Category: Lajme

  • Ushtarakët e FSK-së triumfojnë në “Cambrian Patrol 2026”, marrin medaljen e artë

    Ushtarakët e FSK-së triumfojnë në “Cambrian Patrol 2026”, marrin medaljen e artë

    Ushtarakët e FSK-së triumfojnë në “Cambrian Patrol 2026”, marrin medaljen e artë

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas medaljes së artë të fituar nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në garën prestigjioze “Cambrian Patrol 2026”, në mesin e 120 ekipeve pjesëmarrëse në Mbretërinë e Bashkuar.

    Maqedonci e ka vlerësuar këtë sukses si dëshmi të profesionalizmit, disiplinës dhe përgatitjes së lartë të pjesëtarëve të FSK-së.

    Në kuadër të një ceremonie të veçantë ushtarake në Londër, pjesëtarët e FSK-së kanë ngritur flamurin e Republikës së Kosovës mbi ndërtesën e Ambasadës së Kosovës, nën mikpritjen e ambasadorit Ilir Kapiti.

    Ministri i Mbrojtjes ka theksuar se kjo arritje është pjesë e zhvillimit të vazhdueshëm të FSK-së dhe dëshmi e përkushtimit të pjesëtarëve të saj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ushtarakët e FSK-së triumfojnë në “Cambrian Patrol 2026”, marrin medaljen e artë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Aksident në magjistralen Prishtinë–Pejë, s’dihet nëse ka të lënduar

    Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë–Pejë.

    Nga pamjet e siguruara në vendin e ngjarjes shihet se policia ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.

    Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

    Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare rreth këtij aksidenti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Aksident në magjistralen Prishtinë–Pejë, s’dihet nëse ka të lënduar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Babai i minatorit të bllokuar në Trepçë: “Një vit as rrogë s’ka marrë” – reagon Sindikata

    Babai i minatorit të bllokuar në Trepçë: “Një vit as rrogë s’ka marrë” – reagon Sindikata

    Babai i minatorit të bllokuar në Trepçë: “Një vit as rrogë s’ka marrë” – reagon Sindikata

    Babai i njërit prej minatorëve të bllokuar thellë nën tokë në Trepçë ka pritur me shqetësim të madh daljen e djalit të tij, për të cilin ka treguar se është minator prej gjashtë vitesh.

    Ai ka thënë se djali i tij prej një viti nuk ka marrë pagë, duke shprehur shqetësimin për situatën në të cilën ndodhen minatorët.

    Lidhur me këtë ka reaguar Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, e cila ka shprehur solidaritet me familjet e minatorëve.

    “Prindërit dhe familjet tona nuk e meritojnë këtë shqetësim. Ata kanë sakrifikuar gjithë jetën për ne dhe nuk u kemi borxh t’ua shtojmë edhe një barrë mërzie e frike”, thuhet në reagimin e sindikatës.

    Sindikata ka theksuar se pas çdo minatori që zbret në nëntokë qëndron një familje që pret me ankth kthimin e tij në shtëpi.

    “Prindërit tanë meritojnë të flenë të qetë, jo të jetojnë me frikën se çfarë mund t’i ndodhë djalit të tyre”, thuhet tutje në reagim.

    Sindikata ka kërkuar që minatorët të trajtohen me respekt dhe dinjitet, duke theksuar se pas tyre janë edhe familjet që po e përjetojnë këtë situatë me shqetësim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Babai i minatorit të bllokuar në Trepçë: “Një vit as rrogë s’ka marrë” – reagon Sindikata appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ronaldo dhe Georgina blejnë dy vila luksoze në një ishull privat të Detit të Kuq

    Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodríguez, kanë zgjeruar portofolin e tyre të pasurive të paluajtshme me dy vila luksoze në një prej destinacioneve më ekskluzive të Detit të Kuq.

    Çifti ka blerë dy rezidenca në kompleksin ekskluziv Nujuma, pjesë e një resorti Ritz-Carlton Reserve në Arabinë Saudite. Destinacioni ndodhet rreth 26 kilometra larg tokës dhe mund të arrihet vetëm me varkë ose hidroavion.

    Njëra prej vilave ka tri dhoma gjumi dhe është e përshtatshme për qëndrime me familjen, ndërsa tjetra ka dy dhoma gjumi dhe ofron më shumë privatësi për çiftin. Kompleksi përfshin vetëm 19 vila private, të rrethuara nga plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra të kristalta.

    Ronaldo dhe Georgina e kanë vizituar disa herë këtë destinacion, ndërsa sipas kompanisë zhvilluese, bukuria natyrore dhe privatësia e zonës kanë ndikuar në vendimin e tyre për të blerë pronat.

    “Deti i Kuq është një vend vërtet i jashtëzakonshëm. Që nga vizita jonë e parë, Georgina dhe unë ndjemë një lidhje me ishullin dhe bukurinë e tij natyrore. Është një vend ku ndihemi në paqe”, është shprehur Ronaldo.

    Me pronat e reja, çifti mund të kalojë kohë me familjen larg vëmendjes publike, në një prej projekteve më ekskluzive turistike të rajonit.

    Sa i përket vlerës së vilave, raportimet në media flasin për një shumë prej rreth 10 milionë eurosh për të dyja, ndërsa çmimi i saktë i blerjes nuk është bërë publik zyrtarisht.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ronaldo dhe Georgina blejnë dy vila luksoze në një ishull privat të Detit të Kuq appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Lirohet 33-vjeçarja që po vuante dënimin me foshnjën 4-muajshe

    Lirohet 33-vjeçarja që po vuante dënimin me foshnjën 4-muajshe

    Lirohet 33-vjeçarja që po vuante dënimin me foshnjën 4-muajshe

    Pas monitorimit të kryer një ditë më parë nga Avokati i Popullit, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pezulluar masën e dënimit me burgim ndaj 33-vjeçares G.Gj., e cila ndodhej në IEVP Pojskë së bashku me foshnjën e saj 4-muajshe.

    Këtë të enjte, rreth orës 16:30, familjarët e 33-vjeçares janë paraqitur në IEVP Pojskë për ta marrë atë, pas vendimit të gjykatës.

    Në momentin e daljes nga institucioni i vuajtjes së dënimit, G.Gj. nuk ka pranuar të flasë për mediat.

    Ndërkohë, familjarët e saj, jashtë kamerave, kanë falënderuar gjykatën dhe mediat për trajtimin e rastit, si dhe për vëmendjen e treguar ndaj situatës së 33-vjeçares dhe foshnjës së saj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Lirohet 33-vjeçarja që po vuante dënimin me foshnjën 4-muajshe appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Asnjë rast i ri me ethet e Nilit Perëndimor këtë javë, deri më tani dhjetë viktima

    Asnjë rast i ri me ethet e Nilit Perëndimor këtë javë, deri më tani dhjetë viktima

    Javën e kaluar, nga 30 shtatori deri më 6 tetor, në Maqedoni nuk u raportuan raste të reja me ethet e Nilit Perëndimor, as nuk u regjistrua asnjë vdekje e re. Dy pacientë u liruan nga trajtimi spitalor, sipas raportit të fundit javor të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

    Që nga fillimi i vitit 2026, deri më 6 tetor, në vend janë regjistruar gjithsej 71 raste me ethet e Nilit Perëndimor, nga të cilat 66 janë konfirmuar dhe pesë janë të mundshme. Dhjetë pacientë kanë vdekur, të gjithë burra të moshës 62 deri në 83 vjeç. Të ndjerit janë nga Shkupi (9) dhe Kumanova (1); të gjithë të ndjerit janë shtruar në spital; sëmundjet bashkëshoqëruese janë regjistruar te nëntë të ndjerë.

    Nga gjithsej 69 pacientë të shtruar në spital me formën neuroinvazive të sëmundjes, 56 janë lëshuar nga spitali, tre janë ende duke u trajtuar. Kohëzgjatja mesatare e trajtimit spitalor për pacientët e lëshuar dhe të ndjerë është 15 ditë.

    Shumica e pacientëve, pra 63 persona, janë nga rajoni i Shkupit, tre raste janë regjistruar në Veles dhe zonën përreth, dy në Kavadar dhe zonën përreth, dhe nga një në Kumanovë, Shën Nikolë dhe Tetovë.

    Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 52 janë burra dhe 19 janë gra.

    Sipas ISHP-së, këtë vit është regjistruar një rritje e konsiderueshme e numrit të pacientëve krahasuar me vitet e kaluara./Telegrafi/

  • Idaho thyen rekordin botëror me 668 kilogramë patate të skuqura

    Idaho thyen rekordin botëror me 668 kilogramë patate të skuqura

    Idaho ka hyrë në librat e rekordeve Guinness me një porcion gjigant me rreth 668 kilogramë, patate të skuqura.

    Komisioni i Patateve të Idahos, në bashkëpunim me zinxhirin e restoranteve Spud Daddy, realizoi përpjekjen për rekord gjatë festivalit Boise Potato Days, të mbajtur të premten.

    Një ekip prej 50 kuzhinierësh përdori rreth 900 kilogramë patate të Idahos, të cilat u përpunuan dhe u skuqën në gjashtë fritezë, duke rezultuar në një porcion rekord prej rreth 668 kilogramësh.

    “Nëse do të mbani rekordin botëror për porcionin më të madh me patate të skuqura, ne mendojmë se ai i takon Idahos”, tha Jamey Higham, president dhe CEO i Komisionit të Patateve të Idahos.

    Ai shtoi se patatet e Idahos njihen për cilësinë e tyre dhe se ishte koha që rekordi të rikthehej në shtetin që e ka ndërtuar reputacionin e tij pikërisht mbi këtë produkt.

    Pas matjes zyrtare dhe konfirmimit të rekordit, patatet e skuqura iu shpërndanë pjesëmarrësve të festivalit, transmeton Telegrafi.

    Ngjarja u shndërrua kështu në një festë për industrinë e patates në Idaho, ndërsa një sasi prej qindra kilogramësh patate të skuqura përfundoi në tryezat e vizitorëve të festivalit. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Rudolph: Ngërçi institucional ka përfunduar, Gjermania partnere e Kosovës

    Rudolph: Ngërçi institucional ka përfunduar, Gjermania partnere e Kosovës

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka thënë se Gjermania dëshiron ta shohë Kosovën si partnere në Evropë dhe në Bashkimin Evropian, duke theksuar se pas zgjidhjes së ngërçit institucional, Kosova është në pozitë për ta ndjekur sërish në mënyrë aktive agjendën e saj evropiane.

    Në fjalimin e tij me rastin e pritjes për Ditën e Bashkimit Gjerman 2026, Rudolph tha se pret të punojë me presidenten e sapozgjedhur, Qeverinë dhe institucionet e Kosovës për avancimin e kësaj agjende.

    “Ngërçi institucional ka përfunduar. Pres me padurim të punoj me Presidenten e sapozgjedhur, Qeverinë dhe të gjitha institucionet në Kosovë për një agjendë që nuk ka ndryshuar që nga ardhja ime këtu një vit më parë: Gjermania dëshiron ta shohë Kosovën si partnere në Evropë. Si partnere në Bashkimin Evropian dhe institucionet e tij”, tha diplomati gjerman.

    Ai tha se e ka përjetuar nga afër se marrëdhënia mes dy vendeve tona është shumë më e thellë dhe më e afërt se gjithçka që mund të arrijë puna e një ambasade.

    “Duket se pothuajse çdo familje këtu ka lidhjet e veta personale me Gjermaninë. Kam kuptuar se, në të vërtetë, ne jemi familje. Dhe kjo ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme çdo ditë. Kjo më çon te pika ime e dytë, agjenda jonë politike: Ambiciet evropiane të Kosovës janë më të rëndësishme se kurrë. Pas zgjidhjes së krizës institucionale, pres me padurim të punojmë me energji të re si për bashkëpunimin tonë dypalësh, ashtu edhe për agjendën evropiane të Kosovës. Duke krijuar institucione të qëndrueshme, vendi tani e ka vendosur veten në një pozitë për ta ndjekur sërish në mënyrë aktive këtë agjendë”, tha ai.

    Duke shtuar se kjo nuk do të thotë se rruga përpara do të jetë gjithmonë e lehtë. “Ky proces do të kërkojë ende debate dhe vendime të vështira, si brenda vendit, ashtu edhe me të tjerët. Mund të shtoj se edhe përvoja e vendit tim është dëshmi për këtë. E megjithatë, dua t’ju inkurajoj fuqishëm që të vazhdoni ta ndiqni këtë synim ambicioz. E di se në Kosovë ka padurim për një proces që tashmë duket se po zgjat shumë. Dhe më besoni, edhe unë e ndaj këtë padurim. Por, në njëfarë kuptimi, synimi për integrimin e plotë të Kosovës në strukturat evropiane mund të jetë sot edhe më i rëndësishëm sesa ishte kur e nisët këtë rrugë”, tha ai.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, theksoi se peizazhi politik dhe i sigurisë në kontinentin tonë është në ndryshim në një mënyrë që nuk e kemi parë prej shumë vitesh.

    “Lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës ka hyrë në vitin e pestë. Vendi im dhe disa vende të tjera në Evropë kanë qenë cak i të ashtuquajturave sulme hibride. Në këtë drejtim, dua të falënderoj ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, për deklaratën e tij të qartë të solidaritetit pas sulmit të dështuar me dron në aeroportin e Lajpcigut këtë verë. Në këtë mjedis, Kosova tani jo vetëm që mundet, por edhe duhet të mos shikojë më nga vetja, por ta shohë integrimin e saj evropian si një kontribut aktiv për paqen dhe sigurinë në Evropë”, tha ai.

    Sipas tij, na duhet Kosova si partnere aktive. “Do të doja ta shihja Kosovën të bëjë një hap përpara dhe të sjellë në tryezë asetet e saj si një shtet i ri dhe i zhvilluar në Evropë. Në fillim të këtij viti, ju e ne festuam 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Gjatë këtyre 18 viteve, ju keni ndërtuar me sukses një shtet: me një demokraci dinamike, ku sundimi i ligjit dhe liria e shprehjes janë të garantuara, një shtet që ofron mbrojtje të veçantë për ata qytetarë të Republikës që u përkasin komuniteteve joshumicë dhe një shtet që po bëhet gjithnjë e më shumë ofrues i sigurisë në Evropë”, tha ai.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, beson se është koha që vendi të ndërtojë mbi këtë sukses.

    Diplomati gjerman tha se nga vizitat e tij në shkolla të mesme dhe universitete, ku ka takuar studentë të rinj, i kanë bërë përshtypje se sa shumë prej tyre e shohin të ardhmen e tyre personale në Evropë.

    “Dhe kjo është inkurajuese. Por besoj se ambicia e vendit mund të jetë edhe më e madhe: Unë i shoh të gjithë të rinjtë kosovarë si qytetarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Te ta shoh atë që na nevojitet në Evropë dhe atë për të cilën shpresoj: një Kosovë aktive për një Evropë të fortë dhe paqësore. Jam i lumtur që vendi tani është i gatshëm të ecë përpara. Gjermania do të vazhdojë me ju në këtë rrugë, si mike dhe partnere, ashtu siç ka bërë gjithmonë”, tha ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

    Burimi: RTKLive

  • Përlotet babai i njërit prej minatorëve që kishte mbetur i ngujuar mbrëmë (VIDEO)

    Përlotet babai i njërit prej minatorëve që kishte mbetur i ngujuar mbrëmë (VIDEO)

    Përlotet babai i njërit prej minatorëve që kishte mbetur i ngujuar mbrëmë (VIDEO)

    Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka publikuar një video të një prindi të përlotur të njërit prej minatorëve të Trepçës që ishin ngujuar mbrëmë në minierë.

    Sot Klan Kosova raportoi se të 63 minatorët janë nxjerrë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    “Po, jam i shqetësum. Djalin e kam mrena”, deklaroi mbrëmë babai i njërit prej 63 minatorëve në një video të publikuar nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës.

    Sindikata i bashkëngjiti videos edhe një reagim, duke thënë se “prindërit dhe familjet tona nuk e meritojnë këtë shqetësim”.

    “Ata kanë sakrifikuar gjithë jetën për ne dhe nuk u kemi borxh t’ua shtojmë edhe një barrë mërzie e frike”.

    Kjo sindikatë thekson më tutje se minatorët meritojnë të trajtohen më mirë dhe me dinjitet edhe për shkak të familjeve të tyre.

    “Ky është vetëm njëri prej shumë prindërve dhe familjarëve tanë që po e përjetojnë me dhimbje këtë situatë”.

    “Pas çdo minatori që zbret në nëntokë është një familje që pret me ankth kthimin e tij në shtëpi. Prindërit tanë meritojnë të flenë të qetë, jo të jetojnë me frikën se çfarë mund t’i ndodhë djalit të tyre”.

    “Ne meritojmë të trajtohemi më mirë, me respekt dhe me dinjitet, sepse pas nesh nuk janë vetëm minatorët, por edhe familjet tona që vuajnë bashkë me ne”.

  • Dyshohet se një person qarkulloi me armë në oborrin e një shkolle në Ferizaj, policia jep detaje

    Dyshohet se një person qarkulloi me armë në oborrin e një shkolle në Ferizaj, policia jep detaje

    Dyshohet se një person qarkulloi me armë në oborrin e një shkolle në Ferizaj, policia jep detaje

    Një person dyshohet se ka qarkulluar sot me armë zjarri në një shkollë fillore në Ferizaj.

    Sipas një video që po qarkullon në rrjetet sociale, i dyshuari shihet me armë zjarri në oborrin e një shkolle në Ferizaj teksa publikuesja e videos u bëri thirrje prindërve për kujdes ndaj fëmijëve të tyre.

    Klankosova.tv ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se njësitet përkatëse po e trajtojnë rastin.

    “Lidhur me videon e publikuar në rrjetet sociale, ku dyshohet se në një shkollë fillore në Ferizaj, një person shihet me armë, policia e Ferizajt është duke u trajtuar dhe se për informata të tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Veseli për klankosova.tv.