Category: Lajme

  • Konjufca në Sofje: Serbia po pengon shkëmbimet e energjisë elektrike me Kosovën

    Konjufca në Sofje: Serbia po pengon shkëmbimet e energjisë elektrike me Kosovën

    Konjufca në Sofje: Serbia po pengon shkëmbimet e energjisë elektrike me Kosovën

    Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca na Konferencën Ndërkombëtare për Korridorin VIII në Sofje, ka ngritur shqetësimin për pengesat e vazhdueshme të Serbisë ndaj shkëmbimeve të energjisë elektrike me Republikën e Kosovës, pavarësisht skadimit të afatit të përcaktuar nga Komuniteti i Energjisë.

    Në komunikatën për media bëhet e ditur se Konjufca bëri thirrje për veprim të vendosur evropian në sigurimin e respektimit të detyrimeve ekzistuese, duke theksuar se këto pengesa cenojnë sigurinë energjetike rajonale.

    Në fjalën e tij, ministri nënvizoi edhe rëndësinë e përfshirjes së plotë të Kosovës në këtë rrjet, duke theksuar se investimet në Linjën Hekurudhore 10 dhe projektin e planifikuar për hekurudhen Prishtinë–Durrës kontribuojnë në forcimin e ndërlidhjes rajonale, diversifikimin e rrugëve të transportit dhe sigurinë euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.

    Në përmbyllje, ai ka theksuar se Korridori VIII duhet të jetë më shumë sesa një vijë në hartë dhe se një Ballkan Perëndimor i ndërlidhur dhe i qëndrueshëm kërkon bashkëpunim të papenguar dhe përfshirjen e plotë të Republikës së Kosovës./Klankosova.tv

  • Elijona Binakaj rikthehet në fëmijëri, publikon një fotografi të ëmbël

    Elijona Binakaj rikthehet në fëmijëri, publikon një fotografi të ëmbël

    Elijona Binakaj rikthehet në fëmijëri, publikon një fotografi të ëmbël

    Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj.

    Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një fotografi nga fëmijëria, duke treguar se si dukej kur ishte e vogël.

    “Baby Eli”, ka shkruar Elijona krahas fotografisë së publikuar./Klankosova.tv

  • Google hap për të gjithë SynthID Detector, mjeti që zbulon përmbajtjet e krijuara me AI

    Google hap për të gjithë SynthID Detector, mjeti që zbulon përmbajtjet e krijuara me AI

    Google ka bërë të disponueshëm për të gjithë përdoruesit në mbarë botën SynthID Detector, një mjet që mund të kontrollojë nëse një imazh, video ose skedar audio është krijuar me inteligjencë artificiale.

    Mjeti është tashmë i disponueshëm globalisht në gjuhën angleze dhe, përveç përmbajtjeve të krijuara me teknologjitë e Google, mund të identifikojë edhe materiale të prodhuara me AI nga kompani partnere, përfshirë OpenAI, NVIDIA dhe Kakao. Google thotë se së shpejti do të mbështetet edhe përmbajtja e krijuar me mjetet e AI-së së Apple.

    SynthID funksionon duke vendosur shenja uji të padukshme në përmbajtjet e krijuara me AI. Këto shenja nuk janë të dukshme për syrin e njeriut, por mund të zbulohen nga sistemi i Google.

    Kur një përdorues ngarkon një imazh, video ose skedar audio në SynthID Detector, mjeti kërkon këto shenja. Nëse identifikon një watermark SynthID, përdoruesi merr informacion se përmbajtja është krijuar me AI.

    Google e përshkruan sistemin si një mënyrë të thjeshtë për t’u dhënë përdoruesve më shumë informacion mbi origjinën e materialeve që shohin në internet.

    Google e prezantoi SynthID në vitin 2023 dhe që atëherë teknologjia është zgjeruar nga imazhet edhe te videot dhe përmbajtjet audio, transmeton Telegrafi.

    Sipas kompanisë, deri tani janë pajisur me watermark më shumë se 180 miliardë imazhe dhe video, ndërsa SynthID ka shënuar edhe përmbajtje audio me një kohëzgjatje totale prej rreth 240 mijë vjetësh.

    Vitit të kaluar, Google kishte vënë në dispozicion një version fillestar të SynthID Detector për një grup të kufizuar profesionistësh të medias, gazetarësh dhe studiuesish, me qëllim verifikimin e përmbajtjeve të dyshuara si të krijuara me AI.

    Tani, ky shërbim është hapur për publikun e gjerë, duke i lejuar përdoruesit të kryejnë vetë verifikimin përmes portalit të SynthID Detector.

    Google kishte ofruar më herët një funksion të ngjashëm përmes aplikacionit Gemini, ku përdoruesit mund të ngarkonin materiale dhe të pyesnin nëse ato ishin krijuar ose modifikuar me AI të Google.

    SynthID Detector synon ta bëjë këtë proces më të drejtpërdrejtë, duke ofruar një mjet të dedikuar për kontrollimin e imazheve, videove dhe audios.

    Megjithatë, sistemi mund të identifikojë vetëm përmbajtjet që mbajnë një watermark të dallueshëm nga SynthID. Për këtë arsye, fakti që një skedar nuk identifikohet si i krijuar me AI nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai është krijuar nga njeriu.

    Mjeti i ri është pjesë e përpjekjeve më të gjera të Google për të rritur transparencën rreth përmbajtjeve të krijuara me inteligjencë artificiale. Kompania ka zgjeruar gjithashtu funksionet e verifikimit në Google Search, aplikacionin Gemini dhe Chrome, të cilat së bashku trajtojnë rregullisht më shumë se 1 milion kërkesa verifikimi në ditë. /Telegrafi/

  • ​FSK-ja fitoi medaljen e artë në “Cambrian Patrol 2026”

    ​FSK-ja fitoi medaljen e artë në “Cambrian Patrol 2026”

    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se ushtarakët tanë fituan medaljen e artë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol 2026”, në mesin e 120 ekipeve pjesëmarrëse në Mbretërinë e Bashkuar,

    Ai vlerësoi se kjo është një tjetër dëshmi e profesionalizmit, disiplinës dhe përgatitjes së lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    “Sot, kjo arritje u nderua edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, ku, nën mikpritjen e Ambasadorit Ilir Kapiti, pjesëtarët tanë ngritën flamurin e Republikës së Kosovës mbi ndërtesën e Ambasadës, në një ceremoni të veçantë ushtarake.

    Kjo arritje është dëshmi e qartë e profesionalizmit dhe përkushtimit të pjesëtarëve tanë, si dhe e rrugëtimit të vazhdueshëm të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, shkroi në Facebook, ministri Maqedonci.

  • Kërkohej nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë, ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

    Kërkohej nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë, ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

    Kërkohej nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë, ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

    Një shtetas kosovar i kërkuar me letërreshtim ndërkombëtar për veprën penale “vjedhja e rëndë” është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ekstradimi është realizuar më 8 tetor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante dhe institucionet e drejtësisë.

    I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

    Pas ekstradimit, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për vazhdimin e procedurave ligjore.

    Sipas Policisë, ekstradimi është realizuar në bazë të ligjeve në fuqi dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Gjermanisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kërkohej nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë, ekstradohet nga Gjermania në Kosovë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Wizz Air pret më shumë bileta se kapaciteti, shqiptarët mbetën dy ditë të bllokuar në Barcelonë

    Wizz Air pret më shumë bileta se kapaciteti, shqiptarët mbetën dy ditë të bllokuar në Barcelonë

    Wizz Air pret më shumë bileta se kapaciteti, shqiptarët mbetën dy ditë të bllokuar në Barcelonë

    Një grup shqiptarësh pretendojnë se kishin mbetur të bllokuar në aeroportin e Barcelonës pas një sërë problemesh me fluturimin e kompanisë Wizz Air, ndërsa thonë se prej dy ditësh po përballen me shtyrje, anulime dhe mungesë asistence.

    Në një denoncim të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, një qytetar tregon se fluturimi fillimisht ishte planifikuar më 3 tetor, në orën 22:00. Nisja u shty fillimisht për në orën 03:00 dhe më pas u anulua përfundimisht për shkak të motit.

    Pas anulimit, udhëtarët thonë se e prenotuan sërish udhëtimin përmes platformës online të Wizz Air, këtë herë për ditën e djeshme, me nisje në orën 12:30.

    Por edhe ky fluturim u shty. Sipas denoncuesit, fillimisht u komunikua se nisja do të bëhej në orën 14:00 dhe më pas në 15:00, pasi kompania po priste avionin tjetër që do të sillte stafin.

    Problemi më i madh, sipas udhëtarëve, erdhi në momentin kur duhej të hipnin në avion. Ata pretendojnë se, pavarësisht se kishin bileta të prera, rreth 15 persona mbetën jashtë avionit për shkak të overbooking.

    “Kishte çifte që njëri kalonte dhe tjetri jo. Disa janë futur edhe fshehurazi”, pretendon qytetari, duke shtuar se kanë dokumentuar të gjithë situatën dhe disponojnë prova për atë që ka ndodhur.

    Sipas tij, Wizz Air u ka dhënë si përgjigje se udhëtarët nuk kanë qenë në kohë në gate, pretendim që ata e kundërshtojnë kategorikisht.

    “Ne kemi fakte për të gjitha. Nuk na japin as boarding denied, që të presim të rënët, as hotel, as absolutisht asgjë, edhe pse përgjegjësia është e tyre”, shprehet denoncuesi.

    Si pasojë, udhëtarët thonë se ishin detyruar të qëndrojnë në Barcelonë dhe të paguajnë vetë akomodimin, me një kosto që, sipas tyre, shkon në rreth 200 euro nata për shkak të çmimeve të fundjavës.

    The post Wizz Air pret më shumë bileta se kapaciteti, shqiptarët mbetën dy ditë të bllokuar në Barcelonë appeared first on Insajderi.

  • BMW prezanton iX4 të ri elektrik, deri në 603 kuaj fuqi dhe 689 kilometra autonomi

    BMW prezanton iX4 të ri elektrik, deri në 603 kuaj fuqi dhe 689 kilometra autonomi

    Pas debutimit të iX3 të ri, BMW ka prezantuar modelin e tij më sportiv dhe me linja më të rrjedhshme, iX4, SUV-in elektrik që i bashkohet familjes së re Neue Klasse.

    BMW iX4 kombinon siluetën e një SUV-i coupé me teknologjinë e gjeneratës së gjashtë eDrive. Modeli do të hyjë në prodhim në fillim të vitit 2027 dhe do të ofrohet fillimisht në dy versione, të dyja me katër rrota aktive (xDrive).

    Versioni bazë iX4 50 xDrive përdor dy motorë elektrikë që zhvillojnë së bashku 463 kuaj fuqi dhe 475 lb-ft çift rrotullues. BMW pretendon se makina përshpejton nga 0 në 100 km/h për 4.7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale arrin 210 kmh.

    Në krye të gamës qëndron iX4 M60 xDrive, me dy motorë elektrikë që prodhojnë 603 kuaj fuqi dhe 645 lb-ft çift rrotullues. Ky version përshpejton nga 0 në 100 kmh për vetëm 3.7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 210 kmh. BMW e ka pajisur M60 me teknologji të dedikuar M eDrive dhe sistem të avancuar të menaxhimit të fuqisë.

    Të dy versionet përdorin një bateri me kapacitet të përdorshëm prej 112.2 kWh. Sipas vlerësimit të BMW-së, iX4 50 mund të përshkojë deri në 689 kilometra me një karikim të plotë. Për autonominë e M60 nuk janë publikuar ende të dhëna, por pritet të jetë më e ulët për shkak të fuqisë dhe performancës më të lartë.

    Arkitektura 800-voltëshe lejon karikim DC deri në 400 kW. Në një stacion të përshtatshëm, bateria mund të karikohet nga 10 në 80 për qind për rreth 21 minuta, ndërsa vetëm 10 minuta karikim mund të shtojnë deri në 184 milje autonomi.

    iX4 mund të tërheqë gjithashtu deri në 2,000 kilogramë, nëse pajiset me grepin opsional për rimorkio, transmeton Telegrafi.

    BMW iX4 përdor gjuhën më të fundit të dizajnit të markës, me grilën karakteristike kidney grille dhe fenerët e dyfishtë në pjesën e përparme.

    Të gjitha versionet vijnë standard me M Sport Package, i cili përfshin rrota M 20-inç. Frenat M Sport me kaliperë blu janë pjesë e opsioneve.

    Në kabinë, iX4 është shumë i ngjashëm me iX3. Ai pajiset me sistemin Panoramic iDrive, ndërsa ekrani qendror ka madhësi 17.9 inç. BMW kombinon këtë sistem me Panoramic Vision dhe, në varësi të pajisjeve, edhe me ekranin 3D Head-Up Display.

    Versioni M60 dallon nga modeli standard përmes disa elementeve sportive, përfshirë difuzorin e zi, kapakët e zinj të pasqyrave dhe logot M.

    Ai vjen standard me rrota 21-inç dhe frena M Sport me kaliperë të kuq. Si opsion ofrohen edhe dritat M Yellow Lights, ndërsa një spoiler specifik M rrit forcën aerodinamike në pjesën e pasme.

    Në kabinë, M60 ka një timon të veçantë M Sport me shenjën e kuqe në pozicionin e orës 12. Sistemi audio me 13 altoparlantë Harman Kardon zëvendëson sistemin standard me shtatë altoparlantë të iX4 50.

    BMW iX4 M60 xDrive vjen standard me Adaptive M Suspension, me amortizatorë të kontrolluar elektronikisht dhe drejtim sportiv me raport të ndryshueshëm. Sistemi shoqërohet me konfigurim specifik të sustave dhe amortizatorëve, si dhe lidhje të veçanta të stabilizatorit në boshtin e përparmë.

    Modeli më i fuqishëm ka gjithashtu një diferencial M Sport të kontrolluar elektronikisht, i cili ndihmon në përmirësimin e tërheqjes.

    Përveç mënyrave të zakonshme të drejtimit, M60 ofron edhe M Sport dhe M Sport Plus, të cilat ndryshojnë parametrat e drejtimit dhe të shasisë për një karakter më sportiv.

    BMW iX4 do të dalë në treg në mars të vitit 2027. Fillimisht do të jetë i disponueshëm iX4 50 xDrive, ndërsa versioni më i fuqishëm M60 do të pasojë pak më vonë gjatë vitit.

    Në SHBA, iX4 50 xDrive do të nisë nga 66,220 dollarë, pa përfshirë tarifën e destinacionit, ndërsa BMW ende nuk ka bërë të ditur çmimin e M60.

    Me autonominë e parashikuar prej deri në 428 milje, karikimin ultra të shpejtë dhe një version M me 603 kuaj fuqi, iX4 synon të bashkojë praktikën e një SUV-i me karakterin sportiv të një coupé-je elektrike. /Telegrafi/

  • Mësohen arsyet pse Man City nuk e bleu De Jongun për ta zëvendësuar Rodrin

    Mësohen arsyet pse Man City nuk e bleu De Jongun për ta zëvendësuar Rodrin

    Frenkie de Jong ishte në listën e Manchester Cityt gjatë verës së kaluar si një nga kandidatët për të zëvendësuar Rodrin, por kampionët anglezë përfundimisht hoqën dorë nga transferimi i mesfushorit holandez.

    Interesimi i Cityt erdhi pasi Rodri u largua nga klubi anglez për t’iu bashkuar Barcelonës në gusht. Mesfushori spanjoll nënshkroi kontratë me katalunasit deri në qershor të vitit 2030, duke bërë që Manchester City të riorganizonte repartin e mesfushës.

    Sipas “Barça Reservat”, Manchester City kontaktoi Barcelonën për të pyetur rreth situatës së De Jongut. Përgjigjja e klubit katalunas e la derën hapur për negociata, pasi holandezi nuk konsiderohej i paprekshëm dhe një ofertë mjaftueshëm e lartë do të mund të shqyrtohej.

    Megjithatë, më pas u shfaqën shqetësimet rreth gjendjes fizike të lojtarit.

    Manchester City kërkoi raporte mjekësore për gjurin e djathtë të De Jongut, i cili kishte pësuar një dëmtim të ligamentit gjatë vitit 2016. Pas marrjes së dokumentacionit, klubi anglez vendosi të mos bëjë ofertë për mesfushorin.

    Megjithatë, sipas raportimit të 3Cat, nuk mund të konfirmohet se raportet mjekësore ishin arsyeja e vetme që e shtyu Manchester Cityn të hiqte dorë nga transferimi. E sigurt është se ato u kërkuan gjatë procesit dhe se më pas City e ndërpreu interesimin për De Jongun.

    Situata e holandezit tashmë lidhet edhe me rikthimin e tij gradual në fushë. De Jong mori pjesë pjesërisht në stërvitjen me grupin më 6 tetor, pas 136 ditësh jashtë fushave, ndërsa rikthimi i tij në ndeshje mund të ndodhë në fund të tetorit, nëse e përfundon me sukses procesin e rikuperimit.

    Barcelona ndërkohë ka tashmë Rodrin si një alternativë serioze në mesfushë. Spanjolli iu bashkua katalunasve nga Manchester City për 60 milionë euro plus bonuse dhe ka kontratë deri në vitin 2030, duke rritur konkurrencën për De Jongun së bashku me Pedrin dhe Marc Bernalin.

    De Jongu, në anën tjetër, ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2029. Rinovimi u zyrtarizua në tetor të vitit 2025, kur palët zgjatën marrëveshjen pas disa sezoneve në të cilat e ardhmja e tij te klubi ishte vënë në pikëpyetje.

    Manchester City ndërkohë zgjodhi një rrugë tjetër për të rindërtuar mesfushën pas largimit të Rodrit. Klubi anglez shpenzoi gjithsej 375 milionë euro për tre mesfushorë: Elliot Anderson për 135 milionë euro, Ayyoub Bouaddi për 95 milionë euro dhe Enzo Fernandez për 145 milionë euro.

    Tani, prioriteti i De Jongut është rikthimi në formën optimale dhe përcaktimi i rolit të tij nën drejtimin e Hansi Flickut. Kontrata deri në vitin 2029 i jep Barcelonës kontroll mbi të ardhmen e tij, ndërsa Manchester City tashmë e ka përfunduar rindërtimin e mesfushës pas largimit të Rodrit./Telegrafi/

  • Gjendet i pajetë Hafiz Mehmeti, 75-vjeçari i raportuar i zhdukur – policia jep detaje

    Gjendet i pajetë Hafiz Mehmeti, 75-vjeçari i raportuar i zhdukur – policia jep detaje

    Gjendet i pajetë Hafiz Mehmeti, 75-vjeçari i raportuar i zhdukur – policia jep detaje

    75-vjeçari Hafiz Mehmeti, i cili ishte raportuar i zhdukur më 6 tetor, është gjetur pa shenja jete te penda e fshatit Livoq në Gjilan.

    Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Valon Osmani, i cili tha se policia ka pranuar informacion se një person mashkull, i lindur në vitin 1951, është gjetur pa shenja jete.

    Sipas Osmanit, njësitet relevante policore, së bashku me zjarrfikësit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është nxjerrë trupi i pajetë. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

    “Hetues nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, rast i cili është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’”, tha Osmani për Sinjalin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gjendet i pajetë Hafiz Mehmeti, 75-vjeçari i raportuar i zhdukur – policia jep detaje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Haziri për incidentin me deputetin e VV-së: S’e kam ditë kush është, protestuesit e kapën

    Haziri për incidentin me deputetin e VV-së: S’e kam ditë kush është, protestuesit e kapën

    Haziri për incidentin me deputetin e VV-së: S’e kam ditë kush është, protestuesit e kapën

    Organizatori i protestës disa ditore kundër vendimit të Gjykatës Speciale, Çlirim Haziri, ka rrëfyer në një intervistë në T7 për momentet e ndryshme gjatë protestës, duke thënë se për disa prej tyre i vjen keq që kanë ndodhur.

    Duke folur për incidentin me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, i cili u pengua nga protestuesit teksa tentonte të largohej nga ndërtesa e Kuvendit, Haziri ka thënë se fillimisht nuk e kishte kuptuar se bëhej fjalë për një deputet.

    “Më kanë thënë deputet i VV-së. S’e kam ditë kush është. Ai tentoi me ecë. Ishte një moment kur protestuesit e kapën. Ata e shprehën atë revoltën”, ka deklaruar Haziri.

    Ai ka thënë se për identitetin e Rexhepit ka marrë vesh nga protestuesit që ndodheshin pranë tij.

    Megjithatë, sipas Hazirit, incidenti me deputetin nuk ishte momenti më i keq i protestës. Ai ka veçuar si më të rënda përplasjet mes policisë dhe protestuesve, duke përmendur përdorimin e sprejit dhe gazit lotsjellës.

    Haziri ka theksuar se ka pasur disa momente gjatë protestës për të cilat i vjen keq që kanë ndodhur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Haziri për incidentin me deputetin e VV-së: S’e kam ditë kush është, protestuesit e kapën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali