Category: Lajme

  • Morën pjesë në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, kush janë dy banoret e reja të BBVK-së?

    Morën pjesë në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, kush janë dy banoret e reja të BBVK-së?

    Morën pjesë në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, kush janë dy banoret e reja të BBVK-së?

    Në emisionin “Kosova Today” është përfolur për banorët e sezonit të ri të Big Brother VIP Kosova.

    Thuhet se dy banore ishin prezente në dasmën përrallore të Kushtrim Kelanit dhe Aurora Rrustës, transmeton Klankosova.tv.

    Për të zbuluar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:

  • PDK falënderon protestuesit: Kërkon hetim të rasteve të dhunës nga policia

    PDK falënderon protestuesit: Kërkon hetim të rasteve të dhunës nga policia

    PDK falënderon protestuesit: Kërkon hetim të rasteve të dhunës nga policia

    Partia Demokratike e Kosovës ka falënderuar qytetarët, veteranët dhe invalidët e luftës së UÇK-së për pjesëmarrjen në protestat e zhvilluara gjatë tri javëve të fundit në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës.

    Përmes një reagimi, PDK-ja ka thënë se protestat u zhvilluan në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit në Hagë dhe në mbështetje të kërkesës për votimin e ligjit të iniciuar nga kjo parti, i cili, sipas PDK-së, synon mbrojtjen e historisë së luftës së UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.

    “Zëri dhe qëndresa juaj u bënë forcë për përmbushjen e kësaj kërkese të drejtë”, thuhet në reagimin e PDK-së.

    Partia ka shprehur gjithashtu solidaritet me personat që janë lënduar gjatë protestave, duke u uruar atyre shërim të shpejtë.

    Në mesin e të lënduarve, PDK-ja ka përmendur edhe ish-deputetin dhe veteranin e UÇK-së, Gazmend Bytyqi, për të cilin pretendon se është dhunuar gjatë protestave.

    Sipas PDK-së, Bytyqi tashmë e ka paraqitur rastin në Inspektoratin Policor të Kosovës.

    “U bëjmë thirrje edhe të gjithë qytetarëve të tjerë që konsiderojnë se ndaj tyre janë përdorur masa joproporcionale gjatë protestave, që t’i paraqesin ankesat e tyre në Inspektoratin Policor të Kosovës”, thuhet në reagim.

    PDK-ja ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të hetojnë në mënyrë të paanshme çdo rast të raportuar për tejkalim të autorizimeve dhe përdorim të pajustifikueshëm të dhunës nga zyrtarët policorë gjatë protestave.

    Në të njëjtën kohë, partia ka theksuar se mbështet Policinë e Kosovës dhe punën e saj në shërbim të qytetarëve.

    “PDK-ja është krenare me Policinë e Kosovës dhe përkushtimin e saj në shërbim të qytetarëve. Pikërisht për ta mbrojtur profesionalizmin dhe besimin në këtë institucion, çdo shkelje individuale duhet të trajtohet dhe përgjegjësia të përcaktohet”, thuhet në reagim.

  • Arrestohet në Ulqin një shtetas i Kosovës për sulm ndaj një bashkëkombësi

    Arrestohet në Ulqin një shtetas i Kosovës për sulm ndaj një bashkëkombësi

    Arrestohet në Ulqin një shtetas i Kosovës për sulm ndaj një bashkëkombësi

    Një shtetas i Kosovës, me inicialet M.K., është arrestuar në Ulqin të Malit të Zi, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një bashkëkombës, me inicialet S.B.

    Sipas Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, rasti është raportuar të hënën rreth orës 22:30, kur S.B. ka njoftuar Departamentin e Sigurisë në Ulqin se ishte sulmuar fizikisht nga M.K. në zonën e Plazhit të Madh.

    Sipas policisë, M.K. e kishte goditur S.B.-në me duar dhe këmbë në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, pas së cilës ishte larguar në drejtim të panjohur.

    Sipas “Vijesti”, për rastin ishte njoftuar Qendra Rajonale e Policisë Kufitare “Jug”, pjesëtarët e së cilës ndaluan në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan një automjet në të cilin ndodheshin M.K. dhe një person tjetër, teksa dyshohet se po tentonin të largoheshin nga Mali i Zi.

    I dyshuari është shoqëruar në ambientet zyrtare të Departamentit të Sigurisë në Ulqin, ku është marrë në pyetje lidhur me rrethanat e incidentit.

    Policia njoftoi se për rastin është informuar prokurori shtetëror në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Ulqin, i cili ka urdhëruar ndalimin e shtetasit të Kosovës M.K. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “sjellje e dhunshme” ndaj viktimës S.B.. /Klankosova.tv

  • Rita Ora shpërndan videon e Klan Kosovës nga betimi i Justina Shiroka-Pulës

    Rita Ora shpërndan videon e Klan Kosovës nga betimi i Justina Shiroka-Pulës

    Rita Ora shpërndan videon e Klan Kosovës nga betimi i Justina Shiroka-Pulës

    Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente të Republikës së Kosovës.

    Ajo ka ripostuar në InstaStory një video të Klan Kosovës, ku shfaqet momenti i betimit të presidentes së re, me titullin: “Betohet presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula”.

    Me këtë veprim, Rita Ora ka përcjellë një mesazh urimi për zgjedhjen e presidentes së re, duke vënë në pah edhe faktin se në krye të shtetit të Kosovës është zgjedhur një grua./Klankosova.tv

  • "Kjo nuk është modele", Gigi Hadid kritikohet për ecjen në pasarelën e Parisit

    “Kjo nuk është modele”, Gigi Hadid kritikohet për ecjen në pasarelën e Parisit

    Gigi Hadid është përballur sërish me kritika në rrjetet sociale për mënyrën e saj të ecjes në pasarelë, këtë herë pas paraqitjes në Javën e Modës në Paris.

    Modelja 31-vjeçare mori pjesë në sfilatën e Miu Miu, ku u shfaq me një veshje sportive dhe elegante, të kombinuar me aksesorë në stilin e viteve ’90.

    Megjithatë, pas publikimit të videos së sfilatës nga “Vogue”, shumë përdorues kritikuan ecjen dhe qëndrimin e saj në pistë.

    Disa e cilësuan paraqitjen si të dobët, e të tjerë vunë në pikëpyetje edhe suksesin e saj në industrinë e modës.

    Kritikat ndaj Hadid vijnë vetëm pak javë pasi ajo ishte komentuar negativisht edhe për ecjen në sfilatën e Tommy Hilfiger gjatë Javës së Modës në New York.

    Megjithatë, kritikat në rrjet nuk e kanë zbehur praninë e saj në industrinë e modës, ku Hadid vazhdon të jetë një prej emrave më të kërkuar dhe të pranishëm në sfilatat e markave prestigjioze.

    Paraqitja e saj në Paris ka treguar edhe një herë se çdo hap i modeles në pasarelë mund të kthehet në temë diskutimi online. /Telegrafi/

  • ASH: Evropa vazhdon t’i mbajë dyert hapur për Maqedoninë e Veriut, Qeveria vazhdon të humbë kohë

    ASH: Evropa vazhdon t’i mbajë dyert hapur për Maqedoninë e Veriut, Qeveria vazhdon të humbë kohë

    Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dha një mesazh të qartë. Momentumi i zgjerimit është real dhe Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë tani. Por pesë ditë pas vizitës, Qeveria ende nuk ka treguar se ka një plan konkret për debllokimin e procesit eurointegrues, thonë nga ASH.

    “Në reagimin tonë të 30 shtatorit ne kërkuam një plan publik me afate për përmbushjen e detyrimeve evropiane, përfshirë ndryshimet kushtetuese dhe reformat në drejtësi. Kërkuam gjithashtu që pas vizitës të thirret një tryezë e forcave politike parlamentare për të ndërtuar konsensusin e nevojshëm.

    Deri më sot nuk kemi parë asnjërën.

    Kanë kaluar pesë ditë nga vizita, ndërsa ende nuk është zhvilluar asnjë takim bilateral me Bullgarinë. Është dërguar kërkesë për takim dhe flitet për një takim të mundshëm në Sofje, por vendit i duhen rezultate konkrete dhe një proces i mirëfilltë politik, jo vetëm paralajmërime për takime.

    Von der Leyen e bëri të qartë se ekziston një hap kyç që duhet ndërmarrë për avancimin e negociatave. Në të njëjtën kohë, ajo vlerësoi rezultatet në Planin e Rritjes dhe paralajmëroi investime të tjera evropiane.

    Evropa po jep sinjale të qarta se dera mbetet e hapur. Pyetja është sa gjatë do të vazhdojë Qeveria të humbë kohë.

    Ne kërkojmë iniciativë politike, dialog serioz me Bullgarinë, tryezë të forcave parlamentare dhe afate konkrete për zbatimin e detyrimeve evropiane. Përgjegjësia për ta nisur këtë proces i takon Qeverisë”, thonë nga ASH./Telegrafi/

  • U fut në listën e “armiqve të Ukrainës”, Kerkez thyen heshtjen dhe tregon çfarë ndodhi

    U fut në listën e “armiqve të Ukrainës”, Kerkez thyen heshtjen dhe tregon çfarë ndodhi

    Mbrojtësi i Hungarisë dhe Liverpoolit, Milos Kerkez, ka reaguar pas përfshirjes së tij dhe babait të tij në një databazë që liston persona të cilësuar si “armiq të Ukrainës”.

    Kerkez u përfshi në një situatë të tensionuar me ukrainasin Viktor Tsygankov gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve mes dy përfaqësueseve. Gjatë takimit, mbrojtësi hungarez e kapi Tsygankovin për jake, duke shkaktuar reagime të shumta.

    Situata u përshkallëzua edhe më shumë pas një postimi të babait të Kerkezit, Sebastijan, i cili raportohet se publikoi në Instagram një fotografi nga momenti i incidentit, të shoqëruar me këngën “Russian Paradise” të reperit AK-47, në një referencë të dukshme ndaj luftës Rusi-Ukrainë.

    Pas këtij postimi, emrat e Milos Kerkezit dhe babait të tij u shfaqën në Myrotvorets, një databazë që publikon emrat, fotografitë dhe të dhëna personale të njerëzve që i cilëson si “armiq të Ukrainës”.

    Myrotvorets nuk drejtohet dhe nuk është e lidhur zyrtarisht me qeverinë ukrainase.

    Në të njëjtën listë është përfshirë edhe deputeti hungarez Balazs Hidveghi, i cili e cilësoi si turp faktin që Ministria e Jashtme e Hungarisë nuk kishte reaguar në mbrojtje të Kerkezit dhe babait të tij.

    Ndërkohë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Hungarisë, Anita Orban, reagoi në rrjetet sociale duke dënuar kritikat dhe sulmet ndaj Kerkezit dhe Hidveghit.

    Tashmë, vetë Kerkez ka folur për situatën dhe reagimet e shumta që pasuan incidentin me Tsygankovin.

    “Personalisht, nuk kam mbështetur dhe nuk mbështes asnjë agresion në jetën time. Nuk jam person që e konsideron të pranueshme çdo gjë që u shkakton dëm të tjerëve”, deklaroi Kerkez për mediumin hungarez Telex.

    “Megjithatë, në një ndeshje futbolli gjithmonë ka tension dhe në ndeshjen kundër Ukrainës, gjithçka që bëra ishte të mbroja kapitenin tonë, mikun tim. Do ta kisha bërë të njëjtën gjë edhe nëse përballë nesh do të ishte një shtet tjetër”, shtoi mbrojtësi i Liverpoolit./Telegrafi/

  • Drejtoria e Shërbimeve Publike shpall vijën e re urbane Malishevë–Dragobil–Marali–Pagarushë

    Drejtoria e Shërbimeve Publike shpall vijën e re urbane Malishevë–Dragobil–Marali–Pagarushë

    Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Malishevës ka shpallur tenderin për organizimin e një vije të re urbane në relacionin Malishevë–Dragobil–Marali–Pagarushë dhe anasjelltas.

    Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një linjë të re të transportit publik urban, përmes së cilës synohet përmirësimi i shërbimeve të transportit për banorët e këtyre lokaliteteve.

    Në njoftimin për tender kërkohet që operatorët ekonomikë të plotësojnë një sërë kriteresh, përfshirë posedimin e autobusëve në përputhje me kërkesat teknike, dokumentacionin përkatës dhe licencat e nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë.

    Operatori ekonomik i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për ofrimin e shërbimit të transportit në këtë relacion, ndërsa sipas dokumentit, linja parashihet të funksionojë në të dy drejtimet.

    Afati për aplikim në këtë procedurë është caktuar nga 6 tetori deri më 21 tetor 2026.

    Drejtoria e Shërbimeve Publike ka bërë të ditur se operatorët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e kërkuara dhe të plotësojnë kushtet e përcaktuara në njoftimin e tenderit. /Telegrafi/

  • Përfundon restaurimi i Kullës së Pjetër Prenkpalajt në Zym të Hasit

    Përfundon restaurimi i Kullës së Pjetër Prenkpalajt në Zym të Hasit

    Kanë përfunduar punimet restauruese në Kullën e Pjetër Prenkpalajt në Zym të Hasit, në Prizren, duke shpëtuar nga rrënimi një tjetër aset me rëndësi të trashëgimisë kulturore.

    Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila tha se kulla daton nga shekulli XIX dhe përfaqëson një nga dëshmitë e rëndësishme të arkitekturës tradicionale të Hasit.

    E ndërtuar me gur dhe dru, kulla ruan vlera të veçanta historike dhe arkitekturore, ndërsa pas përfundimit të restaurimit i është rikthyer integriteti i saj.

    Sipas ministres Bogujevci, ruajtja e këtij monumenti kontribuon në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe në përcjelljen e vlerave të saj te brezat e ardhshëm. /Telegrafi/

  • Hungaria heq veton ndaj negociatave të Ukrainës për anëtarësim në BE

    Hungaria heq veton ndaj negociatave të Ukrainës për anëtarësim në BE

    Hungaria ka hequr të mërkurën veton ndaj hapjes së dy kapitujve të tjerë të negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke i hapur rrugë një përparimi të ri në procesin e integrimit të Kievit.

    Megjithatë, hapi i radhës varet nga miratimi nga parlamenti ukrainas i një ligji për forcimin e të drejtave të pakicave kombëtare, veçanërisht të komunitetit hungarez në Transkarpati.

    Pas një marrëveshjeje të arritur në nivel ekspertësh, parlamenti ukrainas, Verkhovna Rada, pritet ta miratojë ligjin të hënën. Nëse kjo ndodh, Hungaria pritet të japë miratimin për hapjen e kapitujve të dytë dhe të tretë në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme në Luksemburg të martën.

    Kjo do të largonte një prej pengesave kryesore përpara samitit të ardhshëm të Këshillit Evropian dhe do t’i lejonte edhe Moldavisë të avanconte në procesin e saj të anëtarësimit, pasi dy proceset janë ndjekur paralelisht.

    Të mërkurën, Budapesti lejoi gjithashtu nisjen e përgatitjeve teknike për letrat që Këshilli duhet t’ia dërgojë Ukrainës, për t’i kërkuar paraqitjen e qëndrimeve të saj negociuese. Ky është një hap formal drejt hapjes së kapitujve.

    Më parë, Hungaria kishte bllokuar edhe këtë fazë përgatitore, ndaj vendimi i së mërkurës shihet si një sinjal i fortë se Budapesti është gati ta heqë plotësisht veton, nëse Kievi miraton ligjin për të drejtat e pakicave.

    Kapitujt mund të hapen zyrtarisht gjatë një konference ndërqeveritare të martën e ardhshme, transmeton Telegrafi.

    Hungaria kishte kërkuar prej kohësh garanci më të forta për të drejtat arsimore, kulturore dhe gjuhësore të rreth 100 mijë hungarezëve etnikë në Ukrainë.

    Në fillim të tetorit, në parlamentin ukrainas u regjistrua një projektligj që synon të forcojë të drejtën për arsimim në gjuhët e pakicave kombëtare dhe të zhbllokojë hapjen e kapitujve të rinj të negociatave me BE-në.

    Procesi megjithatë mund të pengohet sërish, pasi ligji ende nuk është miratuar dhe qeveria e Kievit duhet të sigurojë një shumicë të qëndrueshme në Rada.

    Nëse marrëveshja realizohet, ajo mund t’i hapë rrugë edhe takimit të parë dypalësh mes kryeministrit hungarez Péter Magyar dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Të dy kishin planifikuar të takoheshin më herët, por Magyar e kishte kushtëzuar takimin me përparimin në çështjen e të drejtave të pakicave.

    Dy kapitujt e rinj lidhen me tregun e brendshëm dhe konkurrueshmërinë.

    Më herët gjatë këtij viti, Ukraina kishte nisur negociatat për kapitujt që lidhen me të ashtuquajturat “themele”, përfshirë sundimin e ligjit dhe sistemin gjyqësor, si dhe për marrëdhëniet me jashtë.

    Nëse dy kapitujt e rinj hapen javën e ardhshme, Ukrainës do t’i mbeten edhe dy fusha të tjera kryesore për t’u hapur – agjenda e gjelbër dhe burimet e BE-së. Brukseli synon që të gjitha kapitujt e mbetur të hapen deri në fund të vitit.

    Në të njëjtën kohë, vendet anëtare pritet të miratojnë edhe një pagesë prej 4.2 miliardë eurosh nga fondet e kohezionit për Hungarinë, të cilat më parë ishin bllokuar për shkak të shqetësimeve lidhur me sundimin e ligjit dhe korrupsionin. Komisioni Evropian kishte propozuar në shtator zhbllokimin e këtyre fondeve pas vlerësimit se qeveria e Magyarit kishte ndërmarrë hapa për të përmbushur kushtet e BE-së.

    Marrëdhëniet mes Budapestit dhe Kievit ishin përkeqësuar ndjeshëm gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Viktor Orbán, i cili vazhdimisht kundërshtoi përparimin e Ukrainës drejt BE-së.

    Magyar, i cili mori detyrën në maj pas fitores së thellë në zgjedhjet e prillit, premtoi një qasje më pragmatike ndaj Ukrainës. Në qershor, ai miratoi hapjen e dy kapitujve negociues pasi Kievi miratoi një plan veprimi me 11 pika për të drejtat e pakicave.

    Megjithatë, çështja e të drejtave të hungarezëve etnikë në Transkarpati vazhdon të jetë burim tensionesh.

    Në shtator, marrëdhëniet u tensionuan sërish pas një përplasjeje publike në rrjetin X mes Magyarit dhe ministrit të Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, lidhur me pjesëmarrjen e Hungarisë në samitin e Karpateve të organizuar nga Zelenskyy.

    Javën e kaluar, dy ministrat e Jashtëm zhvilluan gjithashtu bisedime intensive pas përfshirjes në një listë të zezë ukrainase të futbollistit hungarez Milos Kerkez dhe deputetit të opozitës Balázs Hidvéghi.

    Përplasja erdhi pas një ndeshjeje mes kombëtareve të Hungarisë dhe Ukrainës në Budapest, ku disa tifozë hungarezë vërshëllyen himnin ukrainas dhe pati përplasje mes lojtarëve në fushë.

    Ministrja e Jashtme hungareze, Anita Orbán, dënoi “stigmatizimin, çdo formë të listimit të zi apo kërcënimet e mundshme ndaj qytetarëve hungarezë” dhe tha se Budapesti po komunikonte me zyrtarët ukrainas për zgjidhjen e situatës.

    Nëse parlamenti ukrainas e miraton ligjin e kërkuar, Hungaria do të jetë në pozitë për të hequr pengesën e fundit ndaj hapjes së dy kapitujve të rinj të negociatave, duke i dhënë një shtysë të rëndësishme procesit të anëtarësimit të Ukrainës në BE. /Telegrafi/