Category: Lajme

  • Anita për Ramushin: Kur ka ditë të më zgjedhë mua, patjetër që veshjen e çan

    Anita për Ramushin: Kur ka ditë të më zgjedhë mua, patjetër që veshjen e çan

    Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta u martuan të dielën në një ceremoni madhështore në Prishtinë.

    Në mesin e të ftuarve kanë qenë edhe Ramush Haradinaj së bashku me gruan e tij, Anita Muçaj – Haradinajn.

    Në një intervistë për ‘Artistët Shqiptarë’, ata janë pyetur për veshjet në dasmë, se kush ishte përkujdesur për ta.

    Foto: YouTube

    Anita me humor tha se Ramushi ka shije në veshje, ashtu edhe siç e ka zgjedhur atë.

    “Ramushi vishet vetë por kur ka ditur të më zgjedh mua, patjetër që veshjen e çan”, u shpreh ajo.

    Tutje Haradinaj theksoi: “Veshjen e kam të zakonshme, kjo është uniforma ime. Anita e ka shijen e mirë”.

    Po ashtu çiftit të ri i uruan jetë të lumtur së bashku, meqë i kanë ndjekur që nga Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • "Kallashnikov, karikatorë, fishek dhe mjete ushtarake", gjenden armë në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq - rasti po hetohet

    “Kallashnikov, karikatorë, fishek dhe mjete ushtarake”, gjenden armë në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq – rasti po hetohet

    Njësitet policore në një shtëpi të pabanuar gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar armë dhe mjete ushtarake.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30 në fshatin Dren të Leposaviqit.

    Tutje thuhet se lidhuar me rasti është informuar prokurori.

    “Njësitet policore, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në një shtëpi të pa banuar gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 1-AK 47, 2-karikatorë të zbrazët të AK-47, 119-fishekë cal-7.62×39 mm, pantallona ushtarake, 1-kapelë dhe një termos ushtarak. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

  • Sulm kibernetik ndaj Fondit Federal të Pensioneve në Zvicër, raportohet për rrjedhje të dhënash

    Sulm kibernetik ndaj Fondit Federal të Pensioneve në Zvicër, raportohet për rrjedhje të dhënash

    Fondi Federal i Pensioneve Publica u prek në mënyrë indirekte nga një sulm kibernetik që synonte një nga furnizuesit e tij të softuerëve.

    Furnizuesi i softuerit zbuloi sulmin në fund të shtatorit dhe më pas ngriti një padi penale. Kompania informoi gjithashtu agjencitë përkatëse federale, Publica-n dhe klientë të tjerë. Aktualisht, ata po punojnë me agjenci të ndryshme federale për të përcaktuar shkallën në të cilën janë prekur të dhënat e fondit të pensioneve.

    Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës (OAG) ka hapur një hetim, shkruan arcinfo, transmeton Telegrafi.

    Kompania e zbuloi sulmin në fund të shtatorit dhe menjëherë ngriti një padi penale.

    Ajo gjithashtu njoftoi agjencitë përkatëse federale, Publica-n dhe klientët e tjerë të saj, thanë autoritetet federale të enjten.

    Hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar shkallën në të cilën të dhënat e Publica-s mund të jenë kompromentuar. Fondi i pensioneve i ka informuar anëtarët e tij për shkeljen, pasojat e mundshme dhe masat e marra.

    Publica nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me identitetin e furnizuesit ose llojin e të dhënave që u publikuan, transmeton Telegrafi.

    Fondi Federal i Pensioneve

    Publica është një nga fondet më të mëdha të pensioneve në Zvicër. Ajo siguron, ndër të tjera, punonjës të administratës federale dhe të ETH Domain. Në fund të vitit 2025, ajo kishte afërsisht 70,000 anëtarë aktivë dhe 41,600 pensionistë. Asetet e saj totale arritën në gati 45 miliardë franga zvicerane./Telegrafi/

  • I mituri shfaq armët në videot e telefonit – Policia ia sekuestron dy pistoleta në Gjakovë

    I mituri shfaq armët në videot e telefonit – Policia ia sekuestron dy pistoleta në Gjakovë

    I mituri shfaq armët në videot e telefonit – Policia ia sekuestron dy pistoleta në Gjakovë

    Një rast i posedimit të paautorizuar të armëve është zbuluar më 7 tetor në Gjakovë, pasi një i mitur, gjatë intervistimit në Polici për një rast tjetër, ka treguar disa video që kishte në telefonin e tij.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i mituri ishte paraqitur në Stacionin Policor për t’u intervistuar lidhur me një incident të mëhershëm.

    Gjatë intervistimit, ai u ka treguar hetuesve video që lidhen me një rrahje të ndodhur më 2 tetor, ku në njërën prej tyre shihet duke mbajtur në dorë një armë Zoraki M906-B, kalibër 7.65 mm.

    Hetuesit kanë hasur edhe në një fotografi ku shihet një armë tjetër, revolver Rohm RG69, kalibër 9 mm.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i mituri më pas i ka dorëzuar vullnetarisht të dyja armët, të cilat janë sekuestruar nga njësia e hetimeve.

    Ai ka deklaruar se armët ia kishte dhënë një shok, por ka refuzuar të tregojë identitetin e tij.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit për të Mitur, me vendim të të cilit është iniciuar procedura për “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i mituri është dërguar në mbajtje.

    Hetimet për prejardhjen e armëve dhe personat e tjerë që mund të lidhen me rastin po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post I mituri shfaq armët në videot e telefonit – Policia ia sekuestron dy pistoleta në Gjakovë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Pas 22 vitesh, dy grupet rivale i japin fund përçarjes

    Pas 22 vitesh, dy grupet rivale i japin fund përçarjes

    Pas 22 vitesh, dy grupet rivale i japin fund përçarjes

    Një nga konfliktet më të njohura të krimit të organizuar në Turqi ka marrë një kthesë të papritur, pas pajtimit publik të dy figurave rivale.

    Më 26 shtator 2026, lideri i MHP-së, Devlet Bahçeli, bashkoi në selinë e partisë në Ankara Sedat Sahin, të lidhur me grupin “Sahinler”, dhe Burhanettin Saral, të lidhur me grupin “Sarallar”.

    Pas më shumë se 22 vitesh armiqësi, dy rivalët shtrënguan duart publikisht, shkruan JOQ Albania, transmeton Klankosova.tv.

    Përplasja mes dy grupeve daton që nga viti 2004 dhe është shoqëruar ndër vite me të shtëna, atentate dhe sulme në Turqi dhe vende të ndryshme të Evropës.

    Sipas raportimeve të fundit, konflikti ka shkaktuar të paktën 50 viktima. Vetëm disa javë para takimit në Ankara, policia turke raportohet se kishte parandaluar një komplot të dyshuar për atentat ndaj Sahin, duke sekuestruar një raketahedhës, municion antitank, armë “Kallashnikov” dhe MP5.

    Pajtimi erdhi pas disa zhvillimeve të tjera, përfshirë një tubim ku morën pjesë rreth 4 mijë persona të familjes Saral në Trabzon.

    Ndërkohë, figura e njohur e botës së krimit turk, Sedat Peker, i cili jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe, falënderoi publikisht Bahçelin dhe personat e tjerë që kontribuuan në ndërmjetësimin mes palëve.

    Pas më shumë se dy dekadash përplasjeje dhe gjakderdhjeje, dy grupet rivale kanë shpallur publikisht armëpushimin.

  • U bllokua në rrjedhën e Devollit, zjarrfikësit shpëtojnë të riun

    U bllokua në rrjedhën e Devollit, zjarrfikësit shpëtojnë të riun

    U bllokua në rrjedhën e Devollit, zjarrfikësit shpëtojnë të riun

    Një i ri është shpëtuar nga shërbimi zjarrfikës i Gramshit, pasi mbeti i bllokuar në mes të lumit Devoll.

    Ngjarja u shënua mbrëmjen e djeshme, pak para mesnatës, në zonën mes fshatrave Menkollar dhe Kodovjat, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv

    I riu, me inicialet E.Ç., kishte hyrë në lumë për të kaluar nga Menkollari drejt Kodovjatit, por mbeti i bllokuar në mes të rrjedhës.

    Pas marrjes së njoftimit, zjarrfikësit e Gramshit ndërhynë për nxjerrjen e tij nga lumi, duke bërë të mundur shpëtimin pa pasoja për jetën.

  • Shembet pjesërisht një ndërtesë shtatëkatëshe në Stamboll, disa persona mbeten nën rrënoja

    Shembet pjesërisht një ndërtesë shtatëkatëshe në Stamboll, disa persona mbeten nën rrënoja

    Një ndërtesë shtatëkatëshe është shembur pjesërisht në Stamboll, duke shkaktuar një operacion të madh kërkim-shpëtimi për nxjerrjen e personave që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 05:40 sipas kohës lokale, në lagjen Cevizli të distriktit Maltepe. Tre katet e para të ndërtesës u shembën, ndërsa banorët e kateve të sipërme u evakuuan në mënyrë të sigurt.

    Sipas autoriteteve, ndërtesa ka gjithsej 12 apartamente dhe rreth 33 banorë, ndërsa në katin përdhes ndodheshin edhe disa biznese, përfshirë një punishte tekstilesh.

    Ekipet e kërkim-shpëtimit, të ndihmuara edhe nga qentë nuhatës, kanë nxjerrë deri tani gjashtë persona, mes tyre edhe tre fëmijë. Të shpëtuarit janë dërguar në spitalet e afërta për trajtim mjekësor.

    Megjithatë, operacioni vijon, pasi besohet se persona të tjerë mund të jenë ende nën rrënoja, transmeton Telegrafi.

    Guvernatori i Stambollit, Davut Gül, tha se autoritetet kanë arritur të vendosin kontakt me gjashtë nga personat që dyshohet se ndodheshin në pjesën e shembur.

    “Është një ndërtesë me kat përdhes dhe gjashtë kate. Sipas të dhënave zyrtare, aty jetojnë 33 persona. Katër apartamente janë dëmtuar”, tha Gül.

    Ai shtoi se, sipas të dhënave të autoriteteve, dy persona nuk ndodheshin në shtëpi, ndërsa gjashtë të tjerë tashmë janë shpëtuar.

    Në vendngjarje janë angazhuar ekipet e zjarrfikësve, shërbimet shëndetësore, forcat e sigurisë dhe AFAD, agjencia shtetërore turke për menaxhimin e emergjencave të mëdha.

    Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, tha se të gjitha institucionet shtetërore janë mobilizuar.

    “Puna po vazhdon pa ndërprerje, me shumë kujdes dhe vendosmëri, duke mos lënë asnjë mundësi pa shqyrtuar, në mënyrë që të arrijmë sa më shpejt te qytetarët tanë nën rrënoja”, deklaroi Kurum.

    Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e shembjes së ndërtesës. /Telegrafi/

  • Një person raportohet i zhdukur nga Aeroporti i Prishtinës, nuk dihet vendndodhja e tij

    Një person raportohet i zhdukur nga Aeroporti i Prishtinës, nuk dihet vendndodhja e tij

    Një person raportohet i zhdukur nga data 03.10.2026 dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ankuesja ka raportuar se daja i saj nga 03.10.2026 nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nuk është lajmëruar më.

    “ANP-Adem Jashari 03.10.2026 – 14:35. Më 07.10.2026 ankuesja ka raportuar se viktima mashkull kosovar (daja i saj), nga data e lartcekur deri më tani sipas ankueses, nuk dihet vendndodhja e viktimës”, thuhet në raport.

    Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

  • Maroku dhe Senegali e çojnë në CAS mosmarrëveshjen për finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës

    Maroku dhe Senegali e çojnë në CAS mosmarrëveshjen për finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës

    Gati nëntë muaj pas një finale kaotike të Kupës së Kombeve të Afrikës 2025 në Rabat, Maroku dhe Senegali takohen përsëri të enjten, këtë herë në një sallë dëgjimore në Lozanë, raporton Foot Mercato.

    Pas dyerve të mbyllura nga ora 9:30 e mëngjesit, të dy federatat dhe CAF (Konfederata Afrikane e Futbollit) do të argumentojnë para një paneli prej tre anëtarësh të udhëhequr nga Gerald Simon i Francës, së bashku me Luigi Fumagalli dhe Ulrich Haas.

    Mosmarrëveshja buron nga 18 janari, kur Senegali u largua për afërsisht 16 minuta pas një penalltie të dhënë nga VAR-i në kohën shtesë për Marokun. Brahim Diaz e humbi atë, dhe Pape Gueye më vonë shënoi golin e fitores 1-0 në kohën shtesë.

    Megjithatë, juria e apelit e CAF vendosi në mars se largimi nga loja shkeli rregullat e turneut, duke i dhënë Marokut një fitore 3-0 dhe titullin. Senegali apeloi vendimin më 25 mars.

    Maroku do të argumentojë se rregullat nuk lejojnë përjashtime, sado që një ekip të largohet për një kohë të shkurtër, ndërsa Senegali do të përdorë autoritetin e arbitrit sipas Rregullit 5 të IFAB-it.

    Paneli pritet të diskutojë pas argumenteve të pasdites. Nuk është caktuar ende një datë për vendimin. /Telegrafi/

  • Zjarr i madh përfshin plantacionin me mollë në Skenderaj – digjen rreth 10 mijë trupa, dëmi dyshohet deri në 200 mijë euro

    Zjarr i madh përfshin plantacionin me mollë në Skenderaj – digjen rreth 10 mijë trupa, dëmi dyshohet deri në 200 mijë euro

    Zjarr i madh përfshin plantacionin me mollë në Skenderaj – digjen rreth 10 mijë trupa, dëmi dyshohet deri në 200 mijë euro

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë më 7 tetor një plantacion me mollë në fshatin Klinë e Poshtme të Skenderajt, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas raportimit të zjarrit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar pronarin e plantacionit, A.R.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej rreth 5 hektarësh të mbjellë me mollë, ndërsa pronari dhe disa banorë kanë intervenuar fillimisht vetë, deri në mbërritjen e zjarrfikësve.

    Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, por dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

    Sipas deklarimit të pronarit dhe të dhënave fillestare, janë dëmtuar rreth 10 mijë trupa molle, rreth 12-vjeçare, sistemi i ujitjes në rreth pesë hektarë, si dhe sistemi kundër breshrit në një sipërfaqe prej rreth dy hektarësh.

    Dëmi material, sipas vlerësimit fillestar të ankuesit, mund të arrijë rreth 185 mijë deri në 200 mijë euro.

    Për momentin nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar dhe nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zjarr i madh përfshin plantacionin me mollë në Skenderaj – digjen rreth 10 mijë trupa, dëmi dyshohet deri në 200 mijë euro appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali