Category: Lajme

  • A e informoi Macron Vuçiqin për dënimin e Thaçit? – Hajrizi zbulon përgjigjen e këshilltarëve të presidentit francez

    A e informoi Macron Vuçiqin për dënimin e Thaçit? – Hajrizi zbulon përgjigjen e këshilltarëve të presidentit francez

    Profesori Selam Hajrizi ka deklaruar se presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk ka qenë në dijeni për aktgjykimin përfundimtar ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-drejtuesve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Kjo pasi, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, para disa ditësh ka ngritur pikëpyetje lidhur me një deklaratë të tanimë ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për takimin e tij me presidentin francez, Emmanuel Macron më 10 shtator në Paris.

    Sipas tij, Vuçiq kishte deklaruar në një video se gjatë takimit i ishte thënë nga një “lider evropian dhe botëror” se Thaçi do të merrte “një dënim të rëndë”.

    Avokati kishte pyetur se si mund të ishte në dijeni presidenti francez Macron për rezultatin e aktgjykimit disa ditë përpara shpalljes së tij.

    Ndërkohë, sipas profesorit Hajrizi, këshilltarët e presidentit francez kanë mohuar se Macron ka qenë në dijeni për aktgjykimin final.

    “Elysee nuk i ka komentuar deklaratat e Vuçiq dhe as të avokatit Mishetiq. Dhe sipas këshilltarëve të presidentit Macron, presidenti nuk ka qenë në dijeni për aktgjykimin final ndaj katërsh sonë. Këto janë gënjeshtra të Aleksandër Vuçiqit, ndoshta e ka marrë informatën nga dikush tjetër, por jo nga Elyyse dhe nga presidenti Macron. Kjo është përgjigja e këshilltarëve francez, ka deklaruar Hajrizi në FIVE të TV Dukagjinit.

    Burimi: Dukagjini

  • Nicolas Maduro dhe gruaja e tij përballen me akuza të reja

    Nicolas Maduro dhe gruaja e tij përballen me akuza të reja

    Nicolas Maduro dhe gruaja e tij përballen me akuza të reja

    Prokurorët në Shtetet e Bashkuara kanë ngritur akuza të reja ndaj ish-presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, për komplot për kryerje të torturës.

    Akuzat e reja ndaj çiftit u bënë publike sot dhe i shtohen akuzave të mëparshme për trafikim droge dhe armësh, të cilat Maduro dhe Flores i kanë mohuar.

    Maduro, 63-vjeçar, dhe Flores, 69-vjeçare, ndodhen në paraburgim që nga janari në një qendër ndalimi në Brooklyn, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Ata u dërguan atje pasi forcat amerikane i arrestuan gjatë një operacioni të befasishëm në orët e para të mëngjesit në kompleksin e tyre në kryeqytetin venezuelian, Caracas.

    Organizatat për të drejtat e njeriut në Venezuelë, si dhe ish të burgosur, kanë denoncuar prej kohësh atë që e kanë përshkruar si “torturë sistematike”.

    Sipas akuzave të reja, rastet lidhen me torturimin e dyshuar të shtetasve amerikanë, të cilët ishin mbajtur në Venezuelë gjatë kohës kur Maduro ishte në pushtet.

    Procesi gjyqësor ndaj Maduros dhe Flores pritet të nisë në qershor të vitit 2027.

  • E frikshme: Rreth 1 në 8 raste të kancerit në mbarë botën lidhen me infeksione

    E frikshme: Rreth 1 në 8 raste të kancerit në mbarë botën lidhen me infeksione

    E frikshme: Rreth 1 në 8 raste të kancerit në mbarë botën lidhen me infeksione

    Miliona raste të reja me kancer në mbarë botën mund të shkaktohen nga infeksione që janë të trajtueshme ose të parandalueshme, çka sugjeron se kanceri mund të ishte shmangur plotësisht.

    Kjo thuhet në një studim të ri të botuar në revistën The Lancet Oncology, i cili zbuloi se afërsisht 1 në 8 raste të kancerit në botë mund të lidhen me infeksione – shumë prej të cilave mund të parandalohen përmes vaksinave, ekzaminimeve ose trajtimeve relativisht të thjeshta, sipas CNN.

    “Ne mund të ndërhyjmë përpara se situata të përparojë drejt kancerit”, tha Gary Clifford, autori kryesor i studimit dhe epidemiolog në Agjencinë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin, transmeton Klankosova.tv.

    “Na duhen thjesht mbështetja politike dhe financiare, pranimi nga publiku dhe komunikimi i duhur për t’i zbatuar këto programe. Parandalimi funksionon”, tha Clifford.

    Një studim i ri zbuloi se në nivel global, rreth 2.3 milionë raste të reja me kancer në vitin 2024 i atribuoheshin infeksioneve, shifër kjo që barazohet me 12% të të gjitha diagnozave të kancerit. Studiuesit vlerësojnë se, së bashku, këto dy infeksione shkaktuan më shumë se 1,5 milion raste kanceri në vitin 2024.

  • Ushtarët e FSK-së ngritin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

    Ushtarët e FSK-së ngritin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

    Ushtarët e FSK-së ngritin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

    Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar lidhur me medaljen e artë të fituar nga ushtarakët tanë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol 2026”, në mesin e 120 ekipeve pjesëmarrëse në Mbretërinë e Bashkuar.

    Ai këtë e ka konsideruar si një tjetër dëshmi e profesionalizmit, disiplinës dhe përgatitjes së lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Maqedonci gjithashtu njoftoi se pjesëtarët e FSK-së e kanë ngritur flamurin e Kosovës mbi ndërtesën e Ambasadës, në një ceremoni të veçantë ushtarake.

    “Sot, kjo arritje u nderua edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, ku, nën mikpritjen e Ambasadorit Ilir Kapiti, pjesëtarët tanë ngritën flamurin e Republikës së Kosovës mbi ndërtesën e Ambasadës, në një ceremoni të veçantë ushtarake”.

    “Kjo arritje është dëshmi e qartë e profesionalizmit dhe përkushtimit të pjesëtarëve tanë, si dhe e rrugëtimit të vazhdueshëm të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, shkroi Maqedonci./Klankosova.tv

  • Gjendet një AK-47 me 119 fishekë në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq

    Gjendet një AK-47 me 119 fishekë në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq

    Gjendet një AK-47 me 119 fishekë në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq

    Një AK-47, 119 fishekë dhe pajisje ushtarake janë gjetur në një shtëpi të pabanuar në Dren të Leposaviqit.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka konfirmuar se rasti është duke u hetuar, raporton IndeksOnline, transmeton klankosova.tv.

    “Jemi në proces të identifikimit të pronarit në vendin ku janë gjetur armët dhe pastaj do të merren veprimet e tjera konform ligjit”, ka thënë Preteni.

    Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 7 tetor, rreth orës 16:30, pas pranimit të një informate, ndërkohë Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur procedurat për identifikimin e pronarit të vendit.

    Njësitet policore kanë kontrolluar një shtëpi të pabanuar, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, dy karikatorë të zbrazët, 119 fishekë të kalibrit 7.62×39 milimetra, pantallona ushtarake, një kapelë dhe një termos ushtarak.

    Ndërkohë, më 30 shtator, po në fshatin Dren të Leposaviqit, policia kishte gjetur dhe sekuestruar në një stallë një armë përsëritëse M-56, një pistoletë CZ-99, një pistoletë CZ Mod-70, 99 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 30 fishekë të kalibrit 9 mm dhe 10 fishekë të kalibrit 7.65 mm.

    Në lidhje me rastin e 30 shtatorit, një 55-vjeçar me inicialet S.V., i cili ishte ndaluar nga policia, pas intervistimit ishte liruar në procedurë të rregullt.

    Armë dhe municion ishin gjetur edhe gjatë një bastisjeje në Shipovë të Zubin Potokut, ndërsa në atë rast nuk kishte persona të arrestuar.

  • Pezullohen nga puna shtatë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit që kanë aktakuzë

    Pezullohen nga puna shtatë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit që kanë aktakuzë

    Ministria e Arsimit i ka pezulluar nga puna shtatë zyrtarë të saj, pesë ndaj të cilëve ka aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale nga data 31.12.2025 për dallavere në procedura të tenderimit të Ministris së Arsimit.

    Kallxo mëson nga një burim nga Ministria e Arsimit.

    Sipas burimit, dy zyrtarë të tjerë, Bukurije Borovci dhe Nerxhivane Sejdiu, kanë aktakuzë të ngritur nga Prokuroria e Prishtinës.

    “Ministria e Arsimit pasi është njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se është ngritur aktakuzë, në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publikë, ka pezulluar nga puna pesë zyrtarë publikë të Ministrisë. Gjithashtu, MASh është njoftuar zyrtarisht edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë se, në një rast tjetër, është ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë dhe, për rrjedhojë, në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publikë, edhe këta zyrtarë publikë janë pezulluar nga puna deri në përfundimin e procedurës penale.“ – ka thënë burimi më 08.10.2026.

    Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale janë të akuzuar: Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu, Naim Demiri e Arberita Mehmetaj.

    Fillimisht disa media pretenduan dhe raportuan se sot, më 08.10.2026, ka pasur një aksion të Policisë së Kosovës në Ministri të Arsimit, në të cilin pretendohej se janë arrestuar ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Arsimit, Fadile Dyla, zyrtari i prokurimit, Xhemajl Buzuku e zyrtari i financave, Fehmi Zylfiu.

    Ministria e Arsimit reagoi ndaj këtyre lajmeve duke i quajtur të pavërteta dhe mohoi se janë kryer bastisje në ambientet e saj.

    “MASh sqaron se ka marrë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës se ky informacion është i pavërtetë dhe se në ambientet e saj nuk ka pasur bastisje.” – thuhet në reagimin e Ministrisë, e cila kërkoi që të gjitha mediat që raportuan ta tërheqin lajmin.

    Xhemajl Buzuku, njëri nga të pezulluarit, e ka mohuar se është arrestuar nga Policia sot më 08.10.2026, por ka thënë për se ai dhe të gjithë kolegët që janë të akuzuar janë pezulluar nga puna.

    “Kurrëfar Policie s’ka pasë… Na kanë pezulluar, kurrgjë kurrkujt. Me pagesë, 50%. Sot e kam marrë vendimin e pezullimit.” – tha Buzuku më 08.10.2026.

    Buzuku tha se do të bëjë ankesë ndaj këtij vendimi në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

    Telegrafi ka provuar të kontaktojë Ministrinë e Arsimit, por deri në publikimin e lajmit nuk ka mundur të marrë përgjigje.

  • Gjenden armë e pajisje ushtarake në Leposaviq

    Gjenden armë e pajisje ushtarake në Leposaviq

    Gjenden armë e pajisje ushtarake në Leposaviq

    Një AK-47, 119 fishekë dhe pajisje ushtarake janë gjetur në një shtëpi të pabanuar në Dren të Leposaviqit.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka konfirmuar se rasti është duke u hetuar.

    “Jemi në proces të identifikimit të pronarit në vendin ku janë gjetur armët dhe pastaj do të merren veprimet e tjera konform ligjit”, ka thënë Preteni.

    Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 7 tetor, rreth orës 16:30, pas pranimit të një informate, ndërkohë Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur procedurat për identifikimin e pronarit të vendit.

    Njësitet policore kanë kontrolluar një shtëpi të pabanuar, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, dy karikatorë të zbrazët, 119 fishekë të kalibrit 7.62×39 milimetra, pantallona ushtarake, një kapelë dhe një termos ushtarak.

    The post Gjenden armë e pajisje ushtarake në Leposaviq appeared first on Insajderi.

  • Lirim i fshehtë dhe rikthim në qeli: Hetimi i BBC-së nxjerr në dritë rastin e mësuesit

    Lirim i fshehtë dhe rikthim në qeli: Hetimi i BBC-së nxjerr në dritë rastin e mësuesit

    Lirim i fshehtë dhe rikthim në qeli: Hetimi i BBC-së nxjerr në dritë rastin e mësuesit

    Një ish-mësues, i cili kishte kryer sulm seksual ndaj një nxënëseje, është rikthyer në burg në Indonezi pasi një hetim i BBC-së zbuloi se ai ishte liruar fshehurazi para kohe.

    Mochamad Subchi Azal Tsani, i njohur si Bechi, u dënua me shtatë vite burg në vitin 2022, pasi u shpall fajtor për sulm seksual ndaj një nxënëseje në shkollën e njohur islamike me konvikt të babait të tij në Javën Lindore, ku ai punonte si mësues.

    Një hetim i fshehtë i “BBC Eye” zbuloi se ai ishte liruar fshehurazi me kusht në gusht të vitit 2025, pasi kishte vuajtur më pak se gjysmën e dënimit. Gruaja, ndaj së cilës ai kishte kryer sulmin, nuk ishte njoftuar – pavarësisht të drejtës së saj ligjore për të ditur.

    Kur mori vesh se ai ishte rikthyer në burg, ajo qau nga lehtësimi.

    “Lutem që kjo të mos i ndodhë askujt tjetër dhe që, në të ardhmen, ligji të zbatohet me drejtësi në Indonezi,” i tha BBC-së ish-nxënësja, e cila dëshironte të mbetej anonime.

    Ministria e Emigracionit dhe Korrektimit i kishte thënë më parë BBC-së se Bechi ishte liruar për shkak të shkurtimeve të dënimit të dhëna në përputhje me rregulloret.

    Por hetimi i BBC-së shkaktoi reagime të ashpra publike dhe çoi në kërkesa nga ligjvënësit për një hetim, pas së cilës qeveria njoftoi një shqyrtim gjithëpërfshirës.

    Ai shqyrtim zbuloi “gabime”, të cilat çuan në anulimin e lirimit me kusht të Bechi-t. Tashmë ai është rikthyer në burg.

  • Mourinho për raportin me gjyqtarët: Nuk jam fajtor, jam fatkeq

    Mourinho për raportin me gjyqtarët: Nuk jam fajtor, jam fatkeq

    Mourinho për raportin me gjyqtarët: Nuk jam fajtor, jam fatkeq

    Trajneri Jose Mourinho ka folur për marrëdhënien e tij me gjyqtarët duke pohuar se nuk është problemi te ai.

    Ai madje e quan veten fatkeq që i ka ndodhur kjo gjë kudo që ka vajtur në fillim.

    “Nuk mendoj se jam problemi”, ka thënë Mourinho.

    “Problemi është fati i keq që kam sa herë që mbërrij në një klub të caktuar. E përjetova periudhën e Negreiras këtu te Real Madridi. Askush nuk e dinte… por ne e përjetuam. Ndodhi”, ka thënë portugezi.

    “Në Turqi, pas atij skandali të madh në futbollin turk, po mendoja se një situatë e tillë më ka ndodhur shumë shpesh”.

  • Jose Mourinho me kërkesë të çuditshme te Florentino Perezi

    Jose Mourinho me kërkesë të çuditshme te Florentino Perezi

    Jose Mourinho me kërkesë të çuditshme te Florentino Perezi

    Real Madridi dhe disa klube të tjera të Ligës Premier po monitorojnë situatën e Scott McTominayt, në rast se Napoli nuk arrin marrëveshje për vazhdimin e kontratës me mesfushorin skocez.

    McTominay është në vitin e tretë të kontratës katërvjeçare që nënshkroi kur iu bashkua Napolit nga Manchester United në verën e vitit 2024. Kontrata e tij skadon në vitin 2028, por në Itali ka shqetësime se vera e ardhshme mund të jetë mundësia e fundit që Napoli të përfitojë financiarisht nga shitja e tij.

    Kjo pasi, nëse nuk rinovon kontratën, McTominay mund të largohet si lojtar i lirë në vitin 2028.

    Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se McTominay u ka kërkuar përfaqësuesve të tij të rihapin negociatat me Napolin për një kontratë të re. Megjithatë, nëse palët nuk arrijnë marrëveshje shpejt, mesfushori mund të jetë i gatshëm të dëgjojë ofertat e klubeve të tjera gjatë afateve të ardhshme kalimtare.

    Sipas Tuttomercatoweb, Real Madridi tashmë ka kontaktuar me rrethin e McTominayt për të marrë informacione rreth situatës së tij. Raportohet gjithashtu se disa klube të tjera të Ligës Premier pritet të bëjnë të njëjtën gjë.

    Napoli, ndërkohë, nuk dëshiron ta nxjerrë McTominayn në shitje dhe synon ta mbajë atë të paktën deri në fund të sezonit 2026/27.

    Kjo do t’i jepte klubit italian edhe disa muaj shtesë për të gjetur një marrëveshje të re me mesfushorin, i cili u shpall MVP i Serie A për sezonin 2024/25.

    The post Jose Mourinho me kërkesë të çuditshme te Florentino Perezi appeared first on Insajderi.