitas për gazetaren Kellie Meyer se “Republika Serbe mbështet konservatorët dhe qasjen ‘America First’”, duke e quajtur gënjeshtër. Prandaj, vazhdon ajo, lidhjet e këtyre figurave me rrjetin socialist dhe komunist SOVINTERN, për të cilin thotë se është themeluar në Moskë në prill 2026, janë në kundërshtim me vlerat e konservatorëve amerikanë.
    Sido që të jetë e vërteta, afërisa me SHBA-të në Ballkan përbën një burim të rëndësishëm kredibiliteti dhe pikërisht kjo e shpjegon dredhinë serbe për “pastrimin e legjitimitetit”. Të njëjtën metodë përdori edhe Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së (23.09.2026), duke e “akuzuar” Presidentin Clinton për “padrejtësi” ndaj Serbisë dhe duke i bërë lajka Presidentit Trump si shpresë për “korrigjimin” e saj.

    Pra, “viktimizimi i përhershëm” është platforma serbe që kamuflon operacionet hibride të politikës revizioniste. Në këtë pikë ajo bëhet bashkë me interesat ruse, për ta dobësuar orientimin dhe strukturat perëndimore të Ballkanit dhe për ta legjitimuar projektin ekspansionit të “Botës Serbe”.

    Prandaj, angazhimi i konsulentëve amerikanë nga Republika Serbe meriton vëmendje të veçantë në analizën e kërcënimeve hibride.

    Burimi: Dukagjini

  • Miftaraj kritikon procesin për presidenten: Janë bërë lojëra për interesa personale (VIDEO)

    Miftaraj kritikon procesin për presidenten: Janë bërë lojëra për interesa personale (VIDEO)

    Miftaraj kritikon procesin për presidenten: Janë bërë lojëra për interesa personale (VIDEO)

    Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka kritikuar mënyrën se si është zhvilluar procesi për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës.

    Duke folur në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Miftaraj e ka cilësuar këtë proces si jo serioz dhe jo dinjitoz.

    Ai ka kritikuar edhe partinë që, sipas tij, ka pasur më së shumti vota dhe në njëfarë mënyre ka pasur në dorë procesin e zgjedhjes së presidentit.

    “Një shtet joserioz. Partia që ka pasur vota më së shumti, që ka pasur në njëfarë mënyre në dorë zgjedhjen e presidentit, ka treguar se është në gjendje me bë lojëra edhe në procese kaq të rëndësishme, për interesa dhe ego personale të dikujt”, u shpreh Miftaraj./Klankosova.tv

  • Aksident tragjik në Aigle të Zvicrës, 33-vjeçari humb jetën pasi përplaset me mbrojtësen e rrugës

    Aksident tragjik në Aigle të Zvicrës, 33-vjeçari humb jetën pasi përplaset me mbrojtësen e rrugës


    Një 33-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë me motor të mërkurën në Aigle, në kantonin Vaud.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 14:10 në Route des Ormonts, në drejtim të Le Sépey. Për arsye ende të paqarta, motoçiklisti humbi kontrollin mbi mjetin, u rrëzua dhe u përplas me mbrojtësen anësore të rrugës.

    Ai pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me helikopter në spitalin CHUV në Lozanë. Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, 33-vjeçari ndërroi jetë nga plagët e marra, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

    Viktima ishte shtetas zviceran dhe banonte në rajon.

    Prokuroria e Vaud-it ka hapur procedurë penale, ndërsa specialistët e njësisë së trafikut të policisë kantonale po hetojnë rrethanat e sakta të aksidentit. Në vendngjarje u angazhuan policia, ekipet e shpëtimit dhe një helikopter i Rega-s./Telegrafi/

  • Përforcim i madh për Mourinhon, rikthimi që ndryshon planet e Real Madridit

    Përforcim i madh për Mourinhon, rikthimi që ndryshon planet e Real Madridit

    Real Madridi nuk planifikon ta largojë Rodrygon gjatë afatit kalimtar të janarit dhe llogarit që braziliani të jetë një “përforcim” i rëndësishëm për Jose Mourinhon në pjesën e dytë të sezonit.

    Sulmuesi 25-vjeçar vazhdon rikuperimin pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar anterior dhe dëmtimit të meniskut të jashtëm në gjurin e djathtë.

    Rodrygo iu nënshtrua operacionit më 10 mars 2026 dhe që atëherë ka qenë jashtë fushave, duke ndjekur një program të veçantë rehabilitimi.

    Sipas Fabrizio Romanos, brenda Real Madridit ekziston optimizëm se Rodrygo mund të jetë në dispozicion të Mourinhos mes dhjetorit dhe janarit.

    Megjithatë, klubi nuk dëshiron të nxitojë me rikthimin e tij, pasi bëhet fjalë për një dëmtim serioz dhe prioritet mbetet rikuperimi i plotë fizik.

    Rikthimi i brazilianit pritet të ndikojë edhe në planet e Real Madridit në tregun e transferimeve.

    Pavarësisht interesimit të Arsenalit, Rodrygo nuk pritet të largohet në janar dhe klubi spanjoll dëshiron ta mbajë atë në skuadër.

    Çdo mundësi për një transferim të tij është shtyrë të paktën deri në verën e vitit 2027.

    Për Mourinhon, rikthimi i Rodrygos do të ishte një përforcim i rëndësishëm në repartin ofensiv, pa pasur nevojë që klubi të investojë domosdoshmërisht për një tjetër sulmues në afatin kalimtar të dimrit.

    Rodrygo ka kontratë me Real Madridin deri më 30 qershor 2028, ndërsa vlera e tij e tregut vlerësohet në rreth 45 milionë euro.

    Nëse rikuperimi vazhdon sipas planit, braziliani mund të rikthehet në fund të vitit 2026 ose në fillim të vitit 2027, duke u bërë kështu një alternativë e re për Mourinhon në pjesën vendimtare të sezonit. /Telegrafi/

  • Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për “vjedhje të rëndë”

    Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për “vjedhje të rëndë”

    Një shtetas i kosovës, i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar për veprën penale “vjedhja e rëndë”, është ekstraduar të enjten nga Gjermania në Kosovë.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ekstradimi është realizuar më 8 tetor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë.

    I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

    Sipas Policisë, ekstradimi është realizuar në bazë të ligjeve në fuqi dhe falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë.

    Pas ekstradimit, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

    Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe gjurmimit dhe arrestimit të personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit./Telegrafi/

  • Ceferin kandidon edhe për një mandat në krye të UEFA-s

    Ceferin kandidon edhe për një mandat në krye të UEFA-s

    Ceferin kandidon edhe për një mandat në krye të UEFA-s

    Aleksander Ceferin do të kandidojë për një mandat të katërt si president i UEFA-s.

    Slloveni, i cili u zgjodh për herë të parë në vitin 2016, ua konfirmoi vendimin drejtuesve të federatave kombëtare.

    Ceferin do të synojë të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2031, nëse rizgjidhet në kongresin e vitit të ardhshëm në Astana.

    Ai më herët kishte deklaruar se nuk do të rikandidohej pas përfundimit të mandatit të tretë në vitin 2027.

    Vendimi vjen në një periudhë tensioni mes UEFA-s dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

    UEFA po kërkon gjithashtu një kandidat alternativ për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të FIFA-s.

  • Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

    Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

    Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

    Një shtetas kosovar i kërkuar me letërreshtim ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë.

    Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet relevante dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar sot ekstradimin e tij.

    Sipas Policisë, personi ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, nën dyshimin për veprën penale “vjedhja e rëndë”.

    Bëhet e ditur se ekstradimi është realizuar në bazë të ligjeve në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë.

    Pas ekstradimit, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore, transmeton Klankosova.tv.

  • Haradinaj: Gjermania ka dhënë mbështetje të madhe për shtetndërtimin e Kosovës

    Haradinaj: Gjermania ka dhënë mbështetje të madhe për shtetndërtimin e Kosovës

    Haradinaj: Gjermania ka dhënë mbështetje të madhe për shtetndërtimin e Kosovës

    Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

    Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka shkëmbyer mendime lidhur me zhvillimet aktuale në vend dhe thellimin e partneritetit mes Kosovës dhe Gjermanisë.

    “36 vjet më parë, Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribouar për paqe dhe stabilitet në botë”, ka shkruar Haradinaj.

    Ai ka vlerësuar mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën, duke theksuar se shteti gjerman ka kontribuar në procesin e shtetndërtimit të vendit.

    “Gjermania ka dhënë mbështetje shumë të madhe për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe për këtë, populli ynë do të jetë përgjithmonë mirënjohës”, ka deklaruar Haradinaj.