Category: Lajme

  • Nga 8 tetori bllokohen dhe largohen me auto-merimangë automjetet që pengojnë trafikun në Mitrovicë

    Nga 8 tetori bllokohen dhe largohen me auto-merimangë automjetet që pengojnë trafikun në Mitrovicë

    Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se nga 8 tetori 2026 do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj automjeteve që nuk respektojnë rregullat e trafikut dhe sinjalizimin horizontal e vertikal.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, ndalja apo parkimi i automjeteve në vende ku pengohet qarkullimi dhe qasja e lirë e pjesëmarrësve në trafik nuk do të lejohet.

    Automjetet që do të konstatohet se pengojnë qarkullimin do të bllokohen dhe zhvendosen me auto-merimangë, në përputhje me rregullat në fuqi.

    Komuna ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe respektim të rregullave të trafikut nga të gjithë qytetarët. /Telegrafi/

  • Mendon për dikë dhe ai të thërret? Jungu kishte një shpjegim për këtë rastësi të çuditshme

    Mendon për dikë dhe ai të thërret? Jungu kishte një shpjegim për këtë rastësi të çuditshme

    Jung e përshkroi sinkronicitetin si një fenomen në të cilin një ngjarje e jashtme përkon në një mënyrë kuptimplote me gjendjen e brendshme psikologjike të dikujt, edhe pse nuk është e mundur të gjesh marrëdhënien e zakonshme shkak-pasojë midis tyre.

    U ndodh pothuajse të gjithëve. Mendoni për një person që nuk e keni parë prej vitesh dhe disa minuta më vonë merrni një mesazh prej tij. Po flisni për një libër që keni dashur ta lexoni prej kohësh dhe po atë ditë dikush ua dha papritur. Ose jeni gati të merrni një vendim të rëndësishëm në jetë dhe e njëjta fjalë, simbol ose temë fillon të shfaqet në vende në dukje të palidhura. Shumica do të thonë se është një rastësi e thjeshtë, por psikiatri zviceran Carl Gustav Jung kishte një emër të veçantë për përvoja të tilla – sinkronizëm.

    Siç shkruan Jung Page , Jung e përshkroi sinkronicitetin si një fenomen në të cilin një ngjarje e jashtme përkon në mënyrë kuptimplote me gjendjen e brendshme psikologjike të dikujt, edhe pse nuk është e mundur të gjesh marrëdhënien e zakonshme shkak-pasojë midis tyre.

    Me fjalë të tjera, një ngjarje nuk shkaktoi tjetrën, por personit që i përjeton ato, lidhja e tyre i duket aq e habitshme saqë është e vështirë për të ta shpërfillë atë si një rastësi krejtësisht të parëndësishme.

    Ëndërr për një skarab të artë

    Një nga historitë më të famshme që Jungu përdori për të shpjeguar sinkronicitetin lidhet me pacienten e tij. Ajo ishte, sipas përshkrimit të tij, jashtëzakonisht racionale dhe Jungu besonte se pikërisht një mënyrë kaq e ngurtë e të menduarit pengonte përparimin e saj në terapi.

    Gjatë një seance, ajo i tregoi atij për një ëndërr në të cilën kishte marrë një bizhuteri të shtrenjtë në formën e një skarabjeu të artë. Pikërisht ndërsa ajo po ia përshkruante ëndrrën, Jungu dëgjoi një trokitje në dritare. Ai u afrua dhe pa një brumbull të artë, domethënë një lloj brumbulli që duket si një skarabjeu. Jungu i solli asaj një insekt dhe e shoqëroi atë me skarabjen nga ëndrra.

    Sipas përshkrimit të tij të rastit, ishte ai moment i pabesueshëm që pati një efekt të fortë tek pacientja dhe ndihmoi në thyerjen e rezistencës së saj të mëparshme ndaj terapisë, shkruan Psychology Today.

    Për Jungun, ishte një shembull kryesor i asaj që ai e quajti “koincidencë domethënëse”. Ai nuk pretendoi se ëndrra shkaktoi shfaqjen e insektit. Pyetja që e intrigoi ishte nëse mund të kishte një lidhje midis një përvoje të brendshme dhe një ngjarjeje të jashtme bazuar në kuptim dhe jo në shkak.

    Jungu nuk mendoi për sinkronicitetin vetëm kalimthi. Ai e trajtoi këtë ide për më shumë se 20 vjet dhe në vitin 1951 foli për të në konferencën Eranos. Një vit më vonë, u botua vepra e tij e famshme “Sinkroniciteti: parimi i lidhjes jo-shkakore”. Fizikani Wolfgang Pauli, fitues i Çmimit Nobel në Fizikë, luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e këtyre ideve, me të cilin Jungu shkëmbeu ide për vite me radhë.

    Në vitin 1952, veprat e tyre u botuan së bashku në librin “Interpretimi i Natyrës dhe Psikikës”. Jungu u përpoq të gjente një kornizë më të gjerë për të menduar rreth marrëdhënies midis psikikës dhe botës materiale, megjithëse idetë e tij rreth sinkronicitetit nuk u bënë një mekanizëm shkencor i pranuar për të vërtetuar se ngjarjet në dukje të palidhura kanë vërtet një lidhje të fshehur, shkruan Jung Page.

    Shpjegime të psikologjisë bashkëkohore

    Psikologjia moderne ofron gjithashtu shpjegime shumë më praktike. Truri i njeriut është jashtëzakonisht i mirë në njohjen e modeleve. Është pikërisht kjo aftësi që na duhet për të kuptuar botën, për të parashikuar ngjarjet dhe për të lidhur informacionin. Megjithatë, i njëjti sistem mund të na bëjë të kujtojmë në mënyrë specifike rastësitë, ndërkohë që thjesht harrojmë mijëra momente ku nuk ka ndodhur asgjë interesante.

    Për shembull, gjatë javës mund të mendojmë për dhjetëra njerëz që më pas nuk na kthejnë përgjigje. Kjo nuk do të mbetet në kujtesën tonë të veçantë. Por nëse pas vitesh heshtjeje mendojmë për një mik të vjetër dhe ai na telefonon pesë minuta më vonë, ka shumë të ngjarë që ta kujtojmë atë ngjarje për një kohë të gjatë.

    Paragjykimi konfirmues mund të luajë gjithashtu një rol, domethënë tendenca për të vënë re dhe mbajtur mend më lehtë informacionin që korrespondon me pritjet ose bindjet tona ekzistuese. Psychology Today pohon se shumica e shkencëtarëve ia atribuojnë sinkronicitetin rastësisë dhe mënyrës se si mendja njerëzore njeh kuptimin dhe modelet në vend të provave të ndonjë force të fshehur që lidh ngjarjet.

    Kuptimi është i vërtetë

    Pra, a është sinkronizmi thjesht një rastësi? Këtu fshihet në fakt pjesa më interesante e idesë së Jungut. Edhe nëse një rastësi nuk ka ndonjë shkak mbinatyror, kuptimi që një person i jep asaj mund të jetë shumë real. Një takim i papritur mund të na shtyjë të marrim një vendim që e kemi shtyrë për muaj të tërë. Një këngë që rastësisht dëgjojmë mund të na zgjojë një kujtim të personit që kemi humbur. Një përputhje e pazakontë mund të na bëjë të reflektojmë mbi dëshirat, frikërat ose marrëdhëniet tona.

    Në spiritualitetin popullor sot, sinkroniciteti shpesh interpretohet si një “shenjë nga universi”, një konfirmim se jemi në rrugën e duhur ose një mesazh se duhet t’i kushtojmë vëmendje diçkaje në jetën tonë. Nuk ka prova shkencore për një shpjegim të tillë mbinatyror. Koncepti origjinal i Jungut ishte më kompleks sesa interpretimet e sotme në internet, sipas të cilave çdo numër i përsëritur ose rastësi e pazakontë duhet të mbartë një mesazh të fshehur.

    Ndoshta kjo është arsyeja pse pyetja më e rëndësishme nuk është nëse “psikologjia është e re për ju”.

    “Universi” dërgoi një person, një këngë ose një ngjarje në një moment të caktuar. Më interesante mund të jetë pyetja se pse pikërisht kjo rastësi është kaq e rëndësishme për ju.

    Kjo është arsyeja pse sinkroniciteti mbetet një ide tërheqëse më shumë se gjysmë shekulli pas vdekjes së Jungut.

    Ai ndodhet në kufirin e psikologjisë, filozofisë dhe spiritualitetit: shkenca nuk konfirmon që rastësitë janë të lidhura nga ndonjë forcë e padukshme, por nevoja njerëzore për të kërkuar kuptim në to dhe se si është real.

  • I riu nga Kosova thyen rekord, hyn në librin e Guiness-it (VIDEO)

    I riu nga Kosova thyen rekord, hyn në librin e Guiness-it (VIDEO)

    I riu nga Kosova thyen rekord, hyn në librin e Guiness-it (VIDEO)

    Një i ri nga Kosova ka hyrë në librin e Guiness-it.

    Alfi Selmonaj, theu një rekord duke goditur murin me topin e ping-pongut 620 herë për 3 minuta.

    Ky sukses është regjistruar zyrtarisht.

  • Kosova dhe shtatë presidentët e saj, nga Rugova te Shiroka Pula

    Kosova dhe shtatë presidentët e saj, nga Rugova te Shiroka Pula

    Kosova dhe shtatë presidentët e saj, nga Rugova te Shiroka Pula

    Nga viti në vit, karrigia e kreut të shtetit ka ndërruar emra, por jo peshën e përgjegjësisë. Në historinë e Kosovës, shtatë persona kanë mbajtur këtë post të lartë.

    Nga Ibrahim Rugova, presidenti historik i Kosovës, e deri te presidentja e shtatë, akademikja Justina Shiroka-Pula, rrugëtimi presidencial i vendit është shoqëruar me zhvillime të rëndësishme politike dhe historike, transmeton Klankosova.tv.

    Ibrahim Rugova ishte presidenti i parë i zgjedhur i Republikës së Kosovës. I cilësuar si presidenti historik i shtetit, ai mori detyrën në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh në vitin 2004, raporton Klan Kosova.

    Rugova vdiq më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në Bregun e Diellit, në një ceremoni madhështore me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve. Një vit pas vdekjes së tij, më 21 janar 2007, presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë shtetëror që u jepet personaliteteve për vepra të veçanta në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

    Fatmir Sejdiu u zgjodh president i Republikës së Kosovës më 10 shkurt 2006, me dy të tretat e votave të deputetëve të Parlamentit. Ai qëndroi në këtë detyrë deri më 27 shtator 2010, kur dha dorëheqje.

    Gjatë dhe pas mandatit të tij, Sejdiu u nderua me disa çmime dhe tituj të rëndësishëm. Në qershor 2006, Universiteti Shtetëror i Tiranës i akordoi titullin Doctor Honoris Causa. Në nëntor 2008, ai u nderua nga presidenti i atëhershëm i Shqipërisë, Bamir Topi, me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ndërsa po atë muaj mori edhe titullin “Qytetar Nderi i Shkodrës”. Në vitin 2009, Arizona State University e nderoi me çmimin “Distinguished Global Leadership”, ndërsa në prill 2011 mori edhe titullin Doctor Honoris Causa nga Universiteti Shtetëror i Sakaryas në Turqi.

    Behgjet Pacolli pati një nga mandatet më të shkurtra në krye të shtetit. Ai u zgjodh president më 22 shkurt 2011, por vetëm pak javë më vonë, më 30 mars, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli jokushtetuese zgjedhjen e tij, duke i hapur rrugë përfundimit të mandatit, transmeton Klankosova.tv.

    Pas tij, në krye të shtetit erdhi Atifete Jahjaga, presidentja e parë grua e Republikës së Kosovës. Ajo shërbeu si kryetare e shtetit nga viti 2011 deri në vitin 2016.

    Jahjaga u bë gjithashtu një nga figurat më të veçanta në historinë politike të rajonit. Në kohën e zgjedhjes, ajo ishte ndër gratë më të reja në botë që drejtonin një shtet dhe u konsiderua gruaja e parë që udhëhoqi një shtet në Ballkanin modern.

    Hashim Thaçi u zgjodh president i Republikës së Kosovës më 26 shkurt 2016 në Kuvendin e Kosovës, ndërsa detyrën zyrtarisht e mori më 7 prill të po atij viti, pas betimit solemn.

    Thaçi ishte një prej figurave kryesore politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kishte udhëhequr ekipin e Kosovës në bisedimet e Rambujesë në vitin 1999. Më 17 shkurt 2008, në cilësinë e kryeministrit, ai ishte një nga figurat kryesore shtetërore në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

    Ai dha dorëheqje nga posti i presidentit më 5 nëntor 2020, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Vjosa Osmani-Sadriu u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës më 4 prill 2021. Para zgjedhjes në krye të shtetit, ajo kishte shërbyer si kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe ishte zgjedhur deputete për pesë mandate radhazi.

    Osmani hyri në histori edhe si gruaja e parë që shërbeu si kryetare e Parlamentit të Republikës së Kosovës, post që e mori më 3 shkurt 2020. Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, ajo shërbeu edhe si ushtruese e detyrës së presidentes nga nëntori i vitit 2020 deri në mars të vitit 2021.

    Mandati i saj pesëvjeçar në krye të shtetit përfundoi më 4 prill 2026.

    Disa muaj më vonë, më 7 tetor 2026, Kosova zgjodhi presidenten e saj të shtatë. Bëhet fjalë për akademiken Justina Shiroka-Pula, e cila u bë presidentja më e vjetër e zgjedhur ndonjëherë në Kosovë.

    Përveç presidentëve të zgjedhur, në periudha të ndryshme detyrën e kreut të shtetit e kanë ushtruar edhe disa figura të tjera.

    Jakup Krasniqi shërbeu si ushtrues detyre i presidentit nga 28 shtatori 2010 deri më 22 shkurt 2011, ndërsa Glauk Konjufca e ushtroi këtë funksion nga 22 marsi deri më 4 prill 2021.

    Pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit, më 4 prill 2026, detyrën e presidentes, në përputhje me procedurat kushtetuese, e ushtroi përkohësisht Albulena Haxhiu, deri në zgjedhjen e presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, më 7 tetor. /Klankosova.tv

  • Haxhiu, Shiroka-Pulës: Bashkëpunimin tim të plotë do ta keni gjithmonë

    Haxhiu, Shiroka-Pulës: Bashkëpunimin tim të plotë do ta keni gjithmonë

    Haxhiu, Shiroka-Pulës: Bashkëpunimin tim të plotë do ta keni gjithmonë

    Ushtruesja e deritashme e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar detyrën Presidentes së re të vendit, Justina Shiroka-Pulës.

    Në takimin e tyre në Zyrën e Presidencës, Haxhiu tha se Shiroka-Pula do ta ketë bashkëpunimin e saj gjithmonë, raporton Klankosova.tv.

    “Urime edhe një herë për zgjedhjen tuaj dje në Kuvendin e Republikës. Konsideroj që është nder i madh për Republikën, por edhe për të gjithë qytetarët që në krye të këtij institucioni shumë të rëndësishëm është një grua për të cilën unë kam shumë respekt. Kryetare e Akademisë së Shkencave, një profesoreshë shumë e nderuar dhe një persona që ka dhënë kontribut shumë të madh kudo që ka vepruar”.

    “Më lejoni që të ju uroj edhe një herë përzemërsisht dhe të ju siguroj që bashkëpunimin tim të plotë do ta keni gjithmonë”.

    “E paq shëndetin, jetën e gjatë dhe ju priftë e mbara”, përfundoi Haxhiu.

    Ajo përshëndeti edhe konsensusin e arritur dje në Kuvend për Ligjin për Gjykatën Speciale dhe për zgjedhjen e Presidentes. /Klankosova.tv

  • Ushtarëve amerikanë në Okinawa u vendoset shtetrrethim pas vrasjes së një gruaje

    Ushtarëve amerikanë në Okinawa u vendoset shtetrrethim pas vrasjes së një gruaje

    Ushtarëve amerikanë të dislokuar në ishullin japonez Okinawa u është vendosur shtetrrethim për një muaj dhe u është ndaluar konsumimi i alkoolit, pas vrasjes së një gruaje japoneze, për të cilën dyshohet një pjesëtar i Trupave të Marinës amerikane.

    20-vjeçari Devin Jacob Ballard dyshohet se vrau 39-vjeçaren Anna Yagi në një hotel në Naha, kryeqytetin e Okinawas. Sipas policisë, ai dyshohet se i ka marrë viktimës edhe portofolin dhe çantën e shpinës. Ballard i ka mohuar akuzat.

    Pas incidentit, ushtria amerikane njoftoi një sërë masash disiplinore për trupat e saj në Okinawa. Përveç shtetrrethimit dhe ndalimit të alkoolit, të gjitha operacionet ushtarake në ishull do të pezullohen për 48 orë, ndërsa ushtarët do t’i nënshtrohen trajnimeve për disiplinën dhe standardet e sjelljes.

    Gjenerallejtënant Benjamin Watson tha se çdo incident me komunitetin lokal ndikon në besimin dhe marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë, raporton wp.

    Kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi, e dënoi vrasjen, duke e cilësuar atë si “jashtëzakonisht brutale dhe të neveritshme”. Ajo tha se Japonia i ka kërkuar palës amerikane masa për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.

    Sipas policisë, Yagi vdiq nga asfiksia pasi dyshohet se Ballard i kishte shtypur qafën. Trupi i saj u gjet nga stafi i hotelit pasi ajo nuk ishte larguar nga dhoma në kohën e paraparë.

    Rasti ka rikthyer shqetësimet në Okinawa lidhur me praninë e madhe të forcave amerikane. Ishulli pret pjesën më të madhe të rreth 18 mijë marinsave amerikanë të dislokuar në Japoni.

    Prania ushtarake amerikane në Okinawa ka qenë prej vitesh burim debatesh dhe protestash në mesin e banorëve lokalë, ndërsa incidente të ndryshme që përfshijnë pjesëtarë të ushtrisë amerikane kanë nxitur kërkesa për masa më të rrepta disiplinore. /Telegrafi/

  • Messi humb durimin në lamtumirën me Argjentinën, kundërshtari nuk i ndahej

    Messi humb durimin në lamtumirën me Argjentinën, kundërshtari nuk i ndahej

    Lamtumira e Lionel Messit nga kombëtarja e Argjentinës u shoqërua edhe me një moment të pazakontë, pasi ylli argjentinas humbi durimin me një futbollist të Beninit.

    Pas fitores së lehtë 3-0 të “Albicelestëve” ndaj përfaqësueses afrikane, disa futbollistë të Beninit tentuan me çdo kusht të siguronin një kujtim me legjendën argjentinase.

    Disa prej tyre nxorën telefonat për të fotografuar Messin, ndërsa njëri prej tyre ishte veçanërisht këmbëngulës dhe vazhdimisht e ndiqte kapitenin argjentinas në fushë.

    Fillimisht, Messi e injoroi sjelljen e tij, duke dashur të shijonte në qetësi momentin e veçantë dhe festën me bashkëlojtarët e tij pas ndeshjes së fundit me fanellën e Argjentinës.

    Megjithatë, futbollisti i Beninit nuk hoqi dorë dhe vazhdoi t’i qëndronte pranë, duke bërë që durimi i Messit të shteronte.

    Në një moment, 39-vjeçari e shtyu lehtë futbollistin kundërshtar për t’i bërë të qartë se dëshironte të kishte hapësirë për të festuar me ekipin e tij.

    “Lërmë”, dëgjohet t’i thotë Messi, në një moment që u kap nga kamerat dhe më pas u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

    Megjithatë, ky moment nervozizmi ishte vetëm një episod i vogël në një mbrëmje të veçantë për kapitenin argjentinas, përballë më shumë se 90 mijë tifozëve.

    Messi e mbylli karrierën e tij me Argjentinën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar dy asistime në fitoren 3-0 ndaj Beninit. /Telegrafi/

  • Buzëqeshje dhe bisedë mes Kurtit e Osmanit në Presidencë (VIDEO)

    Buzëqeshje dhe bisedë mes Kurtit e Osmanit në Presidencë (VIDEO)

    Buzëqeshje dhe bisedë mes Kurtit e Osmanit në Presidencë (VIDEO)

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë duke biseduar me ish-presidenten Vjosa Osmani, brenda presidencës, ku po zhvillohet ceremonia inauguruese e kryetares së re të shtetit, Justina Shiroka-Pula.

    Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, Kurti dhe Osmani shihen duke bashkëbiseduar pranë një tavoline, teksa në duar kanë edhe pije.

    Të dy shfaqen në një moment të qetë gjatë ceremonisë, ndërsa në presidencë po zhvillohen aktivitetet me rastin e marrjes zyrtare të detyrës nga presidentja Shiroka-Pula, transmeton Klankosova.tv.

  • Kagan dhe Soai fitojnë Nobelin në Kimi për zbulimin e molekulave “pasqyrë”

    Kagan dhe Soai fitojnë Nobelin në Kimi për zbulimin e molekulave “pasqyrë”

    Kagan dhe Soai fitojnë Nobelin në Kimi për zbulimin e molekulave “pasqyrë”

    Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai janë laureatët e Çmimit Nobel në Kimi për vitin 2026, për punën e tyre që zgjidhi një mister të kahershëm në lidhje me molekulat asimetrike, të cilat ekzistojnë në forma si imazhe pasqyrë të njëra-tjetrës.

    Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi të mërkurën se francezi Kagan, 95 vjeç, dhe japonezi Soai, 76 vjeç, u nderuan “për zbulimin e efekteve jolineare dhe autokatalizës në sintezën organike asimetrike”.

    Zbulimet e tyre treguan se si reaksionet kimike mund të orientohen drejt krijimit të njërës prej dy formave pasqyrë të një molekule. Kjo ka rëndësi të madhe për kimistët që zhvillojnë metoda për prodhimin e barnave, raportojnë “AlJazeera” dhe “Reuters”.

    Shumë prej molekulave të rëndësishme për jetën ekzistojnë në dy forma që janë imazhe pasqyrë të njëra-tjetrës, njësoj si dora e majtë dhe ajo e djathtë. Megjithatë, organizmat e gjallë përdorin pothuajse gjithmonë vetëm njërën prej këtyre formave. Ky fenomen, i njohur si “homokiralitet”, i ka intriguar kimistët për më shumë se një shekull.

    “Forma e majtë e një bari mund të ketë një efekt, ndërsa forma e djathtë një efekt tjetër. Prandaj, na duhen metoda për t’i prodhuar ato në mënyrë selektive”, tha Peter Somfai, anëtar i Komitetit Nobel për Kiminë.

    Sipas tij, zbulimet e laureatëve të këtij viti kanë qenë të rëndësishme në zhvillimin e këtyre metodave, duke ofruar mjete të fuqishme për këtë qëllim.

    Heiner Linke, kryetar i komitetit, tha se dy shkencëtarët kanë ofruar “një zgjidhje për një mister kimik më shumë se një shekullor: si mund të shfaqet spontanisht homokiraliteti”.

    Ai i cilësoi reaksionet kimike të zhvilluara nga dy shkencëtarët si “spektakolare”.

    Soai, i cili foli përmes telefonit gjatë konferencës për Çmimin Nobel, tregoi se lajmin e kishte marrë ndërsa ishte duke bërë pazar.

    “Kjo është dita më emocionuese e jetës sime. Jam shumë i lumtur që po e ndaj këtë çmim me profesor Henri Kagan”, tha ai.

    Çmimi Nobel në Kimi është i treti që shpallet gjatë Javës së Nobelit, pas çmimeve për Mjekësi dhe Fizikë.

    Laureati i Nobelit për Letërsi do të shpallet të enjten, ndërsa Çmimi Nobel për Paqe pritet të shpallet të premten.

    Çmimet Nobel, të përcaktuara në testamentin e shpikësit dhe biznesmenit suedez Alfred Nobel, jepen që nga viti 1901 për arritje në shkencë, letërsi dhe paqe, me disa ndërprerje, kryesisht gjatë dy luftërave botërore.

    Nobel, i cili ishte kimist me profesion, krijoi një pasuri të madhe në shekullin XIX përmes shpikjeve të lidhura kryesisht me luftën, më së shumti me dinamitin. Çmimi Nobel në Ekonomi u shtua më vonë dhe financohet nga banka qendrore suedeze. /Klankosova.tv

  • Aksident trafiku në Shkup, lëndohen dy persona

    Aksident trafiku në Shkup, lëndohen dy persona

    MPB njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup, në të cilën janë lënduar dy persona.

    “Më 06.10.2026 në orën 06:40, SPB Shkup është njoftuar se në bul. “Boris Trajkovski” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti transportues “MAN” me gjysmërimorkio, me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.D. (59) nga Shkupi, një automjeti udhëtarësh “Seat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga T.R. (29) nga Shkupi dhe një automjeti udhëtarësh “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.J. (48) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit”.

    “Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i automjetit të udhëtarëve “Volkswagen Passat”, ndërsa lëndime trupore ka pësuar T.R. (29), të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Sh. Naum Ohridski” në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes”, thonë nga MPB./Telegrafi/