Category: Lajme

  • ​OSBE për Justina Shiroka-Pulën: Kosova vazhdon traditën e rëndësishme, zgjedhjen e një gruaje presidente

    ​OSBE për Justina Shiroka-Pulën: Kosova vazhdon traditën e rëndësishme, zgjedhjen e një gruaje presidente

    Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës.

    Përmes një deklarate, McGurk ka thënë se me zgjedhjen e presidentes së re përmbyllet procesi i formimit të institucioneve të Kosovës.

    Ai ka theksuar se Kosova ka zgjedhur sërish një grua në postin e presidentes, duke vlerësuar se kjo përbën vazhdim të një tradite të rëndësishme.

    “Ky shembull tani duhet të shtrihet në çdo fushë tjetër të jetës publike. Gratë kanë nevojë për më shumë hapësirë në vendimmarrje dhe për mbrojtje më të fuqishme kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje”, ka deklaruar McGurk.

    Ai ka thënë se OSBE-ja në Kosovë do të jetë partnere e presidentes Shiroka-Pula në adresimin e këtyre çështjeve.

    “Presidentja Shiroka-Pula do të gjejë një partner të përkushtuar tek OSBE Kosovë në përpjekjet e saj për të çuar përpara këto prioritete”, ka thënë ambasadori i OSBE-së.

    Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës në seancën e mbrëmshme të Kuvendit, në raundin e parë të votimit, me gjithsej 81 vota.

    Me zgjedhjen e presidentes së re, institucionet e Kosovës përmbyllën procesin e konstituimit pas zgjedhjeve parlamentare./Telegrafi.

  • Fotografia e rrallë e presidentes së re të Kosovës në moshën 23-vjeçare

    Fotografia e rrallë e presidentes së re të Kosovës në moshën 23-vjeçare

    Një fotografi e vjetër e presidentes së sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas betimit të saj para Kuvendit të Kosovës.

    Fotografia është shkrepur në vitin 1977, pikërisht në ditën e dasmës së saj, kur presidentja ishte vetëm 23 vjeçe.

    Imazhi, i cili ishte pjesë e arkivit të saj, u publikua më shumë se 10 vjet më parë nga revista “Teuta”, në kuadër të një interviste të realizuar me Shiroka-Pulën, ku ajo kishte rrëfyer emocionet dhe disa nga detajet e ditës së saj të martesës.

    Në fotografinë e rrallë, Justina Shiroka-Pula shihet në rininë e saj, duke pozuar së bashku me bashkëshortin e saj, Blerimin, si dhe me prindërit e tyre.

    Në atë intervistë, presidentja e re kishte kujtuar ditën e saj të veçantë, duke ndarë me lexuesit edhe disa detaje nga ceremonia e martesës dhe organizimi i dasmës.

    “Aktualisht janë duke u organizuar shumë dasma të bukura dhe madhështore, mirëpo në kohën kur unë jam martuar, dasma jonë ishte më e veçantë se dasmat e tjera, pasi para 40 vjetësh, dy familjet, Shiroka–Pula, kemi organizuar dasmë të përbashkët, për ç’gjë u jemi mirënjohës familjeve tona”, pati thënë presidentja në intervistë.

    Ndërkaq, Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidentja e re e Kosovës pas një periudhe të gjatë të ngërçit politik, ndërsa pas zgjedhjes së saj ajo dha edhe betimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

  • Zelensky: 18 persona humbën jetën nga raketa ruse që goditi një ndërtesë banimi

    Zelensky: 18 persona humbën jetën nga raketa ruse që goditi një ndërtesë banimi

    Zelensky: 18 persona humbën jetën nga raketa ruse që goditi një ndërtesë banimi

    Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka njoftuar se 18 persona kanë humbur jetën pasi një raketë ruse ka goditur një ndërtesë banimi në Pryluky.

    Në mesin e viktimave, sipas Zelenskyt janë edhe katër fëmijë.

    Ai ka thënë se po vijojnë punët për pastrimin e rrënojave në vendin ku ka ndodhur goditja.

    “Ngushëllimet e mia për të gjitha familjet dhe të dashurit e tyre. Dhjetëra njerëz janë plagosur, përfshirë shtatë fëmijë. Të gjitha shërbimet e emergjencës janë angazhuar dhe po punojnë në vendngjarje. Pesëmbëdhjetë persona janë shpëtuar, mes tyre një fëmijë. Ka ende persona me të cilët nuk është arritur të vendoset kontakt.”, ka thënë Zelensky.

    Ai ka thënë se rusët e dinë mirë se po godasin qytete të zakonshme dhe jetë njerëzish të zakonshëm.

    “Dhe vazhdimi i sulmeve me raketa ndaj Ukrainës, ndaj popullit dhe fëmijëve tanë, është një zgjedhje e qëllimshme për të përdorur terrorin. Kjo është pikërisht ajo që zgjedh Moska, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona dhe të partnerëve për ta afruar paqen.”, ka thënë ai.

    Sipas Zelenskyt, kjo është një arsye e qartë pse presioni ndaj Rusisë duhet të jetë më i madh dhe pse nevojiten më shumë paketa mbrojtëse për Ukrainën.

    “Është e rëndësishme që liderët ta kuptojnë këtë. Është e rëndësishme që bota të mos hesht sot.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

  • Sabotazhë apo aksident? Venezuela ndal prodhimin në rafinerinë e dytë më të madhe pas zjarrit të madh

    Sabotazhë apo aksident? Venezuela ndal prodhimin në rafinerinë e dytë më të madhe pas zjarrit të madh

    Venezuela ka ndalur punën në rafinerinë Cardón, e dyta më e madhe në vend, pas një zjarri të madh të shkaktuar nga një çarje në një linjë të gazit natyror. Kompania shtetërore e naftës PDVSA tha se po vlerëson situatën pas incidentit.

    Rafineria Cardón, e cila ka kapacitet për përpunimin e rreth 310 mijë fuçive naftë në ditë, është pjesë e Qendrës së Përpunimit të Naftës në Paraguaná, kompleksit më të madh të këtij lloji në Venezuelë, me kapacitet prej rreth 955 mijë fuçish në ditë.

    Sipas burimeve të Reuters, zjarri nisi në një linjë gazi që furnizon njësinë e rafinerisë ku përpunohet nafta për prodhimin e dizelit. Për shkak të incidentit, u ndërpre puna në të gjithë rafinerinë, përfshirë kaldajat.

    PDVSA njoftoi se zjarri, i cili shpërtheu rreth orës 15:25, u vu shpejt nën kontroll. Kompania tha se nuk pati persona të lënduar apo dëme të mëdha dhe se është ngritur një hetim për të përcaktuar shkaqet e incidentit.

    Pamje të publikuara në rrjetet sociale treguan kolona të mëdha flakësh dhe tymi mbi rafineri. Më vonë, fotografitë nga zona përreth treguan zjarrfikësit duke ndërhyrë në objekt dhe flakët të shuara.

    Incidenti ndodh në një periudhë kur sektori venezuelase i naftës përballet me probleme të vazhdueshme teknike. Vetëm muajin e kaluar, prodhimi në një njësi të distilimit të naftës bruto dhe në një njësi tjetër të rafinerisë Cardón ishte ndërprerë për shkak të mungesës së lëndës së parë.

    Megjithëse titulli i raportimit ngre pyetjen nëse bëhet fjalë për sabotazh apo aksident, autoritetet venezuelase deri tani kanë deklaruar se zjarri u shkaktua nga çarja e linjës së gazit dhe se incidenti po hetohet. Nuk ka konfirmim zyrtar se bëhet fjalë për sabotazh. /Telegrafi/

  • Ndalohet një person në Shkup, dyshohet se ka kryer disa vjedhje të biçikletave

    Ndalohet një person në Shkup, dyshohet se ka kryer disa vjedhje të biçikletave

    Nëpunës policorë të NJPB Aerodrom dhe Draçevë pranë SPB Shkup, në territorin e Gazi Babës në Shkup, e kanë privuar nga liria Gj.P. (32) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të disa vjedhjeve të rënda të biçikletave.

    “Ai dyshohet se veprat penale i ka kryer në zonat e komunave Aerodrom, Qendër dhe Kisella Vodë. Atij i janë sekuestruar gjithsej 12 biçikleta nga lokacione të ndryshme dhe një pjesë e tyre u janë kthyer pronarëve”.

    “Pas dokumentimit të plotë të rasteve, NJPB Aerodrom dhe Draçevë pranë SPB Shkup kundër personit do të paraqesë kallëzim penal përkatës”, thonë nga MPB.

  • "Një ëndërr, një flamur, një histori" - Hysa nxehë meçin ndaj kampionit të botës Kabayel

    “Një ëndërr, një flamur, një histori” – Hysa nxehë meçin ndaj kampionit të botës Kabayel

    Nelson Hysa është vetëm një hap larg sfidës më të madhe të karrierës së tij. Boksieri shqiptar do të përballet me gjermanin Agit Kabayel, kampionin e botës në peshat e rënda në versionin WBC, më 28 nëntor në Düsseldorf, në një duel ku do të vihet në lojë titulli botëror.

    Hysa, i cili ka një rekord perfekt prej 25 fitoreve në 25 meçe, 23 prej tyre me nokaut, do të tentojë t’ia rrëmbejë titullin Kabayelit, i cili gjithashtu nuk njeh humbje në karrierën profesionale. Gjermani ka 27 fitore, 19 prej tyre me nokaut, dhe kjo do të jetë mbrojtja e parë e titullit të tij WBC.

    Në prag të përballjes së madhe, Hysa ka shprehur hapur ëndrrën e tij për të shkruar historinë dhe për ta përfaqësuar Shqipërinë në skenën më të madhe të boksit.

    “Dëshira ma e madhe e jemja gjatë gjithë karrierës teme ka qenë me pa flamurin e Shqipërisë në sytë e gjithë botës. Falë Zotit dhe ekipit tim, sot po e përfaqësoj Shqipërinë aty ku legjendat kanë lanë emrin e tyre në përjetësi – në luftën për titullin e Kampionit të Botës”, ka shkruar Hysa.

    “Po punojmë për ta sjellë titullin në shtëpi”

    Boksieri shqiptar ka thënë se së bashku me ekipin e tij po punon çdo ditë për ta realizuar ëndrrën e madhe dhe për ta ngritur flamurin shqiptar në majën e botës së boksit.

    “Po punojmë fort çdo ditë për me e sjellë titullin në shtëpi dhe me e ngrit flamurin Shqiptar për herë të parë në histori në majën e botës së boksit. One dream. One flag. One history”, ka shkruar ai.

    Përballë tij do të jetë një kundërshtar shumë i fortë. Agit Kabayel është bërë kampion i plotë i WBC-së në qershor të këtij viti, pasi titulli mbeti vakant, ndërsa më herët kishte fituar titullin e përkohshëm pas fitores ndaj Zhilei Zhang. Ai vjen në këtë përballje pas një serie fitoresh ndaj emrave të njohur të peshave të rënda, përfshirë Frank Sanchez, Arslanbek Makhmudov dhe Damian Knyba.

    Dueli Hysa–Kabayel do të zhvillohet më 28 nëntor, pikërisht në Ditën e Flamurit shqiptar, duke i dhënë përballjes edhe një simbolikë të veçantë. Hysa do të kërkojë fitoren më të madhe të karrierës dhe titullin e botës për Shqipërinë. /Telegrafi/

  • Ligji për Specialen, Hamza: Kuvendi mund t’i shfuqizojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare

    Ligji për Specialen, Hamza: Kuvendi mund t’i shfuqizojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka komentuar miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës.

    Hamza ka thënë se Kuvendi dhe deputetët e kanë përmbushur përgjegjësinë e tyre, duke vlerësuar se ligji është miratuar në mënyrë të rregullt dhe procedurale.

    “Kuvendi e ka kry punën e vet, deputetët e kanë kry punën e vet. Një prej detyrave dhe përgjegjësive kryesore të Kuvendit është me aprovu ligje. Kuvendi aprovon ligje, ndërsa ata të cilët janë të detyruar me i zbatu, duhet me i zbatu ligjet”, ka deklaruar Hamza.

    Ai ka thënë se PDK-ja konsideron se ndryshimet ligjore janë miratuar në përputhje me procedurat dhe se ligji është i zbatueshëm.

    “Ne konsiderojmë që Kuvendi e ka aprovu ligjin në mënyrë të rregullt, procedurale dhe kam thënë që ligji është i zbatueshëm për të gjithë”, ka theksuar ai.

    Hamza ka përmendur edhe kompetencat e Kuvendit për ndryshimin e Kushtetutës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, duke argumentuar se institucioni ka të drejtë të ndërmarrë veprime të tilla në kuadër të kompetencave të tij.

    “Në të kundërtën, Kuvendi ka të drejtë edhe me ndërru Kushtetutën, edhe me i shfuqizu marrëveshjet ndërkombëtare, edhe me bë marrëveshje ndërkombëtare”, ka deklaruar Hamza.

    Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara u miratuan në Kuvend pas një periudhe protestash në Prishtinë, ku qytetarët kërkuan ndryshimin e këtij ligji./Telegrafi.

  • Protestat studentore në Francë: Pezullohet përdorimi i granatave pasi një adoleshentit iu këput dora

    Protestat studentore në Francë: Pezullohet përdorimi i granatave pasi një adoleshentit iu këput dora

    Protestat studentore në Francë: Pezullohet përdorimi i granatave pasi një adoleshentit iu këput dora

    Franca ka pezulluar përdorimin e granatave trullosëse gjatë menaxhimit të protestave studentore që kanë përfshirë vendin, pasi një 15-vjeçari iu këput dora në fillim të kësaj jave, sipas BBC.

    Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, deklaroi se kishte kërkuar këtë pezullim derisa të “sqaroheshin” faktet e incidentit të së hënës, duke qenë se versionet e dhëna nga protestuesit dhe autoritetet ishin kontradiktore.

    Disa grupe janë ankuar se policia ka përdorur forcë joproporcionale ndaj adoleshentëve.

    Trazirat vazhduan edhe të mërkurën në mëngjes, me më shumë se 500 shkolla të mbyllura plotësisht ose pjesërisht, ndërsa kryeministri Sébastien Lecornu pritet të flasë për protestat në shkolla gjatë një fjalimi në mbrëmje.

    Ministri i Arsimit, Édouard Geffray, në një dalje para Asamblesë Kombëtare të Francës, tha se 24 shkolla ishin “djegur ose vandalizuar” në atë masë saqë do të mbeteshin të mbyllura për disa javë, duke prekur 30,000 nxënës.

    Qindra mijëra njerëz dolën në rrugë të martën për të kërkuar kushte më të mira në shkolla, ndërsa në disa qytete u përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji.

    Ministria e Brendshme njoftoi se u arrestuan 488 persona dhe u plagosën 43 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

  • Leonora për Ligjin dhe Presidenten: Uroj që politika e Kosovës të jetë gjithmonë bashkë

    Leonora për Ligjin dhe Presidenten: Uroj që politika e Kosovës të jetë gjithmonë bashkë

    Leonora për Ligjin dhe Presidenten: Uroj që politika e Kosovës të jetë gjithmonë bashkë

    Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka reaguar pas zhvillimeve të mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës, ku u votua Ligji për Specialen, si dhe u bë zgjedhja e Presidentes së re të vendit.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jakupi ka shprehur kënaqësinë për këto zhvillime, duke bërë thirrje për unitet politik në çështjet me rëndësi për vendin.

    “Urime Kosovë. Urime Ligji të cilin e kërkuam tash e 21 ditë. Urime Presidentja e Republikës.

    “Uroj që politike e Kosovës të jetë gjithmonë bashkë për çështje madhore”, shkroi Jakupi./Klankosova.tv

  • Modric për Messin: Kam vuajtur shumë kundër tij, si me kombëtaren, ashtu edhe te Real Madridi

    Modric për Messin: Kam vuajtur shumë kundër tij, si me kombëtaren, ashtu edhe te Real Madridi

    Modric për Messin: Kam vuajtur shumë kundër tij, si me kombëtaren, ashtu edhe te Real Madridi

    Luka Modric ka folur me shumë respekt për Lionel Messin, duke e cilësuar argjentinasin si një prej futbollistëve më të mëdhenj në botë.

    “Leo ka bërë diçka të jashtëzakonshme me kombëtaren. Ai fitoi Kupën e Botës që e dëshironte dhe është një nga lojtarët më të mirë në botë”, deklaroi Modric.

    Mesfushori kroat, i cili ka pasur përballje të shumta me Messin si me Kroacinë, ashtu edhe gjatë viteve të tij te Real Madridi, pranoi se argjentinasi i ka shkaktuar shumë vuajtje në fushë.

    “Ka qenë kënaqësi ta shoh duke luajtur, edhe pse kam vuajtur shumë kundër tij, si me kombëtaren, ashtu edhe te Real Madridi”, shtoi Modric.

    Dyshja ka qenë në qendër të disa prej dueleve më të mëdha të futbollit modern, përfshirë përballjen mes Kroacisë dhe Argjentinës në gjysmëfinalen e Botërorit 2022, ku Messi shënoi dhe asistoi në fitoren 3-0 të argjentinasve.

    Pavarësisht rivalitetit në fushë, fjalët e Modric tregojnë respektin e madh që një prej mesfushorëve më të kompletuar të gjeneratës së tij ka për një prej rivalëve më të mëdhenj të karrierës.