Category: Lajme

  • Ekskluzive | Tentoi ta “mbyllte” prerjen ilegale të pyllit me 40 euro – ndalohet 66-vjeçari për ryshfet në Dragash

    Ekskluzive | Tentoi ta “mbyllte” prerjen ilegale të pyllit me 40 euro – ndalohet 66-vjeçari për ryshfet në Dragash

    Një rast i dyshuar i dhënies së ryshfetit është zbuluar në Dragash, ku një person dyshohet se ka tentuar ta bindë një mbikëqyrës të Parkut Nacional që të mos procedonte një rast të prerjes ilegale të pyllit.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar më 6 tetor, pasi mbikëqyrësi S.K, derisa ishte në kryerje të detyrës, kishte hasur në të dyshuarin Gafurr Duljmen.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari dyshohet se i ka thënë mbikëqyrësit se “duhet ta tejkalojmë disi këtë çështje”, pasi një punëtor i tij kishte prerë dru një ditë më herët brenda Parkut Nacional.

    Më pas, sipas dyshimeve hetimore, ai i kishte hedhur 20 euro në automjet dhe ishte larguar.

    Mbikëqyrësi kishte njoftuar një patrullë policore, ndërsa më pas, gjatë një takimi tjetër me të dyshuarin, kishte tentuar t’ia kthente paratë duke i thënë se kjo formë nuk lejohej.

    Por sipas të dhënave të rastit, i dyshuari dyshohet se i ka hedhur edhe 20 euro të tjera, duke e çuar shumën në 40 euro.

    Paratë janë sekuestruar, së bashku me një telefon Samsung Galaxy A16.

    Pas intervistimit, i dyshuari dyshohet se ka pranuar se kishte dhënë ryshfet, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

    Rasti po hetohet për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, ndërsa rasti i prerjes ilegale të pyllit po trajtohet ndaras nga Policia në Dragash.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Tentoi ta “mbyllte” prerjen ilegale të pyllit me 40 euro – ndalohet 66-vjeçari për ryshfet në Dragash appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Horoskopi ditor, 8 tetor 2026

    Horoskopi ditor, 8 tetor 2026

    Horoskopi ditor, 8 tetor 2026

    Dashi

    Konfigurimi qiellor ju fton të rigjeni shijen e aventurës dhe kënaqësinë e lojës. Yjet ju nxitin t’i lejoni vetes të surprizoheni nga propozimet e jetës pa u përpjekur të kontrolloni gjithçka. Në planin familjar, ngrohtësia dhe koha e kaluar me njerëzit e dashur do të jenë shtëpiza juaj e sigurt kundër stresit.

    Demi

    Jeni një nga shenjat që tërhiqni më shumë fat dhe mbarësi këtë ditë. Dashuria, me bashkëpunimin e Venusit, do ta bëjë ditën tuaj të veçantë nëse i lini emocionet të rrjedhin të lira. Dorëzohuni para rrjedhës së ndjenjave pa u përpjekur t’i interpretoni apo analizoni ato logjikisht.

    Binjakët

    Kjo e enjte është e ndarë në dy pjesë. Nga njëra anë, keni një ngarkesë të madhe vitaliteti që ju bën të guximshëm, madje edhe të ecni kundër rrymës për të shijuar lirinë tuaj. Nga ana tjetër, angazhimet e përditshme dhe puna paraqiten më të ndërlikuara dhe sfiduese për t’u deshifruar. Gjeni ekuilibrin mes dëshirës për të qenë i lirë dhe detyrimeve.

    Gaforrja

    Ky është një moment i shkëlqyer për të reflektuar mbi përgjegjësitë tuaja familjare dhe për të marrë vendime të ndërgjegjshme. Kontakti me familjen do t’ju sjellë shumë qetësi dhe lumturi të brendshme këtë të enjte. Ambientimi në punë do të jetë i qetë dhe pa shqetësime të mëdha.

    Luani

    Marsi direkt në shenjën tuaj ju rrethon me fat dhe e bën këtë ditë shumë produktive nëse dini ku të synoni. Diçka e gëzueshme nga fëmijët ose një projekt krijues mund t’ju ngrejë humorin menjëherë. Nëse keni plane për të udhëtuar, gjërat do të shkojnë sipas parashikimeve.

    Virgjëresha

    Me Hënën në shenjën tuaj, dita është ideale për të përfunduar detyrat e rutinës dhe për të ndërtuar zakone më të shëndetshme. Kthejuni bazave për të gjetur ekuilibrin. Rikthejini në punë ato rutina që kanë funksionuar mirë në të kaluarën.

    Peshorja

    Këtë javë do të kërkoni dhe do të merrni pikërisht atë që ju nevojitet. Universi është i gatshëm t’ju sjellë një përafrim të kënaqësisë së plotë. Megjithatë, mbani mend se Venusi retrograde në sektorin tuaj ju kërkon të mos i ushtroni presion të tjerëve.

    Akrepi

    Aftësia juaj për të analizuar informacionin do të tërheqë vëmendjen e eprorëve. Financiarisht, një pagesë e vonuar ose një çështje e vjetër mund të lëvizë më në fund në drejtimin e duhur.

    Shigjetari

    Kjo e enjte favorizon zgjerimin e horizontit tuaj mental. Mund të shfaqen mundësi të lidhura me arsimin e lartë, botimet apo bashkëpunimet ndërkombëtare. Gjithashtu, jeni ndër shenjat më me fat të ditës sa i përket anës shpirtërore dhe tërheqjes së energjisë së mirë.

    Bricjapi

    Dita e punës mund të jetë e mbushur me pozitivitet dhe rezultate që ju bëjnë të ndiheni mirë, por kërkohet kujdes maksimal me marrëveshjet dhe financat e përbashkëta. Në familje do të mbizotërojë harmonia dhe kënaqësia.

    Ujori

    Situata juaj financiare duket e qëndrueshme, gjë që ju jep arsye për të qenë optimistë. Megjithatë, këshillohet të jeni të kujdesshëm me kontratat, partneritetet dhe marrëveshjet e shkruara këtë të enjte. Shmangni udhëtimet e gjata sot pasi mund të mos shkojnë siç duhet.

    Peshqit

    Kjo ditë ju ofron mundësinë e artë për të mbyllur ato punë të mërzitshme të rutinës që i keni shtyrë prej kohësh. Shëndeti dhe mirëqenia fizike duhet të jenë prioriteti juaj. Yoga ose ushtrimet e lehta do t’ju ripërtërijnë plotësisht.

    The post Horoskopi ditor, 8 tetor 2026 appeared first on Insajderi.

  • Mitrovicë: Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në bashkëkryerje

    Mitrovicë: Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në bashkëkryerje

    Mitrovicë: Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në bashkëkryerje

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë në bashkëkryerje”.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, pas veprimeve hetimore të ndërmarra gjatë ditës së djeshme, kanë arrestuar një burrë të dyshuar për rastin.

    I dyshuari dyshohet se më 30 shtator 2026, në Vushtrri, në bashkëkryerje me persona të tjerë dhe duke përdorur mjete të forta, ka sulmuar një person. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima ka kërkuar tretman mjekësor.

    “Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore dhe intervistimit të të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    The post Mitrovicë: Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në bashkëkryerje appeared first on Insajderi.

  • Vdes një grua në Prishtinë, dyshohet se ra nga kati i tretë

    Vdes një grua në Prishtinë, dyshohet se ra nga kati i tretë

    Vdes një grua në Prishtinë, dyshohet se ra nga kati i tretë

    Një grua ka vdekur pas dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës në Prishtinë. 

    Policia njoftoi se trupi i saj është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Rasti po hetohet. 

    “Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën femër kosovare e cila dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i banesës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës pritet të dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

    The post Vdes një grua në Prishtinë, dyshohet se ra nga kati i tretë appeared first on Insajderi.

  • LSDM: Ribalancim i ri sepse nuk ka para për paga dhe pensione, po vijnë borxhe të reja për qytetarët

    LSDM: Ribalancim i ri sepse nuk ka para për paga dhe pensione, po vijnë borxhe të reja për qytetarët

    Ribalancim i ri i buxhetit është bërë sepse nuk ka para për paga dhe pensione, borxhe të reja për qytetarët po vijnë, akuzojnë sot nga LSDM.

    “Një ribalancim i ri i buxhetit vetëm dy muaj pas atij të fundit. Kjo konfirmon gjendjen katastrofike të thesarit të shtetit dhe debaklin e politikave ekonomike të Mickoskit.

    Hendeku buxhetor është i madh, 900 milionë euro. Qeveria nuk ka para të mjaftueshme për paga, pensione dhe detyrime aktuale. Borxhet e reja po vijnë mbi shpinën e popullit.

    Qeveria ka marrë tashmë hua të reja prej 250 milionë eurosh, për nevojat buxhetore deri në fund të vitit. Jo për të shlyer kreditë e vjetra, jo për investime zhvillimore, por për të mbuluar deficitin në thesarin e shtetit.

    Ky është rezultati i politikave ekonomike të Mickoskit: Një buxhet që është i mbushur me kredi, ndërsa qytetarët dëgjojnë përralla për suksese ekonomike.

    Përrallat e Mickoskit për “ekonominë e tretë në Evropë” kanë rënë në rrënim.

    Deficiti buxhetor është 900 milionë euro, hendeku në PIOM ka arritur në një miliard euro. Në vend që të sigurojë të ardhura të qëndrueshme dhe shpenzime të përgjegjshme, Qeveria po grumbullon borxhe për të mbuluar detyrimet e saj themelore.

    Me huamarrjen e re, borxhi publik arrin në 11 miliardë euro, dhe me borxhet ndaj SHPP-së dhe ndërmarrjeve të tjera publike, tejkalon 63% të BPV-së.

    Skllavëria e borxhit. Mickoski e rriti borxhin me 4 miliardë euro, vetëm në dy vjet. Gjysma e borxhit të përgjithshëm shtetëror në 30 vitet e fundit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

  • Tre persona dyshohet se dhunuan një shtetase të huaj në Prishtinë, rasti nën hetim

    Tre persona dyshohet se dhunuan një shtetase të huaj në Prishtinë, rasti nën hetim

    Tre persona të panjohur nën kanosje dyshohet se kanë dhunuar një grua (shtetase të huaj) e më pas i kanë grabitur gjësende të ndryshme dhe dokumente personale.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:05, në Prishtinë.

    Tutje thuhet se lidhur me rastin është informuar e konsultuar prokurori dhe IML, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

    “Prishtinë 06.10.2026 – 23:05. Lidhur me rastin dyshohet se janë përfshirë tre persona të dyshuar të panjohur të cilët nën kanosje dyshohet se viktimës-femër shtetase e huaj, i kanë grabitur edhe gjësende të ndryshme dhe dokumente personale. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar prokurori dhe IML, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/

  • Rusia po dërgon ushtarë me HIV në misione luftarake – thotë inteligjenca ukrainase

    Rusia po dërgon ushtarë me HIV në misione luftarake – thotë inteligjenca ukrainase

    Rusët po dërgojnë në misione luftarake në vijën e frontit edhe ata pushtues që kanë rezultuar pozitivë me HIV.

    Kjo bëhet e ditur përmes një regjistrimi audio të një bisede, të publikuar në kanalin YouTube të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (DIU), sipas agjencisë Ukrinform, përcjell Telegrafi.

    Sipas mediumit në fjalë, vihet re se specialistët e inteligjencës ushtarake përgjuan një bisedë mes një ushtari të Brigadës së 1-rë të Veçantë të Pushkëtarëve të Motorizuar të Ushtrisë Ruse, e cila vepron në drejtimin e Pokrovskut.

    “Pushtuesi është i infektuar me HIV, gjendje që, pa mjekimin e duhur, çon në komplikacione. Për më tepër, që në muajin shkurt, një komision mjekësor e kishte shpallur atë të papërshtatshëm për shërbim, por kjo nuk e pengoi dërgimin e tij në misione luftarake”, raportoi DIU.

    Agjencia vuri në dukje se ky ushtar rus ishte shpallur madje edhe dezertor.

    Ajo deklaroi se degradimi i ushtrisë pushtuese vazhdon: makineria ushtarake e Rusisë po rekruton si trupa sulmuese persona të papërshtatshëm për shërbim dhe po kontribuon në përhapjen e HIV/AIDS-it.

    Në këtë drejtim, Drejtoria Kryesore e Inteligjencës siguroi se do të ketë ndëshkim të drejtë për çdo krim lufte të kryer kundër Ukrainës.

    Agjencia përsëriti se e vetmja mundësi që një ushtar rus të shpëtojë jetën dhe të shmangë kontraktimin e një sëmundjeje të pashërueshme është të dorëzohet përmes bot-it në Telegram të projektit “Dua të Jetoj” (I Want to Live).

    Siç është raportuar më parë, Drejtoria Kryesore e Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes identifikoi mercenarin rus të vrarë si një shtetas me origjinë nga Sierra Leone. /Telegrafi/

  • Nafta rritet mbi 100 dollarë, tregjet tronditen nga frika e përshkallëzimit të luftës në Iran

    Nafta rritet mbi 100 dollarë, tregjet tronditen nga frika e përshkallëzimit të luftës në Iran

    Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm të enjten, duke rikthyer frikën për një valë të re inflacioni dhe duke ushtruar presion mbi tregjet financiare, ndërsa lufta mes SHBA-së dhe Iranit vazhdon dhe pasiguritë për furnizimet globale me naftë shtohen.

    Rritja e çmimeve të energjisë ka ardhur në një kohë kur investitorët po përballen edhe me sinjale se inflacioni mund të mbetet i lartë për më gjatë. Tregjet aziatike ranë, ndërsa Wall Street u tërhoq nga nivelet rekord të arritura së fundmi, transmeton Telegrafi.

    Nafta bruto Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit me më shumë se 2%, duke kaluar sërish mbi 102 dollarë për fuçi, ndërsa West Texas Intermediate (WTI) u ngjit mbi 90 dollarë. Reuters raportoi se Brent po tregtohej rreth 102.28 dollarë për fuçi, ndërsa WTI rreth 89.94 dollarë.

    Tregjet e naftës janë ndikuar nga shqetësimet për furnizimet në Lindjen e Mesme, veçanërisht pas intensifikimit të sulmeve ndaj cisternave në Gjirin Persik dhe ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon një pjesë e konsiderueshme e furnizimit global me naftë.

    Shqetësimet janë shtuar edhe pas raportimeve se Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Pentagonit të përgatisë opsione për sulme të reja ndaj objektivave iraniane përpara zgjedhjeve afatmesme amerikane të nëntorit.

    Sipas raportimeve, përmasat dhe objektivat e mundshëm të një operacioni të ri ushtarak ende po diskutohen, ndërsa një operacion më i gjerë mund të zhvillohet edhe pas zgjedhjeve.

    Edhe mbështetësit e një aksioni të tillë nuk presin domosdoshmërisht që ai ta detyrojë Iranin të rikthehet në tryezën e negociatave apo të garantojë kalimin e sigurt të anijeve në ngushticën e Hormuzit. Një prej objektivave të mundshëm, sipas raportimeve, do të ishte demonstrimi i forcës nga presidenti Donald Trump përpara zgjedhjeve.

    Ndërkohë, sulmet ndaj anijeve në Hormuz kanë arritur nivele të larta që nga fillimi i luftës, duke shtuar rrezikun për transportin global të energjisë.

    Tregu është ndikuar edhe nga ndërprerjet e prodhimit në SHBA. Më shumë se 500 mijë fuçi naftë në ditë nga Gjiri i Meksikës janë nxjerrë përkohësisht nga prodhimi, pasi kompanitë mbyllën operacionet për shkak të afrimit të uraganit Isaias.

    Në të njëjtën kohë, të dhënat e fundit treguan se rezervat amerikane të naftës bruto ranë me rreth 3.2 milionë fuçi, më shumë sesa pritej nga analistët.

    Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka mbështetur përshpejtimin e lirimit të rezervave strategjike të naftës, të premtuara më herët nga vendet anëtare, duke rekomanduar që, aty ku është e mundur, të prioritizohet nafta për prodhimin e dizelit.

    Megjithatë, analistët paralajmërojnë se lirimi i rezervave mund të ofrojë vetëm lehtësim të përkohshëm dhe nuk e zgjidh problemin e kapaciteteve të kufizuara të prodhimit.

    Rritja e çmimeve të naftës po shton presionin mbi inflacionin dhe po ndikon edhe në tregjet e obligacioneve.

    Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare franceze është rritur në rreth 4.89%, ndërsa ai i Gjermanisë në 3.48%.

    Në SHBA, yield-i i bonove 10-vjeçare të Thesarit mbetet pranë niveleve më të larta të dekadave të fundit.

    Procesi është veçanërisht i rëndësishëm për Rezervën Federale amerikane, e cila e ka rritur në shtator normën bazë me 0.25 pikë përqindjeje, në intervalin 3.75%-4% – rritja e parë e normave që nga korriku 2023.

    Procesverbali i mbledhjes së shtatorit tregoi se shumica e zyrtarëve të Fed-it konsiderojnë të mundshme dhe të përshtatshme edhe një rritje tjetër të normave deri në fund të vitit, megjithëse vendimi do të varet nga të dhënat e reja ekonomike.

    Inflacioni në SHBA mbetet mbi objektivin prej 2% të bankës qendrore, ndërsa zyrtarët kanë theksuar se rritja e kostove të energjisë dhe tensionet gjeopolitike mund ta bëjnë më të vështirë kthimin e inflacionit drejt objektivit.

    Yield-et më të larta të obligacioneve po ushtrojnë presion edhe mbi aksionet, pasi kostot më të larta të huamarrjes mund të ulin fitimet e kompanive dhe t’i bëjnë obligacionet më tërheqëse për investitorët.

    Tregjet kryesore aziatike ranë të enjten, përfshirë ato në Tokio, Hong Kong, Sydney, Shangai, Singapor, Seul, Wellington, Taipei dhe Manila.

    Një ditë më herët, S&P 500 ra 0.2%, pasi kishte arritur një rekord të ri, ndërsa Dow Jones humbi 0.7%. Indeksi teknologjik Nasdaq ra 0.2%.

    Aksionet e kompanive teknologjike u tërhoqën pas fitimeve të fundit, ndërsa investitorët po përgatiten për sezonin e rezultateve financiare. Vlerësimet e larta të kompanive dhe shpenzimet masive për inteligjencën artificiale po vendosin fitimet nën një vëzhgim më të madh.

    Aksionet e Samsung ranë pavarësisht se kompania parashikoi një rritje të jashtëzakonshme prej 782.5% të fitimit operativ në tremujorin e tretë, në rreth 107.4 trilionë wonë, të ndihmuar nga rritja e çmimeve të çipave të memories.

    Ndërkohë, euroja mbeti pranë nivelit më të ulët që nga qershori 2025, nën presionin e shqetësimeve për borxhin e lartë të Francës.

    Të enjten në mëngjes, euroja tregtohej rreth 1.12 dollarë, ndërsa dollari rreth 158.13 jenë.

    Ari gjithashtu u rrit lehtë, duke arritur rreth 4,143.90 dollarë për ons.

    Në këtë klimë, tregjet po përballen me një kombinim gjithnjë e më të ndërlikuar rreziqesh: lufta në Lindjen e Mesme, kërcënimi ndaj transportit përmes Hormuzit, çmimet e larta të energjisë, inflacioni dhe mundësia e rritjes së mëtejshme të normave të interesit. Çdo përshkallëzim i konfliktit mund të shtojë presionin mbi furnizimet globale dhe të thellojë pasigurinë në tregjet financiare. /Telegrafi/

  • Zbulohet gjyqtari që pritet të ndajë drejtësinë në El Clasico, emri i tij ngjall reagime në Madrid

    Zbulohet gjyqtari që pritet të ndajë drejtësinë në El Clasico, emri i tij ngjall reagime në Madrid

    Barcelona dhe Real Madridi tashmë e dinë emrin e gjyqtarit që pritet të ndajë drejtësinë në El Clasicon e parë të sezonit, më 25 tetor në “Camp Nou”.

    Sipas gazetarit Roberto Gomez të Radio MARCA, Komiteti Teknik i Gjyqtarëve ka caktuar Alejandro Jose Hernandez Hernandez për të gjykuar përballjen mes dy rivalëve të mëdhenj të futbollit spanjoll.

    Lajmi u bë i ditur në emisionin “La Tribu”, ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit. Gomez ishte i prerë në deklaratën e tij: “Hernandez Hernandez do ta gjykojë El Clasicon”.

    Edhe Mundo Deportivo, ka raportuar për të njëjtin zhvillim, duke e cilësuar gjyqtarin nga Ishujt Kanarie si të përzgjedhurin për këtë sfidë.

    Megjithatë, statistikat e Hernandez Hernandez me të dyja skuadrat kanë nisur të ngrenë polemika, veçanërisht në Madrid.

    Gjyqtari spanjoll ka drejtuar 42 ndeshje të Barcelonës, në të cilat katalunasit kanë regjistruar 26 fitore, 12 barazime dhe vetëm katër humbje.

    Në anën tjetër, me Real Madridin ka qenë në 38 ndeshje, me “Los Blancos” që kanë marrë 21 fitore, gjashtë barazime dhe kanë pësuar 11 humbje.

    Hernandez Hernandez ishte gjithashtu gjyqtari i El Clasicos së fundit të sezonit të kaluar, të cilin Barcelona e fitoi 2-0.

    Pikërisht për këtë arsye, caktimi i tij raportohet se ka shkaktuar shqetësim të madh në qarqet e Real Madridit, ku ekziston bindja se statistikat e tij në ndeshjet e mëdha nuk janë në favor të skuadrës madrilene./Telegrafi/

  • Para seancës për territorialen, Berisha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë në protestë

    Para seancës për territorialen, Berisha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë në protestë

    Pak orë para se Kuvendit të nisë seancën ku pritet të votohet reforma territoriale, e kundërshtuar nga opozita, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje sërish qytetarëve të protestojnë para Parlamentit. Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij.

    “Edi Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij! Ora 10:00, të gjithë bashkë në protestë para Parlamentit! Përtej çdo bindjeje politike, t’i dalim zot interesit qytetar!”, shkruan Berisha.

    Edhe në mbledhjen e grupit demokrat një ditë më parë Sali Berisha përsëriti thirrjen për qytetarët dhe tha se revolta është mënyra e vetme për të larguar Ramën nga pushteti, shkruan A2cnn.

    “Qytetarët nga mbarë Shqipëria, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, do bashkohen në një protestë për të mbrojtur interesat qytetare, sepse kundërshtimin për asgjësimin e bashkive e kanë dëshmuar në shumicën e rasteve qytetarët e të gjitha bindjeve politike”, tha Berisha.

    Berisha tha se Edi Rama reformën territoriale e bën për interesin e tij, ndaj kërkoi që pjesëmarrja të jetë masive.

    “Edi Rama po bën gjithçka të mbahet me çdo kusht në pushtet. Në këtë rast unë ftoj qytetarët nga mbarë Shqipëria të protestojnë për atë parlament që nuk meriton të ekzistojë”, u shpreh kreu i PD.