Category: Lajme

  • Zvicra renditet e para në botë për kushtet më të mira për kapitalizëm

    Zvicra renditet e para në botë për kushtet më të mira për kapitalizëm

    Zvicra është renditur në vendin e parë në botë për kushtet më të favorshme për kapitalizëm, sipas Global Capitalism Index, indeksit të ri të Universitetit të Virxhinias.

    Në renditjen e vitit 2025, Zvicra ka marrë 96.9 pikë nga 100, duke lënë pas Shtetet e Bashkuara me 95 pikë, Hong Kongun me 94.5, Kanadanë me 93.8 dhe Singaporin me 93.3 pikë. Në total janë vlerësuar 161 shtete, shkruan Waston, transmeton Telegrafi.

    Studimi nuk mat pasurinë apo performancën ekonomike të një vendi, por kushtet institucionale që mundësojnë funksionimin e tregjeve.

    Në vlerësim përfshihen të drejtat e pronësisë, konkurrenca, tregu i punës, sistemi bankar, tregjet e kapitalit, krijimi i bizneseve dhe qarkullimi i lirë i mallrave dhe kapitalit.

    Një nga avantazhet kryesore të Zvicrës është stabiliteti i sistemit bankar. Në këtë kategori, vendi ka shënuar rezultate veçanërisht të larta krahasuar me shtetet e tjera të Evropës Perëndimore.

    Sipas të dhënave të indeksit, Zvicra ishte në vendin e pestë në vitin 2009, ndërsa tani është ngjitur në krye të renditjes globale./Telegrafi/


  • Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit

    Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do ta sulmojnë Iranin para zgjedhjeve të mesme të Kongresit, të planifikuara për 3 nëntor.

    Në një mesazh në rrjetet sociale, ai tha se SHBA-ja po zhvillon “diskutime produktive” me Republikën Islamike të Iranit, ndërsa theksoi se Teherani ndodhet në gjendje të rëndë ekonomike dhe ushtarake.

    “Po zhvillojmë diskutime produktive me Republikën Islamike të Iranit”, shkroi 80-vjeçari.

    Lideri amerikan shtoi se, pavarësisht vazhdimit të bllokadës amerikane, nafta po qarkullon përmes Ngushticës së Hormuzit në nivele që ai i cilësoi rekord.

    Sipas Trumpit, vetëm gjatë natës së kaluar përmes ngushticës kanë kaluar 22 milionë fuçi naftë, ndërsa pretendoi se “asnjë fuçi” nuk ka ardhur nga Irani apo nuk ka shkuar drejt tij.

    “Ndërsa Irani është në gjendje shumë të keqe, si ekonomikisht, ashtu edhe ushtarakisht, dhe ndërsa bllokada do të mbetet plotësisht në fuqi, ne nuk do ta sulmojmë Iranin në asnjë moment para zgjedhjeve të mesme që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara më 3 nëntor”, deklaroi ai.

    Në fund të postimit, presidenti amerikan përsëriti qëndrimin e tij lidhur me programin bërthamor të Teheranit “Irani nuk do të ketë armë bërthamore!”

    Deklarata vjen në një kohë kur tensionet në dhe rreth Ngushticës së Hormuzit janë përshkallëzuar.

    Reuters raportoi të enjten se Irani ka kërcënuar me bllokimin e disa rrugëve të transportit të naftës përmes ngushticës, ndërsa SHBA-ja po shqyrton mundësinë e masave të mëtejshme ushtarake. /Telegrafi/

  • Ky gabim në larje mund t’i bëjë rrobat tuaja të mbajnë erë të lagësht

    Ky gabim në larje mund t’i bëjë rrobat tuaja të mbajnë erë të lagësht

    Ky gabim në larje mund t’i bëjë rrobat tuaja të mbajnë erë të lagësht

    Sa herë i keni nxjerrë rrobat nga lavatriçja pas larjes dhe, në vend të aromës së pritur të zbutësit të rrobave, keni dëgjuar një erë të keqe lagështie?

    Fajtori mund të jenë peshqirët tuaj dhe një gabim që keni bërë para larjes.

    Domethënë, ndoshta bën një gabim të thjeshtë me peshqirët dhe ai shkatërron erën e të gjitha rrobave që lau lavatriçja. A e mbani mend se çfarë hodhët në shportën e rrobave para se të fillonit të lanit. A ishin përzier peshqirë të lagur apo të lagësht? Nëse po, ja ku është fajtori juaj.

    Peshqirët e lagur që ndodhen përreth, qoftë në shportën e rrobave ose direkt në lavatriçe, janë një mjedis ideal për shumimin e mykut dhe kërpudhave. Kjo do të thotë që aroma e pakëndshme transferohet në çdo gjë tjetër në rrobat e larjes.

    Ndoshta keni bërë dush dhe keni hedhur një peshqir të lagur direkt në shportë, ose e keni përdorur për të pastruar një derdhje dhe e keni hedhur bashkë me pjesën tjetër të rrobave. Sidoqoftë, ai peshqir i lagur po e dëmton larjen tuaj, prandaj po kërkoni mënyra për të hequr aromat e mykut nga rrobat tuaja.

    Kur peshqirët e lagur qëndrojnë për më shumë se 24 deri në 48 orë, mund të rritet myku dhe kërpudha. Mund të mos i shihni sporet, por patjetër do ta nuhasni erën e keqe që lënë pas. Myku lulëzon në mjedise të errëta, të lagështa dhe me lagështirë. Kur fshihni një peshqir ose rroba të lagura në një shportë rrobash, po u jepni sporeve të mykut vendin e përsosur për të mbirë.

    Lagështia e bllokuar në fibrat e peshqirit nuk mund të dalë jashtë dhe kjo çon në një erë myku që përhapet në çdo gjë tjetër në shportën e rrobave. Kjo është arsyeja pse hedhja e rrobave të lagura në shportën e rrobave është një ide e keqe. Lajmi i mirë është se kjo mund të parandalohet duke ndjekur disa hapa të thjeshtë.

    Pasi të keni përdorur peshqirin, qoftë pas dushit apo për të pastruar ndonjë derdhje, lëreni të thahet plotësisht përpara se ta hidhni në shportë ose në lavatriçe bashkë me rrobat e ndyra.

    Ekspertja e pastrimit Julia Hunt ndau më parë një këshillë për heqjen e erës së mykut, nëse ndodh, dhe zgjidhja është vaji i pemës së çajit.

    The post Ky gabim në larje mund t’i bëjë rrobat tuaja të mbajnë erë të lagësht appeared first on Insajderi.

  • Një person gjendet i vdekur tek penda e fshatit Livoq

    Një person gjendet i vdekur tek penda e fshatit Livoq

    Një person gjendet i vdekur tek penda e fshatit Livoq

    Një person është gjetur pa shenja jete tek penda e fshatit Livoq në Gjilan.

    Valon Osmani, zëdhënës në policinë e Gjilanit, tha policia ka pranuar informacion se një person mashkull e vitit të lindjes 1951, është gjetur pa shenja jete tek penda e fshatit Livoq.

    Osmani tha se “njësitet relevante policore së bashku me njësitin e zjarrfikësve dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ku është nxjerrë trupi i pajetë. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

    “Hetues nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, rast i cili është cilësuar ‘’Hetim i vdekjes’’”, u shpreh Osmani.

    The post Një person gjendet i vdekur tek penda e fshatit Livoq appeared first on Insajderi.

  • Maduro akuzohet për komplot për torturë

    Maduro akuzohet për komplot për torturë

    Prokurorët në Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar ish-udhëheqësin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, për komplot për kryerjen e torturës.

    Akuzat e reja ndaj çiftit u bënë publike të enjten dhe i shtohen akuzave të ngritura më herët për trafikim droge dhe armësh, të cilat ata i kanë mohuar.

    Maduro, 63 vjeç, dhe Flores, 69 vjeç, ndodhen në paraburgim që nga janari në një qendër ndalimi në Bruklin, ku u dërguan pasi forcat amerikane i kapën gjatë një bastisjeje para agimit në kompleksin e tyre në kryeqytetin venezuelian, Karakas.

    Grupet për të drejtat e njeriut në Venezuelë dhe ish-të burgosur kanë denoncuar prej kohësh atë që e kanë përshkruar si “torturë sistematike” në burgjet venezueliane.

    Gjykimi për Maduron dhe Flores pritet të nisë në qershor të vitit 2027.

    Të dy po mbahen në një qendër ndalimi në Bruklin dhe pritet të qëndrojnë aty, pasi një gjykatës hodhi poshtë të enjten kërkesën e Floresit për t’u transferuar në arrest shtëpiak.

    Akuzat e reja lidhen me torturën e pretenduar ndaj shtetasve amerikanë që mbaheshin në Venezuelë gjatë kohës kur Maduro ishte në pushtet.

    Aktakuza e ndryshuar, e bërë publike të enjten, e akuzon çiftin ish-president për “forcimin e pushtetit të tyre”, duke udhëhequr “një sistem represioni që mbështetej në dhunën ndaj opozitës politike, ndalimet arbitrare dhe torturimin e të ndaluarve, përfshirë shtetas të Shteteve të Bashkuara”, raporton BBC.

    Burimi: RTKLive

  • Fatmir Limaj sonte në “Rubikon”, flet për Kosovën pas 16 shtatorit

    Fatmir Limaj sonte në “Rubikon”, flet për Kosovën pas 16 shtatorit

    Fatmir Limaj sonte në “Rubikon”, flet për Kosovën pas 16 shtatorit

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të jetë i ftuar sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

    Me të do të diskutohet lidhur me zhvillimet kryesore politike në vend dhe situatën në Kosovë pas 16 shtatorit.

    – Si e përjetoi dënimin e ish-bashkëluftëtarëve në Hagë?

    – Si e komenton përmendjen e emrit të tij gjatë leximit të aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së?

    – Cila është Kosova pas 16 shtatorit?

    – Çfarë pret nga ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara?

    – Çfarë do të rrezikonte Kosova sikur të shkonte në zgjedhje të reja?

    Këto dhe të tjera, sonte në 20:45, në Klan Kosova.

  •  Arrestohet në Tiranë një shtetas i Ukrainës, dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike

     Arrestohet në Tiranë një shtetas i Ukrainës, dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike

     Arrestohet në Tiranë një shtetas i Ukrainës, dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike

    I arrestuari dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një organizate kriminale.

    Një shtetas ukrainas është arrestuar në Tiranë sot më 8 tetor pas bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve shqiptare, amerikane dhe ukrainase.

    Anatolii Streletskyi u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Kiev. Ai dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një organizate kriminale.

    Arrestimi u bë pas shkëmbimit të informacionit mes strukturave të sigurisë dhe hetimit. Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për nisjen e procedurave të ekstradimit.

    Njoftimi i Ambasadës Amerikane:

    Bashkëpunimi në kohë reale përtej kufijve ndihmoi në ndalimin e një të dyshuari në kërkim në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

    Pas shkëmbimit të informacionit me Njësinë e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, Policia e Shtetit arrestoi shtetasin ukrainas Anatolii Streletskyi.

    Ai kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale.

    Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për të nisur procedurat e ekstradimit.

    Kështu vihet në jetë partneriteti ynë: duke shkëmbyer informacion, duke mbështetur autoritetet e zbatimit të ligjit dhe duke punuar së bashku për të luftuar krimin transnacional dhe për të garantuar sigurinë e komuniteteve tona.

    The post  Arrestohet në Tiranë një shtetas i Ukrainës, dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike appeared first on Insajderi.

  • Nushit të PSD-së “s’ia mbush syrin” Shiroka-Pula: Presidente që i konvenon Kurtit, erdhi përmes “ligjit farsë” të PDK-së

    Nushit të PSD-së “s’ia mbush syrin” Shiroka-Pula: Presidente që i konvenon Kurtit, erdhi përmes “ligjit farsë” të PDK-së

    Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente dhe miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Nushi ka thënë se këto zhvillime janë ato që PSD-ja, sipas tij, i kishte paralajmëruar gjatë fushatës, duke pretenduar se partitë opozitare do të tërhiqeshin nga qëndrimet e tyre.

    “Janë zhvillime të zorit. Atë që e kemi paralajmëruar në fushatë ndodhi. Ne kemi besuar që njëra nga partitë opozitare dorëzohet, në këtë rast u dorëzuan dyja. Fillimisht LDK-ja, ndonëse grupi brenda LDK-së rezistoi dhe pamundësoi që Kurtit t’i jepet një president që i konvenon”, ka deklaruar Nushi.

    Ai ka kritikuar PDK-në për ligjin për Specialen, duke e cilësuar atë si një “grackë” dhe “farsë” që, sipas tij, shërbeu për ta bërë kompromisin për zgjedhjen e presidentes të dukej i domosdoshëm.

    “Por, pas kësaj ishte PDK-ja, e cila e shpiku një ligj, i cili dita ditës që po kalon po del që është një farsë.

    I kemi lexuar nenet e atij ligji dhe të Kushtetutës që ndodhet në përballje shumë të qartë dhe të ashpër njëra me tjetrën…

    Kjo ishte vetëm një grackë, që njerëzve ma ua rritë shpresën për një ligj, në mënyrë që kompromisi për presidenten me u duk shumë i thjesht dhe i domosdoshëm”, ka thënë Nushi.

    Duke folur për presidenten e re, ai ka deklaruar se Justina Shiroka-Pula është figura që i nevojitej kryeministrit Albin Kurti

    “Është presidentja që i është dashtë Kurtit. Ka shumë deputetë e ministra të VV-së që kanë qenë më herët në PDK, ata s’janë më PDK. Ka shumë votues që kanë qenë PDK dhe lamë dal në VV dhe sot e shajnë PDK-në… Justina Shiroka-Pula pikërisht me mungesën e aktivitet politik afatgjatë, pikërisht është një presidente që i duhet Kurtit. Një presidente që painteresuar në përditshmërinë politikë”, ka thënë Nushi.

    Burimi: Dukagjini

  • Ronaldo nuk përmbahet ndaj moderatorit: Thuaji të ndalojë botoksin, duket si mollë

    Ronaldo nuk përmbahet ndaj moderatorit: Thuaji të ndalojë botoksin, duket si mollë

    Cristiano Ronaldo është përfshirë në një tjetër polemikë, këtë herë për shkak të një mesazhi privat që i dërgoi gazetarit dhe prezantuesit të njohur anglez, Piers Morgan.

    41-vjeçari është bërë sërish temë diskutimi pas largimit nga grumbullimi i Përfaqësueses së Portugalisë dhe përplasjes me përzgjedhësin Jorge Jesus. Në qendër të vëmendjes tashmë ka hyrë edhe analisti dhe prezantuesi anglez Simon Jordan.

    Morgan, një prej mbështetësve më të zëshëm të Ronaldos, ishte i ftuar në talkSPORT, ku pati një debat të ashpër me Jordanin teksa mbronte yllin portugez.

    Menjëherë pas emisionit, Morgan publikoi një mesazh që i kishte dërguar Ronaldo.

    “Dua t’ju përcjell një mesazh zbavitës. I dërgova Cristianos një video të paraqitjes sime me Simon Jordan dhe ai m’u përgjigj: ‘Thuaji atij bjondit të ndalojë botoksin, duket si mollë’”, zbuloi Morgan.

    Kjo deklaratë vjen në vazhdën e polemikave që kanë përfshirë së fundmi futbollin portugez. Ronaldo u largua nga grumbullimi i kombëtares pasi nuk u aktivizua në fitoren ndaj Norvegjisë në Oslo.

    Më vonë, Ronaldo kërkoi falje ndaj tifozëve dhe shpjegoi se vendosi të largohej për të mos ndikuar negativisht në atmosferën brenda ekipit.

    Ndërkohë, debati mes Morganit dhe Jordanit vazhdoi edhe mëngjesin e ardhshëm në radio. Jordan kritikoi ashpër Morganin për qëndrimin e tij, duke e akuzuar për njëanshmëri dhe për “përulje” ndaj Ronaldos.

    Megjithatë, ai nuk e la pa përgjigje as komentin e portugezit për botoksin dhe pamjen e tij.

    “Nuk ke asnjë kredibilitet, Piers. Askush nuk dëshiron të dëgjojë më lajkatimin tënd të njëanshëm ndaj Ronaldos vetëm sepse mendon se e ke mik. Sa i përket botoksit? Sinqerisht, do të doja ta përdorja. Mendoj se është mjaft lajkatues”, u përgjigj Jordan. /Telegrafi/

  • Çerdhja e re në Dardani të Prizrenit drejt përfundimit, do të ketë kapacitet për 160 fëmijë

    Çerdhja e re në Dardani të Prizrenit drejt përfundimit, do të ketë kapacitet për 160 fëmijë

    Banorët e lagjes Dardania në Prizren së shpejti do të kenë në dispozicion çerdhen e re, ndërtimi i së cilës është në fazën finale.

    Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se objekti ka rreth 2 mijë metra katrorë hapësirë dhe kapacitet për 160 fëmijë.

    Sipas Çekut, investimi në këtë çerdhe kap vlerën e mbi 800 mijë eurove.

    “Po vazhdojmë investimet në çerdhe të reja gjithandej Kosovës, që sa më shumë fëmijë të kenë qasje në edukim cilësor që në vitet e para të jetës. Kështu mbështesim zhvillimin e fëmijëve dhe ua lehtësojmë prindërve harmonizimin e jetës familjare me punën”, ka shkruar Çeku.