Category: Lajme

  • Tre persona dyshohet se dhunuan një shtetase të huaj dhe i grabitën dokumentet personale në Prishtinë

    Tre persona dyshohet se dhunuan një shtetase të huaj dhe i grabitën dokumentet personale në Prishtinë

    Një shtetase e huaj dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në Prishtinë nga tre persona të panjohur.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 tetor, rreth orës 23:05.

    Të dyshuarit, nën kanosje, dyshohet se viktimës i kanë grabitur sende të ndryshme, si dhe dokumente personale.

    Policia ka njoftuar se për rastin janë informuar dhe konsultuar prokurori dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML). Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin.

    Burimi: Dukagjini

  • Një grua dyshohet se ra nga kati i tretë i banesës në Prishtinë, Policia nis hetimet për vdekjen e saj

    Një grua dyshohet se ra nga kati i tretë i banesës në Prishtinë, Policia nis hetimet për vdekjen e saj

    Një grua ka vdekur në Prishtinë, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i një banese.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 12:13. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur viktimën.

    Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me konsultim të prokurorit, trupi i pajetë pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

    Rasti është duke u hetuar.

    Burimi: Dukagjini

  • Lirohen dy gardianët e Kosovës në Danimarkë pas incidentit me një të burgosur

    Lirohen dy gardianët e Kosovës në Danimarkë pas incidentit me një të burgosur

    Lirohen dy gardianët e Kosovës në Danimarkë pas incidentit me një të burgosur

    Dy zyrtarët korrektues nga Kosova, të akuzuar për sulm ndaj një të burgosuri në burgun Vestre në Kopenhagë, janë liruar pas seancës paraprake të mbajtur të mërkurën.

    Sipas medias daneze “Avisen”, gjykatësi ka vlerësuar se nuk ekziston rreziku që ata të arratisen, pasi janë të punësuar nga Shërbimi Danez i Burgjeve dhe jetojnë në Danimarkë.

    Megjithatë, të dy vazhdojnë të jenë të akuzuar dhe e mohojnë fajësinë, raportojnë mediat daneze DR dhe TV 2.

    Sipas aktakuzës, incidenti ka ndodhur më 5 tetor. Dy zyrtarët dyshohet se, në bashkëpunim dhe me marrëveshje paraprake ose mirëkuptim të ndërsjellë, e kanë goditur disa herë të burgosurin me grushte në fytyrë dhe trup.

    Sipas policisë, të cituar nga TV 2, njëri prej zyrtarëve dyshohet se e ka shtyrë të burgosurin në shtrat dhe e ka goditur në fytyrë. Më pas, zyrtari tjetër dyshohet se e ka goditur disa herë me grushte në fytyrë dhe trup.

    Dy zyrtarët ishin arrestuar më 6 tetor dhe të mërkurën dolën para gjykatës për seancën paraprake.

    “Përvojat me zyrtarët korrektues nga Kosova, e mirë”

    Pas rastit, Shërbimi Danez i Burgjeve ka thënë se do ta rishikojë trajnimin e zyrtarëve korrektues nga Kosova.

    Drejtoresha e këtij Shërbimi, Ina Eliasen, tha se rasti ka ngritur pyetje nëse trajnimi dhe praktika e zyrtarëve nga Kosova janë të mjaftueshme.

    “Është e qartë se kur ndodh diçka e tillë, ne do të shikojmë nëse trajnimi ynë për ta është mjaftueshëm i mirë. A është praktika jonë me ta mjaftueshëm e mirë?”, tha Eliasen, sipas medias “Ni.dk”.

    Megjithatë, ajo theksoi se deri tani përvojat me zyrtarët korrektues nga Kosova kanë qenë të mira dhe e cilësoi rastin e fundit si një incident të izoluar, pasi, sipas saj, është shumë ndryshe nga ajo që është parë deri më tani.

    Incidenti ka ndodhur të hënën në një sektor të burgut Vestre. Sipas aktakuzës së policisë, dy zyrtarët, në bashkëpunim dhe me mirëkuptim të ndërsjellë, dyshohet se e kanë goditur disa herë një të burgosur me grushte.

    Sipas aktakuzës, të dy ishin në detyrë dhe kishin përfunduar tashmë periudhën gjashtëmujore të trajnimit dhe praktikës.

    Megjithatë, edhe pas përfundimit të praktikës, zyrtarët nga Kosova duhet të shoqërohen nga zyrtarë danezë nëse qëndrojnë dhe punojnë për një periudhë të caktuar në Danimarkë, tha Eliasen.

    “Ata janë gjithmonë me zyrtarë danezë. Kur janë në trajnim, janë në trajnim me kolegë. Ata nuk punojnë vetëm”, tha ajo.

    E pyetur nëse mund të ketë besim se zyrtarët që do të punojnë në Kosovë do t’i trajtojnë siç duhet të burgosurit që Danimarka do t’i dërgojë atje, Eliasen tha se po.

    Për këtë arsye, sipas saj, Danimarka planifikon të krijojë një sistem të posaçëm mbikëqyrjeje në burgun në Kosovë.

    “Është larg, por synojmë që atje të funksionojë njësoj si në Danimarkë. Prandaj, duhet të kemi një lloj mbikëqyrjeje në korridoret atje. Për këtë po punojmë”, tha ajo.

    Eliasen tha se ideja për një sistem të tillë mbikëqyrjeje ka ekzistuar edhe më herët, por rasti i fundit është përfshirë tashmë në këtë proces.

    Danimarka planifikon 300 vende për të burgosur në Kosovë

    Marrëveshja për transferimin e të burgosurve në Kosovë është arritur në vitin 2021. Sipas planit, shtetasit e huaj të dënuar në Danimarkë dhe që duhet të dëbohen pas vuajtjes së dënimit, do të mund t’i vuajnë dënimet në Kosovë.

    Megjithatë, zbatimi i marrëveshjes është shtyrë disa herë. Ministri danez i Drejtësisë, Nicolai Wammen, njoftoi në shtator për një tjetër shtyrje.

    Sipas planit aktual, dhomat e burgjeve në Kosovë pritet të fillojnë të përdoren në fund të vitit 2027 ose, më së voni, në fillim të vitit 2028.

    Organizata e Burgjeve të Danimarkës ka bërë të ditur se deri tani 15 zyrtarë korrektues nga Kosova e kanë përfunduar trajnimin në Danimarkë, ndërsa 19 të tjerë janë aktualisht në trajnim.

    Ndërkohë, ministri Wammen ka konfirmuar se palët që mbështesin reformën e dënimeve do të informohen për rastin.

    “E marr shumë seriozisht incidentin në burgun Vestre. Rasti i është dorëzuar policisë dhe tani do ta ndjekë rrjedhën e tij në sistemin e drejtësisë”, tha Wammen në një deklaratë me shkrim. /Klankosova.tv

  • Prishtinë: Dyshohet se ra nga kati i tretë i banesës, humb jetën një grua

    Prishtinë: Dyshohet se ra nga kati i tretë i banesës, humb jetën një grua

    Prishtinë: Dyshohet se ra nga kati i tretë i banesës, humb jetën një grua

    Një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i një banese në Prishtinë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pasditen e djeshme, njësitet policore, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    “Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës pritet të dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë./Klankosova.tv

  • U zu duke prerë dru dhe ofroi ryshfet, një person përfundoi në qeli

    U zu duke prerë dru dhe ofroi ryshfet, një person përfundoi në qeli

    U zu duke prerë dru dhe ofroi ryshfet, një person përfundoi në qeli

    Një person është arrestuar në Dragash, pasi dyshohet se i ka ofruar ryshfet një mbikëqyrësi të Parkut Nacional, në përpjekje për të shmangur procedimin e një rasti të prerjes së kundërligjshme të druve.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar më 7 tetor 2026 dyshohet se i ka ofruar ankuesit, po ashtu shtetas kosovar, dy herë nga 20 euro, në këmbim të mosprocedimit të rastit.

    Ngjarja ka ndodhur pasi i dyshuari dyshohet se kishte prerë dru në mënyrë të kundërligjshme brenda territorit të Parkut Nacional në Dragash.

    Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Rasti është iniciuar për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.

  • PDK: Ligji për Specialen synon ta ndihmojë Apelin në rastin e katërshes së UÇK-së (VIDEO)

    PDK: Ligji për Specialen synon ta ndihmojë Apelin në rastin e katërshes së UÇK-së (VIDEO)

    PDK: Ligji për Specialen synon ta ndihmojë Apelin në rastin e katërshes së UÇK-së (VIDEO)

    Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha në emisionin “Ora Shtatë” ka folur për ndryshimin e Ligjit për Specialen.

    Ajo deklaroi se ligji synon ta ndihmojë Apelin në çështjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, transmeton Klankosova.tv.

    “Ligji është platformë juridike për të krijuar mundësi për veprime, dhe krejt veprimet synohet me i ndihmu Apelit, por edhe kësaj kohëzgjatjes, ose hapjes së kohës e cila po ashtu është shkelje, sepse domeni kohor juridik i cili përkufizon luftën në Kosovë me ligjet e Kosovës është ’98-99, deri në dhjetor 2000, domethënë ajo periudha e pasluftës”, tha Hoxha.

    Ajo tha se shpreson që grupi për Apelin në Hagë të jetë gjithëpërfshirës.

  • Dhunohet nga tre persona një shtetase e huaj në Prishtinë

    Dhunohet nga tre persona një shtetase e huaj në Prishtinë

    Dhunohet nga tre persona një shtetase e huaj në Prishtinë

    Mbrëmjen e së martës, në Prishtinë, një grua shtetase e huaj dyshohet se është dhunuar.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin dyshohet se janë përfshirë tre persona të panjohur, të cilët, nën kanosje, dyshohet se viktimës i kanë grabitur edhe gjësende të ndryshme dhe dokumente personale.

    “Lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar prokurori dhe IML, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë./Klankosova.tv

  • Basha njofton për asfaltimin e 2.85 kilometrave të rrugës Bukovik–Dobërçan

    Basha njofton për asfaltimin e 2.85 kilometrave të rrugës Bukovik–Dobërçan

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se punimet në rrugën Bukovik–Dobërçan në Gjilan po zhvillohen me intensitet, ndërsa aktualisht janë duke u bërë përgatitjet e fundit në terren për nisjen e asfaltimit.

    Basha ka bërë të ditur se në kuadër të këtij projekti do të asfaltohen 2.85 kilometra të rrugës.

    Sipas tij, projekti është investim i Qeverisë së Kosovës, në vlerë prej 370 mijë eurosh, dhe po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit.

    “Me këtë investim synojmë të përmirësojmë qarkullimin, të rrisim sigurinë rrugore dhe të krijojmë kushte më të mira për banorët e kësaj zone”, ka deklaruar Basha.

    Punimet në këtë segment rrugor pritet të vazhdojnë deri në përfundimin e asfaltimit. /Telegrafi/

  • Liverpooli përshpejton transferimin prej 70 milionë eurosh të yllit të Ligës Premier

    Liverpooli përshpejton transferimin prej 70 milionë eurosh të yllit të Ligës Premier

    Liverpooli e ka shtuar Adrien Truffert në listën e objektivave të tyre të transferimit për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i krahut të Bournemouth është një nga objektivat e rinj të Liverpoolit, ndërsa ata kërkojnë të forcojnë mbrojtjen me kërkesë të trajnerit Andoni Iraola.

    Sipas disa mediave kryesore në Angli, bordi i klubit nga Anfield do të konkurrojë me Manchester United për reprezentuesin francez, duke u përballur me një klauzolë lirimi të vendosur nga klubi i tij prej 70 milionë eurosh.

    Mbrojtësi 24-vjeçar iu bashkua Bournemouth në vitin 2025 nga Rennes për të zëvendësuar një lojtar që më parë ishte transferuar në klubin e Merseyside, duke nënshkruar një kontratë afatgjatë deri në qershor 2030. Vlera e tij aktuale në treg është 35 milionë euro në Transfermarkt, e mbështetur nga tre paraqitjet e tij për ekipin kombëtar francez dhe vendi i tij i rregullt në formacionin titullar.

    Së bashku me interesin nga Liverpooli dhe Manchester United, klube të tilla si Aston Villa, Benfica, Bayern Munich dhe AC Milan mbajnë raporte të përditësuara pasi kanë shqyrtuar nënshkrimin e tij në fazat e mëparshme.

    Bordi i Bournemouth nuk përballet me detyrime financiare apo kërkesa që do t’i detyronin ata të shesin një lojtar kyç në mes të sezonit. Negociatat gjatë afatit kalimtar të janarit do të kërkonin pagesën e klauzolës së lirimit prej 70 milionë eurosh, me klubin që rezervon mundësinë për të bllokuar çdo ofertë nëse siguron një vend në fazat eliminatore të Ligës së Evropës.

    Mungesa e specialistëve në krahun e majtë në tregun evropian ka rritur vendosmërinë e bordit anglez për të mbajtur mbrojtësin.

    Bordi i Liverpoolit po shqyrton shtyrjen e një përpjekjeje përfundimtare për lojtarin deri në afatin e verës 2027, kur gatishmëria e lojtarit për t’u bashkuar me një pretendentë për titull do të lehtësojë negociatat. Lehtësimi i parashikuar buxhetor në faturën e pagave do t’i lejojë klubit të përfundojë transferimin pa kompromentuar rregulloret e Fair Play Financiar të Ligës Premier.

    Drejtuesit e Liverpoolit janë të bindur se marrëdhënia e mirë institucionale midis dy klubeve do ta përshpejtojë marrëveshjen kur të hapet afati e transferimeve. Skautët e Liverpoolit do të jenë aty për të ndjekur ndeshjet e Adrien Truffert si në ligën vendase ashtu edhe në Ligën e Evropës gjatë tremujorit të fundit të vitit 2026.

    Nëse Bournemouth pranon të ulë kërkesat e tyre financiare në fund të sezonit aktual të Ligës Premier, Liverpooli do të paraqesë ofertën e tyre të parë zyrtare në fillim të afatit kalimtar të verës 2027. /Telegrafi/

  • SINJALI 24 | Kosova derisa flinte: Braziliana denoncon dhunim, arrestime për sulmet ndaj deputetit e gazetarit, armë dhe kërcënime me vrasje

    SINJALI 24 | Kosova derisa flinte: Braziliana denoncon dhunim, arrestime për sulmet ndaj deputetit e gazetarit, armë dhe kërcënime me vrasje

    SINJALI 24 | Kosova derisa flinte: Braziliana denoncon dhunim, arrestime për sulmet ndaj deputetit e gazetarit, armë dhe kërcënime me vrasje

    Kosova ka kaluar një tjetër natë të ngarkuar me raste të rënda kriminale, përleshje, kanosje, dhunë, grabitje dhe arrestime.

    Në Prishtinë, një shtetase braziliane ka denoncuar se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj nga tre persona të panjohur, ndërsa hetimet për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi dhe gazetarit Jeton Sopa gjatë protestës së 5 tetorit kanë çuar në ndalimin e dy personave të dyshuar.

    Pas gati tre muajsh në arrati, është arrestuar Mehmet Kryeziu, i dyshuar për vjedhje, ndërsa në Gjakovë një grua është kapur me thikë në çantë brenda Gjykatës. Në Pejë, një konflikt familjar dyshohet se eskaloi në sulm me sëpatë, kurse në Vushtrri një mosmarrëveshje për pronë përfundoi me kërcënim me armë.

    Një punëtore banke në Leposaviq ka denoncuar gjithashtu se është kërcënuar gjatë një bisede për një kredi të papaguar.

    Sinjali ju sjell përmbledhjen e natës.

    Prishtinë – Braziliana denoncon dhunim e grabitje, tre persona dyshohet se e kërcënuan me thikë

    Një 29-vjeçare braziliane ka denoncuar se është sulmuar në banesën e saj në rrugën “Faik Konica” nga tre persona të panjohur.

    Sipas saj, njëri dyshohet se e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, ndërsa dy të tjerët e kanë grabitur nën kërcënimin e thikës.

    Asaj i janë marrë telefona, dokumente, karta bankare dhe rreth 50 euro.

    Rasti po hetohet nga Policia dhe Prokuroria për “Dhunim” dhe “Grabitje”.

    Prishtinë – Identifikohet edhe personi i tretë për sulmin ndaj deputetit Rexhepi

    Policia ka identifikuar dhe ndaluar edhe të dyshuarin e tretë për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi gjatë protestës së 5 tetorit.

    Bëhet fjalë për Nesim Currin, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas është ndaluar për 48 orë.

    Për këtë rast më herët janë ndaluar edhe dy persona të tjerë. Rasti po hetohet për “Sulm ndaj personit zyrtar”.

    Suharekë – Tre muaj në arrati, Mehmet Kryeziu arrestohet dhe dyshohet për vjedhje të reja

    Pas gati tre muajsh në arrati, Policia ka arrestuar Mehmet Kryeziun. Ai dyshohet se më 20 korrik ishte arratisur nga QKMF-ja në Suharekë, ku po mbahej nën masën e ndalimit 48-orësh.

    Gjatë kohës sa ishte në arrati, dyshohet se ka kryer edhe vjedhje në Klinë dhe Ferizaj.

    Me urdhër të Prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.

    Gjakovë – Shkon në Gjykatë me thikë në çantë, përfundon në Polici

    Nushe Azemi është shoqëruar në Polici pasi gjatë qëndrimit në Gjykatën Themelore në Gjakovë është konstatuar se kishte një thikë në çantë.

    Ajo ia ka dorëzuar thikën Policisë, e cila e ka sekuestruar dhe ka nisur hetimet.

    Rasti është iniciuar për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. E dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

    Pejë – Konflikti familjar eskalon në sulm me sëpatë

    Një konflikt familjar në rrugën “Asllan Qeshme” në Pejë dyshohet se ka eskaluar në sulm me sëpatë.

    Sipas Policisë, B.B. dyshohet se ka sulmuar familjarët e bashkëshortes me sëpatë, ndërsa E.B. dyshohet se i ka kërcënuar ata.

    Për rastin janë njoftuar Prokuroria dhe është iniciuar procedurë për “Dhunë në familje” dhe “Sulm”.

    Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

    Prishtinë – Arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj gazetarit Jeton Sopa

    Liridon Geci është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar gazetarin Jeton Sopa gjatë protestës së 5 tetorit në Prishtinë.

    Sopa kishte raportuar se ishte goditur nga prapa në pjesën e qafës, ndërsa i dyshuari është identifikuar përmes analizimit të pamjeve.

    Geci është arrestuar pranë Hotel “Grand” dhe është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit.

    Rasti po hetohet për “Sulm”.

    Vushtrri – Sherri për pronën eskalon, axhai dyshohet se ia drejtoi armën nipit

    Një mosmarrëveshje e vjetër pronësore në fshatin Pasomë të Vushtrrisë ka eskaluar në kërcënim me armë.

    Sipas ankuesit, axhai i tij kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe gjatë përplasjes ia kishte drejtuar armën, duke i thënë: “A e din se ju vras”. Policia ka kontrolluar dy lokacione të lidhura me të dyshuarin, por arma nuk është gjetur.

    Rasti është iniciuar për “Kanosje” dhe armëmbajtje pa autorizim, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Leposaviq – Kërcënon punëtoren e bankës për kredinë: “Kam për të të prerë”

    Një punëtore banke në Leposaviq ka denoncuar se është kërcënuar gjatë një bisede për një kredi të papaguar. Ajo fillimisht kishte kontaktuar klientin, ndërsa më pas kishte telefonuar nënën e tij, e cila ishte garantuese.

    Sipas denoncimit, Z.K. ia kishte marrë telefonin dhe e kishte kërcënuar: “Mos ma shqetëso familjen ose kam për të të prerë”.

    Rasti është iniciuar për “Kanosje” dhe po hetohet në procedurë të rregullt.

    SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post SINJALI 24 | Kosova derisa flinte: Braziliana denoncon dhunim, arrestime për sulmet ndaj deputetit e gazetarit, armë dhe kërcënime me vrasje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali