Category: Lajme

  • Shqipëri – Finlandë, dalin në shitje biletat për sfidën në “Air Albania”

    Shqipëri – Finlandë, dalin në shitje biletat për sfidën në “Air Albania”

    Shqipëri – Finlandë, dalin në shitje biletat për sfidën në “Air Albania”

    Kombëtarja shqiptare rikthehet në “Air Albania” më 12 nëntor, për një nga sfidat më të rëndësishme të saj në UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të përballen me Finlandën në orën 20:45, në ndeshjen e parafundit të Grupit C1.

    Federata e Futbollit njofton se biletat për ndeshjen Shqipëri – Finlandë kanë dalë në shitje. Biletat janë të ndara sipas kategorive të përcaktuara për stadiumin “Air Albania”.

    FSHF fton të gjithë tifozët dhe futbolldashësit shqiptarë që të jenë të pranishëm në stadium dhe të mbështesin nga afër Kombëtaren në këtë përballje të rëndësishme.

    Shqipëria kryeson aktualisht Grupin C1 me 9 pikë, ndërsa Bjellorusia dhe Finlanda kanë nga 7 pikë. Sfida e 12 nëntorit pritet të luajë një rol të rëndësishëm në garën për vendin e parë në grup.

    FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

    The post Shqipëri – Finlandë, dalin në shitje biletat për sfidën në “Air Albania” appeared first on Insajderi.

  • Konjufca: Korridori VIII duhet të sigurojë përfshirjen e plotë të Kosovës

    Konjufca: Korridori VIII duhet të sigurojë përfshirjen e plotë të Kosovës

    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka kërkuar përfshirjen e plotë të Kosovës në rrjetin e Korridorit VIII.

    Në Konferencën Ndërkombëtare për Korridorin VIII, që po mbahet në Sofje me organizim të ministres së Jashtme të Bullgarisë, Konjufca tha se lidhja rajonale nuk është vetëm çështje ekonomike, por edhe shtyllë strategjike për sigurinë dhe qëndrueshmërinë evropiane.

    Ai theksoi se investimet në Linjën Hekurudhore 10 dhe hekurudhën e planifikuar Prishtinë–Durrës do të forcojnë lidhjet rajonale, do të diversifikojnë rrugët e transportit dhe do të kontribuojnë në sigurinë euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.

    Konjufca ngriti gjithashtu çështjen e, siç tha ai, pengimit të vazhdueshëm nga Serbia të shkëmbimeve të energjisë elektrike me Kosovën, pavarësisht afatit të përcaktuar nga Komuniteti i Energjisë.

    Sipas tij, kjo cenon sigurinë energjetike rajonale dhe kërkon veprim të vendosur evropian për zbatimin e detyrimeve ekzistuese.

    “Korridori VIII duhet të bëhet më shumë se një vijë në hartë. Një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe i ndërlidhur kërkon bashkëpunim të papenguar dhe përfshirjen e plotë të Kosovës”, ka shkruar Konjufca në X.

    Burimi: RTKLive

  • Maqedonci: Medalja enë “Cambrian Patrol ” dëshmi e profesionalizmit të FSK-së

    Maqedonci: Medalja enë “Cambrian Patrol ” dëshmi e profesionalizmit të FSK-së

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për fitimin e medaljes së artë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol 2026” në Mbretërinë e Bashkuar.

    Maqedonci ka thënë se kjo arritje, në mesin e 120 ekipeve pjesëmarrëse, është dëshmi e profesionalizmit, disiplinës dhe përgatitjes së lartë të pjesëtarëve të FSK-së.

    Ai ka bërë të ditur se kjo arritje është nderuar edhe në Ambasadën e Kosovës në Londër, ku, nën mikpritjen e ambasadorit Ilir Kapiti, pjesëtarët e FSK-së ngritën flamurin e Republikës së Kosovës mbi ndërtesën e ambasadës, në një ceremoni ushtarake.

    “Kjo arritje është dëshmi e qartë e profesionalizmit dhe përkushtimit të pjesëtarëve tanë, si dhe e rrugëtimit të vazhdueshëm të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci në X..

    Burimi: RTKLive

  • PTHP: Nuk janë vërtetuar elemente të veprës penale për qasje të paautorizuar në sistemin kompjuterik në zyrën e presidentes

    PTHP: Nuk janë vërtetuar elemente të veprës penale për qasje të paautorizuar në sistemin kompjuterik në zyrën e presidentes

    PTHP njofton se pas kryerjes së një procedure paraprake hetimore në lidhje me pretendimet nga kallëzimi penal i paraqitur me dyshime për qasje të paautorizuar në sistemin kompjuterik në Zyrën e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbledhje të paautorizuar të të dhënave, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit lëshoi Vendim me të cilin vlerësoi se nuk ka bazë për veprime të mëtejshme të prokurorisë publike.

    Siç thonë nga Prokuroria, gjatë procedurës, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale, u siguruan pajisje kompjuterike mbi të cilat u kryen analiza kompjuterike forenzike. U analizuan gjithashtu të dhëna nga pajisjet mobile dhe u mblodhën raporte nga persona të njohur me ngjarjen.

    “Sipas raporteve të Sektorit të Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme, nuk janë përcaktuar gjurmë dixhitale ose tregues të tjerë forenzikë të hyrjes së paautorizuar në sistemin kompjuterik, as nuk janë gjetur prova për regjistrimin dhe mbledhjen e të dhënave të klasifikuara”.

    “Analizat identifikuan dobësi të caktuara sigurie dhe administrative në konfigurimin e sistemit, të cilat mund të kishin paraqitur një rrezik potencial sigurie, por nuk u gjetën prova dixhitale për kryerjen e krimeve të raportuara”.
    “Pas vlerësimit të të gjitha provave të mbledhura, prokurori publik kompetent përcaktoi se nuk ishin përmbushur kërkesat ligjore për krimet e “Zbulimit të një Sekreti Shtetëror” sipas nenit 317 dhe “Dëmtimi dhe Hyrja e Paautorizuar në një Sistem Kompjuterik” sipas nenit 251 të Kodit Penal, as për ndonjë krim tjetër që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, thonë nga Prokuroria.

  • “Hakmarrje” për Kramatorskun, goditet rafineria më e madhe ruse

    “Hakmarrje” për Kramatorskun, goditet rafineria më e madhe ruse

    Pas sulmit të rëndë rus në Kramatorsk, ku u vranë të paktën 33 persona, një rafineri e madhe nafte në qytetin rus të Omskut është sulmuar me dronë.

    Banorët lokalë raportuan se gjatë sulmit janë dëgjuar të paktën dy shpërthime dhe është parë tym mbi objektin industrial. Sulmin e konfirmoi edhe guvernatori i rajonit të Omskut, Vitalij Hotsenko.

    Rafineria e Omskut ndodhet më shumë se 2,500 kilometra larg Ukrainës.

    Dëshmitarët thanë se gjatë sulmit janë dëgjuar dy shpërthime të fuqishme, ndërsa nga zona e rafinerisë është parë të dalë tym. “Rafineria në Omsk është nën sulm. Nga oxhaqet po del tym. Janë dëgjuar dy shpërthime”, thanë banorët.

    Guvernatori Hotsenko njoftoi se mbrojtja ajrore ruse ishte aktivizuar për shkak të sulmit me dronë, ndërsa shërbimet emergjente në rajon ishin vendosur në gatishmëri të lartë.

    Paralajmërim për dronë dhe kufizime në aeroport


    Sulmi ndodhi pasi në rajonin e Omskut ishte shpallur alarm për rrezikun nga dronët. Për këtë arsye, në aeroportin e Omskut u vendosën përkohësisht kufizime për ngritjen dhe uljen e aeroplanëve.

    Rafineria e Omskut është më e madhja në Rusi. Ajo ishte sulmuar edhe në korrik të këtij viti nga dronët ukrainas, pas së cilës puna në objekt ishte ndërprerë plotësisht.

    U sulmuan edhe dy objekte të tjera

    Sipas informacioneve të para, forcat ukrainase gjatë natës të së enjtes kanë sulmuar edhe dy objekte të tjera industriale në Rusi.

    Bëhet fjalë për kompleksin e rafinerisë dhe petrokimisë “Gazprom Neftekhim Salavat” në Bashkortostan dhe fabrikën “Sasta” në rajonin e Rjazanit. Në të dyja objektet janë raportuar zjarre.

    Sulmi ndaj rafinerisë në Omsk erdhi në të njëjtën ditë kur një sulm rus me bombë të drejtuar goditi një stacion autobusësh në Kramatorsk të Ukrainës.

    Sipas autoriteteve ukrainase, në sulm u vranë 33 persona dhe u plagosën 18 të tjerë. Dy autobusë u goditën, ndërsa të paktën njëri prej tyre u dogj plotësisht.

    Autoritetet ukrainase e kanë dënuar sulmin, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj civilëve. /Telegrafi/

  • Jose Mourinho me kërkesë të çuditshme te Florentino Perezi, i kërkon transferimin e yllit të Napolit

    Jose Mourinho me kërkesë të çuditshme te Florentino Perezi, i kërkon transferimin e yllit të Napolit

    Real Madridi dhe disa klube të tjera të Ligës Premier po monitorojnë situatën e Scott McTominayt, në rast se Napoli nuk arrin marrëveshje për vazhdimin e kontratës me mesfushorin skocez.

    McTominay është në vitin e tretë të kontratës katërvjeçare që nënshkroi kur iu bashkua Napolit nga Manchester United në verën e vitit 2024. Kontrata e tij skadon në vitin 2028, por në Itali ka shqetësime se vera e ardhshme mund të jetë mundësia e fundit që Napoli të përfitojë financiarisht nga shitja e tij.

    Kjo pasi, nëse nuk rinovon kontratën, McTominay mund të largohet si lojtar i lirë në vitin 2028.

    Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se McTominay u ka kërkuar përfaqësuesve të tij të rihapin negociatat me Napolin për një kontratë të re. Megjithatë, nëse palët nuk arrijnë marrëveshje shpejt, mesfushori mund të jetë i gatshëm të dëgjojë ofertat e klubeve të tjera gjatë afateve të ardhshme kalimtare.

    Sipas Tuttomercatoweb, Real Madridi tashmë ka kontaktuar me rrethin e McTominayt për të marrë informacione rreth situatës së tij. Raportohet gjithashtu se disa klube të tjera të Ligës Premier pritet të bëjnë të njëjtën gjë.

    Napoli, ndërkohë, nuk dëshiron ta nxjerrë McTominayn në shitje dhe synon ta mbajë atë të paktën deri në fund të sezonit 2026/27.

    Kjo do t’i jepte klubit italian edhe disa muaj shtesë për të gjetur një marrëveshje të re me mesfushorin, i cili u shpall MVP i Serie A për sezonin 2024/25./Telegrafi/

  • Rritja e çmimit të naftës, Meloni gati të ulë akcizën

    Rritja e çmimit të naftës, Meloni gati të ulë akcizën

    Rritja e çmimit të naftës, Meloni gati të ulë akcizën

    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se qeveria e saj është e gatshme të ndërhyjë sërish për të ulur taksat mbi benzinën dhe naftën, në një kohë kur çmimet e karburanteve vijojnë të rëndojnë mbi konsumatorët.

    Pas samitit të vendeve mesdhetare Med9 në Split të Kroacisë, Meloni bëri të ditur se ekzekutivi po shqyrton përdorimin e rreth 160 milionë eurove për të zbutur kostot e karburanteve.

    Megjithatë, nga sa pohojnë mediat ne Itali, qeveria ende nuk ka vendosur nëse do të ndërhyjë menjëherë apo do t’i ruajë fondet për momentin kur të përfundojnë masat aktuale të kufizimit të çmimeve.

    Mekanizmi i parashikuar mundëson përdorimin e të ardhurave shtesë nga TVSH-ja, të krijuara prej rritjes së çmimeve, për të financuar uljen e akcizës.

    Paralelisht, Meloni i ka kërkuar Komisionit Europian më shumë fleksibilitet në zbatimin e rregullave buxhetore, duke argumentuar se inflacioni ka shkaktuar miliarda euro shpenzime shtesë për shtetin italian, pa qenë rezultat i vendimeve të reja qeveritare.

    Ajo përmendi rritjen automatike të pensioneve, përfitimeve sociale dhe kostove të projekteve publike.

    Sipas burimeve europiane, Komisioni pritet të japë më 8 tetor dritën jeshile për aktivizimin e klauzolës kombëtare të fleksibilitetit të kërkuar nga Italia për energjinë dhe mbrojtjen, çështje që më pas do të diskutohet në mbledhjen e ministrave të Financave të BE-së në nëntor.

    Megjithatë, Brukseli sqaron se rregullat ekzistuese lejojnë tashmë marrjen parasysh të inflacionit më të lartë se parashikimet gjatë vlerësimit të shpenzimeve shtetërore, por kjo nuk nënkupton automatikisht të drejtën për të shpenzuar më shumë.

    Pika më e diskutueshme mbetet kërkesa italiane për të përdorur të ardhurat shtesë nga inflacioni për të financuar masa kundër krizës energjetike, pasi rregullat europiane nuk e lejojnë automatikisht një praktikë të tillë.

    Meloni tha se e ka diskutuar çështjen me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe se edhe Greqia ka ngritur shqetësime të ngjashme.

    The post Rritja e çmimit të naftës, Meloni gati të ulë akcizën appeared first on Insajderi.

  • Fermerët paralajmërojnë protesta

    Fermerët paralajmërojnë protesta

    Fermerët paralajmërojnë protesta

    Fermerët përmes një njoftimi për media kanë paralajmëruar protesta para fabrikave që refuzojnë ose vonojnë pagesën e qumështit.

    “Fermerët paralajmërojnë protesta me mjete bujqësore para fabrikave që refuzojnë ose vonojnë pagesën e qumështit. Shoqata e Qumështoreve, prej një kohe të gjatë, u ka bërë thirrje operatorëve të biznesit që t’i përmbushin obligimet dhe ta paguajnë qumështin e fermerëve, thuhet në njoftim për media”, thuhet në njotim për media.

    Po ashtu, në njoftim theksohet se pa pagesën e qumështit, fermerët e kanë të pamundur të vazhdojnë veprimtarinë dhe të përballojnë shpenzimet e fermave të tyre.

    The post Fermerët paralajmërojnë protesta appeared first on Insajderi.

  • Kur do të ndizet ngrohja në Zvicër? Ja çfarë të drejtash kanë qiramarrësit

    Kur do të ndizet ngrohja në Zvicër? Ja çfarë të drejtash kanë qiramarrësit


    Me uljen e temperaturave në vjeshtë, në Zvicër rikthehet çdo vit pyetja se kur duhet të ndizet ngrohja në banesa dhe çfarë mund të bëjnë qiramarrësit nëse apartamenti mbetet i ftohtë.

    Sezoni i zakonshëm i ngrohjes zgjat nga mesi i shtatorit deri në mesin e majit. Megjithatë, nuk vendos vetëm kalendari. Nëse temperaturat jashtë bien ndjeshëm, pronari duhet të sigurojë që banesa të ketë ngrohje të përshtatshme.

    Nëse ngrohja nuk funksionon siç duhet dhe temperatura në banesë është shumë e ulët, qiramarrësi duhet ta njoftojë pronarin ose administratën dhe ta dokumentojë problemin. Në rast se situata nuk zgjidhet, mund të kërkohet edhe ulje e qirasë për periudhën kur banesa nuk ka pasur ngrohje të mjaftueshme, shkruan The Local, transmeton Telegrafi.

    Në Zvicër nuk ka një temperaturë të vetme minimale të përcaktuar me ligj për çdo banesë.

    Si orientim, për hapësirat e banimit përdoren rreth 20–21°C, ndërsa temperaturat më të ulëta mund të konsiderohen problem në varësi të rrethanave.

    Për qiramarrësit, këshilla kryesore është që çdo problem me ngrohjen të raportohet sa më shpejt dhe të ruhen dëshmitë për temperaturën dhe kohëzgjatjen e problemit./Telegrafi/

  • Amorim flet për merkaton e Milanit

    Amorim flet për merkaton e Milanit

    Amorim flet për merkaton e Milanit

    Ruben Amorim ka folur për planet e Milanit dhe sulmuesin Gonçalo Ramos.

    Trajneri portugez tha se merkatoja është ndërtuar si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen.

    Amorimi beson se Ramosi do të rikthehet te golat dhe nuk dëshiron t’i kërkojë të ndryshojë stilin e lojës.

    “Golat do të vijnë”, u shpreh ai për sulmuesin portugez.

    Milan do të përballet me Sassuolon më 11 tetor në transfertë.