Category: Lajme

  • Rriten rastet e kanosjes dhe posedimit ilegal të armëve në Ferizaj, bien vjedhjet dhe dhuna në familje

    Rriten rastet e kanosjes dhe posedimit ilegal të armëve në Ferizaj, bien vjedhjet dhe dhuna në familje

    Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar të dhënat për veprat penale të evidentuara gjatë muajit shtator 2026, duke i krahasuar ato me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në shtator 2026 në rajonin e Ferizajt janë shënuar ndryshime të ndjeshme në disa kategori të veprave penale. Të dhënat tregojnë rënie të numrit të rasteve të vrasjes, dhunës në familje, vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, ndërsa janë shënuar rritje te kanosjet, lëndimet e rënda trupore dhe posedimi ilegal i armëve.

    Rasti i vrasjes ka shënuar rënie nga një në shtator të vitit 2025 në asnjë rast gjatë shtatorit të këtij viti. Ndërkohë, lëndimet e rënda trupore janë rritur nga zero në tri raste.

    Edhe lëndimet e lehta trupore kanë shënuar rënie, nga 47 raste në vitin 2025 në 32 raste këtë vit, ose 31.9 për qind më pak. Dhunë në familje janë evidentuar 10 raste, krahasuar me 20 raste në shtatorin e vitit të kaluar, që paraqet një rënie prej 50 për qind.

    Në anën tjetër, kanosjet janë rritur nga 21 në 28 raste, ose 33 për qind. Vjedhjet kanë rënë nga 30 në 28 raste, ndërsa vjedhjet e rënda nga 14 në 10 raste.

    Një rritje e konsiderueshme është regjistruar te posedimi ilegal i armëve, me 19 raste në shtator 2026, krahasuar me 11 raste në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, apo 72.7 për qind më shumë.

    Në kategorinë e veprave penale të evidentuara, grabitjet kanë mbetur në të njëjtin nivel, me nga zero raste në të dyja periudhat. Ndërkaq, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm ka rënë nga dy raste në vitin 2025 në asnjë rast këtë vit.

    Arrestimet

    Të dhënat e Policisë tregojnë gjithashtu se gjatë shtatorit 2026 janë arrestuar 59 persona sipas autorizimeve policore, krahasuar me 65 në të njëjtën periudhë të vitit 2025, një rënie prej 9.2 për qind.

    Ndërsa, arrestimet sipas urdhëresave të gjykatës kanë shënuar rënie nga 84 në 81 raste, apo 3.5 për qind.

    Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët, me qëllim parandalimin dhe luftimin e veprave penale.

    Qytetarët mund të raportojnë rastet drejtpërdrejt në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, si dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

    Policia ka theksuar se konfidencialiteti i të dhënave të personave që raportojnë rastet do të ruhet plotësisht. /Telegrafi/

  • Agjenti i Donnarummas zbulon se çfarë iu tha Man City lojtarëve pasi u shpallën fajtor për 114 akuza

    Agjenti i Donnarummas zbulon se çfarë iu tha Man City lojtarëve pasi u shpallën fajtor për 114 akuza

    Manchester City po përballet me një prej çështjeve më të mëdha financiare në historinë e Ligës Premier, por pavarësisht vendimit që e shpalli fajtor për 114 nga 115 shkeljet e akuzuara, brenda klubit vazhdojnë të besojnë se gjithçka do të përfundojë në favorin e tyre.

    Ndërsa klubet rivale kanë nisur të kërkojnë një dënim të paprecedentë për kampionët anglezë, Manchester City ka vendosur ta çojë betejën deri në fund. Klubi ka apeluar vendimin, duke akuzuar panelin se është ndikuar nga “teoritë konspirative të Ligës Premier”.

    Në mes të kësaj situate, Gianluigi Donnarumma dhe futbollistët e tjerë të Cityt kanë marrë garanci se drejtësia sportive do të vendosë në favor të klubit.

    Agjenti i portierit italian, Enzo Raiola, ka treguar se situata nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket të ardhmes së klientit të tij.

    “A do të ndryshojë diçka kaosi te Manchester City? Jo, asgjë nuk do të ndryshojë për ne apo për Donnarummën”, deklaroi Raiola për The Sun.

    Ai shtoi se klubi ka komunikuar me Donnarummën dhe se lojtari është i qetë për situatën.

    “Lajmi shfaqet herë pas here. Klubi ka folur me Gigjin dhe të gjithë janë të qetë. Tani kemi ndeshje të rëndësishme kundër Liverpoolit dhe Paris Saint-Germainit, dhe më pas drejtësia sportive do të marrë rrjedhën e saj”, u shpreh ai.

    Raiola zbuloi gjithashtu se Donnarumma ka marrë garanci të drejtpërdrejta nga Manchester City për këtë çështje.

    “Por Donnarumma ka marrë garanci nga Manchester City”, shtoi agjenti.

    Portieri italian dhe pjesa tjetër e futbollistëve të Cityt që kanë qenë me kombëtaret do t’i bashkohen sot, të enjten, skuadrës në stërvitje, ndërsa përgatitjet do të fokusohen te përballja e së dielës ndaj Liverpoolit në Ligën Premier./Telegrafi/

  • Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem, 11 arrestime në protestat pro-palestineze

    Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem, 11 arrestime në protestat pro-palestineze

    Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem, 11 arrestime në protestat pro-palestineze

    Izraeli ka urdhëruar mbylljen e konsullatës britanike në Jerusalemin Lindor, duke shkaktuar një përshkallëzim të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

    Vendimi erdhi si kundërpërgjigje ndaj masave të Britanisë së Madhe kundër vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, përfshirë ndalimin e tregtisë me mallrat e prodhuara në këto vendbanime.

    Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, kishte urdhëruar mbylljen e konsullatës brenda 30 ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të Londrës për të parandaluar këtë hap, marrëveshje nuk është arritur. Të enjten, punëtorët hoqën edhe tabelat dhe shenjat e konsullatës nga ndërtesa në Jerusalemin Lindor.

    Rreth 30 diplomatë britanikë dhe familjet e tyre preken nga vendimi, ndërsa Britania mund të kundërpërgjigjet duke dëbuar diplomatë izraelitë nga ambasada në Londër.

    Konsullata britanike ka pasur një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet e Londrës me palestinezët në Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gaza, si dhe ka ofruar shërbime konsullore për palestinezët.

    Përshkallëzimi diplomatik është shoqëruar edhe me protesta pro-palestineze në Britani, të zhvilluara në përvjetorin e tretë të sulmit të Hamasit të 7 tetorit 2023. Në protesta në Londër dhe qytete të tjera u arrestuan 11 persona, ndërsa policia ndërhyri për të parandaluar përplasjet mes protestuesve pro-palestinezë dhe kundërprotestuesve.

    Në të njëjtën kohë, autoritetet britanike kanë raportuar rritje të incidenteve antisemite, ndërsa Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, thotë se numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës ka kaluar 74 mijë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem, 11 arrestime në protestat pro-palestineze appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sherri familjar në Pejë eskalon rëndë – burri dyshohet se sulmoi me sëpatë gruan dhe familjarët e saj

    Sherri familjar në Pejë eskalon rëndë – burri dyshohet se sulmoi me sëpatë gruan dhe familjarët e saj

    Sherri familjar në Pejë eskalon rëndë – burri dyshohet se sulmoi me sëpatë gruan dhe familjarët e saj

    Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar më 6 tetor në rrugën “Asllan Qeshme” në Pejë, ku një konflikt familjar dyshohet se ka eskaluar deri në sulm me sëpatë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 21:00, Policia është njoftuar për një incident në këtë lokacion, ndërsa patrulla e dërguar në vendin e ngjarjes i ka gjetur palët duke u fjalosur me zë të lartë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, L.G. ka deklaruar se kishte përjetuar në vazhdimësi dhunë psikologjike nga bashkëshorti i saj, B.B..

    Në një moment, E.B. dyshohet se kishte telefonuar vëllain e saj, J.G., që të vinte ta merrte. Në vendin e ngjarjes më pas kishin shkuar edhe vëllai dhe babai i saj, Sh.G.

    Sipas deklarimeve të dhëna para hetuesve, me të arritur familjarët e gruas, situata ka eskaluar dhe B.B dyshohet se i ka sulmuar me sëpatë, ndërsa E.B dyshohet se i ka kanosur.

    Pavarësisht incidentit, sipas të dhënave fillestare nuk është raportuar nevojë për trajtim mjekësor. Pas intervistimit, L.G. ka shprehur dëshirën të largohet dhe të qëndrojë në shtëpinë e prindërve të saj.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit ndaj B.B është iniciuar hetim për “Dhunë në familje”, ndërsa ndaj E.B. për “Sulm”.

    Pas intervistimit, të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Sherri familjar në Pejë eskalon rëndë – burri dyshohet se sulmoi me sëpatë gruan dhe familjarët e saj appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • LEX | Akuzohen se ekzekutuan pesë anëtarë të një familjeje shqiptare, mes tyre një 14-vjeçar – sot pritet seanca ndaj pesë ish-policëve serbë

    LEX | Akuzohen se ekzekutuan pesë anëtarë të një familjeje shqiptare, mes tyre një 14-vjeçar – sot pritet seanca ndaj pesë ish-policëve serbë

    LEX | Akuzohen se ekzekutuan pesë anëtarë të një familjeje shqiptare, mes tyre një 14-vjeçar – sot pritet seanca ndaj pesë ish-policëve serbë

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë Departamenti Special me gjyqtarin Kujtim Krasniqi sot pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj pesë ish-policëve serbë, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, konkretisht për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Blakqori gjatë luftës në Kosovë.

    Të akuzuar në këtë rast janë Predrag Nikoliq, Zoran Deletoviq, Ivan Ivanov, Sinisha Milanoviq dhe Jovica Deniq, gjykimi ndaj tyre pritet të zhvillohet në mungesë .

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, më 6 maj 1999, pesë të akuzuarit, në cilësinë e pjesëtarëve të policisë serbe në Stacionin Policor të Fushë-Kosovës, dyshohet se kanë marrë pesë civilë shqiptarë, të cilët po përpiqeshin të largoheshin nga Kosova.

    Viktimat janë identifikuar si Fehmi Blakqori, bashkëshortja e tij Miradije, djali i tyre 14-vjeçar Labinoti, si dhe Mahmut Blakqori dhe bashkëshortja e tij Sabile.

    Sipas Prokurorisë, të akuzuarit i kishin ndaluar viktimat në rrugën Prishtinë–Fushë-Kosovë, pranë pompës së derivateve “Beopetrol”, duke i futur në automjetin policor me pretekstin se do t’i dërgonin në stacionin hekurudhor.

    Mirëpo, sipas aktakuzës, ata kishin ndryshuar drejtimin dhe i kishin dërguar civilët në vendin e quajtur “Megja”, ku dyshohet se ishte kryer ekzekutimi i tyre.

    Prokuroria pretendon se Predrag Nikoliq i kishte urdhëruar viktimat të shtriheshin me fytyrë për tokë, përpara se të shtinte në drejtim të tyre me pistoletën CZ99.

    Ndërkohë, i akuzuari Zoran Deletoviq dyshohet se kishte shtënë me armë automatike, ndërsa Sinisha Milanoviq dhe Jovica Deniq akuzohen se kishin ndihmuar në kryerjen e vrasjeve.

    Sipas aktakuzës, pas ngjarjes, Nikoliq ia kishte dorëzuar Ivanovit dokumentet e viktimave, duke e udhëzuar që t’i digjte, me qëllim të fshehjes së gjurmëve të krimit.

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzën më 1 qershor 2026, duke i ngarkuar të pestë me veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, në bashkëkryerje.

    Gjykimi është propozuar të zhvillohet në mungesë të të akuzuarve, pasi sipas Prokurorisë, ata nuk gjenden në territorin e Kosovës.

    Kujtojmë se më 17 shtator 2026 kishte dështuar nisja e gjykimit, për shkak të mungesës së avokatit të të akuzuarit Zoran Deletoviq. Gjyqtari Kujtim Krasniqi kishte paralajmëruar se do të kërkonte sqarime nga Oda e Avokatëve të Kosovës lidhur me mosparaqitjen e mbrojtësit.

    LEX | Drejtësia nga Sinjali do ta përcjellë seancën dhe do ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet nga kjo seancë. 

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | Akuzohen se ekzekutuan pesë anëtarë të një familjeje shqiptare, mes tyre një 14-vjeçar – sot pritet seanca ndaj pesë ish-policëve serbë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ambasada Gjermane organizon pritje në Prishtinë për “Ditën e Bashkimit”

    Ambasada Gjermane organizon pritje në Prishtinë për “Ditën e Bashkimit”

    Ambasada Gjermane organizon pritje në Prishtinë për “Ditën e Bashkimit”

    Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë organizon sot një pritje me rastin e “Ditës së Bashkimit Gjerman”.

    Ngjarja do të mbahet duke filluar nga ora 18:00, në ambientet e “Klan Arena”, në Zonën Industriale në Prishtinë

    Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, trupit diplomatik, politikës, shoqërisë civile dhe të ftuar të tjerë.

    The post Ambasada Gjermane organizon pritje në Prishtinë për “Ditën e Bashkimit” appeared first on Insajderi.

  • “Nuk po e prekim drejtësinë”, Hoxha shpjegon nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen (VIDEO)

    “Nuk po e prekim drejtësinë”, Hoxha shpjegon nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen (VIDEO)

    “Nuk po e prekim drejtësinë”, Hoxha shpjegon nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen (VIDEO)

    Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka folur për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Hoxha ka ngritur çështjen e aplikimit të ligjit më të favorshëm gjatë shqiptimit të dënimeve, duke theksuar se kjo, sipas saj, është një çështje që nuk është diskutuar sa duhet, transmeton Klankosova.tv.

    “Ne kemi dëgjuar në shumë momente gjyqtarët duke thënë se, në aspektin e proceseve juridike, kur shqiptohet dënimi përdoret ligji më i favorshëm”, ka deklaruar Hoxha.

    Ajo ka përmendur edhe legjislacionin e ish-Jugosllavisë dhe Kodin Penal të asaj kohe, duke thënë se dënimi maksimal për raste të caktuara mund të ketë qenë 15 vjet.

    “Kur është trajtuar rasti në fjalë, në fuqi kanë qenë ligjet e ish-Jugosllavisë dhe Kodi Penal i ish-Jugosllavisë, i cili dënimin më të madh e prek deri në 15 vjet. Pra, kjo është një nga çështjet që nuk e flet askush”, është shprehur ajo.

    Hoxha ka folur edhe për raportin ndërmjet Dhomave të Specializuara dhe institucioneve të drejtësisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e rolit të Gjykatës Kushtetuese.

    “Dhomat e Specializuara dhe Dhoma Kushtetuese janë bartje e juridiksionit të Kosovës në nivel ndërkombëtar, por Gjykata Kushtetuese nuk mund të minimizohet, sepse Dhoma Kushtetuese nuk mund të jetë mbi Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë deputetja e PDK-së.

    Sipas saj, meqë Dhomat e Specializuara janë themeluar përmes Kushtetutës dhe ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, ndryshimi apo plotësimi i ligjit nuk duhet të shihet domosdoshmërisht si cenim i pavarësisë së drejtësisë.

    “Dhomat e Specializuara janë themeluar me Kushtetutë dhe me ligj në Kuvendin e Kosovës. Nëse Kuvendi i Kosovës mendon që ka dalë jashtë juridiksionit dhe domenit kushtetues dhe ligjor për të cilin është themeluar Gjykata, unë nuk shoh ndonjë problem pse riamandamentimi apo plotësim-ndryshimi i ligjit mund ta cenojë pavarësinë”, ka deklaruar Hoxha.

    Ajo ka theksuar se qëllimi i ndryshimeve të propozuara, sipas saj, nuk është ndërhyrja në drejtësi, por garantimi i trajtimit të barabartë dhe drejtësisë për të gjitha palët.

    “Kërkesa jonë nuk është ta prekë drejtësinë, por kërkesa e vetme është që, në emër të viktimave dhe drejtësisë për viktimat, të mos cenohet pala tjetër dhe të ketë drejtësi edhe për akterët tjerë që janë aty”, ka thënë Hoxha. 

  • ShBA dhe Rusia shqyrtojnë shitjen e gazit në Evropë gjatë luftës në Ukrainë

    ShBA dhe Rusia shqyrtojnë shitjen e gazit në Evropë gjatë luftës në Ukrainë

    ShBA dhe Rusia shqyrtojnë shitjen e gazit në Evropë gjatë luftës në Ukrainë

    Zyrtarë të lartë rusë dhe amerikanë, përfshirë të dërguarin special të SHBA-së Jared Kushner, kanë zhvilluar bisedime rreth sjelljes së një investitori amerikan në tubacionet Nord Stream që furnizonin me gaz Gjermaninë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën, thanë pesë persona me njohuri për situatën.

    Në diskutime morën pjesë Kirill Dmitriev, një këshilltar i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, dhe Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, thanë burimet.

    Kushner, i cili është përpjekur të ndërmjetësojë një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, e sheh të bërit biznes si thelbësore për rivendosjen e paqes. Një marrëveshje e tillë do t’u mundësonte investitorëve amerikanë të përfitonin nga rrjedhat e energjisë në Evropë sapo të mbaronte lufta, transmeton Klankosova.tv.

    Dmitriev dhe Kushner janë takuar në Moskë dhe Nju Jork në javët e fundit. Ndërsa nuk ishte e qartë se deri në çfarë shkalle diskutuan për Nord Stream në ato raste, tema mbetet në axhendë, thanë dy nga personat për Reuters.

    “Çdo marrëveshje do të duhet të negociohet nga Rusia me DFC-në (Korporatën Financiare Ndërkombëtare të Zhvillimit të SHBA-së) dhe Thesarin dhe duhet të jetë në dobi të taksapaguesve dhe kompanive të Shteteve të Bashkuara”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, kur u pyet në lidhje me diskutimet për tubacionin.

    “Kohët e fundit nuk ka pasur diskutime për Nord Stream”, i tha zyrtari Reuters.

  • Asfaltohen rrugët e dëmtuara nga vërshimet në Tushilë të Skenderajt

    Asfaltohen rrugët e dëmtuara nga vërshimet në Tushilë të Skenderajt

    Në fshatin Tushilë të Skenderajt kanë nisur punimet për asfaltimin e pjesëve hyrëse të urës së re, si dhe për sanimin dhe asfaltimin e disa rrugicave të dëmtuara nga vërshimet e viteve të fundit.

    Punimet në terren janë përcjellë nga afër nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me drejtorin e Urbanizmit, Arbnor Çitaku.

    Sipas Komunës së Skenderajt, ndërhyrjet kanë për qëllim sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, me synim krijimin e kushteve më të përshtatshme për banorët dhe qarkullimin e tyre.

    Komuna ka bërë të ditur se, pavarësisht vështirësive financiare, po vazhdon me ndërhyrje në terren për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës publike në pjesë të ndryshme të territorit të Skenderajt. /Telegrafi/